Peleshi: Qeveria mbështet biznesin duke i hequr barrierat burokratike

October 28, 2015 19:59

Peleshi: Qeveria mbështet biznesin duke i hequr barrierat burokratike

Zv/kryeministri, Niko Peleshi, deklaroi te mërkurën në mbrëmje  se qeveria shqiptare ka hartuar një paketë ligjesh për te mbeshtetur biznesin, duke i hequr barrierat si, burokracia dhe kthimi i pronave, për t’i dhënë një impuls të ri biznesit.

Zv/kryeministri, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në takimin mbarëkombëtar të biznesit me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të organizuar të në Tiranë.

Peleshi në fjalën e tij tha se “Takime të këtij formati, që bazohen në mënyrë praktike dhe do japin produkte të sukseshme dhe natyrisht duhen mbeshtetur dhe nga institucionet si qeveria shqiptare, prandaj ne jemi këtu për të ndarë detyrat dhe përgjegjësitë në raport me biznesin. Duke lexuar të dhënat për dhomën tuaj konstatoj se 15% të anetarëve janë biznese aktive në eksportin e hidrokarbureve, tekstileve, produkteve bujqësore, ndërtim, plastike etj. Eksporti është një nga orientimet e domosdoshme të ekonomisë shqiptare, pasi ne jemi një treg i vogël, modes, me një infrastrukturë jo shumë të mirë komunikimi, kështu qe zgjidhja e vetme është të rrisim konkurueshmërinë, të eksportojmë dhe të përfitojme jo vetëm nga tregu ynë, por nga tregu rajonal dhe madje dhe ai botëror përmes eksporteve”.

“Është shumë mirë që ju keni biznese aktive të eksportit dhe ne do t’ju ndimojmë me çfarë mundemi për t’i dhënë një impuls të ri eksportit shqiptar. Qeveria shqiptare në këtë ekonomi tregu ka rolin e vet rregullator edhe nxitës dhe mbështetëse. Instumentat qeveritar janë të ndryshëm, por ata ngrihen në themelin që është besim dhe para dy vitesh kur ne filluam punën tonë në qeverisje e filluam nga besimi. Gjetëm një besim të dëmtuar të institucioneve të biznesit në raport me institucionet publike. Një besim i cili ishte thyer për shkak të dhjetëra e qindra kontratave të lidhura ndërmjet biznesit dhe qeverisë shqiptare dhe të shkelura nga ana e qeverisë. E për sa kohë mungon besim i sektorit privat tek sektori publik, nuk mund të pretendohet për një rritje ekonomike, ndaj dhe morëm një faturë të lartë që jemi duke e përfundur duke shlyer më shumë se 700 milione euro borxhe të marrë nga biznesi”, tha Peleshi.

October 28, 2015 19:59
Komento

7 Komente

  1. Arben October 28, 20:08

    PO BIZNESI CFARE THOTE?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    HAHAHAHAHHAHAHHA

    Reply to this comment
  2. veterani October 28, 20:41

    Paska marr pjes dhe BASHAR ASADI. AI ne te djathte te Peleshit.

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 28, 20:42

    Bizneset i keni nxierr ne rruge te madhe more qeveri mashtruese.

    Reply to this comment
  4. info analitike October 28, 20:52

    Pasi e shkaterruan biznesin e vogel e te mesem tani po e mbeshtesin! Tamam diskutim Pe-leshi.

    Reply to this comment
  5. mirel October 28, 21:06

    Haha, kjo eshte qiveria??

    Reply to this comment
  6. Piro MITRUSHI October 28, 21:45

    Dua t’i bej thirrje per kujdes, kujdes dhe njehere tjeter kujdes z.Peleshi, sidomos kur kompanite jane te lidhura me import-eksportet e karburanteve, duke ju referuar nje shembulli me Naften brutto qe “eksportojme” kryesisht ne rafinerite e Maltes (!?!?), por edhe ne 17 (!?!?) rafinerite e vendit. Rafineria dhe rafinim i naftes jane dy kuptime rreptesisht te definuara nga rregullat e Botes dhe BE.
    Gjithashtu kujdes me raportimet ditore, mujore e vjetore te nxjerrjes, perpunimit, depozitimit dhe tregetimit te arit te zi dhe produkteve te perpunimit te naftes. Pervoja Norvegjeze do te ishte me shume vlere, por edhe ajo kroate/maqedonase.

    Reply to this comment
  7. rolo October 29, 13:25

    Nikua, o zot nikua. a te dhjefsha diturine ty ore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim