PD anulon zgjedhjen e Petrit Abedinit si kryetar i degës së Tepelenës

June 16, 2014 17:28

PD anulon zgjedhjen e Petrit Abedinit si kryetar i degës së Tepelenës

Partia Demokratike po përpiqet të anulojë zgjedhjen në krye të PD të qytetit Tepelenë të Petrit Abedinit.

Burime nga dega e PD në Tepelenë bëjnë të ditur se pas bërjes publik të lajmit, Basha ka urdhëruar anulimin e zgjedhjes së tij në krye të degës së PD në qytetin e Tepelenës

Sipas gazetës TEMA, një burim është shprehur se Edvin Kulluri, i dërguar i PD në Tepelenë, ka qenë prezent në zgjedhjen e tij dhe e ka miratuar atë dhe tërheqjen e kandidatëve të tjerë nga gara.

Petrit Abedini rezulton i dënuar për trafik droge dhe ka dalë me kusht nga burgu.

Përballë Abedinit ishin disa kandidatura të tjerë, të cilat janë tërhequr pasi ishin shkelur të gjitha rregullat e përfaqësimit. Madje, kjo ndodhi nën praninë e të deleguarit të PD-së për Tepelenën.

Abedini është zgjedhur si këshilltar i PS 91 në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ndërsa më pas kaloi me LSI-në. Ai punoi fort gjatë 23 qershorit, që PD të humbiste zgjedhjet. Por, pavarësisht kësaj, PD e ka zgjedhur atë si kryetar të Tepelenës. Dhe të mendosh PD zgjedh kryetar një trafikant droge, në kohën kur policia është duke bërë operacionin më të madh kundër trafikut të drogës në Lazarat.

 

Lajmi për arrestimin e Abedinit në 2009-n

Kapet me droge kreu i Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes. Nje aksion i sektorit kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres ka arritur te zbuloje dje ne mesdite nje ngarkese lendesh narkotike prej 50 kilogramesh te fshehur nen dyshemene e nje trajleri dhe te prangose 50-vjecarin Petrit Abedini.

Mesohet se lenda narkotike, e tipit marijuane e presuar, ishte nisur drejt Greqise dhe dyshohet se ne shtetin fqinj, pritej nga persona te tjere.

Petrit Abedini, 50 vjec, mban detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes dhe eshte perfaqesues i PSV ’91, ndersa pak kohe me pare ka qene ne postin e kryetarit te deges se LSI-se ne kete qytet.

Vec aktivitetit politik, 50-vjecari njihet ne qytetin e lindjes dhe si tregtar mielli.

Shpeshhere ai udhetonte drejt Greqise me pretendimin se kryente shkembim tregtar.

Nga burime te sigurta te policise mesohet se 50-vjecari survejohej prej disa muajsh nga sherbimet sekrete te policise.

Mesohet se operacioni i koduar “Pritja”, qe u finalizua me kapjen e Abedinit, ka nisur rreth dy muaj me pare nga agjentet dhe specialistet e policise te sektorit te luftes kunder krimit te organizuar.

Gjate kesaj kohe eshte vezhguar cdo levizje e tij, deri sa eshte bere dokumentimi ligjor per perfshirjen e tij ne trafikun e lendes narkotike.

Operacioni “Pritja” u finalizua dje, rreth ores 14:30, teksa Abedini, lindur e banues ne Tepelene eshte ndaluar ne piken doganore te Kakavijes. /

 

June 16, 2014 17:28
Komento

7 Komente

  1. Enkel June 16, 16:45

    PD eshte nje kope kriminelesh.

    Reply to this comment
  2. iri June 16, 16:50

    Kjo eshte politika ere ebishbashes , promovojne trafikante,kur ulurijne se me xhuvelin ne krye e bene zap drogen ., e ne presim mesazhet qe do japin ata per te mbeshtetur policine sot ne Lazarat.P.D. nuk ka e nuk mban asnje pregjegjesi per ate qe ben e per ate qe thote ,.ku u katandisen ,,,,,,,,,!!!!!

    Reply to this comment
  3. dajti June 16, 17:03

    ja te dal te ciret pak ajo laureshka e pd-se ……………po mere me leng thuaj …se mishi u mbarua …….i shplafte mortja te gjithe njerzit amoral qe i futen politikes …po luajne me zjarin ……..mbjellin ndonje fushe me hashash ,fitojn eca pare …dhe o burra te behemi politikan …………hapu dhe ,hapu dhe ………

    Reply to this comment
  4. Fari Balliu June 16, 18:59

    Petrit Abedinit i takon me shume se te tjereve te jete kryetar i PD! Si mund te zgjidhet nje tjeter ne ate vend kur kryetari i PD eshte nje vrases,dhe i deleguar ne Tepelene nje injorant qe ska asnje lidhje as me PD-ne dhe as me kulturen.Kulluri eshte nje dashnore e Arben Imamit.
    Sa per Petrit Abedinin,i gjithe populli i rrethit te Tepelenes e njef mire si person se prejardhje
    Ne kohen e partise se punes nga soji i tij nga Abedinajt e Damesit kishin frike edhe punetoret operative sepse kane qene spiune te rrezikshem.Ju e shikoni qe edhe ky ska lene parti pa u antaresuar.Nga nje traktoriste ne fshat,brenda nates u cfaq si tregetar e biznesmen i sukseseshm ne Tepelene.Pra moralin qe ka i takon si kryetar i PD-se!!!!

    Reply to this comment
  5. ZARELI June 16, 21:09

    TI HALIM QE SDI KENDIM JE VEZIR PER ARSIM” ME SHUME NUK KE SE CFAR TE THUASH

    Reply to this comment
  6. kujjtimi itali June 17, 02:23

    kthehu tek ne se skemi me te mire kjo eshte pd-ja ti na duhesh se e njh zanatin sa te rrime edhe nje here te mesojme te tjeret..parti bastardesh,kriminelesh,drogaxhish etj..

    Reply to this comment
  7. sopiqoti June 17, 10:03

    Po Laura Vorpsi,a e di kete rezultat?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*