Peleshi: Qeveria, program agresiv në mbështetje të bashkive

February 26, 2016 17:41

Peleshi: Qeveria, program agresiv në mbështetje të bashkive

Partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të PNUD-it, në një takim mbajtur sot në Tiranë vlerësuan ‎rezultatet dhe kontributin e PNUD-it në zhvillimin e vendit tonë.

Ky është vlerësimi i parë për Shqipërinë, përfshin programet e periudhës për vitet 2007-2015 gjatë seminarit të organizuar nga zyra e PNUD-it në Shqipëri, zyra e PNUD-it për vlerësim të pavarur në bashkëpunim me qeverinë.

Vlerësimi shqyrton kontributin e PNUD-it në rezultatet e zhvillimit në Shqipëri në tre fusha: qeverisja demokratike dhe zhvillimi lokal, përfshirja ekonomike dhe sociale dhe mjedisi.

I pranishëm në këtë aktivitet, zëvendëskryeministri Niko Peleshi  bëri të ditur se qeveria shqiptare po përgatit një program shumë agresiv në mbështetje të bashkive.

“Ne besojmë që vendi yne ka shumë nevoja dhe ka potencial të madh, por decentralizimi dhe reforma nuk janë përgjigjia finale. Ne nuk fshihemi prapa decentralizimit, por do të ecim bashkë me të dhe do të ndërtojmë një program shumë agresiv të mbështetjes së drejtë për drejtë të bashkive” tha numri dy i qeverisë.

1f8768ff-22f1-442c-ab37-d2bef4457b2bKoordinatori i Përhershëm i Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD, Brian J.Williams tha se tashmë kemi krijura themele të forta që sigurojnë mbështetje të vazhdueshme.

Raporti i vleresimit përshkruan një gamë të gjerë të ndërhyrjeve të PNUD-it në Shqipëri të përfshira fuqimisht në prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë.

Sipas Vlerësimit, kontributi i PNUD-it ka qenë i rëndësishëm në hartimin e politikave kryesore dhe në plotësimin e mangësive kryesore institucionale në fusha të tilla si qeverisja, përfshirja sociale dhe mjedisi.

February 26, 2016 17:41
Komento

1 Koment

  1. info analitike February 27, 16:02

    Edhe zgjedhesit do t’ua shperblejne me nje votim edhe me agresiv ne zgjedhjet e ardhshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim