Pedofilizëm politik/ A kemi luksin të mbushim Kuvendin me adoleshentë?

October 26, 2018 13:28

Pedofilizëm politik/ A kemi luksin të mbushim Kuvendin me adoleshentë?

Prof. Fatos Tarifa

Në emisionin e djeshëm “Wake Up”, në Top Channel, u diskutua mbi një çështje të vjetër, që serviret sot si e re: t’u njihet e drejta e votimit në zgjedhjet legjislative të këtij vendi adoleshentëve 16 dhe 17 vjeçarë. Një politikan i marrë, me emrin Sali, e hodhi disa vite më parë këtë gur në lumë dhe sot, disa dhjetëra të marrë të tjerë, që mohojnë çdo lidhje gjenealogjie me të marrin e parë, përpiqen ta nxjerrin atë gur nga lumi e ta bëjnë subjekt të një peticioni, me të cilin kanë dy-tri ditë që bredhin anë më anë.

Kërkesa e tyre: T’u njohim të rejave e të rinjve shqiptare 16 dhe 17 vjeçarë të drejtën e votimit, të drejtën e votimit, që do të thotë, jo vetëm të drejtën që ata të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në organin më të lartë legjislativ të vendit, por edhe të zgjidhen në të.

Përpiquni për një çast të përfytyroni parlamentin e këtij vendi me anëtarë 16 ose 17 vjeçarë, të cilët përfaqësojnë interesat e këtij populli, propozojnë dhe miratojnë ligjet që drejtojnë çdo aspekt të jetës ekonomike, politike e shoqërore të këtij vendi dhe, bashkë me to, vendosin fatet tona individuale dhe fatin e të gjithëve ne, si shoqëri! E bëni dot?

“Shoqëria civile” shqiptare

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel dje ishte ftuar z. Altin Hazizaj, për të shpjeguar rëndësinë e kësaj nisme të “shoqërisë civile”. Ah, kjo shoqëria civile! Sa gjëra thuhen e bëhen në emër të saj! Me rreth mbi një mijë organizata e shoqata joqeveritare, që kanë mbirë si kërpudha pas shiut në këta 27 vitet e fundit në sferën publike të këtij vendi (ajo që, zakonisht, quhet shoqëri civile), Shqipëria do të duhej të ishte vendi më i civilizuar në planet. Nuk ka vend tjetër në botë që të ketë më shumë OJQ-ra për frymë popullsie sesa vendi ynë. Këtu, kushdo që s’di ç’të bëjë, s’ka një punë dhe, pra, s’ka me se të merret, krijon një OJQ, bëhet, pra, “aktivist i shoqërisë civile”, në kërkim të fondeve financiare këtej dhe andej kufijve tanë shtetërorë.“Aktivistë” të tillë i sheh kudo ku lëviz “shoqëria civile”, kudo ku mund të kundërshtohet ose të mbështet një qeveri e caktuar (nga shoqata joqeveritare), kudo ku diskutohen e debatohen çështje politike, ekonomike, por, sidomos, çështje sociale. Dhe na thuhet: Kjo është një kërkesë e shoqërisë civile!

E “shoqërisë civile” duket se është këtë herë edhe kërkesa që, përmes një peticioni që “shoqëria civile” e qarkullon mes anëtarëve të saj, të marrë udhë një iniciativë legjislative për ta ulur moshën minimale që u jep shqiptarëve të drejtën të zgjedhin e të zgjidhen në organet e pushtetit legjislativ qendror, ose në organet e pushtetit lokal. Dhe publikut i thuhet, siç bëri z. Hazizaj në emisionin e djeshëm në Top Channel, se kjo është diçka që ai vetë (dhe ata që i shkojnë pas) duan vetëm “ta testojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm”! Ta testojnë!! Sikur të bëhej fjalë për të testuar cilësinë e një produkti industrial për të parë nëse ai pëlqehet nga konsumatorët potencialë. Nuk e dinë vallë z. Hazizaj & Co. se e drejta për të votuar (pra edhe mosha kur qytetarëve të një vendi u njihet kjo e drejtë) është një e drejtë kushtetuese themelore dhe mund të përcaktohet vetëm me kushtetutën e atij vendi?! Kjo është pikëpyetja e parë e madhe që kam lidhur me propozimin në fjalë.

Por, çështja është shumë më e komplikuar se kaq. Unë e ndoqa live dje, në radio “Top Albania”, emisionin “Ëake Up” dhe u ndjeva i nderuar që gazetarët e talentuar që drejtojnë atë emision më telefonuan për të marrë mendimin tim, si sociolog, për këtë çështje, ndërkohë që në studio kishin “përfaqësuesin” e shoqërisë civile, z. Hazizaj. E kundërshtova idenë dhe nismën e tij dhe dëshiroj t’ia bëj të njohura publikut të gjerë arsyet pse e konsideroj të parakohshme dhe, ndoshta, të papjekur idenë për t’u njohur adoleshentëve 16-17 vjeçarë të drejtën e votës.

Pyetja e parë

Pyetja e parë që mund të bënim është, pse 16 dhe 17 vjeçarëve? Pse jo vetëm 17 vjeçarëve, ose pse jo edhe 15 vjeçarëve? Dikush mund të përgjigjej se ka edhe vende të tjerë që i lejojnë adoleshentët e kësaj moshe (16-17 vjeçarë) të votojnë. Por ky nuk është argument, ose është një argument shumë i dobët. Nëse interesoheni të mësoni se cilët janë këta vende, do të vini re se, përveç Austrisë (i pari dhe i vetmi vend i BE-së deri më sot), asnjë vend tjetër ndër ata pak vende që moshën minimale të së drejtës për të votuar e kanë 17 vjeç,nuk bëjnë pjesë në familjen e vendeve europiane,së cilës duam t’ibashkohet Shqipëria jonë. Ata vende janë Argjentina, Brazili, Kuba, Ekuadori, Nikaragua (të gjithë në Amerikën Latine), si dhe tre territore nën sundimin e Kurorës Britanike, të njohur si: the Isle of Man, Jersey, dhe Guernsey!!! Të jenë vallë këta vende ata që i kanë inspiruar z. Hazizaj dhe pasuesit e tij në misionin e tyre?

Vendet më demokratike të globit—Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Hollanda, Islanda, Zvicra, Japonia, Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara—dhe të gjithë vendet e tjerë të Bashkimit Europian ua njohin qytetarëve të tyre të drejtën të votojnë në zgjedhjet legjislative (të zgjedhin e të zgjidhen) pasi të kenë mbushur moshën 18 vjeç. Ç’llogjikë i shtyn dhe ç’pasion i frymëzon Hazizët e “shoqërisë civile” të këtij vend të kërkojnë uljen e kësaj moshe me dy vite, siç dëshironte, para tyre, edhe Sali Berisha, në një përpjekje të dështuar për të qëndruar edhe më gjatë në pushtet?

“Darvinizëm politik”?

Z. Hazizaj u shpreh në atë emision se kërkesa e tij dhe e ideatorëve të “peticionit” në fjalë mbështetet në dëshirën e mirë që adoleshentët shqiptarë 16-17 vjeçarë “të angazhohen më aktivisht në politikë”! Kjo qenka vallë mungesa më e madhe e demokracisë shqiptare! Shtojuni radhëve të votuesve shqiptarë edhe 100 ose 200 mijë adoleshentë (nëse do të votonin të gjithë ata që i përkasin kësaj grupmoshe) dhe do të shihni një transfuzion të gjakut në arteriet e shoqërisë politike shqiptare dhe një demokraci më të shëndetshme! Kaq thjeshtë! Një farë “darvinizmi politik”, që unë do ta quaja, në fakt, “pedofilizëm politik”.

Dikush mund të thotë se, në atë moshë, pra kur janë 16 ose 17 vjeç, të rejat dhe të rinjtë janë mjaftueshmërisht të pjekur e të përgjegjshëm për të bërë zgjedhjen e tyre se nga cilët njerëz duhet të përfaqësohen ata në parlamentin e vendit. Nëse është vërtet kështu, atyre u duhet njohur me kushtetutë e drejta për të marrë pjesë në votime, pra edhe për t’u zgjedhur. Nëse kjo e drejtë nuk u njihet, a duhet të konsiderohej ky fakt si një diskriminim i kësaj kategorie për shkak të moshës? Unë vendosmërisht them se jo. Përndryshe, demokracitë më të konsoliduara të botës do të duhej të kritikoheshin edhe më ashpër për shkeljen e te drejtave politike të qytetarëve të tyre 16-17 vjeçarë, të cilët nuk i lejojnë të votojnë pa mbushur 18 vjeç. Dhe të mos harrojmë se sa kohë e gjatë – dhjetëra, madje edhe qindra vite – u është dashur vendeve të tillë që të bëhen demokracitë që janë sot. Por aktivistët shqiptarë të “shoqërisë civile” duket se dëshirojnë të shkojnë një hap më tej demokracive perëndimore!

Nëse ka një kategori shoqërore te ne, e cila mund të ndihet e diskriminuar dhe që mund të ndihmohet nga ligjet e këtij shteti që të jetojë më denjësisht, kjo kategori janë veteranët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ata pak veteranë që kanë mbetur ende gjallë. Shihni se me sa respekt dhe në ç’mënyrë dinjitoze vlerësohen e trajtohen ata në vendet demokratike që u vunë në ballë të luftës kundër fashizmit. Shihni se ç’rëndësi u kushtohet në Shtetet e Bashkuara veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, ose veteranëve të luftrave si ajo në Kore, në Vietnam, në Afganistan apo në Irak.

Të pjekur apo të papjekur? Kjo është çështja!

Z. Hazizaj u përpoq dje ta argumentonte qëndrimin e tij duke thënë se ai punon çdo ditë me vajza dhe djem të këtyre moshave (16-17 vjeçarë). Unë nuk e di se ç’punë bën ai me ta, por di të them se të rinjtë (për të mos i quajtur ata fëmijë) e kësaj grup moshe janë ende të paformuarsa duhet për të qenë shtetas të informuar dhe pjesëmarës aktivë në procesin politik të vendit. Natyrisht, ata janë shumë më të informuar sesa prindërit e tyre për shumë gjëra, siç pohon edhe z. Hazizaj, por informacioni i tyre, që ata e marrin gjithnjë e më shumë nga Interneti dhe jo nga librat dhe programet e shkollës, është kryesisht për trendet e fundit në muzikë dhe në modë, për modelin më të ri të iPhone, ose për garat me makina. Jo për institucionet politike të shoqërisë dhe për proceset politike që e vënë dhe e mbajnë në lëvizje makinën shtetërore.

Nga përvoja ime pedagogjike, sociologjike dhe jetësore, kam konstatuar se dallimet mes grupmoshave të reja vijnë duke u thelluar përherë e më shumë. Këtë përshtypje personalee kanë përforcuar tek unë edhe shumë nga studentët dhe miqtë e mi. Unë kam vënë re (si dhe shumë të tjerë, ndoshta dhe shumë nga ju, lexues të nderuar), se një 16 vjeçar dallon më shumë nga një 18-vjeçar, se sa dallon një 20 vjeçar nga një 25 vjeçar, dhe akoma më shumë nga sa dallon një 28 vjeçar nga një 38 vjeçar. Nëse një të riu 18 vjeçar mund t’i besohet të marrë pjesë në zgjedhje, për një 16 vjeçar do të ishte shumë herët. Shumë prej të rinjve në këtë moshë nuk kanë marrë ende njohuritë bazë të edukatës e të higjenës seksuale, për të mos thënë se atyre u flitet shumë pak në shkollë për edukatën civike dhe për politikën.

Z. Hazizaj u shpreh, në emisionin e djeshëm, se ne s’duhet të na preokupojë shqetësimi se të rinjtë 16-17 vjeçarë mund të manipulohen e të indoktrinohen nëse u njohim atyre të drejtën për të marrë pjesë në votime. Ky është, në fakt, një rrezik real, jo thjesht hipotetik.Të rinjtë në këtëmoshë janë shumë më vulnerabël për t’u indoktrinuar dhe regjimentuar politikisht sesa në mosha më të rritura.Shihni si “organizohen” dhe demonstrojnë “solidaritetin” e tyre turmat e tifozëve të futbollit në Tiranë, me slogane idiote dhe me fjalorin më vulgar.Ata i përkasin, kryesisht, kësaj grupmoshe. Ata janë lehtësisht të manipulueshëm nga politikanë demagogë dhe mund të nxirren lehtësisht në rrugë të protestojnë për “votën e vjedhur”, nëse partia “e tyre”, apo baronët e saj, i humbasin zgjedhjet.

Ne votojmë me këmbë, jo me kokë

Ajo çfarë është më e rëndësishme në tërë këtë histori është se ulja e moshës minimale për të votuar shihet si një qëllim në vetvete dhe, për më tepër, i shitet publikut si një mënyrë për të përmirësuar me “gjak të ri” shëndetin e demokracisë shqiptare. Kjo, në vetvete, është një demagogji e llojit më të keq.Problemi me demokracinë shqiptare nuk është se nuk votojnë 16 dhe 17 vjeçarët e këtij vendi. Problemet e demokracisë sonë janë endemike; në radhë të parë, ato janë probleme të vetë sistemit tonë zgjedhor. Si të tilla, ato nuk mund të zgjidhen thjesht nëse në qendrat e votimit shkojnë, një herë në katër vite, disa dhjetëra mijë adoleshentë më shumë.

Çfarë dinë vajzat dhe djemtë e kësaj grupmoshe për procesin politik, për partitë politike, për kredot dhe programet e tyre dhe, sidomos, për kandidatët që këto parti nominojnë në listat e tyre elektorale? Ç’kuptim bëjnë për ta në  politikë “e majta”, e “djathta”, “qendra”, “qendra e së majtës” apo “qendra e së djathtës”, ose, edhe më keq, “a majta e qendrës”, apo “e djathta e qendrës”. Përcaktime të tilla zor se i kuptojnë edhe vetë drejtuesit e partive politike dhe parlamentarët tanë.

Sa dhe çfarë dinë të rinjtë 16 dhe 17 vjeçarë, madje të gjithë ne, zgjedhësit e këtij vendi, për kandidatët e listave të partive politike, për të cilët votojmë një here në katër vite? Shumë pak, nëse jo aspak. Shumicën prej tyre nuk i njohim as për emër, as për fytyrë, për të mos thënë se nuk dimë asgjë se çfarë ata përfaqësojnë në të vërtetë, se sa i kuptojnë dhe si mund t’i zgjidhin problemet e mëdha shoqërore të këtij vendi dhe se si kanë mundur ata të përfshihen në listat zgjedhore.

Boll kemi menduar deri më sot se qytetarët shqiptarë e ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre kushtetuese për t’u zgjedhur ose për tëzgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë në organin më të lartë legjislativ të vendit. Përveç nja 280 ose 300 individëve, të gjithë të tjerët nuk kanë realisht asnjë shans të zgjidhen në Parlament. Në atë parlament, që konsiderohet se është i popullit, ulen 140 vetë që nuk zgjidhen nga asnjëri prej nesh, qytetarëve të kësaj republike parlamentare. Ata janë zgjedhja personale e tre individëve, tre burrave që drejtojnë tri partitë kryesore të vendit. Nëse të duan ata (për çfarëdo lloj arsyeje), ti përfshihesh në listën e kandidatëve të Partisë, në krye ose në fund të listës, edhe pse askush nga qytetarët që votojë për ty nuk të njeh se cila, ose cili je. Ky sistem nuk është një demokraci përfaqësuese, por një partitokraci, një demokraci e pakicës, jo e shumicës, një demokraci elektorale, jo një demokraci efektive, pra jo një demokraci e vërtetë.

Në kushte të tilla, është e drejtë të thuhet se ne votojmë me këmbë, jo me kokë. Një herë në katër vite në shkojmë (me këmbë) në qendrat e votimit, por nuk votojmë me kokën tonë, edhe pse, ndër shumë emra të listës së votimit zgjedhim atë (më së shumti të panjohurin) që përfaqëson Partinë që kemi më shumë “për zemër”, shumë here edhe këtë pa e ditur pse. Këtë kërkojnë vallë aktivistët e lëvizjes PZA—Pro Zgjedhësve Adoleshentë (akronimi është imi) dhe ata që po bredhin këto ditë me një peticion në dorë?

Duke e zgjeruar “bazën sociale” të elektoratit shqiptar me disa dhjetëra mijëra adoleshentë 16-17 vjeçarë nuk mund të mendohet—dhe as të pritet—se do ta bëjmë më të mirë demokracinë tonë!

 

 

All Politics is Local

 

Por, ndoshta, diçka mund të ndryshojë.Edhe këtu kam të njëjtat objeksione e rezerva si ato që shpreha më sipër.Sidoqoftë, mendoj se një erë e re ka filluar të fryjë këto vitet e fundit, sidomos me zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, dhe unë besoj se kjo erë do të përhapet edhe në pjesë të tjera të vendit. Qytetarët tanë—dhe gjithnjë e më shumë të rinjtë dhe adoleshentët e moshave për të cilët shkruaj—kanë filluar t’i ndiejnë gjithnjë e më mirë pasojat e zgjedhjeve që bëjnë kur vendosin se për cilin kandidat të votojnë si kryetar i Bashkisë së tyre, apo si anëtar i Këshillit Bashkiak.

Politika lokale, ajo që ka të bëjë me qytetin ose me komunitetin tënd, me rrugën para pallatit apo shtëpisë tënde, me trotuarët anash saj, me korsitë e biçikletave, trafikun e automjeteve dhe parkimin e tyre, me shkollat ku gjimnazistët 16-17 vjeçarë studiojnë çdo ditë, me çerdhet dhe kopshtet ku motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël shkojnë çdo ditë, me parqet dhe këndet e lodrave ku ata pushojnë e argëtohen etj.—pra, politika në nivel lokal, është më e prekshme, më pak e sofistikuar, më përfshirëse dhe, si e tillë i bën më të interesuar të rinjtë.

Në Gjermani, të rinjtë 16 vjeçarë lejohen të votojnë në zgjedhjet bashkiake të disa (5 prej 16) shteteve, por jo në zgjedhjet për Bundestagun(parlamentin federal) të atij vendi. Në disa prej shteteve në Shtetet e Bashkuara dhe në Norvegji,të rinjtë lejohen të votojnë (në zgjedhjet lokale) në moshën 17 vjeç, nëse ata mbushin moshën 18 vjeç në të njëjtin vit kur mbahen zgjedhjet, edhe nëse ato kanë përfunduar. Në Estoni, një 16 vjeçar mund të votojë vetëm në zgjedhjet lokale. Në Zvicër, vetëm një prej kantoneve të saj i lejon të rinjtë 16 vjeçarë të votojnë në zgjedhjet lokale.Në Britaninë e Madhe, shtetasit 16 vjeçarë janë lejuar të votojnë vetëm në referendumin për pavarësinë e Skocisë; e njëjta gjë edhe në Spanjë, për referendumin e pavarësisë së Katalanjës.

Këta shembuj sugjerojnë se e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale në vendin tonë mundet, ndoshta, të sanksionohet edhe për të rinjtë e moshës që kanë mbushur 16 vjeç.Në këtë mënyrë, atyre, së pari, u jepet një zë i ndjeshëm në mbarëvajtjen e çështjeve që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me kushtet e jetesës në komunitetin e tyre dhe, së dyti, në nivel lokal, ata, si çdo qytetar tjetër, i shohin dhe i ndiejnë më mirë dhe drejtpërsëdrejti rezultatet e punës së përfaqësuesve që ata vetë kanë zgjedhur në organet e pushtetit lokal dhe, rrjedhimisht, mund të marrin vendime më të informuara e më të dobishme për ata vetë dhe për komunitetin në zgjedhjet e radhës.

Kjo është një mundësi që meriton të merret në konsideratë.Por, të kërkosh që adoleshentët 16-17 vjeçarë të votojnë për Parlamentin e vendit është, në një shoqëri si kjo e sotmja, thjesht pedofilizëm politik.

 

October 26, 2018 13:28
Komento

21 Komente

  1. Arbeni October 26, 13:45

    Kur Rilindja pati paturpesine qe mbushi sallen e parlamentit me persona me precedente penale, aq sa u detyru te beje ligj dekriminalizimi per parlamentin (hapu dhe e futi brenda), kur ne parlament ka nje drejtues qe ka qene minister i brendeshem i diktatures si dhe tjere qe kane qene prokurore e sekretar partis Punes, mbushja e parlamentit me rini mund te trembe vetem ndonje bajge nga e kaluara.

    Reply to this comment
    • Alidemsi vjeter October 26, 14:21

      Nje kujtese te vogel Beni..ke harruar ish sekretarin e byrose se Partise se spitaleve dhe oturakmbajtesin e e anetareve te Birose se Partise,qe me nje llaf te tij u moren ne qafe shume mjeke te nderuar…ju faleminderit per mirkuptimin i nderuar…

      Reply to this comment
      • Arbeni October 26, 17:09

        O Ali, lexoje komentin e shih se nuk kam harruar asgje. Kam thene ministri i brendeshem, prokuror e serketar partis Punes. Pra respektivisht Gramoz Ruc, Spurdhjak Braho, Sali Berish. Shpresoj te me mirkuptosh pasi ta lexos serish komentin tim. Faleminderit.

        Reply to this comment
    • sopiqoti October 26, 20:05

      O i dashur Arben ! As me pak e as me shume ,me ato qe na thua tregon se je nje “>adoleshent i mirefillte..”

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 29, 10:37

      “mbushja e parlamentit me rini mund te trembe vetem ndonje bajge nga e kaluara.”
      jo mër jo?!
      me ç’rini o eunuk osmanlli??
      mos vallë përdore “pleqërinë deri në maksimum dhe tashti të duhet rinia!ose më mirë të themi kalamajt??
      sa nga poshtë 18 vjeç interesohen për politikën e shtetit??sa nga 18-25 vjetë interesohen gjithashtu për politikën e shtetit!!
      të dytëve mund tu thuash nëse ankohen,për veprimet e politikës”jeni të rritur,keni të drejtë votimi”po kalamajve çtu thuash??mund tu thuash të njëjtën gjë,por në fund të fundit ai të përgjigjet “unë kalama jam or lal!aq di!!”
      deri tashti fola për votes dhe jo për të votuar!!
      unë jo,por do të desha të dija se a do ti besoje ti fatet e një vëndi nja 10 deputetëve 16 vjeçarë???
      a thu se nuk do ti mashtronte kush me një X-box,a me një palë pantallona levis??a do të mendoje se ai do të kishte njohuritë për njohejn e strukturës së shtetit??sepse deri në atë moshë as nnë shkollë nuk ia kanë thënë!!
      kështu mor osmanlliu falas,këta fëmijë të “djegur për politikë” le të mësojnë nja dy vjet dhe pastaj kanë boll kohë të votojnë ose të votohen!
      shif gocën e azomit!!me shkollë amerike,shumë mbi të 16at dhe kur flet të zë lemeria!!shiko ato të LSI që kanë thyer rrekorde për moshën më të ulët dhe të zë lemeria!!
      osmanlli,gjenitë janë të paktë që të mund të përdoren që në fëmijëri,prandaj më mirë ti lëmë jasht nja dy gjeni sesa të fusim në lojë miliona çilimi!!
      gjenitë me kalimin e kohës piqen,çilimijt në momentin e dhënë të bëjnë rrëmujë!!

      Reply to this comment
  2. Syri i Shkodres October 26, 14:25

    O Arben! Te jete e gjithe Shqiperia keshtu mendjeshkurter nuk eshte mire! Ku ka me kriminel se Saliu! Te gjithe i dime krimet e tij! Une akoma kam shenjat e rrahjes nga njerezit e tij qe nuk dinin shqip! Pra ta shohesh te njeanshme se vetem PS ka kriminele ne parlament dhe PD jo dhe jo edhe LSi apo dhe te tjere eshte naivitet salinian! Ka futur Saliu njeres te rritur me mendje femije!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 26, 16:40

      syçkë
      saliu është kriminel në pension,këtë tjetrin shiko ti!këtë që ak pushtetin dhe në vënd që ta fuste brënda,si na premtoi,po e mban me gjithë të mirat!!

      Reply to this comment
  3. mirel October 26, 15:10

    O Fatos, po ku ka te ardhme me te ndritur per nje shqiptar se te behet deputet.
    I pergatit Azisi.
    Te papjekur, por punon Azizi me ta. Po i pjek.
    Po shyqyr qe tu kujtua Kushtetuta ne kete rast, se na e ka lene prapa liste kryeministri.
    Dhe pak me shkurt, se dukesh sikur po kerkon ate gurin e te marreve ne lume.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 October 26, 16:06

    “Përpiquni për një çast të përfytyroni parlamentin e këtij vendi me anëtarë 16 ose 17 vjeçarë, të cilët përfaqësojnë interesat e këtij populli, prop…………..vendosin fatet tona individuale dhe fatin e të gjithëve ne, si shoqëri! E bëni dot?”
    po mor tarifë,si nuk u bëka??
    sikur ta thoshte erdogani,ai që të paguan ty.e ke parasysh??
    a nuk kishe për të shkruar ndryshe??
    sikur berisha të të paguante njëlloj si erdo,do të na kishe çarë hajdarin njëlloj si na i çan kur na mbush mëndjen se turqia është më demokrate se demokracia vetë!!se jo vetëm europa por dhe tërë bota nuk bëjnë dot pa turqinë 80 milionshe!pa fuqinë e saj të jashtëzakonshme në prodhimin e poturreve,kastravecave dhe të bananeve!!
    kalamajtë,16-17 vjeçarë nuk kanë shumë ndryshim nga vajza tarrallake e azomit që ka “ardhur për të ofruar eksperiencën e saj për përparimin e popullit shqiptar”,eksperiencë që ska hajvan që e kupton se ku e ka mbledhur!!eksperiencë që është e barabartë me të folurën e saj si e prapambetur mendore!!
    kështu o tarifë,këto bllofe për ulje moshash,janë të njëjta me ato të zgjedhjes së kriminelëve për të zënë karriget e ligjvënësve,janë të njëjta me ato të njerëzve të paguar nga shërbimet e fshehta fqinje!është e barabartë me atë të analistëve si puna tënde që arsimimin tënd e shet tek ai që paguan më tepër!!
    pra njerëz si ti,që lehin fort për atë që i jep koromënen,janë të njëjtë me ata fëmijë të papjekur(për karrigen e ligjvënësit) që kërkon sali batërdia!!
    ne kemi shumë probleme o fatos me tarifë të ulët!!
    ne jemi një popull që na mungon ndërgjegjia civile!ne shikojmë interesin tonë privat!ne gënjejmë,mashtrojmë,vjedhim,grabisim e vrasim vëllain tonë për një përfitim të vogël!!
    ti e shite shqipërinë dhe interesin e saj për një rrogë nënpunësi!!
    të të jepnin më shumë kishe shitur grua e vajzë!!
    pthu hale!
    ps:ju të redaksisë hiqini komentet sa më shpejtë!!
    personalisht nuk më pals,çfar kisha për ta çfryrë,e çfryva!!më mjaftoi kjo kohë e shkurtër mundësie për koment që të merrja frymëzim!!

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 October 26, 16:35

    manipulimi ose indoktrinimi që mund tiu bëhet adoleshentëve është i njëjtë me atë që ju bëhet të riturve!pra probabiliteti për të votuar njërin krah ose tjetrin është i njëjtë si dhe probabiliteti i të rriturve!
    unë personalisht nuk shikoj asgjë të veçantë!
    me uljen e moshës së votuesve,përveç zgjedhjes së një kalamani si deputet,i papërgjegjshëm ligjërisht si i mitur,do të thosha se është thejshtë një rritje e inflacionit të votuesve!asnjëherë përmirësim të zhvillimit të votimeve dhe të ndërgjegjes politike të popullit(publikut)!!
    nëse kërkohet një përmirësim i ndërgjegjes politike atëherë duhet vepruar në një drejtim tjetër!
    në atë të rritjes së dijes politike të popullit që për pasojë sjell dhe rritjen e ndërgjegjes politike të tij!!
    kjo nuk bëhet me gënjeshtra,manipulime me indoktrinime!
    kjo bëhet me edukimin e tij nga njerëz profesionistë të shkëputur nga politika!!
    e para në shkolla dhe e dyta në informacionin masiv!si viziv dhe të shkruar!!
    pa një edukim të tillë!?
    mund të themi se lëshojmë pordhë syfyri nga mëngjesi deri në mëngjes!
    shkollat duhet të kenë një informacion të njëjtë dhe të përpunuar nga njerëz të paanë,jo partiak,i njëjti informacion duhet të shpërndahet rregullisht në gazeta e televizione,në mënyrë të detyruar dhe pa komente nga ana e tyre!
    këto informacione të shtypen e të shpërndahen në popullatë çdo vit falas!të përditësohen çdo vit me ndryshimet që ndodhin!!
    shqipërisë i duhet një edukim i tillë!
    nuk është bërë asnjëherë,sepse nuk i ka interesuar politikës shqiptare!!
    ajo ka bërë gjithçka për ta penguar një edukim të tillë!
    dhe ti o tarifë e ulët,pavarsisht se bën sikur shqetsohesh”për të mos thënë se atyre u flitet shumë pak në shkollë për edukatën civike dhe për politikën.”,nuk e ke hapur gojën!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 October 26, 17:28

    Ne moshen 16 vjec e shumta mund te kene vjedhe fiq ose kane pertypur fiqte e babait.Keta qe jane kane pervoje si hajdute dhe jane te lidhur me boten e krimit.Nuk u kemi pare hajrin por kemi pare tragjedi dhe komedi falas nga regjizoret me te mire te kohes,Berisha ,Rama e meta me aktore te famshem si LuliBalla dhe Monika.
    Me keta u mesuam tani

    Reply to this comment
  7. c'mundet ti thote Politikes nji moshe e till .Ti tregoj format e bukura ,gjysem nudo ?! E entuzjasmoje perversat ne parlament ? October 26, 18:06

    Nji nxenes i asaj mashe , ne Europe
    sidomos ate qendrore , ku vijne nga nji shoqeri
    me nji kulture familjare e nji nivel mjaft te larte zhvillimi
    ne krahasim me rest te botes ,
    edhe mundet duke qen se vjen nga prinder intelektual
    Europian ti hyje politikes dhe afroje asaj dicka ,
    duke perfaqsuar Te Rene ,
    siedhe eshte mode ne shoqerite europiane qe
    exziston ajo kontradite -perballje moshash etj etj .
    Por c’mundet ti thote politikes nji femije bankash shkolle ,
    qe vjen nga nji shoqeri e shpartalluar ,ku lulezon degjenrimi i shoqerise per 28-vjet e kriminelet kakarisin
    dite e nate medieve ,
    ata qe ropen e shkaterruan ate vend jane vet padronet e tyre ,
    si baxhella e lsi-se ,
    qe rekruton femije te pafajshem ne kampe
    te improvizuar si ndodhi ne Jale ,ku vec histerise gojes
    shperthyer ne propaganda idiotesh e thirrje per lufte ,
    naten zgerlaqen ne orgji (politikanet e se ardhmes )

    kafshet po tentojne te arrijne fundin e politikes shqiptare ,si ben ne gjithcka ne ate vend .
    Turp . Maskarallik. Shkaterrim. Sharlatanizem ne Politike
    i shoqerise

    Reply to this comment
  8. Sokrati October 26, 21:03

    Nuk ka vend per adoleshemtet se do ta mbushin kriminelet sikunder e kane mbushur.Kjo i intereson atij qe nuk eshte marrosur akoma por po marros gjithe Shqiperine Edi Rames e kompani.

    Reply to this comment
  9. Ylli October 26, 22:03

    Dhe une jam dakord qe nje 17 vjecar te mos jete ne Parlament sepse sipas orakullit te Tendes se Qypit nuk bejne….pedofili politike thote autori.
    Po mire ,po carja e trapit nga babai i orakullit 60 vjet me rradhe per 15 vjecar qe moren armet dhe luftuan italo-gjermanet ,mos valle quhet ….pedofili historike ???
    E vertete qe kete e ka thene Saliu dhe Fatosi kot ben sikur shtjellon dhe arsyeton pse eshte kundra.E ka detyre qe ne djep te jete kundra.Quhet refleks i kushtezuar.
    Po nese kete ide do ta lançonte Edi ,valle Fatosi do ishte kundra.Aq sa ishte kundra Lenka perballe Enverit ,po.kaq jane shanset qe Tos Orakulli te jete kundra Edit.
    Ku gjejne llogjiken te bejne shkrime karagjoze e sharlatane kur dhe qeni i Pavlovit ishte me i pavarur perball eksperimentit.
    Zoti Fatos Tarifa ….mos harro ,je produkt i eksperimentit enverist “Njeriu i Ri Shqiptar”.
    Meqe je te Pedofilia Politike ,bej nje shkrim per Modelin Pedofil te Petdhunimit Rilindes ,zotin Elvis Edvin Ervin Rroshi.Apo ketu sta mban se nuk gisht Saliu.
    Mes halleve qe kalojme eshte kenaqesi te lexosh majtistet gazetare dhe komentuesit e tyre zagare.

    Reply to this comment
  10. Detari October 27, 11:33

    Te votosh kur je 18 vjec eshte e papranueshme….Por te kesh te drejte te zgjedhesh ,sidomos ne parlament , jo vetem eshte e padobishme ,por thellesisht e demeshme dhe me pasoja negative per te gjithe shoqerine…. Vizioni I nje 18 vjecari nuk e kalon pragun e shkolles se mesme (por jo te nivelit te arsimit ende te pa reformuare shqiptar ,ku mesimdhenesit jane arsimuare para viteve 1980 dhe me pare me tekeste te viteve 1960-1970….)dhe te diskove ,kur ne shkolla droga eshte ulue kembekryq,ku ,ku imoraliteti dhe papergjegjeshmeria e tyre eshte problematike…Nuk dua ta pergjithesoj ne asnje menyre ,dhe do te ishte gabim ta beja kete .Por ajo qe ata duhet te cojne ne parlament nuk ekziston deri ne moshen pasuniversitare..duhen edhe disa vite per te pare se cfar ndodh dhe si do te ishte me mire te ndodhte…Nje parlamentar duhet te Jete te pakten specialist I nje . fushe(ndoshta me shume ) qe te kete mundesi te perdori aftesite e tij per gjithe shoqerine , aq me teper te perdori voten per te rrezuare nje projekt teper te rendesishem sic eshte siguria kombetare (paqe a apo lufte ) e tj …..Prandaj nje pelamentar duhet te jete nje njeri me reputation te larte ne shoqeri …Nivele te tilla gjenden ,ndoshta pas moshes 35 vjec ku eshte mbaruare te pakten doktoraten .Te gjitha mendimet qe te cojne tek moshat 18 …. tj ju interesojne vetem partive politike per T’ju zgjatur atyre jeten anti- popull…..

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit October 27, 13:31

    kjo çeshtja e pjekurise se individit eshte subjektive. Ka individe qe nuk “piqen” kurre, ka nga ata qe “piqen” me shpejt dhe plot eshte pazari i shpqerise me individe gjysme te pjekur/gjysme te papjekur. Herman Hesse ne nje proverb lapidar bavaraz (nje svev i mire fillon te gjykoje drejt pas te dyzetave) shton se per mendimin e tij kjo gje ndodh pas te pesedhjetave. Por eshte fakt se te rinjte e sotem kane mundesi informacioni mbi boten dhe shoqerine ne moshe shume me te re. Duke kerkuar te ndihmoj femijen tim ne shkollen e mesme po mesoj edhe une mjaft gjera te vlefshme ne fushat e ndryshme dhe mund te them se nqs brezi i ri i sotem impenjohet seriozisht, jane ku e ku me te pasur me informacion dhe kesisoj kane mundesi dhe aftesi te “piqen” me shpejt, ne kuptimin e gjykimit mbi boten dhe sjelljen e shoqerise multikulturale. Ne kete drejtim, mendoj se prof. Tarifa ndofta duhej te jete me entuziast per akesin e moshave te reja, qofte edhe ne politike, pasi e dime qe politika ne vetvete nuk eshte thjesht zejtari pleqsh te urte, por edhe dinamizem perpjekjesh te reja, ne te cilat, duke qene vete mosha, te rinjte dominojne se Zoti u ka dhuruar me tepri vrullin dhe kureshtjen, tiike per keto grupmosha. Sa e sa raste ka ne histori kur te rinjte jane shpirti i revolucionit. Por ka edhe te drejte prof.Tarifa, kur ke parasysh kalamajte qe solli ne parlament Meta me shoke, qe me pak shejtanllek mund ti perdoresh si llastiqe llafazane.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 29, 10:20

      “kjo çeshtja e pjekurise se individit eshte subjektive. ”
      aman të keqen o mon vëllai!
      sa piqen dhe sa digjen në atë moshë??
      pra 10 % të pjekur dhe të tjerët të djegur??
      mon vëllai pa mbushur 18 ti nuk mund ta dënosh një njeri!!e dënon me gjysmën e dënimit!!
      do të thuash ti “sido që të jetë humbim atë 10 %”??
      jo mër mon jo!!nuk humbet asgjë!!atë 10% aktivizoje,mund të bëjë 2 vjet “zbor”,”gavetë” dhe pastaj tia fillojë si për të votuar dhe për tu votuar!!
      mono,nuk është se i kemi zgjidhur problemet me 18 e sipër dhe tashti na kanë mbetur 18 e poshtë!!
      mon vëllai,këta para se të kërkojnë të fusin “gjak të ri” në lista,duhet të krijojnë besim në politikë!të krijojnë besimin në atë masë që del tmerrësisht pak për të votuar!!
      duhet të krijohet besimi se vota nuk vidhet,duhet të krijohet besimi se vota e hedhur për dikë ka vlerë!!
      pak nga pak vjedhja,blerja e votës po bie!nuk është se mund të themi kemi besim që vota shkon atje ku duhet,por të paktën mund të themi se ngadal,ngadal po futet në binarë!!
      por në të njëjtën kohë nuk mund të themi se vota e hedhur për një parti ka vlerë!!asnjë nga partitë e votuara nuk i mban premtimet që i ka dhënë elektoratit të saj!!
      si kur fiton dhe kur mbetet në popzitë!!tek ne vota kërkohet vetëm në kohë fushate!pas saj gjithçka zhduket,bëhet inegzistente deri në zgjedhjet e ardhëshme!politikanët e përzëmërt,dhënës duarsh në pafundësi,puthës fëmijësh e pleqsh,pësojnë metamorfozën e të paprekshmit,të perëndosë në olimp,të njeriut të padukshëm!!
      këtu duhet të shtrihet puna e politikës dhe jo tek rritje e inflacionit të votës!!
      POLITIKË BINDËSE,TË BESUESHME DHE JO INFLACION VOTUESISH!

      Reply to this comment
  12. Detari October 27, 14:08

    Ndreqie gabimesh:Ne rrjeshtin e pare ku shkruhet e papranueshme,duhet kuptuare “e pranueshme”.Po ne kete rrjesht ,atje ku shkruhet zgjedhesh ,duhet kuptuare “ zgjidhesh”.Me falni per pakujdesine.Falemnderit.

    Reply to this comment
  13. Amerikani October 28, 23:04

    Jam.i sigurt qe kete brez moshe nqs do lejohej nje idjotesi e tille, do e pervetesonte me shpejtesi Monika e LSI.
    Z.Tarifa shkruante dhe mua me kujtoheshin mjeranet e LRI qe çireshin ne korr duke perseritur dallkaukun qe u recitonte nje marrsh ushtarak me “burrenesha” e breke e çizme lesha.
    Po pse nuk i ka futur ne parlament kalamajte LSI?
    Ç”do e pengonte “burneshen” mediokere te LSI, ti jepte “besen” prinderve te nje adoleshenti apo adoleshenteje 16-17 vjeçar ta fuste ne parlament ashtu sic u shpreh per ate kalamaun Kerbaçi, prinderve te se ciles i kishte dhene “besen” per sigurine e vajzes, a thua se po e desantonte ne mes te nje savane me luane ne Afrike.Monika shperndan dhe iphon. Kush eshte ai adoleshent e adoleshente qe nuk do e drshte nje iphone?

    Po çjane keto budallalleqe mor amani?

    Sa per “shoqerine civile” ketu nuk ka shoqeri civile por reparte civile te partive politike.
    E vete quajtura shoqeri civile ne kete vend ka dy probleme:
    E para qe eshte e varur ne gozhden e partose dhe e dyta qe eksopnentet e saj jane ne rastin me te mire te se keqes matrapaze e grabitqare fondesh dhe ne rastin me te keq psikopate delirante qe duke mos qene te afte te behen dikushi ne jete zgjedhin te imponohen me presjon dhe banalitete.

    40 vjeç duhet te zgjidhen perfaqesuesit e popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim