PD zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Kavajës

May 26, 2017 18:39

PD zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Kavajës

Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të premte kandidatin e saj për zgjedhjet vendore të Kavajës, Isa Sakja.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë blu. Sakja aktualisht mban detyrën e kryetarit të degës së PD në Kavajë.

Zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, të planifikuara të mbaheshin në muajin maj, por u shtynë pas paralajmërimeve për një protestë të opozitës, që dyshohej se do të shoqërohej me akte dhune.

Vetë Sakja ka deklaruar se, tani do të dorëzojë dokumentat e regjistrimit të tij si kandidati i djathtë në KZAZ.

May 26, 2017 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*