PE kalon rezolutën për Shqipërinë, kusht zgjedhjet e ardhshme

Redaksia Online November 22, 2012 17:53

PE kalon rezolutën për Shqipërinë, kusht zgjedhjet e ardhshme

Komiteti i Punëve të Jashtme miratoi me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, projektrezolutën për Shqipërinë. Fillimisht eurodeputet i bëjnë thirrje Këshillit që t’i japë vendit statusin kandidat pa vonesa të mëtejshme, me kusht përmbushjen e reformave kyçe të përcaktuara nga Komisioni. Në të njëjtën kohë, projektrezoluta shpreh shqetësim për progresin e ulët në gjyqësor dhe nënvizon rëndësinë e një gjyqësori të pakorruptuar, të pavarur dhe transparent. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 vlerësohen sërish të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë së vendit.

Apeli i Sekui-së

Nuk është vetëm data e mbajtjes së zgjedhjeve çelësi i suksesit për mbajtjen e tyre sipas standardeve demokratike. Pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba, ambasadori i Bashkimit Europian, ndërsa tha se cilësia e zgjedhjeve mbetet test kritik për procesin integrues të Shqipërisë , në mënyrë të veçantë për hapjen e negociatave. Në këtë kontekst ai u shpreh besimplotë ndaj KQZ së re, ndërsa garantoi mbështetjen e BE-së qoftë edhe financiarisht. “Cilësia e mirë e zgjedhjeve në përputhje me standardet do jenë një test kritik për procesin drejt integrimit, në mënyrë të veçantë për hapjen e negociatave. Theksova se duhet të kemi një përgatitjeje të zgjedhjeve në kohën e duhur, nevojën për të patur konsensus në punën e KQZ, si dhe anëtarët e saj, si dhe detyrën që ka KQZ dhe anëtarët e saj. Kam shprehur dhe gatishmërinë e BE për të ndihmuar edhe me fonde nga BE. Vura re që ka një vullnet të mirë dhe një vetëdije të fortë për të ecur përpara” tha ai. Lidhur me tre ligjet për statusin kandidat Sequi u shpreh se “pozicioni i BE-së dihet tashmë dhe është theksuar përherë nuk kam ndonjë mesazh të veçantë për të bërë”.

Redaksia Online November 22, 2012 17:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim