PD zbulon planin dhe refuzon ftesën e Ramës: Nuk shkojmë më në Këshillin Politik

August 1, 2020 09:01

PD zbulon planin dhe refuzon ftesën e Ramës: Nuk shkojmë më në Këshillin Politik

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron protesta nga opozita kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ai u shpreh se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik

“Me vendimin që mori dje parlamenti, i shtyrë direkt nga Rama është prishur marrëveshja e 14 janarit për krijimin e Këshillit Politik. Ky Këshill u krijua për të bërë ndryshime konsensuale dhe gjithëpërfshirëse. Ndryshimet e djeshme në Kushtetutë, nuk janë konsensuale dhe jo gjithëpërfshirëse, por janë të imponuara nga ai. Ato interferojnë të marrëveshja e 5 qershorit, Rama gënjen.

Ndryshimet Kushtetuese thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë shprehur keqardhjen për ndryshime të njëanshme. Për sa kohë i kërkojmë garant ndërkombëtarët dhe sa kohë që të dy palët e interesuara me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve bien dakord, do të thotë që pala që thyen këto rregulla është përgjegjëse, se do të marr avantazh të pamerituar elektoral. Nuk jemi fasadë në Këshillin Politik, u krijua për ndryshime konsensuale, sa kohë është thyer thelbi i këshillit nuk mund të qëndrojmë fasadë dhe të kënaqim egon politike që gjoja po debatohet dhe të votohet siç do Rama.

Do të marrim hapat tona, duke filluar që nga protestat, janë element të demokracisë. Kryeministri duhet të ketë parasysh që kemi djegur mandatet për të mos qenë fasadë në parlament dhe koha tregoi se vendimi ynë ka qenë më i drejti, se Rama e tregoi që nuk është njeri i marrëveshjes, është dredharak, burracak merr vendime në funksion të interesave të tij dhe jo të vendit” – tha Spaho.

 

o.j/dita

August 1, 2020 09:01
Komento

6 Komente

  1. Shefqet Cela August 1, 09:18

    “Vendimi i djegies së mandateve ka qënë më se i drejtë…”.
    Budallallëku i tyre vazhdon. Thonë që budallallëku nuk ka brirë, por budallallëku i tyre bën protesta e shkatërrime.

    Reply to this comment
  2. tori August 1, 10:23

    Gezim i madhe.Inshalla shpeton ky popull nga kjo “bande politike” me emrin PD.

    Reply to this comment
  3. Ce August 1, 11:32

    I perjetshem qofte kujtimi i bandes se parlamentit me Vagabondin Muli horri ne krye i ndjekur nga Klevis krrici i faros, Enkeled Alibajga , Edhjet barkderr brahimkari, Kejdi dhembcakallja, Salianji babale

    Reply to this comment
  4. Ermali August 1, 12:49

    More po a fitoni ju si opozite sebashku? Ne se po, sikurse thoni, merruni me probleme ko krete per te shkuar ne zgjedhje fitues….Pse ky kundrshtim ndaj ndryshimeve kushtetuse, cfare ju tremb e ju djeg? Si gjithnje jeni hileqare ne ato qe thoni e pretendoni. Duam rotacion te gjithe, por sic duket pa hile nuk qenkeni te gatshem E doni fitoren ne tavoline falas.

    Reply to this comment
  5. FORSTER August 1, 18:03

    Ju PD -istat nuk shkoni as ne “wc”pa urdherin e XHelatit Sali jo me pastaj ne keshillin -politik .Tani ju njofin Nderkombetaret se kush jeni ,a mos valle ju dhimset populli ?Kurre ju jeni “kriminele”.

    Reply to this comment
  6. betixho August 1, 22:15

    Po e firmosni debillekun tuaj.A debila,debila të pa ndreqshëm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim