PD zgjedh drejtuesit e rinj në Mat, Basha: Nisje e re

June 14, 2014 11:54

PD zgjedh drejtuesit e rinj në Mat, Basha: Nisje e re

 Partia Demokratike e Matit ka zgjedhur kreun e saj të ri në Kuvendin Zgjedhor, që u mblodh me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Për këtë proces zgjedhjesh, që do të kulmojë me Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, Basha theksoi:

“Partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të një numri të madh të zgjedhurish, duke sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhme.

Qarkullimi drejtuesve politike të çdo niveli është një parim i partive demokratike moderne që zbatohet e duhet të zbatohet në vijimësi, në çdo kohë dhe sidomos në kohën kur partia humbet zgjedhjet, siç i kemi humbur ne, kur kalon në opozitë siç kemi kaluar ne, kur fillon të përgatisë nisjen e re, siç po bëjmë ne.”

Sipas Bashës, zgjedhja e figurave të reja në krye të PD-së është një sfidë përballë emërimeve nga qeveria, të individëve me precedentë penalë në poste kyçe të administratës shtetërore.

“Ne, Partia Demokratike, kemi një sfidë dhe një mision qytetar e kombëtar: Të reflektojmë, nga një anë, për çdo rast të degradimit dhe shkarjes nga parimi i meritës dhe vlerave në radhët tona,” – theksoi Basha, – “e nga ana tjetër, t’i dalim përballë dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja dhe shoqëria shqiptare, shkolla shqipe dhe shkollat e botës ku kanë studiuar e po studiojnë shqiptarët, projektit ogurzi në veprim të kundërshtarëve tanë të provomimit të narkotrafikantëve dhe individëve me rekorde kriminale në politikë.”

Kjo deklaratë e Bashës përforcon, betejën e re opozitare që ka nisur PD-ja javët e fundit, me denoncimin konkret e rast pas rasti, të të emëruarve nga Qeveria në poste të rëndësishme, që sipas dokumenteve të publikuara prej saj, kanë pasur e kanë lidhje me krimin dhe trafiqet. / ORA

June 14, 2014 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*