Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulim

December 5, 2018 17:51

Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulim

​Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka thënë se është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulimet e tij dhe ai e ka nxitur sulmuesin e Paris Saint-Germainit që t’i shfrytëzojë aftësitë e tij më shumë.

Ylli brazilian, Neymar, ka marrë shumë kritika gjatë karrierës së tij, por veçanërisht gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, për sjelljet e tij në fushë sa i përket simulimeve, transmeton Gazeta Express.

Tri-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele, ka thënë se bashkëkombësi i tij e bën të vështirë ta mbrosh nga këto kritika, si dhe ka treguar se ai kishte biseduar me të për t’ia kujtuar se sa i talentuar është.

Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për të gjitha gjërat tjera që i bën përveç që luan futboll. Unë bisedova me të dhe ia kujtova atij aftësinë dhe talentin që e posedon. Ai ishte i pafat sepse Brazili nuk e fitoi Kupën e Botës dhe ai u fajësua për këtë gjë”, ka thënë Pele.

Kam qenë me të në Evropë dy herë. Biseduam dhe unë ia sqarova se Zoti i futbollit ia ka dhënë atij një dhuratë dhe se ajo që e bën ai në fushë e komplikon këtë dhuratë”.

 

v.l/ Dita

December 5, 2018 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*