PE: Kujdes me tensionet në rajon. Zgjedhjet, thelbësore për statusin

Redaksia Online December 13, 2012 13:39

PE: Kujdes me tensionet në rajon. Zgjedhjet, thelbësore për statusin

Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën për Shqipërinë, në të cilën janë përfshirë edhe amendamente shtesë për deklaratat nacionaliste të kohëve të fundit. Në këto amendamente, Shqipërisë i bëhet thirrje që të bëjë kujdes me tensionet në rajon. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, theksoi rëndësinë e ruajtjes nga vendi të politikës konstruktive në rajon, duke nënvizuar për liderët shqiptarë rëndësinë që kanë mesazhet e qarta për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Gjatë diskutimeve u theksua domosdoshmëria e përmbushjes së tre pikave të kërkuara nga BE-ja.

“Ne e kemi bërë të qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të vijuar progresin në rrugën e integrimit Europian. Fatkeqësisht, udhëheqësit politikë të vendit nuk ishin gjithnjë të aftë të vënë vijimësisht integrimin në krye të axhendave të tyre politike dhe nuk patën gjithnjë vullnetin për të bërë kompromiset e duhura politike për mbështetjen ndër-partiake që kërkojnë dukshëm reformat thelbësore. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet të vazhdojmë të inkurajojmë miqtë shqiptarë në qeveri dhe në opozitë që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian”, tha Fyle.

Fyle nënvizoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjet e lira të qershorit të ardhshëm.

“Shqipëria duhet të ndërtojë mbi arritjet e deritanishme dhe të forcojë e të ruajë dialogun konstruktiv politik. Kjo është thelbësore që të vijojë të japë rezultate në reforma. Shqipëria duhet gjithashtu të dorëzojë prova të mëtejshme dhe të dëshmojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë”, tha Fyle.

Redaksia Online December 13, 2012 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim