PE, Farage i reziston koalicionit me Salvinin dhe Le Pen

May 31, 2019 10:21

PE, Farage i reziston koalicionit me Salvinin dhe Le Pen

Pavarësisht rritjes në numërin e  deputetëve, partitë euroskeptike janë të përçara. Lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage, për momentin përjashton pjesëmarrjen në grupin e Matteo Salvinit dhe Marine Le Pen, duke preferuar të mbajë në jetë aleancën me lëvizjen 5 Yje.

Megjithatë, për shkak të problemeve të brendshme të partisë italiane, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Lideri i Lëvizjes 5 Yje, Luigi di Maio, ka kërkuar votëbesimin e partisë së tij. Partisë së Farage i mungon një delegacion kombëtar për të tejkaluar pragun në mënyrë që të themelojë një grup në Parlamentin Evropian.

Për pasojë, në javët e ardhshme mund të jetë i interesuar në arritjen e një aleance me Salvinin dhe Le Pen.

“Ne do të mbajmë mundësitë tona të hapura. Prioritet kryesor kemi mbajtjen e grupit, por po bisedojmë me të gjitha partitë dhe po mbajmë mundësitë e hapura”, deklaroi Farage.

Ndërkohë, grupi i ardhshëm i sovranistëve dhe nacionalistëve në Parlamentin Evropian, i promovuar nga Salvini dhe Le Pen, do të përbëhet nga 73 eurodeputetë nga 9 shtete të BE-së.

Grupimi do të quhet Aleanca Evropiane e Kombeve dhe e Popujve dhe do t’i besohet dy bashkë presidentëve, njëri italian dhe tjetri francez.

e.t./dita

May 31, 2019 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank