PD: Zyrtarë të lartë të përfshirë në trafikun e drogës

August 29, 2015 13:17

PD: Zyrtarë të lartë të përfshirë në trafikun e drogës

Partia Demokratike ka denoncuar sërish publikisht përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës.

Deputeti demokrat Flamur Noka në një deklaratë për mediat tha se trafikantët e drogës kishin garanci për aktivitetin e tyre kriminal nga shefi i policisë.

“Edhe pse Rama sot gjeti vendin e krimit nuk gjeti asnjë moment per të dënuar ngjarjen dhe pëfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge”, tha Noka.

Deklarata e plote

Prej 4 ditësh, Kryeministri dhe ministri i tij nuk japin asnjë shpjegim për përfshirjen direkte të funksionarit të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës,ashtu sikurse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për përfshirjen e këtyre elementeve kriminal në nivelet  drejtuese në Policinë e Shtetit.
Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge,ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë duke treguar  në këtë mënyrë qe gjithshka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij.
Megjithëse Partia Demokratike dhe opozita kanë denoncuar parreshtur me fakte trafikun e drogës me avionë, megjithëse ju ngeci në rërë Riformato, përsëri ky trafik ka vazhduar të  zhvillohej dhe do të zhvillohej dhe sot e kësaj dite nëse nuk do të ndërhynin autoritetet italiane.
Trafikantët kishin garanci për aktivitetin kriminal nga shefi i policisë së Vlorës, dhe shefi i policisë së Vlorës kishte garanci e imunitet edhe më lart për trafikun e drogës.
Përgjegjësia shkon tek Ministri i Brendshëm.
Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.
Derisa sejmeni ministër nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po keto argumenta, nuk jep pergjigje se  kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të.
August 29, 2015 13:17
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik August 31, 07:12

    Ja dhe zeri i ngjirur i “opozitareve” te radhes. Sado te renda e te verteta te jene akuzat, ato kur dalin sidomos nga goja e mulrave & co. behen realisht te pabesueshme.

    Edhe pse i kane mbetur vetem rrotat gjithe bajga, qerrja calamene e demokarcise skipetare vazhdon te ece. Deri kur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim