“Palikarët” e shitur të Himarës

November 1, 2017 16:20

“Palikarët” e shitur të Himarës

 

Prof. Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar se protestat e djeshme të një grushti banorësh, janë të nxitura dhe kanë një prapavijë, e cila synon që në Himarë të stiset një casus, që do ta vinte qeverinë shqiptare në një pozitë  të vështirë me partnerët ndërkombëtarë kur priten të fillojnë negociatat për pranimin e Shqipërisë në BE.

Me këtë stratagjemë, të luajtur në mënyrë të përsëritur nga i njëjti grup i nxitur e i paguar nga jashtë, synohet që Himara të njihet de jure si minoritet grek, duke përdorur grupin në fjalë për të provokuar tensione e për të kompleksuar qeverinë shqiptare.

Athina gjithmonë ka ndjekur këtë politikë të shfrytëzimit të vështirësive tona të brendshme për të avancuar e imponuar axhendat e veta nacionaliste ndaj politikës shqiptare.

Prof. Xhufi vlerëson vendosmërinë e qeverisë për të çuar përpara planin për zhvillimin urbanistik të Himarës, duke refuzuar presionet e palejueshme të qeverisë greke.

Ndërkohë ai thekson se në vështrim të takimit të ministrave të jashtëm të Greqisë e të Shqipërisë, qeveria jonë nuk duhet të shpërqendrohet nga axhenda politike në marrëdhëniet me shtetin fqinj, që përmban çështje të thekshme, si ato të ligjit të luftës, të çështjes çame, të njohjes së kufirit tokësor, të pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi e, sigurisht, çështjen e ritrajtimit nga e para të marrëveshjes së detit, mbi bazën e ligjit ndërkombëtar e të Kushtetutës së Shqipërisë.

 

– Profesor, sërish Himara, sërish deklarata “të ashpra” nga Athina zyrtare. A po mundohen në gjykimin tuaj që të kanalizojnë këtë ngjarje, ndoshta dhe me një pretekst nga Athina zyrtare?

– Është pikërisht ashtu. Himara në këtë rast është thjesht një pretekst për t’i hapur rrugë reagimit të zyrtarëve të Athinës dhe “ndërkombëtarizimit” të një çështjeje të stisur. Ç’punë ka Greqia se çfarë bën qeveria shqiptare në Himarë? Himara nuk është greke, është një histori pjesë e historisë shqiptare. Në Himarë e në gjithë Labërinë janë shkruar faqe nga më të lavdishmet e qëndresë antiosmane të shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut. E them me sigurinë që ma japin burimet historike, se himariotët identifikohen gjithmonë si shqiptarë nga të huajt, dhe vetidentifikohen ata vetë si të tillë. Këtë e dinë mirë në Athinë. Por Himara u duhet si pretekst. Së shpejti është një takim i ministrave të jashtëm, grek e shqiptar, dhe Athina qartazi përpiqet të krijojë probleme të sajuara në marrëdhëniet dypalëshe, për ta detyruar palën shqiptare të mbajë nën tavolinë çështjet e njohura therrëse të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Fare qartë është theksuar këto ditë se Greqia nuk do lejojë fillimin e negociatave me BE, në rast se Shqipëria nuk realizon kërkesat absurde të saj, mbi “helenizmin” e Hiomarës, mbi varrezat greke, mbi pronat greke etj. Ata kërkojnë koncesione politike dhe hidhen në sulm sa herë u paraqitet rasti. Ndërkohë mbajnë në fuqi Ligjin e Luftës, refuzojnë të përballen me çështjen çame, nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjet përkatëse për njohjen e kufijve tokësorë, bëjnë presion për të zbatuar marrëveshjen e dështuar të detit, sipas versionit të dakordësuar me qeverinë Berisha, kërkojnë ta mbjellin territorin shqiptar me varreza greke, për të krijuar një tjetër arsye provokimi e ndërhyrjeje në punët e brendshme, etj.

– Po ç’është gjithë kjo zhurmë, Profesor?

– Zhurma që u munduan të krijojnë ata pak “palikarë” të shitur në Himarë, nuk është një ngjarje e izoluar. Shumëkujt i kujtohet se si po këta njerëz para pak vjetësh sulmuan komisariatin e policisë, apo bllokuan rrugën e porsandërtuar duke vendosur gurë, sikur të ishin  njerëz primitivë, që nuk e duan zhvillimin e vendit të tyre. Duan ta lënë Himarën një fshat të izoluar, me disa ndërtesa të vjetra e mejhane, që të kujtojnë Himarën otomane të viteve 1930. Ajo që të revolton, është se shfaqjet folklorike e qesharake të tyre, ky grup njerëzish i shoqëron me tundjen e flamujve të SHBA e të BE, a thua se bota e qytetëruar pajtohen me konceptet e tyre të mykura prej njerëzish primitivë e mercenarë. Ndoshta, mentorët e tyre në Athinë mendojnë se një Himarë e zhvilluar, e kulturuar, e hapur e pra evropiane, ia heq Himarës atë vello të grisur “helenizmi”, që ata e lidhin me injorancën e varfërinë, të cilën mundohen edhe sot, si para 100 vjetësh, ta blejnë me para.

– Mirëpo kjo situatë, ku pati edhe protesta, pati dhe deklarata politike nga Dule e të tjerë, mund të jetë një paralajmërim nga Greqia për Shqipërinë?

– Z. Dule mund të tjerrë ditë e natë fjalime të bukura për të drejtat e njeriut, për “masakrimin” e gjoja minoritetit grek të Himarës nga qeveria “komuniste” e Tiranës (“antikomunizmi” mund të shfrytëzohet edhe për punë të pista si kjo që po bën edhe tani ai dhe grupi i mercenarëve të Himarës), por gjithkush, në Shqipëri e në Greqi, e di se cili ka qenë e cili është roli i tij në politikën shqiptare. Mund të tund edhe flamuj grekë në Himarën shqiptare, mund të shkelë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbjellë urrejtje nacionale e të rrezikojë sigurinë e këtij vendi. Në fakt, politikanët tanë janë të duruar, ndonjëherë qëllojnë të jenë edhe të korruptuar nga Dulja e mentorët e tij. Por, gjithsesi, vjen një moment që kjo lojë nuk do mund të shkojë më. Por Dulja, siç e thotë vetë emri (“skllav”) nëse vërtet është grek, është vetëm një përcjellës i urdhërave nga Athina. Nuk është ai problemi. Ndaj, në Athinë, ku ka edhe plot mendje të kthjellta, duhet ta kuptojnë se me Shqipërinë nuk mund të flitet si në kohët e arta të “Megali Idesë”, shekullin e XIX. Ka ardhur koha që Athina zyrtare t’i kthehet vetes, të gjejë kurajën dhe të zgjidhë problemet e vërteta të pazgjidhura me Shqipërinë, që i ka trashëgim pikërisht nga politikat shekullore megalideiste, e të mos sajojë probleme të paqëna, që nuk i shërbejnë paqes e fqinjësisë së mirë.

– Mirëpo, ky lloj presioni mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet dypalëshe dhe mund të na bllokojë në rrugën tonë të integrimit?

– Siç thashë, pala greke duhet t‘i qaset pozitivisht problemeve reale me Shqipërinë, dhe këtu ka shumë për të bërë. Nuk mund të shantazhojë me votën që ka në BE, për të na detyruar të pranojë axhendat e saj nacionalisto-shoviniste. E bëri këtë me Maqedoninë, kur bllokoi hyrjen e këtij vendi të vogël në NATO. Por, siç e dimë të gjithë, Maqedonia ishte fituesi i vërtetë moral i betejës së pandershme që Athina i shpalli asaj për një teke të nacionalizmit anakronik grek.

– Pra, ju e gjykoni se shteti shqiptar është treguar korrekt me çështjen e Himarës?

– Unë gjykojë se është bërë  një kujdes i veçantë për Himarën, dhe mirë është bëërë. Aty kanë shkuar e kanë biseduar me autoritetet lokale e me komunitetin ministra, zëvendësministra e zyrtarë të tjerë. Ka një bon sens, por ka edhe ligj, dhe himariotët detyrohen t’i përgjigjen ligjeve shqiptare, aq më shumë që zbatimi i tyre është në favor e për të mirë të atij komuniteti. Unë jam i bindur se ndërtesat e banesat e reja do të jenë shumë herë më të mira dhe më të bukura nga ato që sot të trondisin me zymtësinë e mjerimin e tyre në vendin kryesor të Himarës./Xh.Sh/DITA

 

 

 

November 1, 2017 16:20
Komento

9 Komente

  1. “greqia” eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar October 31, 20:55

    Ne nuk na rruhet per ate flamur te pjerdhur “ grek” sepse eshte artificial,eshte sot s’eshte nuk eshte neser Mos luani me zjarrin se jane 4 milon shqiptare ne “greqi”

    Reply to this comment
  2. Atdhetar pa atdhe November 1, 09:06

    Oooo historiani jane me keq nga fyerje. Provo ta ngresh tonin ne Greqi dhe ti presin .oqet.

    Reply to this comment
  3. Arbeni November 1, 17:19

    “historian” Xhufka eshte “patriot” me Part Time (vetem kur pushtetin e ka e majta).

    Reply to this comment
  4. “greqia” eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar November 1, 19:01

    “greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar

    Reply to this comment
  5. demo November 1, 19:29

    gjaku i pafajshem i Camerise therret!

    Reply to this comment
  6. Krist November 1, 19:32

    A nuk me thua,profesor,jeni perpara nje biblioteke,apo perpara nje expozite,ku expozohen libra te ndryshem?Megjithese vete vendosja e librave,e tregon qarte,se kemi te bejme ,me rastin e dyte!Dhe,nese jeni ne zyre,edhe nje pyetje:Me pallto punoni ne zyre ju profesor?

    Reply to this comment
    • Kaci November 2, 10:33

      Kjo eshte foto qe e vendos redaksia! Clidhje ka ku eshte e ca ben!? Po ke per te komentuar komento per ate qe thote.

      Reply to this comment
  7. Amerikani November 2, 10:35

    Respekte profesor!
    Ju duhet te ishit President jo keta capaculet e politikes.

    Reply to this comment
  8. Xhufke Xhufka April 18, 20:16

    Xhufke moj Xhufke trendeline e xhaxhi Enverit moj si nuk u rrite pak more burre i vogel shtrembak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*