Pelegrinazhi/ Mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout

June 13, 2018 09:30

Pelegrinazhi/ Mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout

Mijëra besimtarë kaluan mbrëmë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Mbrëmjen e djeshme kulmoi ai që qujet “pelegrinazhi i 13 të martave”.

Riti nisi nga orët e mëngjesit të ditës së martë dhe vijoi në mbrëmje duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme.

Pelegrinët ishin thuajse nga i gjithë vendi pa dallime fetare, të krishterë e myslimanë.

Karvani i trafikut të automjeteve i ka kaluar disa kilometra e pelegrinët janë përballur me sfidën për t’i realizuar sipas “njetit” ritet fetare ndërsa të mbërrijë në brendësi të Kishës ishte mision i pamundur.

Qëndrimi i pelegrinëve të Natës, ka bërë që hyrje daljet të jenë shumë të vështira për t’u kaluar duke krijuar edhe rrezikun e shtyrjeve apo rrëzimit të pelegrinëve.

Një punë shumë e vështirë për pothuajse 20 ore në këmbë ishte edhe ajo e policise lokale.

Sot festimet vazhdojnë për ditën e Shën Andonit. (Shna Ndout – në dialektin lokal)

o.j/dita

June 13, 2018 09:30
Komento

5 Komente

  1. ??? June 13, 09:42

    Cfare bën varfëria, i çon njerëzit në kisha e xhamia!

    Reply to this comment
  2. As June 13, 09:50

    Lajmi do te kishte me shume publicitet ne se do shkruhej
    MIJRA BUDALLENJ KALUAN NATEN NE KISHE DHE PUTHIN B…….. E PRIFTIT

    Reply to this comment
  3. Kasandra June 13, 18:30

    Pelegrinazh “i fortë “me program 13 javor!
    Propaganda fetare qeveritare dhe presidenciale, Iftaret e tyre politiko- fetarë dhe predikimet pasionante të klerikëve për vetitë shëruese të objekteve të kultit po japin rezultatet e tyre si ky rasti i kishës së Shna Ndout në Laç. Harmonia fetare ka marrë rrugën e konkurimit: Kush “shëron” më shumë fakirë të gojës dhe të mendjes, shton grazhdën e vet dhe të biznesit. Po thonë se nuk “zë” se e Marta është ters. Ja që “besimi” është i madh, bën çudira. Kemi rastin e kishës së Shën Vlashit pranë Durrësit.
    Dikur në këtë kishë përkujtohej Shën Maria çdo 15 Gusht me një ritual fetar që u transformua në një festë të madhe. Durrësi siguronte furnizimin me ushqime e muzikë si dhe mbajtjen e rregullit. Gradualisht rituali mori pamjen e një pikniku sepse ngrihej gjithë Durrësi e ca të tjerë rreth e rrotull për të bërë piknik dhe një natë aheng ndërkohë që besimtarët e thekur faleshin brenda në faltore. Kishte vend për të gjithë deri në vitin 1967. Sot ajo është ngritur në kategori, është bërë vakëf elitar, lëshon rreze fetare për gjithë besimtarët dhe furnizon me akademikë fetarë. Këto kanë zëvendësuar famën e saj si vakëf shërues dhe të mirat që vinin prej saj. Veç kësaj, kisha nuk është më e hapur për aktivitete gjithëpërfshirëse se nuk i shërbejnë më qëllimit të saj dhe se Kryeakademiku i saj i ka zët laikët se i “zbardhin” bamirësitë e tij sa për Shqipërinë edhe për Greqinë! “Kujto mushkë Valarenë se Ali Pashën e prenë!” Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*