Peleshi: Reforma në drejtësi, rrit investimet

July 28, 2016 13:33

Peleshi: Reforma në drejtësi, rrit investimet

Zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh sot se qeveria ka miratuar një sërë vendimesh për projekte me vlerë 250 milionë euro dhe impakti në punësim është me 2800 të punësuar në sektorë si hidroenergjetikë, energjitë e rinovueshme, tuirizëm .

Peleshi tha se, vendime të tjera që janë marrë janë për rikthim në identitet të institucioneve të kulturës, të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Bibliotekës Kombëtare.

Peleshi shtoi se ka dhe disa plane të zhvillimit rajonal. “Për pak javë do të miratojmë ën Këshillin Kombëtar të Territorit planet e përgjithshme vendore për bashkitë”.

Gjithashtu shtoi Peleshi edhe Agjencitë që kanë lidhje me çelejen apo regjistrimine bizneseve të reja kthehen në sportele unike. “Po kontribuojmë në krijimin e një klime të favorshme biznesi”, tha Peleshi.

Duke folur per rritjen e investimeve, Peleshi tha se, “Reforma në drejtësi, do të na japë mundësinë jo vetëm të patrojmë këtë sistem nga korrupsioni, të kemi një trupë zyrtarësh të ndershëm, por na jep mundësinë të kemi një klimë shumë të favorshme për investimet, pasi do të rritet siguria juridike”.

July 28, 2016 13:33
Komento

2 Komente

  1. Arben July 28, 20:22

    KUR TI RRISI.

    Reply to this comment
  2. Arben July 28, 21:04

    KUR TI RRISI,

    DO TE SHOHIM, KETU JEMI NUK IKIM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*