Task Forca për energjinë, njësi operative për Durrësin

January 18, 2014 13:36

Task Forca për energjinë, njësi operative për Durrësin

Task Forca e krijuar pak ditë më parë për energjinë elektrike ka zhvilluar sot një takim në Durrës. Në mbledhje morën pjesë kreu i Task Forcës së përgjithshme, zv.kryeministri Peleshi, ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri; prefektit të qarkut, Roland Xhelilaj dhe drejtues të institucioneve e pushtetit vendor.

Zëvëndëskryeministri Peleshi tha në fjalën e tij se “krijimi i njësive vendore operative për zgjidhjen e problemit të pagesave të energjisë elektrike nuk do të jetë një fushatë presioni, por një veprimtari e vazhdueshme”.

Peleshi theksoi se ngritja e njësisë operative për qarkun e Durrësit synon shëndoshjen e financave të vendit dhe sfidën ndaj mentalitetit të gabuar se shteti është kundër qytetarëve.

“Çdo vit, vendi ynë humbet 150 milionë USD nga abuzimi me energjinë elektrike, me të cilat mund të ndërtoheshin shkolla dhe rrugë të reja”, tha Peleshi.

“Në këtë sfidë, ne kemi pranë Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit dhe i bëjmë thirrje edhe gjykatave të mbështesin veprimtarinë e Task Forcës”, citon ATSH zv.kryeministrin Peleshi.

 

 

 

January 18, 2014 13:36
Komento

1 Koment

  1. Ali ASLLANI.. January 18, 16:03

    po mor po o peleshi ,rrush mas te vjeli thua ti..te gjith ju ministrat e Rames po beni si dikur miu . nji dit te bukur Miu u dejt me raki dhe filloi te rrifte gjoksin ku eshte macja ti ja q,,,,j nenen.por kur i doli rakia i tha maces se ishte i pire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*