Filologjiku, peticion për anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë    

December 23, 2018 13:38

Filologjiku, peticion për anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë    

Sot në mëngjes, pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologjisë, kanë firmosur një peticion ku kanë kërkuar abrogimin e ligjit për “Arsimin e Lartë”.

“Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare” shkruajnë pedagogët në peticionin e tyre.

Ata shprehen në peticion se problemet janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015.

Ndaj pedagogët kërkojnë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.

Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.

Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.

Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.

Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:

Garantimi i të drejtave studentore

Financimi i dijes

Cilësia e mësimdhënies

Demokratizimi i universiteteve

Autonomia e universiteteve

Rritja e transparencës

Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Artan Fuga,

Mark Marku,

Romeo Hanxhari,

Lili Sula,

Agron Gjekmarkaj,

Erka Caro,

Sokol Axhemi,

Sabri Laci,

Ermal Baze,

Mimoza Gjokutaj,

Gentiana Kera,

Genta Skuraj,

Eno Popi,

Jonila Godole,

Ramadan Cipuri,

Edlira Mecaj,

Loreta Axhami,

Dhurata Shehri,

Ervin Goci,

Albana Kosovrasti,

Ornela Hasrama,

Rrapo Zguri,

Arben Belba,

Vjollca Osja,

Linda Meniku,

Edlira Tonuzi,

Eljan Doce,

Viola Isufaj,

Sonila Papathimiu,

Sonila Xhafa,

Enriketa Papa,

Raimonda Neku,

Zylyftar Bregu,

Elsa Skenderi,

Ymer Ciraku,

Edlira Kola,

Merita Karaguni,

Andri Hoxha,

Enkela Begu,

Lindita Xhanari,

Migena Leskoviku,

Juliana Marko,

Meli Bregu,

Andi Pinari,

Holta Shupo,

Albana Deda,

Flora Koleci,

Alban Tartari,

Dhimitër Doko,

Dhimitri Bello,

Marin Haxhimihali.

 

l.h/ dita

December 23, 2018 13:38
Komento

17 Komente

  1. tori December 23, 13:59

    Ne asnje vend te botes se qytetrume nuk behet financimi I dijeve por per te marre dije duhet te paguhet.Dija qe kerkohet te merret eshte thjeshte personale e si e tille per te marre dije paguhet.Asgje ne kete bot nuk esht qyl.Dikush duhet te paguaj per te marr dije,shteti te hap mundesin te shkollohesh.Investimet ne dije behen ne institucionet te puneve shkencore ose e thane ne pergjithesi ne institucionet akademike.ZOTRINJ sot ne bote autonomia e Universiteteve(rrjedhimisht edhe administrimi) eshte I padiskutushem,mund te diskutohet investimi I shtetit ne fazen fillestare e kjo ne nje mase jo te madhe.Mos harroni te keni parasysh se ne kapitalizem nuk ka gjera QYL,pra nuk eshte filantrop.Si perfundim edhe nga eksperienca shume e gjate e shkollimit te femijve te mire rezulton:MERR DIJE AQ SA PAGUAN e ke shendet aq sa para ke(paguan per shendetin tend).Te tjerat jane si zakonisht rrena shqiptare te zakonshme e re perditeshme ose e thanun ne mendyr te kulturume thenie te paverteta.

    Reply to this comment
    • ***** December 23, 14:50

      Ku e ke mesuar kete ti tori? Ne shkollat e Rilindjes..
      Une jashte jam dhe e bej shkollen me fondet publike.

      Reply to this comment
      • tani December 23, 15:34

        Si nuk te vjen pak turp mor genjeshtar.Ne cilin vend te botes shkollohesh apo je shkolluar.Prandaj gjenja e Shqiperis asht aty ku jeni.Ne kapitalizem gjithecka paguhet(edhe nese je shqiptar) ai nuk asht Filantrop.Kam fatin e “mire” qe jam 30vite jashte e me vjen keq qe vi ralle ne Shqiperi.Por nje gje di mire se rrena e mashtrimi ne Shqiperi eshte parameter I rendesishem per mbatjen e inteligjeces.Fatkeqesi e madhe

        Reply to this comment
        • ***** December 23, 18:50

          Ne Amerike lali. Te tregoj dhe shumen qe me ja paguar shteti? Dhe mos u nxeh po te dergova dhe letrat e miratimit. Po te kem mundesi, mund ti bej dhe me attach..

          Reply to this comment
    • Edhe toren kishim mangut... December 23, 15:56

      Po ku jeshe mo tore, se i thave syte kaqolave rilindjotas. Flet me aq “kompetence”, sa qe i ke dhene vetes te drejten ekskluzive per te qene podeduesi i te gjitha te dhenave mbi financimin e studiemeve ne gjithe boten. Wow! Urime! Them se duhet te jesh nga ata pordhesorat qe e kane surratin me qime. Dhe degjo pak. Shtrengoje pak sumatricen dhe mundohu te hulumtosh pak per t’u bindur se sa “qindarka” paguajne studentet holandeze, belge, gjermane, daneze, suedeze, norvegjeze, filandeze, etj., edhe pse rroga mesatare e prinderve te tyre luahten midis kater dhe tete mije euro ne muaj.

      Reply to this comment
      • tori December 23, 20:08

        Tani zyrtarisht o miqesisht,qenke nje renacak e mashtrues I kategoris pare.Ne radhe te pare ti nuk din mesataren e rrogave.Shpikje e activistave PD te tipit “babale”e ne pergjithesi e shqiptareve qe per ta pula e komshiut asht ma e madhepula tyre.Vendos sa eshte rroga mesatare e tyre 4000 apo 8000 euro.Per te gjitha qe kam shkruar ne status I kam provu mbi kurrizin tim ne shkollimin e femijve te mi.Edrejta ty te duket komepence,rrena e mashtrimi mrekulli.Ta dish un nuk njoh as di cfar eshte PD apo PS e me vjen keq.per gjendjen ne shqiperi jam krejtesisht apolitik kam ma teper se 28vjet qe nuk jetoj e nuk kam ardhe ne Shqiperi.Por di te them,jam shume ma I shkollum se Juve e sorollopi I juaj.Per mateper hapim letrat e te shohim kush jam un e kush je ti.Nese je dakord me shruaj ne mesanger.E megjithate gezuar vitin e ri.Te jete vit I mare,te jesh I lumtun Ju e familja juaj.

        Reply to this comment
  2. lori December 23, 14:30

    Medet ,sa larg botes jeni.Ne asnje vend te botes me perjashtim te vendeve komuniste qeverit apo shteti nuk kan asnje pjese e nuk interesohen aspak per integrimin e studentave te diplomuar.Shteti planifikon kerkesat qe mund te kene per vende pune,por ne asne mendyr ne integrimin e studentave te diplomuar.Cilesia rritet nga rritja e cilesis se kandidateve per te studio nepermjet testimeve te kryera nga universitetet e sigurisht nga notat mesatare qe ke kryer shkollen e mesmeZakonisht kerkesat e pranimit te studenteve ne universitet jane ne mvartesi te deges qe ti kerkon.Kerkesat per cilesi maksimale jane mjeksia,ekonomiku,jurispondenca e ingjenjerit e kjo kjo nga pervoja ime qofte edhe si lector(pedagog I jashtem)

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku December 23, 14:37

    Keta te ashtuquajturit “pedagog” kerkojne qiqra ne hell,por me pare ata duhet te mesohen te zbatojne ligjin qe ekziston.Ose duhet dikush tjeter ti mesoi per te zbatuar ligjet.
    Kerkesa e tyre bie era m….Pasoje e neglizhences se tyre eshte situata e nje rinie te ndyre qe po qelb vendin dhe ata kerkojne nje “ligj te ri” per te justifikuar injorancen e tyre,hajnine e tyre dhe maskarlleqet e tyre.
    Une mendoj se qeveria shpejt duhet te merret me kapacitetet e tyre duke bere seleksionimet e nevojshme.
    Pas kaposhave te vitit te ri duhet ta kene rradhen “kaposhat injorante te universiteteve”…

    Reply to this comment
  4. MH December 23, 15:41

    Fatkeqesia asht se burrat e kuvendit kane 28 vjet qe i kane hyre mundimit me ba shtet parase te mesojne cfare asht shteti.Njisoj sikur te punosh ingjinier pa dite si mbahet lapsi e vizorja.Edhe per te mjelun bagetine femija meson prej prindit.Ne te kunderten nuk bahet mjelese sic ishte Lenka mjelese e dalluar.

    Reply to this comment
  5. Niku December 23, 15:44

    Ne keto kerkesa kemi nderthurje te dy sistemeve: te atij Kapitalist me ate Socialist. E drejte eshte qe fondet e taksave nuk duhet te shkojne ne shkollat private. Por shteti ne kapitalizem nuk futet ne gjetjen e punes per ata qe mbarojne shkollen. I diplomuari duhet te futet ne konkurence ne tregun e punes, dhe punesimi behet nga punedhenesi, privat ose shteterore sipas rastit. Pra cilesia e nje shkolle nuk eshte objekt i Qeverise, por I vete shkolles. Qeveria financon vetem shkollat publike, ndersa cilesia eshte detyre e ketyre qe kane firmosur peticionin.

    Reply to this comment
  6. olimpia December 23, 17:13

    Po permend disa emra te pedagogeve prej te cileve kam marre leksione dhe beni nje krahasi me te sotmit .
    JAKOV XOXA
    ISMAIL KADARE
    SHABAN DEMIRAJ
    REMZI PERNASKA
    JANI STEFI
    FATOS ARAPI
    DALAN SHAPLLO
    NEXHIP GAMI
    HENRIK LACAJ
    PALOK KRAJA
    MUZAFER XHAXHIU
    ETHEM LIKAJ
    HAMIT BEQJA
    ALFRED UCI
    ANASTAS DODI
    DRITA SILIQI
    BARDHYL KOSOVA
    MAHIR DOMI

    BENI KRAHASIMIN DHE KUPTONI DIFERENCEN.PERMENDA ATA TE GJUHE LETERSISE,POR TE KETIJ NIVELI ISHIN EDHE TE DEGEVE TE TJERA SI DHE TE FAKULTETEVE TE NDRYSHME .MENDO …..TE PAGUAJE SHABAN DEMIRAJN PER TE MARRE PROVIMIN…ISHTE MATEMATIKISHT E PAMUNDUR .
    URIME TE DASHUR STUDENTE ,JU QE DONI TE STUDJONI DHE KA MJAFT ,MOS BINI NE NIVELIN E ATYRE QE ZVARRITEN RRUGEVE DHE HANE DJERSEN E PRINDERVE .KISHTE DHE NE KOHEN TONE POR PAS PERSERITJES SE NJE VITI PERFUNDONIN NE FABRIKA NE SE NUK KALONIN .NATYRISHT ISHTE SISTEMI .

    Reply to this comment
    • mirel December 23, 19:44

      Olimpia, ndajme te njejtat pikpamje, por mendoj qe ketu gabon ne lidhje me studentet.
      Ne cdo periudhe historike studentet mbartin emancipim, liberalizem edhe pse pakez “degjenerim” . eshte mosha e rritjes dhe rinise.
      Asnje nuk mund te persekutohet pse vijon ne nje stil jete ndryshe nga kornizat e ngurta te familjes. Ne fund te fundit a nuk jane si zogjte qe shijojne lirine? Lirine e mendimit, te jetes, te dashurise, miqesise dhe gjithcka qe do ta mbartin ne jete, sepse aty formojne dhe karakterin, dhe bindjet, dhe lidhjet me te shendosha..qe do ti shoqerojne tere jeten. Eshte mosha qe do rrine dhe kafeve, dhe klubeve. Franca i nxorri rilindasit me te medhenj nga kafenete e Parisit.
      Eshte mosha kur provojne gjera te reja, por dhe gabojne. Por keto gabime nuk jane fatake, por gabime te rritjes. Karakterin e studentit e formon familja. Cfare dobesie kane studentet sot ajo eshte dobesi e familhes se madhe. Nuk eshte faji i tyre qe kombi shqiptar ka reshtur se prodhuari nivel te tille si i Kadarese, Hamid Beqes, apo secilit qe kw permendur. Eshte faji i gjithe shqiptareve, dhe atyre qe sot duken te indinjuar pse ky brez rri kafeneve.
      Te gjithe si popull i shtyme studentet drejt humneres, dhe papritur sot bejme kritikun.
      The them te drejten asnjehere nuk me shqeteson fakti qe studentet rrine kafeneve. Do me shqetesonte me shume po qe se im bir nuk do kishte shoke per te dale e per ndare mendjen.
      Perse duhet te ankohemi nga nje brez i tille, qe ndoshta ato bisedat neper kafenete i rezultuan me te vlefshme se leksionet fallco dhe te pamoralshme te nje sistemi qe i vjedh dhe i diskriminon..ne te pasur e ne te varfer. Ne ekselence, dhe ne ngelesa.
      Studentet u ngriten mbi kete pisllek vete. U ngriten pa ndihmen e moralisteve fallco, qe nuk bejne asgje, por shkojne te bindur ne pune, marrin rrogen dhe mermerisin ne heshtje protestat e vdekura para se te lindin.
      Studentet e ringjallen kombin. Ringjallen shpresen. Jane ata qe po ngrihen kunder mediokritetit, kunder paaftesise dhe c’eshte me e rendesishmja, kunder barbarise qe i eshte bere arsimit
      A nuk duhen patur respekt per kete? A nuk duhet mbartur kauza e tyre per ta cuar me tej?
      Fundja jane ata qe po e kerkojne ndryshimin, asnje moralist nuk e ka kerkuar si ata. Jane ata qe do marrin mbi vete dhe koston e pergjegjesise.
      Vleresojne zotesine, dhe patjeter qe duhet te pergjigjen me zotesi.
      Cdokush sillet ne menyren si i ofrohen gjerat. Studenteve deri tani ju esjte ofruar blerja e diplomes.
      Kerkojne ta fitojne me note.
      Bravo, le te pergjigjen per kete. Le ta fitojne me zotesi dhe note
      Kush nuk do ja dali, le te mos ja dali. Por ama kush e meriton, le te shkoje perpara, edhe nese nuk ka leke.
      Asnje nuk e ka marre persiper kete mision pervec atyre qe sot shume vete rrine e i qesendisin sikur paskan qene ata fajtore pse pedagoget e tyre jane maskarenj te gatuar nga kuzhinat e krimbura te PDse dhe PSe.
      Ja pra qe kafenete nuk paskan qene dhe aq te keqia.
      Universiteti nuk eshte manastir. Por nje sinaps gjigant ku idete, edukatat, kukturat takojne njera tjetren dhe bashkohen si ujerat e burimeve ne lumenj gjigante qe rrjedhin drejt detit te se ardhmes. Progresi qe kerkon kjo mase gjigante eshte i pakundershtueshem. Dallga ka nisur rrugetimin e vet.
      Vetem driteshkurterit nuk shikojne.
      Une per vete kam shprese.

      Reply to this comment
    • Tani January 16, 09:51

      Eshte e vertete Olimpia, emrat qe permend ende qendrojne ne Panteonin e kultures se Kombit! Bile ka edhe me, si Nasho Jorgaqi, Nexhip Gami, Mark Gurakuqi etj. etj, te cilet kane lene gjurme ne kulturen dhe shkencen shqiptare me tekste, studime, krijimtari letrare etj. Titujt shkencore qe ata mbajne jane te merituar e jo si keta sot. Asnje nga keta korifej nuk e ka marre titullin perpara moshes 55 vjecare, ndonese kishin nje bare me vepra e studime e dinin nga 5 gjuhe te huaja. Me permend te lutem nje emer nga Departamenti i Letersise apo Gjuhes shqipe qe ka botuar nje liber, kur tani eshte e lehte te botosh edhe idiotizma?! Apo me permend nje qe ka vene nje emer nga ato Departamente? Krahaso te lutem ata qe ti permend me keta qe japin leksion sot! Prandaj ka shkuar arsimi ketu ku eshte, ne nivelin zero! Pedagoget vjedhin jo vetem studentet por edhe tituj shkencore, dhe prandaj pa mbushur 40 vjec behen Profesore te “medhenj”, e Doktore shkencash! A e mendon sot se ata te listes tende mund te fusnin doren ne xhepin e studenteve apo te jepnin nje note jo te merituar?! Ai brez humbi dhe nuk vjen me! Kjo eshte shume e sigurte, dhe kush shpreson do zhgenjehet!

      Reply to this comment
  7. Bureto December 23, 19:15

    Krahasim që nuk mund të bëhet. Gjithsesi nuk është se nuk ka midis atyre që kanë firmosur që e meritojnë të jenë pedagogë. Tjetër gjë sa nga ata janë prof. apo dr. Nuk e kanë treguar këtë, ndoshta ngaqë është në rend të ditës fenomeni ‘plagjiaturë’ dhe nuk kanë dashur të ngacmojnë ‘plagën’.
    Nga një diskutim në TV A2, ku diskutohej për arësimin e lartë në veçanti, sonte dëgjova se për shtatë vitet e ardhshme vendi nuk do të ketë më nevojë për të diplomuar në degët gjuhë dhe letërsi dhe kjo sepse kanë dalë të tillë sa për shtatë vitet e ardhshme. Nuk dihet se si është ky trend për degët histori dhe gazetari. Mora shkas ta cek këtë moment nga lista e gjatë e firmëtarëve, ku shquajta jo pak nga ata që e kanë kundërshtuar ligjin qysh në krye të herës. Në atë diskutim u tha se nuk është ligji (përjashtuar ndonjë gjë të vogël), që do ndryshuar, pir fakti se ja të neta në arësimin e lartë është se ligji nuk është zbatuar dhe plr këtë kushte pjesën e vet edhe qeveria (Ministria e Arësimit).
    Një tjetlr gjë që u cek aty ishte fakti se 63% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme janë me notë nga 5-6. Gjithashtu u cek se ja një hendrk të madh midis atyre që diplomohen në universitete dhe aftësisë së tregut për t’i përthithur. Po ashtu afro 30% zinin kontigjentet drejtësi, ndërkohë që inxhinieritë dhe teknologjia zinin 8%!
    Jo vetëm ato më sipër, por universitetet kanë vetë shumë probleme, nga të cilat si më e rëndësishme u evidentua cilësia e mësimdhënies. Marrë në tërësi gjëndja e universiteteve kërkon ndryshim radikal dhe këtë duhet ta bëjnë vetë universitetet në rradhë të parë, për më tepër që ligji në fjalë u ka dhënë atyre autonomi dhe kompetenca të plota për të ndryshuar perfomancën.
    Të hedhësh poshtë një ligj që ka vetëm tre vjet që është miratuar dhe për më tepër që, jo për faj të ligjit, nuk ka gjetur zbatim, ky është një nonsens llogjik i pedagogëve kontestues dje dhe sot. E mira s’ka kurrë fund, por si fillim ky ligj duhet zbatuar.

    Reply to this comment
  8. olimpia December 23, 20:46

    Mirel ,jam dakord me ty …por e kisha ..kafe ..ne menyre figurative .Edhe mua me pelqente nje koktej ne kafe ,,Flora..apo ne ..Pallatin e Kultures ..por ceshtja shtrohet tek studimi qe eshte baza e formimit .uNE DO TE ISHA DAKORD E MBI BAZEN E LEVIZJES STUDENTORE ,PASI PER MUA ESHTE NJE LEVIZJE E RE ,TE LINDETE NJE FORMACION I RI POLITIK ,ABSOLUTISHT NE KUNDERVENIE NDAJ GJITHE KLASES POLITIKE AKTUALE .JAM I BINDUR QE BRENDA NJE KOHE TE SHKURTER ,NE SE FORMULOJNE NJE PROGRAM MODERN ANTIKORRUPSION ,ME IDE TE QARTA PER NJE MODEL PERPARIMTAR EKONOMIK ,DO TE THITHNIN MBI 30 PERQIND TE VOTUESVE .

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr December 24, 16:33

    Na muduat shume edhe ne, ju te “levizjes per universitetin”;paskeni dashur “shkurorezimin”e ligjit per arsimin:perse nuk e thate qe ne fillim dhe do te ishin menjanuar gjithato crregullime te trafikut dhe prishje te rendit publik ne Tirane e rrethe deri ne mbyllje te universiteteve e lenie pa mesim ne shkolla :Keqardhje per studentet e shkelqyer se ata qe i kalojne vitet e studimit ne klube nate e dite kete kane dashur dhe e arriten ,bashke me ju pedagoget qe duallet tashti ne balle te “frontit”!

    Reply to this comment
    • mirel December 24, 17:32

      e or e, ketu eshte qelbur shteti ti dashke te mos prishet terezia
      Ndaj duhet nje bombe me e madhe nga Gerdeci qe ti shkundi mire shqipkaret se qenkan merzit shume me trafikun

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*