PD zbulon arsyen pse ndiqet penalisht Endira Bushati

February 1, 2016 14:03

PD zbulon arsyen pse ndiqet penalisht Endira Bushati

Partia Demokratike e cilëson si politik hetimin ndaj ish-kreut të AMA-s, Endira Bushati, aktualisht funksionare pranë kësaj partie.

Deputeti Luçiano Boçi, akuzoi direkt prokurorin Enklid Gjini, si të lidhur me Partinë Socialiste. Ai tha se njëjti prokuror uli masën e dënimit për Konstandin Xhuvanin.

“Ky procedim penal i nisur që në vitin 2014 që në fillimet e tij kishte vetëm një qëllim: mjetin e fundit për të kapur Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares së atëhershme të AMA-s.

 Të gjithë e mbajnë mend, sesi mazhoranca e ​Ramës, u bë qesharake në përpjekjet e saj për të ndërprerë mandatin e kryetares së AMAs dhe për t’ia dhuruar këtë institucion klientëve të vet mediatikë. Pasi dështoi me 2 amendime ligjore dhe 3 memo, në vitin 2014, Rama dhe klientët e vet mediatikë, gjetën “prokurorin e duhur”, për të përdorur mjetin e fundit, atë të pezullimit nga detyra të kryetares së institucionit”, theksoi ai.

Sipas demokratëve akuzat e ngritura se ka lejuar piraterinë është false, pasi AMA sipas tij, u ka dhënë qytetarëve të drejtën për të parë falas televizionet kombëtare nëpërmjet rrjeteve kabllore.

“Që televizionet kombëtare të mbarten falas dhe pa pagesë, nga çdo rrjet apo platformë, jo vetëm është në përputhje me ligjin shqiptar, por është dhe në përputhje me direktivat evropiane në këtë fushë. 

Ky akt i prokurorisë është tërësisht në përputhje me interesat klienteliste të televizioneve kombëtare, që këta të fundit të mbështeten vetëm në një platformë dhe për të detyruar shqiptarët të blejnë me çmim të lartë kartën e kësaj platforme, për diçka që ligji ua njeh ta marrin falas”, tha ai. /Dita/

February 1, 2016 14:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*