PE, 163 amendamente në rezolutën për Shqipërinë

March 21, 2016 16:11

PE, 163 amendamente në rezolutën për Shqipërinë

Në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian diskutohen amendamentet për draft-rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë.

Janë 163 amendamente që janë prezantuar nga eurodeputetët e këtij Komisioni Parlamentar, ku bie në sy togfjalëshi “progres i qëndrueshëm” i Shqipërisë në progresin e reformave dhe që përqëndrohen kryesisht te përpjekjet që duhet të bëjë qeveria shqiptare për forcimin e shtetit ligjor.

Në disa amendamente kërkohet zbatimi tërësor në frymë dhe në gërmë i të ashtuquajturit “ligji i Dekriminalizimit”, duke u ngritur si shqetësim infiltrimi i krimit në politikë. Nuk është lënë jashtë vëmendjes shqetësimi për korrupsionin në drejtësi, shêndetêsi, arsim, prokurimet publike dhe qeverisjen lokale, trafikun e drogës, kultivimin e bimëve narkotike  dhe mungesën e kontrollit në nivelin e duhur të trafikut të armëve armëve. Një pjesë tjetër dërrmuese e  amendamenteve të prezantuara fokusohen te reforma e sistemit në drejtêsi dhe lufta kundër korrupsionit.

Të gjitha palëve u kërkohet tê zbatojnë rekomandimet e Komisionit tê Venecias pêr reformên në drejtêsi, si edhe rekomandimet e GRECO pêr luftên kundêr korrupsionit në drejtêsi. Komisionit Europian i kërkohet të monitorojë reformën në drejtësi të ndjekur nga shqipëria.

Amendamentet venë theksin gjithashtu te nevoja e depolitizimit

March 21, 2016 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*