PD: Xhafaj të shpjegojë pse ligji nuk vepron mbi vëllain e tij

May 13, 2018 12:29

PD: Xhafaj të shpjegojë pse ligji nuk vepron mbi vëllain e tij

 

Partia Demokratike vazhdoi edhe sot me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas saj, ministri ka gënjyer më 7 tetor 2010, kur tha se vëllai i tij, Agron Xhafaj e ka vuajtur dënimin.

“Agron Xhafaj nuk ka bërë burg nga dënimi prej 7 vitesh nga autoritetet italiane. Nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore. Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar që t’i shpëtojë drejtësisë. Janë burgosur kryefamiljarë për dritat ose kuksianët për traun e “Rrugës së Kombit”, ndërsa Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk burgoset. Ai ka siguruar paprekshmëri nga policia sepse është vëllai i ministrit të Brendshëm”, deklaroi deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

“Xhafaj t’u shpjegojë shqiptarëve pse ligji nuk vepron mbi vëllain e tij”, tha Alibeaj.

Ndërsa Gazment Bardhi theksoi se, “Fatmir Xhafaj hesht dhe nuk flet dot sepse, nëse flet, duhet të pranojë se e ka ndihmuar vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë”.

Bardhi shtoi se, “aktiviteti kriminal i Agronit e bën subjekt të ligjit antimafia edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn”.

Ndërsa Ervin Salianji shtroi disa pyetje për ministrin e Brendshëm: “A është rehabilituar Agron Xhafaj, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg? A bën një jetë normale përballë ligjit? A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal? A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale nëse Agron Xhafaj koordinon trafikun e drogës në Shqipëri?”

a.s/dita

May 13, 2018 12:29
Komento

6 Komente

  1. petriti May 13, 12:50

    Tre qelbesira u bête, po ku e keni ate kryesorin, apo eshte ne hollande. Pergjigjet per pyetjet I moret dje nga avok visha, I cili I sqaroi te gjitha problemet shume qarte dhe paster. Nqs ju debila keni problem drejtohuni prokurorise. Kuvendi duhet te mbaje qendrim per shpifjet tuaja te paprincipa. Keshtu nuk mund te vazhdohet me, te paguheni me paret tona per te bere shpifje, sharje e rremuja ne kuvend. Kuvendi nuk eshte shtepia e sales apo bashes por eshte shtepia e te gjithe shqiptareve, te cilet duhet te kerkojne llogari per punen qe ju beni.

    Reply to this comment
  2. MH May 13, 13:30

    Si nuk iu vjen turp.
    Akuzoni Ministrin Xhafa qe ka nji vite ne kete detyre ndersa problemi i vellait sido qe te jete ka vite e vite. Ministri sot,dje jo minister pa asnji post qeveritar duhet t’iu pergjigjet zotrrotave te rrotave te SHQUP-it,pse ligji nuk vepron mbi vellain e tije.
    Po ju,o ju hangert mortja ke doni te mbroni.E kjo dihet se para se te mbroni veten do shkriheni per te mbrojtur Sali Berishen.Me kete,ju ha mendja se do shpetoni.
    Ore tru thare.Instinkti i mbrojtjes gjindet dhe asht mase e vertet si rasti kur dy te kundert perleshen per jete a vdekje.Ne kete moment vjen nji i trete per tu perlesh me te dy.Keto,instinktivisht bahen njeshke kunder te tretit.
    Si avokati Visha si ish Min.Drejtesise i qeverise te PD qe konkretizuane me fakte ne lidhje me vellain e Min.Xhafa ku u skjarue shume kjarte e paster.Cfare kerkoni tashti.
    Propozoi qe prane SHQUP-it te vendoset nji komision MDIKO legal nen kompetencat e Vettingut dhe t’iu ricikloj cilesit e trunit te cdo njerit me negativ apo pozitiv.

    Reply to this comment
  3. Lennard May 13, 13:55

    Ligji duhet te veproje ne Fillim per Ju O derdimene te Felliqur.Per krimet qe kane bere Agallaret e Stanit Tuaj si Sali Krimineli ,Lul-Hajduti,Mona Baxhella .Like Floriri,Fatke Trafikanti Zen Sypeshkaqeni. e keshtu me rradhe nje sere edepsezesh dhe Rospish.

    Reply to this comment
  4. FORSTER May 13, 16:15

    Ore alibebaj ai ligji se shpejti do te veproje mbi ty ,se ti je I zgjedhur deputet me pagese ,por mos harro se ai emir tend eshte lakuar disa here ne trafikant droge ,ku zotrote ke qene ma zenin e sali-kariminelit,se media nuk te pyet se je I majte dhe democrat,apo je I djathte dhe je fashist,por kete do ta tregoje koha Brenda 2018 se me 2019,do te dalesh bashkepuntor me zenin,se helbete politika I ka keto ,”kush vret e mashtron”fiton sa me shume kurse ai I drejti e ha sa krahu ,por ju beni qef edhe pak kohe o I nipi I Spiro Kolekes.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 May 13, 19:46

    Ne pushtet keni qene dhe per kete rast nuk keni zbatuar ligjin por e keni ruajtur Xhafen per fushate denigrimi..

    Reply to this comment
  6. Nunuja nga Cepani May 13, 22:35

    PO ti lerosh nenen kesaaj bote ,kur te bene politike dhe nipi i Isa Toske Kriminelit…. Thone qe vellai i tij eshte denuar ne Angli se ka vjedhur me dhune. C’thote Alibeaj per kete ne se eshte evertete ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*