Xhufi: Varrezat greke, të rrezikshme. Deti? 12 miljet i njohu edhe Enveri

February 2, 2018 10:47

Xhufi: Varrezat greke, të rrezikshme. Deti? 12 miljet i njohu edhe Enveri

 

Historiani Pëllumb Xhufi ka komentuar detajet e para të projekt-marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai shton se atëherë negociatat kanë qenë “nëntokë”, ndërsa sot janë mbi tokë.

Ndërkohë, deklaratat e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias për faljen e 12 milieve ujëra territoriale, Xhufi i cilëson si “kocka” që i hidhen një pjese të popullsisë greke, që janë edukuar me nacionalizëm.

Sa i përket çështjes “çame”, historiani tregon fazat në të cilën duhet të kalojë zgjidhja e saj, duke vënë theksin tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE, që mund ta lehtësonte.

I pyetur lidhur me ligjin e luftës, Pëllumb Xhufi shprehet se është absurd dhe turp i madh për Greqinë që ka hyrë në shekullin e XXI duke e mbajtur ende në fuqi.

Në një intervistë për Andrea Danglli në Tema ai shton se për heqjen e tij nuk duhet të ketë asnjë negociatë apo shkëmbim.

 

*****

Z. Xhufi, bisedimet me Greqinë kanë kapërcyer raundin e dytë në nivel qeveritar. Si e keni parë juve deri më tani këtë dialog?

Bisedimet priteshin dhe uroheshin nga shqiptarët pasi jemi të interesuar të kemi raporte normale me Greqinë. Dua të theksoj se nëse dialogu ka ngecur deri më sot, nuk ka qenë faji i Shqipërisë por i shtetit fqinj. Këtë dua ta nënvizoj me forcë dhe pa mëdyshje pasi historikisht Greqia i ka rënë në qafë vendit tonë. Deri më tani shohim se po negociohen çështje që kanë ngelur pezull për faj të qeverive greke. Jam i bindur se grupi negociues shqiptar do të ketë parasysh historinë e marrëdhënieve tona si dhe historinë e gabimeve të bëra nga qeveritë e mëparshme. Besoj se do ketë një trajtim me frymë parimore në përputhje me dokumente, interesa dhe rezoluta përkatëse, që çdo shtet duhet t’i përmbahet.

Pjesë e marrëveshjes kanë qenë edhe varret e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore ku momentalisht ka filluar implementimi i fazës së zhvarrosjes. Cili ka qenë gjykimi juaj mbi këto zhvillime?

Deri më sot historia e varrezave të ushtarëve grekë është shoqëruar me skandale dhe turpe. Kujtoj këtu aventurën e palës greke me eshtrat e banorëve të Kosinës të cilat u tentuan që në vitin 2007-2008 të “shiteshin” sikur i përkisnin ushtarëve fqinjë. Asaj kohe eshtrat u mblodhën dhe u vendosën në kompleksin monumental në grykën e Këlcyrës i cili duhet thënë se është pa leje.

Tashmë konsideroj se çështja po diskutohet nga grupe të posaçme ashtu siç duhet të ishte diskutuar . Unë dhe mjaft kolegë të mi kemi qenë kundër ngritjes së këtyre varrezave. Ne kemi qenë pro gjetjes dhe përcjelljes së eshtrave me nderime, duke shtuar edhe ngritjen e një përmendoreje për nder të kësaj lufte. Këtu të mbyllej kjo histori.

Por z. Xhufi, shqiptarët janë të shqetësuar për mundësinë e një rreziku që mund të vijë vite më mbrapa lidhur me këtë çështje ku një prej tyre janë edhe pretendimet territoriale të fqinjëve…

Ngre dyshime të forta fakti që prej fundit të viteve ‘80 është kërkuar me ngulm nga qeveritë greke ngritja e një zinxhiri varrezash dhe përkujtimoresh të përputhura me vijën e vorio–epirit që pretendohet nga qarqe të ndryshme. Të gjitha këto tregojnë se ka një prapamendim për ta transformuar këtë peizazh dhe për ta mbushur me monumente që lidhen me historinë e Greqisë. Dua të theksoj se kjo trevë ka kontribut të çmuar që nga lufta për pavarësi, lufta ndaj pushtuesve fashistë, nazistë dhe rezistenca e gjatë ndaj sulmeve të vazhdueshme nga shteti grek që shpesh herë janë shoqëruar me masakra. Ka rrezik që varreza të tilla të shndërrohen në “mollë sherri” mes dy vendeve. Ato mund të bëhen target i ndonjë force politike që ekziston apo mund të lindë për të ndërmarrë aksione antiligjore apo provokime. Kush garanton që qeveria greke nuk do të kërkojë vite më vonë që t’i ruajë me ushtarët e vetë? Duket pak absurde por kanë ndodhur shumë lëshime dhe ndërhyrje këto 27 vjet sa asgjë s’mund të parashikohet më. Në kohën e Enver Hoxhës nuk do të guxonte kush t’i bënte këto ndërhyrje.

Dua të ndalemi tek një debat që ka çliruar reagime pafund për ujërat territoriale. Detajet e para tregojnë se Shqipëria pritet të humbasë 12 milje. Si qëndron e vërteta duke interpretuar aq sa dimë deri më tani nga bisedimet?

S’ka pse të dyshohet se marrëveshja që po bëhet do të shkelë mbi veten e saj. Mendoj se Partia Socialiste veç mëkateve që mund të ketë, ka edhe një meritë të madhe historike pasi bëri që të pushojë marrëveshja greko-shqiptare e vitit 2009 e z. Sali Berisha. Ajo marrëveshje duhet thënë se shiste interesat e popullit shqiptar dhe veç të tjerash do të ishte vazhdimisht “mollë sherri”. Do i jepja meritë PS-së dhe Saimir Tahirit që e kanë mbrojtur me koherencë qëndrimin për ta hedhur poshtë.  Dua të përmend këtu edhe 5 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët nuk u dorëzuan para presionit të qeverisë në atë kohë duke votuar kundër marrëveshjes në votimin e parë. Madje, në një kohë kur kemi parë veç gjyqtarë të korruptuar që shkelin interesat kombëtare, do propozoja që këta 5 gjyqtarë të dekoroheshin me tituj të lartë nga Presidenti. Momentalisht jemi në një rinegocim me palën greke dhe duhet bërë me qetësinë e duhur. Marrëveshja e bërë në vitin 2009 është disa metra nën tokë dhe kjo sot është mbi tokë.

Ju kujtoj se ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka thënë se kemi fituar 12 milje nga marrëveshja…

Pala greke ka të bëjnë me një opinion publik ku prej një shekull e gjysmë edukohet me nacionalizëm ekstrem. Në këtë rast Kotzias ka dashur të japë një kockë. Miljet i vendos konventa e OKB-së, madje këtë e ka njohur edhe Enver Hoxha pasi ai i kishte shtyrë në 16 milje.  Personalisht kam një dyshim pasi nuk e di nëse është vendosur ligji i “Kufirit” që është aprovuar nga Parlamenti në vitin 2001. Ky ligj orientonte vijën drejtvizore duke përcaktuar bregun e dhëmbëzuar shqiptar në bazë të konventës nga Velipoja në jug të Sarandës. Parlamenti e hoqi këtë gjatë qeverisjes “Berisha” dhe kaloi një ligj për monitorim kufiri. Ky i fundit s’kishte të bënte me kufirin, por praktikisht na la pa kufi. Do sugjeroja që të vihej në vend ligji i kufirit dhe matja në Sarandë mos fillojë nga porti që është në pikën më të thellë, por nga vija që bashkon kepin e Demës dhe kepin tjetër të përcaktuar edhe nga Konventa e Montego Bay–it.

Pjesë e tryezës së bisedimeve është edhe “ligji i luftës”. Si e shihni që pas kaq shumë vitesh bisedimet për të janë në pikën zero?

Ligji i luftës është absurd dhe turp i madh për Greqinë që ka hyrë në shekullin e XXI duke e mbajtur ende në fuqi. Ky ligji vite më parë nuk pranohej dhe quhej inekzistent nga forca të caktuara shqiptare, ku eksponentë të lartë të PD-së thoshin se s’ka gjendje lufte. Tashmë vetë pala greke po pretendon se nuk është shfuqizuar.  Ai duhet hequr, madje në mënyrë të njëanshme pa e negociuar me “jap më jep”. S’duhet dhënë asgjë. Ka penguar shumë gjëra dhe ka krijuar klimë të keqe mosbesuese ndër vite me fqinjët. Madje lidhet edhe me nën-tekse që kanë dalë shpesh herë nga qarqe të caktuara greke. Mosnjohja e kufirit të përcaktuar në vitin 1913, dhe të konfirmuar në Konferencën e Paqes, le dyshim se pala greke aspiron për të shtyrë vijën e kufirit. Në një situatë të caktuar, një qeveri e papërgjegjshme mund të tentojë që të hyjë në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm Kotzias ka deklaruar së fundmi se çështja “Çame” nuk ekziston dhe s’është pjesë e bisedimeve. A mund të ketë marrëveshje me Greqinë pa pasur në tryezë Çamërinë?

Andrea, mos dëgjojmë se çfarë thonë Nikos Kotzias dhe Alexis Tsipras. Ky i fundit duhet vlerësuar që nuk komenton këto tema kaq të ndjeshme ndërsa z. Kotzias, ndryshe nga paraardhësit nuk i ikën bisedimeve kur shtrohet çështja “Çame”. Ka rëndësi që i ka dëgjuar si pjesë të paketës. Kjo sjellje është interpretuar edhe nga Bashkimi Europian ku komisioneri Johannes Hahn e ka njohur. Çështja “çame” të jemi të ndërgjegjshëm se është me disa stade. Së pari duhet që pala fqinje ta njohë padrejtësinë historike. Duhet trajtuar qarkullimi i lirë i individëve, problemi i pronave dhe problemi i kthimit të çamëve në pronat e veta. Kjo e fundit thjeshtohet pas futjes së vendit në Bashkimin Europian. Mendoj se për të gjitha pikat e marrëveshjes do të ketë grupe të posaçme për negocim.

Në mbyllje të intervistës dua t’ju adresoj një pyetje si ish-diplomat sa i përket votës së Shqipërisë në OKB për Jerusalemin… Mendoni se është një “tradhti” ndaj SHBA-ve?

Unë e shoh ndryshe nga ata që dalin dhe llomotisin në media. Së pari dua të di nëse ka pasur një bisedë mes diplomacisë sonë dhe asaj amerikane pasi mendoj se duhet të ketë pasur një dakortësim paraprak. Shqipëria, dhe konkretisht qeveritë e majta kanë provuar që kanë votuar krah SHBA-ve edhe për çështje më të thekshme. “Jerusalemi” është çështje sekondare. Unë e di që Evropa ja ka kërkuar Shqipërisë për të votuar njëlloj në këtë rast.  Ne jemi një hap larg Brukselit të cilin e kemi prioritet absolut. Një gjë e tillë është bërë edhe nga Kroacia, e cila kur votohej për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në vitin 2003, votoi si BE e jo si SHBA pasi gjendej pranë familjes Evropiane siç jemi ne sot.

a.s/dita

February 2, 2018 10:47
Komento

39 Komente

  1. Claus February 2, 12:20

    Natyrisht qe do te dilte dhe turkoshaku Xhuf qe na jane bere si kazane qe vjellin vetem mashtrime dhe te paverteta.
    Taborre opinionistesh leckamane qe, nese dicka do te beje Berisha vene kujen dhe cirren ma fjalor „tradhetar“, „UDB-ash“, „serb“ e ku ta di une.
    Po keta taborre turkoshakes jane aq te pafytyre sa per te njejten gje te Rames do te thone plot „qetesi“ dhe „arsye“ qe asgje nuk po ndodh, cdo gje eshte ne perputhje me normat nderkombetare etj,etj,etj.

    Mbi maredheniet me Greqine eshte hedhur shume helm, jane marre „nacionaliste“ dhe „atdhedashes“ sa qe eshte bere kakofoni e cjerre dhe e shpifur. Dhe ja tani i ka ardhur radha PD-se te marre hakun e viteve me pare.
    Ne maredheniet PD-PS ka 27 e kusur vjet qe ato qe thone dhe bejne ne pushtet dhe opozite u bie gjithmone peshtyma ne surrat.
    Hap cadra PS ne bulevard, hap dhe PD-ja. Ben „nacionalistin“ Berisha, po do te beje dhe Rama, ka droge thote PD-ja tani, ka droge do te thote PS-ja kur te shkoj pas tre vjetesh ne opozite, etj,etj,etj.

    Askush nuk thote hapur dhe shkoqur qe tere kete derexhe qe shkon nga `41 e deri me tani e kemi nga fqinji nga Adriatiku, Italia.
    Te vjen tjetri me ushtri, te ben dhe nje bashkim personal nen Viktor Emannuelin Mbret, shkojne leber me qeleshe dhe fustanella me Verlacer dhe Co. Dhe ngrejne krahun alla romana. Shkojne dhe firmosin dhe nje Shpallje Lufte si Aleate me Italine duke na futur indirekt ne Fuqi Boshti dhe hajde pastaj dhe zgjidhe kete pune.
    Eshte nje dekret i Verlacit per kete pune.
    Po ja qe hodhi ca pushke Enver Hoxha dhe na shpetoi nga ajo e zeze qe ne kishte kapur per fyti.
    Dekreti ekziston dhe bota shikon gjithmone juridiksionin.
    Keto turkoshaku Xhufi nuk na i thote. Sot eshte 75 vjetori i kapitullimit te Gjermnaise ne Stalingrad. Moren pjese dhe ushtare italiane ne ate beteje dhe fale edhe njehere Zotit qe nuk moren dhe disa fshatare shqiptare me dyfek ne krah ashtu sic e kishte dekreti i bashkimit personal me Italine.
    Po si duket i provuan ne lufte kunder Greqise qe lane armet neper baltera dhe ja mbathen dhe nuk e moren me ate guxim.
    Le te pyesin me mire Alfred Moisiun se babai i tij Spiro i la ne mes te baltes italianet e mjere, ashtu sic lane italianet dhe rumunet gjermanet ne frontin Stalingradit ne bore dhe akull.
    Me radhe ka shkuar ai muhabet.
    Keto te na i thote Xhufi turk.

    Reply to this comment
    • Eri February 2, 15:03

      Helmin Greqia ja ka hedhur vete vetes.
      Ti merr ne analize kete periudhe te historise mes dy vendeve tona,por shmang historine e politkes nacionaliste dhe pretendimin grek per territore ndaj nesh.
      Dhe kjo pak dekata pas krijimit te shtetit grek.
      Pjesa tjeter e analizes tende diku e vertete e diku jo,
      pasi nuk merr parasysh historine e marredhenieve mes shtepit grek dhe atij shqiptar para 1941.
      Verlac pati dhe Greqia me bollek ,por nuk e akuzon njeri Greqine se u fut ne Fuqi Boshti.
      Vete Zerva,heroi qe masakroi femi,ai qe gjoja vuri ne vend drejtesine kunder kolaboracinionisteve ,me fakte rezulton bashkepunetor i gjermaneve.
      Pra shkurt e shqip,grekeve u falet te bashkepunojne dhe me djallin per te shuar orekset e tyre nacionaliste,ndersa ne duhet te kryqezohemi perjetesisht.

      Reply to this comment
      • Claus February 2, 18:26

        O Eri, po merre me javash kete muhabet se disa gjera fatkeqesisht jane te zeza mbi te bardhe.
        Per keto “muhabete” te mbetura peng per mendimin tim pergjegjese eshte Italia.
        Ka nje Dekret te Verlacit qe Shqiperia i shpall lufte Greqise, eshte me firmen e Verlacit si rrjedhoje e detyrimit per bashkepunim ushtarak dhe reciprok midis dy vendeve ne rast veprimesh luftarake. Shqiperia tashme nen mbreterine e Savojes doli dhe nga lidhja e kombeve, kishte tashme anetare ne keshillin e Larte fashist etj,etj. Bile bile kishte dhe Minister per “Tokat e Lirueme” Verlaci ne qeveri. Ke patur dy batalione ne front me ne krye Spiro Mosiun, ka radhur vete Ducja dhe qendroi dy jave ne cadra ne Skrapar a ku ta di une. Pra kjo eshte historia.
        Per te qeshur eshte, po ja qe ajo shpallje lufte qe po na rri pezull ne koke edhe sot.

        Dhe keto nuk na thuhen, si shume gjera qe nuk na jane thene me pare.
        Beri lufte te forte Enver Hoxha ne Paris ne vitin 1946 se Caldaris i levrinte mbi koke dekretet e Verlacit me firme dhe me vule dhe ne ate rast na lane ne balte dhe fuqite perendimore, por fale Molotovit dhe ja hodhem paq muhabetit. Morem dhe nja 5 milione nga Italia dhe ashtu kaloi ai sulm nga malet e Skraparit.
        Kjo eshte historia, Eri

        Reply to this comment
        • Eri February 2, 20:16

          Nuk them qe nuk ke te drejte ne faktet,edhe pse jo plotesisht me interpretimin mbi to,por qe edhe Greqia shyqyr qe erdhi rasti ti shfytezoj situaten per te vazhduar projektin e saj te Megali ideas,kjo nuk ka si te mohohet.
          Eshte shtet qe gjithe strategjine e vet e ka patur e vazhdon ne ate funksion.Nuk heqin dore kurre.
          I vetmi shtet pa strategji jemi ne.
          Inaliza kur behet fjale per probleme me Greqine nuk eshte si me vende te tjera qe nuk kane konstante pretendimesh ndaj nesh dhe nuk jane fqinjet tane.
          Italia me interesat e saj ,nje pjese e elites shqiptare ,jo se ishin proitalian apo nazist mirefilli,por e pane si mundesi per bashkimin e trojeve shqiptare.Dhe fundja ,edhe justifikohet. Dhuna greke nen troje qe i mori nen shtetin e vet ka qene pa fjale.
          E perseris,greket edhe me djallin bashkepunojne dhe kur behet fjale per te rrjepur ndonje metersh akoma nga ne te rrjepurit ,behen bashke.
          Gjykimi im ky.
          Se edhe u lodhem nga te perseriturit e gjerave.

          Reply to this comment
    • mirel February 2, 15:26

      Claus, mos u perdridh neper argumente te luftes.
      Kush mori pjese dhe kush fitoi, historia e ka te shkruar dhe nuk kthehet me.
      Ata leber qe permende ja kane vene thundrat nga majat jo njehere italianeve.
      Prandaj laj gojen..

      Reply to this comment
  2. vasili February 2, 13:02

    Ky ish dhitplomat i hoxhes,vazhdon te beje ne keto ane,shkemb granitin e anadollit,me trute mbeshtjella me fezin turk,anti shqiptare dhe anti europiane.
    Xhufi eshte shembulli me eksplicit i simbiozes malinje anadollake-hoxhiste komuniste, vdekjeprurese e Shqiperise europiane.
    Keta antishqiptare dhe antieuropiane kane marre grada shkencore,nga mender universiteti arnautas,duke e paraqitur heroin tone kombetar,si nje tradhetar qe luftoi kunder pushtuesve osman aziatik.
    Tani kjo lloj specie e ka dredhur ca gjuhen( e kane ne karakter,ahere kur duhet te perfitojne mbi bazen e situates),sic kane bere dhe te paret e tyre,por themelet e tyre te patjetersueshme,jane ato te anadollakeve te pushtimit mesjetar dhe pozicioni dhe ndikimi i tyre ne institucionin shqiptar vazhdon te jete teper i madh,duke vazhduar ta marrin zvarre prej kembe kete vend dhe ta vidhisin perseri,ne erresiren e dendur toksike te mentalitetit te atij pushtimi.
    Nje shembell i qarte per kete,eshte dhe ajo,qe dhe kryeministri vet,ndonse e paraqiti me tam tame te medha,kete vit si vitin e Skenderbeut,por asnjehre nuk e kemi degjuar ate te permende se me cilet luftoi heroi yne.
    Dhe pak duhet,qe vllai i vogel rama,i bere synet tani vone ne Anadoll,te deklaroje qe Gjergji yne paska luftuar…vec me greket dhe serbet.
    As ka per te pasur historia boterore te dyte se cfare vazhdon te ndodhe ne kete vend.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 2, 13:19

      kurse ti je një gërk i qelbur!!
      provokator dhe ndyrësirë!!
      xhufi prapë nuk është ashtu si e përshkruan ti!!të ishte i tillë do të kishte thirru ai njerzit në protestë!!ai ska bole!!

      Reply to this comment
      • vasili February 2, 14:04

        Perseri ti gjiriz,qe pafundesisht ndyn dynjane.
        Futu ne llagemin nga ke dale,qe ta ndjesh vehten te qete dhe mos qelb dynjane!

        Reply to this comment
        • mirel February 2, 17:43

          Kur flet per llagem e llagap ti tagjia minorikare..ju te shpifurit si gjize e prishur, qe dhe greqishten e flisni si lluce derri.

          Reply to this comment
          • vasili February 2, 19:52

            Akoma ne kete toke europiane,zvarritesh ti zhapik helmues dhe i tredhur anadolli.

  3. info analitike February 2, 13:16

    Po endhjeri dhe Kosoven ia fali Titos, madje pasi masakroi dhe jo pak kosovare. Keta pak ti gervishtesh u del menjehere lekura e militantit te regjur partiak. E kane te veshtire te shkepusin kordonin ombelikal nga partia meme.

    Reply to this comment
    • mirel February 2, 15:24

      Endhjeri eshte Sali Berisha. Enver Hoxha i vuri pushken kujtdo qe beri numra.
      Nuk ju pelqen ju ballisto zogisteve, por ky eshte fakt kokeforte.
      Qe kur e moret ju kerma dolen gjithe keto probleme. Rrace e ndyre.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 2, 18:16

      info
      ti me sa duket je me probleme në kokë!!
      ti e di fare mirë se enveri se kishte në dorë kosovën,dhe për pasojë nuk mund ta falte!!
      nuk kam ndërmënd të zbraz timen dhe të derdh tënden!!sepse nu ke ke bosh!!vetëm se e keqja qendron tek ajo që ti e përdor për keq!
      lëri palaçollëqet dhe përqëndrohu tek tradhëtia që po na bëhet sot!!
      edhe po ta marrim ashtu si e thua ti!nuk do të thotë që meqënëse paska tradhëtuar enveri,atëherë gjithë ndyrësirat duhet të paktën të barazohen me të!!
      kushdo që tradhëton është tradhëtar për tradhëtinë e tij dhe se tradhëtija e dikujt nuk shlyen të tijën!!
      dëno tradhëtinë,dhe ke për të parë se do të paksohet gjithnjë e më tepër!
      mbro tradhëtinë dhe do ta shohësh se do të lulëzojë!!
      përvojën e kemi tmerrësisht të madhe!!
      po të përqëndrohemi në ditët e sotme do të shohim se sa mbështetës të trashë ka tradhëtia e ramës!!
      po të shkojmë disa vite më pas do të shohim sesa mbështetës të njëtë ka pasur tradhëtia e berishës!!
      paradoksi qëndron tek ndërrimi i rroleve!!ata që deri dje godisnin tradhëtinë sot e mbrojnë,dhe e kundërta!!ti je nga krahu “e kundërta”!!
      dil njëherë në krahun e duhur!!
      që të dyja janë tradhëti!!
      dil nga primitiviteti,hyr në shoqërinë e qytetruar,ku interesi i individit është interesi i shoqëirsë dhe interesi i shoqërisë është interesi i individit!!

      Reply to this comment
      • info analitike February 2, 20:13

        Deshe dokumente kokeforte? Ja ku ti dhashe po ti e ke koken gdhe e nuk mbush edhe perballe fakteve kokeforte se ta ka mbushur partiam koken me tallash revolucionar.

        Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 2, 13:18

    “Andrea, mos dëgjojmë se çfarë thonë Nikos Kotzias dhe Alexis Tsipras. ”
    dhe mund të bëhet kështu si thotë xhufi,por problemi është se po nuk dëgjuam ne!?
    kush do të dëgjojë??
    kur ai të thotë UNË NUK DISKUTOJ PËR KËTË ROBLEM,mos vallë duhet ti themi ec mor lal,kush të pyet ty??apo të themi atë që thotë rama se ne e kemi vënë në vijë çështjen që ata asqë e pjerdhin fare??
    o xhufo,këshut shkojmë e kemi shkuar ne gjithnjë,duke vlersuar të tjerët sipas rradakes tonë!!
    xhuffffffff,ne i lëmë gjërat zvarrë,të tjerët joooooooooooooooo!!
    dhe ai këshilltari i sulltan erdoganit metaforikisht foli,por këta kanë ngritur një furtunë për thënjet e tij!!

    xhuf të gjithë duhet ta pranojmë se deri tashti ka pasur një terr të tmerrshëm për bisedimet me gërkun!
    terr të dakorduar me gërkun,vërtetuar nga thënjet e ministrit të jashtëm gërk,që do të thotë se po pregatisin një tradhëti të madhe!!
    vetë e thua se 12 miljet janë të sanksionuara nga konventa ndërkombëtare,por mos harr se po vetë e thua se VARET NGA KU FILLON MATJA!!
    ne e dimë fare mirë që do të kemi 12 milie,atje ku është e mundur,por po ti masësh nga gjirokastra!? i vjen që të marrin dhe tokë grekërit!!
    ky është tërë problemi i tradhëtisë!!
    ashtu si është dhe problemi i varrezave!!
    ashtu si është dhe problemi i “vizitave” të qytetarëve të të dy shteteve!!
    çamët nuk lejohen të hyjnë fare,grekët të bëjnë mesha e të vijnë me manifestime shoviniste për vorjo epirin!!
    e përfytyron ti të bëhej e kundërta??
    të shkohej me një flamur të çamërisë në greqi dhe të manifestohej??
    të gjitha nuk lihen ashtu,”mos dëgjo këtë e mos dëgjo atë”!!

    xhuf nesër do jesh te kryeminiestira??
    apo ke frikë se të presin rrogën??
    mund të vish dhe të flasësh në mbrojtje të qeverisë!ne duam të bindemi në kanë apo jo të drejtë!!
    nuk duam të rrëzojmë palloshin,duam të sigurohemi që nuk po na tradhëton!jo për gjë,por është e vështirë të mbahen mënd emrat e të gjithë tradhëtarëve!të shtosh dhe një tjetër!?përzihen lesht!!

    Reply to this comment
    • Askushi February 2, 14:58

      Te mos nxitohemi dhe te nxjerrim konkluzione pa pare faktet reale te zeze ne te bardhe, gjer tani jane vetem deklarata politike si nga njera ane si nga ana tjeter.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 2, 18:19

        nuk ka asnjë lloj trasparence!
        bile më keq po punohet nga të dy palët për ta errsuar,bllokuar sa më shumë informacionin!!
        si mendon se mund të përfundojë??
        mendon se greku bashkpunon me ne për tia futur shteti gërk??
        nëse mendon në një mënyrë të tillë!?
        po ta them me plot gojën se je i luajtur mënç!!

        Reply to this comment
        • Askushi February 2, 22:35

          Anti te gjitheve shyqyr nga mend jam akoma ne rregull se ndryshe do me kishin shtruar te 5. Por edhe nqs qeveria jone ben pakte jo ne interes te shqiptareve eshte akoma gjykata kushtetuese qe mund te marri te njejtin vendim si heren e pare me paktin e 2009. Tani futemi ne hollesira. Sa per varrezat e grekerve edhe mua sme pelqen po ja qe varreza te pushtuesve ka ne te gjithe boten kemi ne Sharre varreza te italianeve ka varreza te gjermane dhe italianeve ne Rusi ne Egjipt e vende te tjera se ka shume e spo zgjatem. Per ceshtjen Came qe e quajme ne grekerve nuk u pelqen ta quajne Ceshtje e pronave Came por ceshtje e pronave e grekerve me kombesi shqiptare s

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 February 4, 16:45

            askush(dhe me mëndje)
            “Por edhe nqs qeveria jone ben pakte jo ne interes te shqiptareve eshte akoma gjykata kushtetuese qe mund te marri te njejtin vendim si heren e pare me paktin e 2009.”
            a me të vërtetë e ke moj zëmër,që sqënke e sëmurë për 5??
            harrove si shkoi puna në 2009ën??
            nga 9 gjyqtarë 4 votuan për vlefshmërinë e vendimit të qeverisë berisha!
            pra u ndalua vetëm dhe vetëm për një votë më shumë!!
            në teh të briskut,si i thonë një fjale!!
            pra,nëse atëherë,vendimi i qeverisë berisha u quajt nga opozita e kohës,palloshi që e kam mbështetur dhe unë me tërë forcat,sot nuk është e njëjta situatë!!
            sot edhe opozita,pavarsisht disa momenteve mikroskopike,nuk është aspak kundër kësaj tradhëtie që po bën rama!pra ajo është në vazhdën e kohës së tradhëtis së vetë!!
            e para
            kush do ta çojë në kushtetuese kur të tërë partitë janë indiferentë?
            e dyta
            kush do të jenë ata gjyqtarë të kushtetueses që do të votojnë për anullimin e vendimit??
            e treta
            drejtësia jonë e kapur nga sali berisha dhe tentativa për tu kapur nga rama,a thu se do të dalë kundër vendimeve të padronëve të tyre??
            më përlqen kjo llogjika tënde,për një gjë të vogël!!
            të jep mundësinë të shohësh një spektër mendimi ndërmjet naivitetit fëmijëror dhe tardhëtisë së ndyrë!!
            ndoshta ti nuk je tradhëtar!!
            e di përse??
            sepse mund të mos jesh shqiptar!!

    • Eri February 2, 16:50

      E rendesishme eshte qe politkanet neser te mbahen larg protestes dhe te mos lejohet ta perdorin per lojerat e tyre.
      Te marrin te gjithe nje mesim te mire e te mos guxojne me te luajne dhe ta kthejne historine e Shqiperise ne batuta e vendin ne placke.
      Te korruptuarit nuk kane parti,as ngjyre e as atdhe.e as e kane problem te bejne marreveshje kunder interesave te vendit.

      Drejtesia popullore te veproj mbi te gjithe.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 2, 18:23

        eri 1000% me ty!!
        politikanët,jashtë,në fund të demostratës!!dhe ata shqiptarë janë,por nuk duhet të jenë në krye!!
        ky është organizim popullor!!
        për mendimin tim,nuk duhet të ketë fjalime.nuk duhet të ketë “drejtues”!seicili të dalë të shkruaj pankarta,çfar të dojë,por jo pro ndonjë partie!!
        vetëm pro dhe pro shqipërisë!!
        ne duhet të lidhemi pas tokës tonë dh ejo pas kanaçeve partiake!!

        Reply to this comment
  5. Donalda February 2, 14:31

    Shendet I nderuari prof Pellumb Xhufi.
    Eshte fatkeqesi kur shikon komente te nje niveli te
    Sidomos kur injoranca shkon deri aty sa Enver Hoxha shiti Kosoven me 1913……
    Po nejse Ju paci Shendet se cte besh ka lepuj qe duan te …me strateget e historise. Kjo eshte historia jone.
    Eshte e vertete qe helenet I kerkuan Enverit per ushtaret. Dhe ai pranoi qe shteti yen te ndihmonte Si cberi me italine. POR jo Helenet duan vare ketu, keshtu u terhoqen ne ate kohe.

    Reply to this comment
    • eno February 2, 14:40

      Marreveshja per varrezat te cohet ne gjykaten kushtetuese dhe te rrezohet si ANTIKOMBETARE.
      Keta qe flasimkunder historianit jane greke qe duan vorio epirion.Por shqipetaret ta cojne ne kushtetuese marreveshjet e felliqura te edi rames me greket qofte per varrezat qofte per detin.
      Shqiperia ti kerkoje pronate cameve dhe te kthehencamet ne tokate tyre ne cameri atje ku dhe greku i qelbur i ka larguar me force ketu e 50 vjet me pare sic beri Sllobodan milloshevici ne kosove.

      Reply to this comment
      • mirel February 2, 15:38

        Dakort me ty. Te cohet ne Kushtetuese.
        Por vendimin e ka marre Mero Baze.
        Ai i ka vene vulen kesaj pune.
        Nga profesor Xhufi dua nja dy pergjigje:
        Nje: kur vendimi per varrezat eshte akt teper i rrezikshem per Shqiperine, perse qeverua e Ramutit e mori kete vendim?
        Vendim qe pasoi varrezat eshte deti. Vendimi qe i parapriu varrezave eshte dhenia e nenshtetesise Janullatosit, njohja e pronave te kishes greke, njohja e pakicave kombetare..
        Te gjitha keto profesori i shikon te shkeputura?
        Apo jane akte naive te Ramiut?
        Profesori e di mire se lenia e kufirit pa roje, dhe mareveshja e detit pas varrezave eshte zinxhiri i trashe i tradhetise, qe Ramuti po e lidh ndaj vetes
        Sado qe mundohet profesori te drejtoje apo te keshilloje aktet e qeverise tashme ai duhet ta kuptije se rruga qe ka nisur Ramuti eshte rruga e rrezikshme e cenimit te pavaresise se Shqiperise, qe Ramuti, si Zogist i deklaruar e quan negocijim, apo perpjekje per ne Evrope.
        Tradhetia ka shume fytyra, por vlera i ngelet vetem nje: Tradheti.
        Dhe meriton vetem nje pergjigje: Plumbin

        Reply to this comment
    • info analitike February 2, 15:33

      e po kjo pike e zeze kur qy qe paska nderruar dhe seks e ha sapunin per djathe. Ku e pe te shkruar qe kumandari e shiti Kosoven ne 1913? Ore a keni mesuar shkrim e kendim ju nga partia apo ajo lufta e kunder analfabetizmit u ka lene me gjytyrym se c’ishit.

      Reply to this comment
  6. KOZi February 2, 14:55

    Kujtese; Ne mars 2010 eshte votuar ne parlament ligji per varrezat greke.
    Votuan kontra : Shpetim Idrizi,PDIU, Dashamir Tahiri ,PDIU, Bedri Hoxha PD, Ardian Kollozi,PD, Lefter Koka LSI
    Abstenoi : Lefter Maliqi PD.
    Tani per statistike te shohim si do dale votimi……tung

    Reply to this comment
  7. Pellazgos February 2, 16:59

    “Historiani” Pellumb Xhufi luan karten e Erdoganit kjo kuptohet fare thjesht.
    E rendesishme eshte qe Greqia qe ka mijera vjet prezente ketu qe nga koha e Trojes,Megas Aleksandros,1100 vjet Bizant Greke dhe Kishe Greke per rreth 1500 vjet ketu.
    Ne qofte se gjithe bota dhe historia e saj e emeron Epirin e Pirros si vend me kulture Greke,atehere pse “shqipetaret” me identitet Arabe kane frike ta quajne Epir i Veriut?
    A nuk u nda kjo zone me krijimin e nje Pashalleku Osmane te quajture Albania?
    Tani behet pyetja,pse Italianet e pusht -imeve te Magna Grecias se Arkimedit moren pjese ne ndarjen e kufijve te Albanistanit me Greqine te mbeshtetur edhe nga angloamerikanet?
    A nuk humben 12 ishujt Greke te pushtuar me shekuj te tere pse humben luften e dyte boterore?
    A nuk futin hundet lipinot akoma me kalin e trojes Terezen,nje misionare me qellime politike te percarjes ne nje vend “laik” si Shqiperia?
    Ky zoteria e ka bere karagjoz Jeorgios Kastriotis Orthodoks te quajture Gjergj ,kur thote qe 20 vjec ka qene Orthodhoks,20 vjet myslimane dhe 20 vjet Katolike!
    Skenderbeu ishte krenare qe ishte Greke si pasardhes i Pirros,Aleksandros,Akilit,i biri i Zeusit,Athinase,Apollonit dhe kjo duket ne perkrenaren e Tij te Zeusit apo Dhias sic e quanin te paret tane.
    Tani pse Sulejmanet,Abdulahet,Qemalet e kane per nder kete identiret te pusht-uesve dhe vetequhen “shqipetare” vellezer me Vasilet,Jeorgot,Petros qe kaq shume i kane luftuar per 500 vjet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 2, 18:27

      a robt ku i ke o i prapambetur mendor!!

      Reply to this comment
    • Eri February 2, 19:35

      o Palozgos!
      Te vazhdon mykja ne tru.
      Nga njera ane me mire sherohet kanceri i grades se katert se ata qe thone Krishti u ngjall thote i mykuri,nga ana tjeter tymi i temjanit ja erreson pamjet dhe sheh veten te fluturoj me presh si pasardhes i grekeve te lashte.
      Ndarja ne administrative osmane kish nje kritere dhe popullsia qe perfshihej duhej te kish te perbashketa ne gjuhe,etni,zakone etj.Ka plot historian e te dhena qe
      I pari ish Sanxhaku Arvanit se ,pashalleqet ishin vone o idiot.Ka aq shume dokumenta qe Epirin e nxjerrin jo grek.
      Shqiptaret ortodoks e myslyman si Ali Pasha e te tjere ndihmuan kombin grek dhe krijuan shtetin.
      Nuk ishim vetem ne te pushtuar dhe ajo qe nuk durojne dot trumykurit ,eshte si rezistuam edhe pas 500 vjet pushtim e ca qindra vjet helenizim.
      Doni qe ti kemi emrat te gjithe me s…
      Nuk kane luftuar aq shume Jorgot ,eunuku,Palozgos.
      Kane luftuar shqiptaret per ta ,mosmirenjohesit e dreqit.

      Reply to this comment
  8. mirel February 2, 17:47

    Haha Po pashallekut grek me arvanitas si do ja vesh emrin. Se ata mavri me boje emrat albane i kane akoma.
    Nisini dhe ata ne turqi.
    Te pakten shpetojme nga gjysma tradhetare qe peshtyu mbi gjuhen dhe gjakun e nenes.
    Yyy kerma historike.

    Reply to this comment
  9. kRIST February 2, 20:41

    Nje pyetje per historianin e famshem Xhufi:Meqene se i paska pranuar edhe Enveri,hajt-po ja pranojme edhe Rames,por meqenese i din mire keto pune,po Fosko Di Nuci,a i kishte miratuar,te eshte shprehur ne lidhje me to ?

    Reply to this comment
  10. Tuca ne Mal February 2, 22:02

    Censure ca do bohet me protesten neser. Cfare ore e keni lone para kryeministrise. Hajde ti hudhim det gjithe keta legenat e Rames. Vejme ty kryeminister dhe Xhufken minister te jashtem. Ta marri vesh mire greku qelbet pastaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*