Peleshi: Suksesi i pamerituar, dekurajim për të rinjtë

September 28, 2016 09:29

Peleshi: Suksesi i pamerituar, dekurajim për të rinjtë

Historitë e suksesit të pamerituar, janë për zëvendëskryeministrin Niko Peleshi një prej problemeve të mëdha të shoqërisë tonë, jo vetëm se shërbejnë si modele të gabuara por sepse dekurarojnë të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë

Peleshi: Modeli i suksesit që ju flet çdo ditë kryesisht të rinjve shqiptare, por jo vetëm është i gabuar dhe dëmi më i madh që këto raste suksesi të pamerituar i bëjnë shoqërisë është dekurajimi i të gjithë të rinjve të tjerë nga rruga e vërtetë.

Duke marrë si shembull të sapodiplomuarit e LEAD Albania, numri dy i qeverisë apeloi të rinjtë shqiptarë që të investohen në rrugën e mundimshme por të qëndrueshme të dijes pasi sipas tij ekselenca dhe profesionalizmi fiton mbi cdo model të gabuar qoftë ky edhe i mbështetur nga politika.

Peleshi: Ekselenca dhe profesionalizimi arrin të mposhtë modelet sado të forta të jenë ato dhe të mbështetura të jenë nga politika. Kthejini kurrizin modelit të shoqërisë, mos dëgjoni modelet e vjetra, mos u joshni nga rruga e shkurtër. Investoni në rrugën e mundimshme, por të qëndrueshme për të ardhme dhe për të garantuar suksesin.

Në ceremoninë e mbajtur në Sallën e Hartave në Kryeministri, Kryetari i Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim, Michael Granoff i vlerësoi të sapodiplomuarit dhe të rinjtë që iu bashkuan programit si simbolin më të mirë të asaj që ata synojnë të realizojnë në vendin tonë.

September 28, 2016 09:29
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 28, 12:14

    Ky Pe leshi bashke em ate pe te cmenduri perfaqesojne shembullin me te keq qeverises qe nuk vlereson aspak meriten e qe po dekurajon te rinjte ne ate mase sa po ilargon nga Shqiperia. Mjaft me kete propagande te lodhur se u ka dale boja keqas!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*