Pele: Neymar është bërë simulant i madh

April 4, 2014 19:12

Pele: Neymar është bërë simulant i madh

Legjenda e Brazilit, Pele, ka kritikuar yllin e Barcelonës, Neymar, për tendencën e tij të vazhdueshme për t’u rrëzuar në fushë lehtësisht.

22 vjeçari është kritikuar shumë nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pas takimit të parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve dhe Pele ndjen se pohimet e argjentinasit për bashkëkombasin e tij janë të drejta.

“Mendoj se Neymar kërkon të krijojë faula dhe situata që nuk ekzistojnë. Ai të njëjtin problem e ka pasur te Santosi”.

“Ai është përmirësuar në shumë aspekte edhe pse futbolli është më i vështirë në Evropë. Eshtë më fizik dhe kjo do ta ndihmojë atë që të përmirësohet”, tha Pele për ESPN.

April 4, 2014 19:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*