“Pelikan Security” inauguron ambientet e reja

September 27, 2014 08:23

“Pelikan Security” inauguron ambientet e reja

“Pelikan security grup”, i cili operon në fushën e sigurisë së objekteve, shëndetit dhe jetës së personit, si dhe në sigurimin e transportit të vlerave monetare dhe sendeve me vlerë, ka inauguruar ambientet e saj të reja. Një investim gjigant, me vlerë 5 milionë euro, i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, i cili plotëson të gjithë parametrat bashkëkohore dhe europiane në fushën e sigurisë dhe ruajtjes fizike. Ky investim u arrit edhe në bashkëpunim me dy partnerë të rëndësishëm italianë, “Berreta” dhe “Fiochi”, në fushën e sigurisë dhe armatimit.

Shoqëria “Pelikan Security” sh.p.k, operon prej 18 vitesh në Shqipëri. Ajo nisi veprimtarinë e saj në vitin 1996, në fushën e ruajtjes së sigurisë së objekteve, jetës dhe shëndetit, si dhe sigurimin e transportit të vlerave monetare dhe sendeve me vlerë . Shoqëria e ka nisur me mbrojtjen e “Coca-Cola”-s, investim i rëndësishëm italian, ndërsa me kalimin e kohës ka ndjekur dhe përvetësuar çdo zhvillim të teknikës dhe teknologjisë, duke ofruar kështu më shumë siguri dhe besueshmëri. Presidenti i “Pelikani Security Group”, Vesel Demiraj, tha se ka investuar pa kursim për rritjen e kapaciteteve profesionale të personelit, ku janë të punësuar dhe një staf inxhinierësh dhe teknikësh të specializuar në projektimin dhe instalimin e sistemeve më të fundit të sigurisë, si sisteme alarmi, survejimi, akses kontrolli dhe kundër zjarrit, duke ofruar shërbim të standardeve më të larta evropiane. Në godinën e re synohet të ngrihet një akademi për formimin profesional të të rinjve që duan të punojnë në fushën e securitisë. Një staf i trajnuar në Itali i “Pelikan Security Group” do të instruktojë në mënyrë profesionale këta të rinj. Një ambient i rëndësishëm në godinë është poligoni i mbyllur i qitjes, i standardeve europiane. I konceptuar me 12 linja, mund t’u shërbeje edhe forcave të Policisë së Shtetit dhe forcave të armatosura, për realizimin e një game të gjerë qitjesh. Partnere e rëndësishme në këtë nismë është dhe qeveria shqiptare, e cila ka nxitur zhvillimin e mëtejshëm të investimeve të tilla serioze, që bëhen në bashkëpunim dhe me partnerë ndërkombëtarë. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ambasadori italian Massimo Gaiani, investitorë italianë të “Berreta” e “Fiochi”, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, si dhe deputetë e investitorë vendas dhe të huaj.

September 27, 2014 08:23
Komento

1 Koment

  1. erion June 22, 16:35

    kemi nevoje qe njerzit te mos heqin prej pune

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*