PD: Verifikim për Aqif Rakipin dhe Gjetan Gjetanin. Reagojnë dy deputetët

October 4, 2017 13:06

PD: Verifikim për Aqif Rakipin dhe Gjetan Gjetanin. Reagojnë dy deputetët

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së verifikimin e formularit të vetëdeklarimit për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gjetan Gjetanin të PS.

Sipas shkresave të PD-së drejtuar këtyre institucioneve, ka të dhëna informale se këta deputetë janë në kushtet e ndalimit për të kandiduar apo zgjedhur pasi kanë rekorde kriminale në Itali.

“Për këtë arsye kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligji, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht, në përputhje me pikën 4 të nenit 8 të ligjit nr 138/2015”, thuhet në kërkesën e PD.

Ndërkohë që kanë reaguar edhe dy deputetët e akuzuar nga PD.

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me çfarë të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vetë si Lul Basha dhe ata të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej”, tha Aqif Rakipi.

Ndërsa deputeti socialist Gjetan Gjetani, e konsideron kërkesën e PD-së në Prokurori një shpifje të pastër politike.

“Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike. Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen.

S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS. Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, tha Gjetani.

October 4, 2017 13:06
Komento

4 Komente

  1. MH October 4, 15:50

    Mos u tundeni.PD e ka ne program strategjik shpifjen.Ka humbur te gjitha kredabilitetet pervec shpifjes.Shpifja asht suksesi i tyre i vendosur me shume strategji per te ardhmen nga ish lideri i tyre pe vicidolit edhe kur ai te vdesin shpifjen e kane ne zemer dhe ne tabanin demokratik alla mareshall Vicidolit.

    Reply to this comment
  2. sopiqoti October 4, 16:08

    PD-ja dhe ata qe i ha meraku le te meren me ata qe kane kryer rime dhe i ka ne gjirrin e saj me ata qe vrane 4 qytetare te pafajshem ne mes te dites para kryeministrise dhe sot na krekosen si deputete.

    Reply to this comment
  3. Nona-Madona October 4, 16:36

    Qifja qi ksaj vere boni aksident duke lan te vdekun nje burre dhe u largue prej vendngjarje ,,,duhej ta kish dorzu vete mandatin se ime kon me i dalle gjith horlliqet ktij cubit te Elbasonit.Do e hjekin me dhune.
    Njikshtu osht kur bohesh i pasun pislliqe dhe te duket vetja i zgjut dhe i hyn pulitikes

    Reply to this comment
  4. Sirius October 5, 04:03

    Keshtu tha dhe Elvis Roshi. Prokuroria te merri shenjat e gishtave deputeteve dhe te behet verifikimi per rekorde kriminale ne Europe nga Interpoli. Ose prokuroria te kerkoj shenjat e gishtave nga ministria e brendshme, e cila i ka te arkivuara ne dukumentet biometrike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim