Peleshi-Veliaj në Shkodër, të vendosur për hapjen e dosjeve, në mars fillon kësti 5 i kompensimit

February 20, 2015 11:45

Peleshi-Veliaj në Shkodër, të vendosur për hapjen e dosjeve, në mars fillon kësti 5 i kompensimit

Në 24 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, nga Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me të përndjekur politikë në qytetin e Shkodrës, ku bënë të ditur se javën e ardhshme nis edhe shqyrtimi në komisionet parlamentare i projektligjit për hapjen e dosjeve.

“Javën tjetër nis në parlament shqyrtimi I projektligjit për hapjen e dosjeve të regjimit. Kemi ndjekur modelin më të mirë, atë gjerman. Kjo nuk është vetëm çështje paresh. Nuk duhet të ketë vetëm kompensim ekonomik për të përndjekur por edhe kompensim moral”, tha ministri.

Sa i përket dëmshpërblimit ai vuri në dukje se vullneti i qeverisë tashmë është provuar, pasi brenda një vit është bërë e mundur që të ndahen 4 këste.

“Më vjen mirë që përtej fjalëve ne kemi patur disa rezultate konkrete dhe fakti që për ata që janë gjallë ka filluar kësti i katërt dhe brenda marsit fillon kësti i pestë do të thotë që qeveria kur do të bëj diçka e bënë atë. Nëse qeveria do kishte dashur që 8 vitet e kaluar ti jepte paratë skish asnjë arsye që të mbetej në një këst”, tha Veliaj.  Rreth një mijë të përndjekur politikë të Shkodrës kanë ndërmarrë nismën për të firmosur një peticion për hapjen e dosjeve.

February 20, 2015 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*