PE, Papa Francesku: Idealet e Europës janë zëvendësuar me burokraci

November 25, 2014 20:18

PE, Papa Francesku: Idealet e Europës janë zëvendësuar me burokraci

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Parlamentin Evropian, Papa Francesku ka kritikuar burokracinë e institucioneve evropiane, ndërsa është shprehur me nota kritike edhe për prirjen e shoqërisë për të lindur një ose dy fëmijë. “Idealet e mëdha të cilat dikur frymëzuan Evropën, tashmë duket se kanë humbur dhe janë zëvendësuar nga teknika  burokratike të institucioneve të saj. Europa është disi e moshuar dhe shumë e lodhur”, deklaroi Papa Francesku.

Papa kërkoi prej vendeve evropiane që të ndihmojnë emigrantët e varfër dhe të dëshpëruar që mbërrijnë nga vendet e konfliktit.

“Ne nuk mund të lejojmë që ujërat mesdhetare të shndërrohen në një varrezë masive. Mungesa e mbështetjes së ndërsjellë në kuadër të Bashkimit Evropian shton rrezikun e disa zgjidhjeve të veçanta për problemin, zgjidhje të cilat nuk marrin në konsideratë dinjitetin njerëzor të emigrantëve dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në rritjen e problemeve dhe tensioneve sociale.

Duke folur për Ballkanin Papa Francesku tha se “BE duhet të japë ndihmën e saj. Shumë prej vendeve të Ballkanit kanë vuajnë nga konfliktet. Qytetarëve duhet t’u kthehet besimi tek projektet e BE”, tha ai.

November 25, 2014 20:18
Komento

1 Koment

  1. GAMORI November 25, 20:48

    JU FALEMINDERIT PER CILTERSINE QE KENI NDAJ EUROPES PLAKE DHE E CARTISUR !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*