Pekin, restoranti ku ndërthuret ushqimi dhe seksi (Foto)

August 19, 2018 20:19

Pekin, restoranti ku ndërthuret ushqimi dhe seksi (Foto)

“S & M”  është një ndër restorantët më interesantë që mund të haset në Pekin.

Pronarët e restorantit, 27-vjeçarja e divorcuar Lu Lu dhe babai i saj, e kanë konceptuar atë jo vetëm si një hapësirë ku mund të shijohet ushqimi, por edhe seksi.

Shtresës së re intelektuale të Pekinit u shërbehen pijet me gota në formën e gjirit dhe u hapen birrat me hapëse në formë penisi.

Restoranti është hapur në 2017-n dhe në krye të kuzhinës qëndron babai i 27-vjeçares, ndërsa kjo e fundit menaxhon stafin.

Qeveria ka dorë të shtrënguar për çështje të tilla të ndjeshme dhe jo më larg se në prill të këtij viti, policia urdhëroi mbylljen për një periudhë dyjavore të një bari në Pekin, ku klientët lejoheshin të preknin gjoksin e një gruaje, megjithëse me rroba veshur.

Por restoranti i Lu Lu-së nuk konsiderohet vulgar dhe as pornografik. Thjesht erotik!

s.a/dita

August 19, 2018 20:19