Peleshi për Ramën: Apeli për të votuar vetëm kandidatët e mazhorancës, sjellje normale politike

May 18, 2015 23:59

Peleshi për Ramën: Apeli për të votuar vetëm kandidatët e mazhorancës, sjellje normale politike

Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi u jep përgjigje kritikave të ardhura pas thirrjes së kryeministrit për të mbështetur me votë vetëm kandidatët e mazhorancës, me qëllim që pas 21 qershorit kryebashkiakët e rinj të mund të bashkëpunojne me qeverinë qendrore.

I ftuar në studion e Adi Krastës, Peleshi tha se eksperienca ka dëshmuar se kryebashkiakët e opozitës nuk kanë aplikuar për projekte dhe se kanë qasje refuzuese ndaj qeverisë, me qëllim që të krijohet zhgënjim.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Peleshi e konsideroi atë si një sjellje normale politike.

“Ju besoni se Merkel bën thirrje për të votuar socialdemokratët?! Është sjellje normale politike. Në këto zgjedhje, po shkojmë me dy qasje; një qasje është ajo e kandidatëve tanë me projekte dhe qasja tjetër, e opozitës, që flet për mungesë shprese”tha Peleshi.

Sa i përket komunikimit publik në fushatë, Peleshi tha se qëllimi kryesor i mazhorancës është evidentimi i asaj çfarë është realizuar deri më tani.

“Në këtë fushatë jemi për të treguar se cfarë mundëm të bënim në kaq pak kohë. Do vazhdojmë të tregojmë se mund të bënim më tepër nëse nuk do kishim fatura për të paguar. Tani që shlyerja e borxheve po shkon drejt fundit, burimet e financimit për pushtetin lokal janë më të mëdha. Ne shkojmë për t’u treguar shqiptarëve se ka shpresë, se ka mundësi” tha Peleshi.

May 18, 2015 23:59
Komento

11 Komente

  1. mushkonja April 18, 20:22

    Nikoooo
    he mo xhan e ke dhen per her te shtate doreheqjen?
    🙂

    Reply to this comment
  2. Maliq Lami April 18, 20:39

    Krasta lere Peleshin te merret me projektet e OJF-ve se per ate pune eshte mjeshter.
    Keto qe e pyet ti jane si mish i huaj ne hunde per te

    Reply to this comment
  3. Studenti April 18, 21:09

    Po cte thote niko ziu, te shaj Ramen o?

    Reply to this comment
  4. beni April 18, 22:37

    Eshte e vertet z.Peleshi qe ate kullen e shemtuar e keni paguar 2 meleon euro?
    Ku kane shkuar shumica e ketyre parave?
    Dhe si shpjegohet mbrojtja e zelleshme e nje shemtie te atille?

    Reply to this comment
  5. korcar April 19, 03:41

    O dita si nuk ia bete nje karikatyre dhe ketij Peleshit o aman
    Eshte nji Bes Mustafaj nga Korca qe ia nxiu jeten ca kohe ne internet.
    thuajini atij bre se u mollois ai

    Reply to this comment
  6. dyshues April 19, 06:28

    qyqar

    Reply to this comment
  7. kukja April 19, 13:41

    Nikua rron ne nji pallat me tutorin e tij thone.

    Reply to this comment
  8. salem May 19, 06:22

    Une jam dakord qe ashtu duhet te thote,po duhet njekohesidht t’u jap kurajo edhe atyre qe s’mendojne si ai.
    T’u thote se do bashkepunoi ma ata njelloj si edhe me te majtet;perjashto kur vete ata nuk duan,se nuk i lene (si c’thoshte i madhi Brojka)

    Reply to this comment
  9. bekim May 19, 06:57

    Ohh cfare i paska punuar Krasta Peleshit!!!!
    Peleshi: Nuk di pse eshte ky perceptim ne popull qe Rama drejton me arrogance dhe brutalitet
    Krasta: Nuk kisha dhe nuk kam pyetje per kete argument :)))

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*