PE: Shumica e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim te klasa politike

April 30, 2015 14:35

PE: Shumica e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim te klasa politike

Si rrallëherë, mbi 40 folës u regjistruan gjatë debatit të Parlamentit Europian mbi rezolutën për Shqipërinë, bazuar në draftin e raportuesit gjerman Fleckenstein, që mbështet nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, proces ky që rrezikohet për shkak të konfrontimeve politike, siç vlerësojnë tashmë grupimet kryesore politike të legjislativit europian.

Deklaratën më të fortë e dha Monica Macovei, kryetare e delegacionit PE-Shqipëri, e cila tha se shqiptarët janë të pakënaqur nga klasa politike.

Ne pamë mungesën e një dialogu politik për të mirën e qytetarëve.

Ne pamë boshllëqe në qeverisjen për të mirën e qytetarëve.

Shumica e njerëzve në Shqipëri nuk kanë besim tek klasa politike. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë.

Marr shpesh mesazhe nga qytetarët shqiptarë për këtë.

Ne jemi këtu për të mirën e qytetarëve shqiptarë e jo për të mirën e partive dhe politikanëve, prandaj duhet t’ua themi kur veprojnë gabim, edhe kur i përkasin të njëjtës familje politike, se kanë vepruar gabim e duhet ta ndreqin.

Ne nuk duhet të mbajmë anë, kur nuk është rasti. Kur veprojnë gabim, duhet ta themi”, u shpreh Macovei, sic raporton gazetarja Arta Tozaj nga Brukseli

Diskutimet e  grupeve kryesore politike u përqendruan tek gjyqësori, krimi, korrupsioni, trafiku i drogës dhe qenieve njerëzore, papunësia dhe informaliteti i lartë dhe të drejtat e minoriteteve dhe  grupeve vulnerabël të shoqërisë si LGBT, paraplegjikët, gratë e fëmijët.

April 30, 2015 14:35
Komento

2 Komente

  1. Mato Hasani April 30, 15:48

    Konstatimi i PE dhe i zonjes Monika Macovei eshte shume I sakte . Besimi i shqiptareve te politika eshte ne nivelet me te uleta .Ne shqipetaret e shohim cdo dite rolin negative qe luan politika mbi fatet tona . U bene 25 vjet qe po mashtrohemi . Kur them mashtrohemi nuk dua te them se politikanet na genjejne dhe ne nuk e kuptojme por ne kemi shpresuar per me mire dhe behemi me keq . U bene 25 vjet qe provojme rrugen demokratike nepermjet votimit per te sjelle ne udheheqje partine apo individin me te afte por edhe ate qe e vleresojme si i mire kur mer pushtetin del i keq .Asnjehere vota e popullit nuk ka vajtur atje ku eshte derguar .Voten tone e ka mare me i forti apo me mashtruesi .Qe ketu fillon mohimi i demokracise .Ne udheheqje nuk erdhi ai qe votuam ne por ai qe vodhi me shume .Kuptohet qe na udheheqin kusaret .Mund te kete sukses nje vend qe e udheheqin kusaret ?! Por keta kusaret nuk mund te vjedhin vetem .Ata krijojne rrjetin e tyre si rrjete merimage dhe ky rrjet per 25 vjet u be shume i madhe dhe i perfeksjonuar . Cdo njeri qe vjen ne pushtet nuk mendon qe ti sherbeje popullit por mendon si te pasurohet nepermjet pushtetit . Kjo eshte bere nje norem e pa shkruajtur . Qe dikush te zere nje vend si drejtues duhet te paguaj eprorin e tij .Por si do ti zevendesoi drejtuesi i ri parate qe i dha eprorit te tij ?! Vetem duke vjedhur nepermjet pushtetit . Keshtu jane lidhur hallkat e zinxhirit ne te gjitha shkallet e pushtetit shteteror .I pasuri paguan dhe fiton padrejtesisht , i varferi nuk perfiton as ate qe i takon me ligj sepse e sorollat zyrtari i thjeshte per te perfituar nje 200 lekshe . Ne kete katrahure qe eshte krijuar ka pergjegjesine e vete edhe Bashkimi Evropjan dhe strukturat e tij qe luan nje rol hipokrit , as mish , as peshk . Evropa e sheh situaten se ka qindra vrojtues te specjalizuar por gjithnje terhiqet duke thene : jane punet tuaja , i zgjidhni vete .Sistemi komunist ne vitet e fundit te jetes se tij nuk I zgjidhte dot problemet qe krijoheshin dhe kur i kerkohej zgjidhje ligjore na thoshte : Zgjidheni sipas kushteve konkrete . Nga Evropa nuk kerkojme konstatime por zgjidhje konkrete .Ne shqiptaret jemi ne udhekryq .Me rruge demokratike nuk po i zgjidhim dot problemet tona .Rruga greke nuk na duket e sukseseshme .Evropa nuk na ndihmon .Cfare te bejme . Per PE dhe per zonjen MONICA ,per gjithe organizmat vendimmarese evropjane ne shtrojme pyetjen : C FARE TE BEJME ? Ne kerkojme te vime ne Evrope ju nuk na pranoni . Ne shpresojme te na ndihmoni ju nuk na ndihmoni . Ju nuk na pranoni ne Bashkimin Evropjan dhe mendoni se demtoni udheheqjen tone politike .Ju gaboheni rende . Me qendrimet tuaja ju demtoni popullin shqiptar .Populli ka kerkuar te veje ne Evrope .Udheheqja jone politike i ka minerat e arit ne Shqiperi nuk i duhet Evropa .

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi April 30, 18:47

    I bashkohem komentit të z. Mato Hasani ? Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*