Peleshi: Personat me aftësi të kufizuara, jo më çështje e dorës së tretë

February 17, 2014 13:23

Peleshi: Personat me aftësi të kufizuara, jo më çështje e dorës së tretë

 Zv.kryeministri Niko Peleshi tha sot se qeveria do të garantojë respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, një kategori që qeveritë e shkuara e kanë trajtuar si çështje e dorës së tretë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me temë “Drejtësia dhe personat me aftësi të kufizuara”, Peleshi tha se është i domosdoshëm ndërtimi i një marrëdhënieje të re të shtetit me këtë kategori shoqërore. “Në këto vite kemi arritur shumë pak, aq sa nuk mund të krenohemi. Nëse ka ca arritje në drejtim të përmirësimit të të drejtave të PAK, merita është e vetë atyre, po ashtu edhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj kësaj kategorie. Ka ardhur koha të heqim dorë që çështjen e PAK ta konsiderojmë si çështje të dorës së tretë. E di që jeni lodhur nga premtimet pa fund të politikanëve gjatë këtyre viteve, por nëse ne nuk ndërtojmë një mentalitet qeverisës të ndryshëm dhe të ri, nëse nuk ndërtojmë një marrëdhënie me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar nuk mund të arrijmë shumë”, tha ai.

Ai garantoi se mazhoranca qeverisëse do të punojë çdo ditë që të jetë më e ndjeshme ndaj kësaj kategorie për të vendosur një kulturë të re të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar.

“Ne do bëjmë punën tonë që të jemi një qeveri e ndjeshme, një qeveri që reagon ndaj presionit tuaj pozitiv për tu garantuar të drejtat tuaja. Janë hedhur disa hapa, është caktuar një zëvendësministre, sapo kemi ngritur komitetin ndërministror, kemi marrë angazhime të paktën për projektet që do zhvillohen me buxhetin e shtetit të ndërtojnë dhe infrastrukturën për PAK. Sfida është shumë më e madhe se kaq. Duhet të kujdesemi për aksesin sidomos për institucionet e drejtësisë. Ne do luftojmë çdo ditë për të marrë projekte në përshtatje me këtë kulturë të re të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar”, theksoi Peleshi.

 

February 17, 2014 13:23
Komento

4 Komente

  1. KONSTANTINO February 17, 14:54

    Ajo qeveri qe iku e dime shume mire qe u tall me PAK, po ju qe jeni tani cfare po i ndihmoni? Partia PPAK ,me z.AFRIM JESHILI ju bashkengjit ne koalicion ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe deri me sot asnje pune si keni ofruar.

    Reply to this comment
  2. miri February 17, 18:26

    nga dora trete ka kalu te dora dyte, o palikari shko ha kernacka me birraaaaa korca.

    Reply to this comment
  3. mato February 17, 19:09

    Fjalet i merr era , letrat qendrojne ngahera !!!

    E para dhe e domosdoshme : U jepni mundesi te levizin hallemedhenjte me aftesi te kufizuar. Mos jepni leje shfrytezimi per pallatet pa ashensor, pa korsi per karrocat e tyre, pa pjerresi per levizjen sepse i kemi burgosur kafazeve te shtepive e ballkoneve bashke me moshen e tyre dhe ato pak kacidhe qe u jepni i marrin kujdestaret . Nuk doja te uroja kend qe te kishte nje pjestar te tille ne familje, qe eshte bere i tille jo per fajin e tij, qe te ‘preken’ zemrat e fjalebukurve me gure ne strajce. Ata jane te urte, jane te mire dhe bashkejetojne me hallin e tyre . Ju s,keni mundesi t’i shihni se nuk levizin dot , nuk lypin , nuk bertasin , nuk e nuk vecse qajne pa lote, se u jane thare, fatin e tyre te mjere. Mos u kujtoni per t’a kur Europa u leshon zagal apo u jep ndonje program . Ata nuk jane si ata ‘lypsaret’ e pasur te semaforeve e trotuareve . Se tani m’u kujtua nje dialog i para ca diteve tek kryqezimi i ‘Vasil Shantos’ :

    ” Zoteri, me ndihmoni ju ndihmofte zoti. Kam tre dite pa ngrene .”

    ” Eja nga shtepia , e ftova me dashamiresi , kemi fasule.”

    ” Mire…duroj dhe kater dite.-m’u pergjigj “

    Reply to this comment
  4. Jozi February 17, 19:34

    AMAN ORE PELESHI ATE SALIUN MA NDIMO PAK SE ESHT ME TE META MENDORE SE ESHT SHUM HOLL SU KA LEN KOQE LEKU SHQIPTARVE NE XHEP

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*