PD njofton ‘ndërhyrje në statut’ (dhe një ‘parashikim’ i Pëllumbit)

Xhevdet Shehu January 14, 2014 11:26

PD njofton ‘ndërhyrje në statut’ (dhe një ‘parashikim’ i Pëllumbit)

Demokratët pritet të bëjnë ndërhyrje në statutin e partisë. Paralel me procesin e zgjedhjeve të reja, PD-ja do të merret edhe me ndryshimet e statutit, për të cilin do ketë një grup pune, në përbërjen e të cilit nuk përjashtohet mundësia të jenë edhe Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë, Ridvan Bode, – shkruan sot gazeta GSH. Sipas kesaj gazete, ndryshimet që synohen t’i bëhen statutit kanë të bëjnë “me përpjekjet për të forcuar bazën e PD-së dhe organizimin e brendshëm”. Një Kuvend i kësaj partie që humbi thellë zgjedhjet e 23 qershorit pritet nga fillimi i muajit mars.

Në një intervistë për DITA në dhjetor 2013 një nga figurat emblematike të së majtës shqiptare, ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-nënkryetari i PS-së, Servet Pëllumbi “parashikoi” rikthimin e Berishës në krye të PD-së. “Mendoj, se brenda vitit të ardhshëm me inskenime kërkesash “këmbëngulëse të bazës”, Berisha do të rikthehet në krye të PD-së edhe de jure! Mbase mund të shfrytëzojë për këtë qëllim edhe fushatën e zgjedhjeve në PD të shpallur këto ditë nga kryetari de jure L. Basha” – tha Pëllumbi ndër të tjera. Më poshtë, intervista:

 

***********

Pëllumbi: Berisha do rikthehet de jure në krye të PD

Intervistoi: Xhevdet Shehu

– Profesor, në prag të festave të nëntorit  Instituti i Sociologjisë , që ju bashkë me kolegët tuaj e drejtoni që nga themelimi i tij në vitin2006 , zhvilloi Konferencën ndërkombëtare me temë ”Demokracia në kohë të trazuara, një qasje shumëdimensionale”. A mund të na thoni diçka më tepër rreth qëllimit dhe arritjeve të saj?

Servet Pellumbi

Servet Pellumbi

– Demokracia është temë e gjerë dhe shumë e rëndësishme. Aq më tepër në kohët e zhvillimeve të mëdha, të ndërrimit të sistemeve, të epokave, të rishikimit e të përsosjes së rregullave e normave të bashkëjetesës në shoqëri, që në kushtet e sotme të globalizmit, nga njëra anë janë të trazuara e plot rreziqe, kurse nga ana tjetër plot me mundësi për hope të mëdha cilësore përpara. Në këtë rrafsh interesimi për teorinë dhe praktikat e demokracisë është i madh, sidomos në vende të demokracisë së re ku bën pjesë dhe Shqipëria. Për të qenë më konkret po theksoj një nga problemet kyç me të cilin ndeshet demokracia tek ne. Shumica e njerëzve ende nuk e kuptojnë  si duhet dallimin midis idesë së demokracisë dhe realitetit social-politik në të cilin jetojnë. Ndodh, për këtë arsye, që pakënaqësia nga niveli i arritur i demokracisë dhe  nga hallet e jetës së përditshme, apo kritikat ndaj politikës e politikanëve të korruptuar që pasi marrin votën s’pyesin më për premtimet e dhëna, të shndërrohen në zhgënjim ndaj vlerave të demokracisë në përgjithësi, gjë që ushqen mosbindjen qytetare, nostalgjitë për të kaluarën etj. Kjo mund të çojë më tej në përçarje sociale, pra në “kohë të trazuara” në të cilën secili   thotë “dy duar për një kokë”! Në këtë rast s’ka  vend për demokraci që në mënyrë figurative i ngjan  një simfonie që luhet nga një orkestër e përgatitur mirë dhe jo vetëm nga një instrument. Pra në konferencë u paraqitën studime me vlerë rreth prirjeve e dukurive konkrete të luftës për më shumë demokraci si formë e jetës së qytetëruar, që synon bërjen e shoqërisë më të mirë, më të arsimuar, më të kulturuar, më të begatë, më të drejtë dhe më të lirë…

 

– Në referatin tuaj Profesor, siç mësuam nga media, ju ishit kritik si ndaj mendimit akademik ashtu dhe ndaj politikës lidhur me kuptimin dhe kohëzgjatjen e tranzicionit politik. A mund të jepni shkurt thelbin e pikpamjes tuaj lidhur me tranzicionin që zyrtarisht trajtohet si “një tunel i gjatë pa dritë në fundin e tij”?

– Po, me këtë problem jam marrë që nga viti 2007 kur kam theksuar se me miratimin e Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998 dhe sanksionimin e ndryshimit të sistemit politik (Neni 11 e nene të tjera) tranzicioni politik mori fund dhe vendi u fut në rrugën e konsolidimit të demokracisë që ka të tjerë parametra. Megjithatë, për politikën vazhdon inercia e “tunelit pa dritë në fundin e tij”, me sa duket për t’i shkarkuar në këtë “tunel” gjynahet e veta! Madje për çdo fushatë zgjedhjesh shpallet si objektiv përfundimi i tranzicionit politik, kurse pas zgjedhjeve pala që humbet fajëson fituesin për “zgjatje të tranzicionit”! Kështu ndodhi edhe me zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Fitorja e koalicionit të majtë u shpall si “rrezik kombëtar”(Berisha), si “ardhje në pushtet të bijve të bllokmenëve”(Topalli) prej nga nxirret përfundimi se tranzicioni vazhdon dhe në qendër të tij vazhdon të mbetet “lufta kundër komunizmit”. Deformim i pa skrupullt i realitetit në funksion të luftës politike antagoniste. Madje, nuk ngurrohet të deklarohet se protestat e rinisë (14-17 nëntor 2013) kundër demontimit në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë, u quajtën si protesta që “gjetën busullën për ta nxjerrë vendin nga tranzicioni politik!” Në Konferencën tonë, u sollën shumë argumenate për nevojën e deklarimit të përfunduar të tranzicionit politik për t’u marrë më mirë me fazën e sotme të konsolidimit të demokracisë.

karagjozi2

– Profesor Pëllumbi, Berisha duket se po e mban premtimin që dha në fjalën e dorëheqjes së tij nga kryetar i PD-së, “për të luftuar si luan” kundër mazhorancës së  majtë që e identifikon me rrezikun komunist. A kini ndonjë koment për këtë?

– Po e them që në fillim: E dija më të zgjuar dhe si një lider që e donte vërtet demokracinë dhe Partinë Demokratike, por po rezulton diçka krejt tjetër, një politikan egoist, tribal, i përkushtuar ndaj betimit që pat bërë në zyrën e presidentit kur u thirr në dhjetor 1990 për të shkuar tek qyteti “Studenti” dhe për të marrë drejtimin e Lëvizjes studentore…

 

– Në çfarë e bazoni këtë  konkluzion, Profesor? 

– Më ndërpreve pa dëgjuar edhe pjesën konkrete, apo argumentet. Pa hyrë në histori, në përgjigje të pyetjes tuaj po theksoj: Së pari, gjatë gjithë kohës që nga 23 qershori dhe deri sot, Berisha nuk ka arritur të përshtatet me rotacionin e kërkuar nga vota masive e popullit për ndryshime të thella dhe largimin e “regjimit Berisha”. Ai e quajti këtë “mosmirënjohje të popullit”, “mashtrim të elektoratit nga Edi Rama”, por jo dështim të tij, prandaj dhe bllokoi analizën e humbjes së PD-së .

Së dyti, Berisha edhe pse inskenoi një dorëheqje formale dhe një “zgjedhje”po kaq formale të një kryetari të ri për PD-në e mbetur, vazhdon të sillet si kryetar de facto, dominon grupin parlamentar të PD-së, që vetëm dëgjon e duartroket Berishën pas çdo fjale dhe replike në Kuvend; jep konferenca shtypi njëlloj si dikur; pret e përcjell në zyrën e tij luksoze militantë e servilë të niveleve të ndryshme dhe lëshon prej aty, apo dhe përmes rrjeteve sociale “direktiva”, thirrje e porosi duke mbajtur ndezur frymën e kultit për vetveten. Mendoj, se brenda vitit të ardhshëm me inskenime kërkesash “këmbëngulëse të bazës”, Berisha do të rikthehet në krye të PD-së edhe de jure! Mbase mund të shfrytëzojë për këtë qëllim edhe fushatën e zgjedhjeve në PD të shpallur këto ditë nga kryetari de jure L. Basha.

 

– Analizë interesante. Dua t’u pyes më tej: A ka pasoja negative politike një qëndrim i tillë dhe si ka reaguar deri tani vetë PD, kryetari i zgjedhur Lulzim Basha e figura të tjera të PD-së? A ka zëra ndryshe në PD, apo është herët?

– Pasojat negative, në radhë të parë, janë tepër të rënda për vetë PD-në. Me Berishën nëpër këmbë, siç po tregon koha pas 23 qershorit, nuk mund të bëhen analiza të mirëfillta të shkaqeve të humbjes së thellë të PD-së, nuk mund të reformohet një parti si PD e identifikuar me Berishën, madje nuk mund as të ngrihen dhe të funksionojnë strukturat dhe forumet partiake të njësuara  me “zyrat e kuadrit”, me “feudet” e deputetëve në rrethe e institucione. Frika dhe pasiguria e klaneve dominojnë në këtë parti prandaj dhe u duket se i vetmi që mund t’i mbrojë nga zullumet e shumta është Sali Berisha! Një regjim i tillë partiak i mbyllur, konspirativ, i mbështetur mbi “pengje”, kulte e mite që të kujtojnë “partinë shtet”, është tepër i rrezikshëm për demokracinë, për dialogun politik dhe stabilitetin e vendit. Për pasojë “zërat ndryshe” në PD , si rregull, Berisha po vazhdon  t’i shtypë në mënyrën e tij “specifike”! Ish deputeti i PD-së Mark Marku ka plotësisht të drejtë kur thotë : “Nëse PD-ja do të vazhdojë të zhytet në autizmin e vet, unë mendoj se ata që e duan vërtet të djathtën, që kanë ambicie politike dhe që kanë një vizion për të djathtën moderne, do të duhet të mendojnë për zgjidhje jashtë PD-së”.

rama-pellumbi

– Po maxhoranca a ka ndonjë qëndrim të përcaktuar, apo është e interesuar nga “zhvillimet përmes kaosit” për të cilin bëni fjalë në librin tuaj të botuar kohët e fundit me titullin domethënës “Etikokracia”?

– Realisht, në interesin e maxhorancës qeverisëse dhe të së ardhmes së demokracisë në Shqipëri, është qenia e një opozite të fortë, por e reformuar, realiste dhe e përgjegjshme, ndryshe demokracia s’mund të jetë funksionale, të kultivojë dialogun politik dhe bashkëpunimin konstruktiv  me opozitën. Në këtë kuptim nuk mund të jetë e interesuar për “zhvillimet përmes kaosit”, diversioneve, sherreve, “luftës së të gjithëve kundër të gjithëve”, apo dhe taktikave berishiste diversioniste, që nga njëra anë thoshte “mirëmëngjes opozitë”dhe nga ana tjetër kërcënonte opozitarët “do t’ua bëj  fytyrën si këpuca”! Jam i bindur se maxhoranca e majtë, as ka rënë dhe as nuk bie në nivele të tilla thellësisht antidemokratike. Megjithatë, pa qenë kundër tolerancës demokratike, druaj se ka shenja për të rënë në ndonjë ekstrem tjetër. Kështu më duket se vazhdon të ketë vonesa për të goditur me forcën e ligjit korrupsionin e ish-pushtetarëve, dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar vendit me politikat e tyre voluntariste dhe “praktikën e pandëshkueshmërisë”. Kjo maxhorancë do të hyjë në historinë e demokracisë shqiptare të rilindur në se do të ndërmarrë vërtet hapat e duhura për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe fshirjen e gjurmëve ramiziste të strategjisë“Katovica”. Nuk mendoj se i shërben këtij qëllimi privilegjimi që po i bëhet “deputetit Berisha”duke u lejuar të flasë në Kuvend sa herë të dojë, pa kufizim kohor dhe për të bërë replika pas replikave në kundërshtim me rregulloren…!

 

– A është ky një variant i vazhdimit të “strategjisë Katovica”për të cilën ju kini shkruar që në vitin 2006 në librin tuaj “Pluralizmi politik”, më pas në emisione televizive, në shtyp dhe së fundi edhe në librin tuaj të ri“Etikokracia”, botuar në nëntor 2013? Nano e Berisha iu kundërshtuan ,e quajtën tezën tuaj “broçkull”, “sajesë apo lajthitje të  Pëllumbit”etj.

– Ju përmendët në pyetjen tuaj vetëm “kritikët”, madje “dy kritikët”që s’thonë asnjë fjalë për thelbin e asaj strategjie që njihet me emrin “Katovica” dhe që është zbatuar edhe në Shqipëri. Nano, pa thënë asgjë për vetë strategjinë, u  hodh në sulme personale kundër meje dhe “betohet” se nuk do të më “nënvleftësojë si deri tani” dhe se do t’u marrka seriozisht me mua! Po pres, se edhe unë kam ende disa gjera për t’i thënë! Me të njëjtën logjikë i bishtnoi problemit edhe Berisha duke thënë për mua se qenkam “sovjetiku i fundit , prandaj mos e besoni”! Po pyes publikisht dy “liderët që thonë se u vjen pas historia”(!),po z.Ilo Kodra, sekretar i R. Alisë për gati një çerek shekulli që deklaron se “Katovica është një realitet historik”, çfarë do t’i thoni? Po Z.Bedri Islami që dëshmon se ka dëgjuar incizime rrëqethëse për Katovicën shqiptare në një takim në shtëpinë e R.Alisë, ç’etiketime do t’i ngjitni? Gjithsesi, ka ardhur koha që mendimi akademik i historianëve e politologëve të merret seriozisht me këtë çështje për t’i vënë pikat mbi “i”, ndryshe demokracia shqiptare nuk mund të shpëtojë nga deformimet e mbartura në vite…

 

– Ditët e fundit, sidomos në kuadrin e 23 vjetorit të Lëvizjes studentore, u rimor kjo temë në nivele të tjera, në nivelin e kujtimeve të disa prej pjesëmarrësve në këtë Lëvizje. Eduard Selami, i pyetur direkt nga gazeta “Panorama”,  për publikimet tuaja për Katovicën, deklaroi: “S’ka të vërtetë në këtë mes. Është thjesht një teori konspirative”(8 dhjetor).A dëshironi të shtoni ndonjë koment tjetër?

– Të them të drejtën nuk dua të debatoj me z.Selami i porsa kthyer në PD që ka ende probleme rehabilitimi, megjithatë ai pjesërisht thotë një të vërtetë. Po,”Strategjia Katovica” ka qenë e vazhdon të jetë konspirative, nuk ka për të dokumente të botuara dhe personat e ngarkuar me zbatimin e saj kanë qenë të kamufluar si antikomunistët më të thekur dhe si demokratë 24 karatësh. Madje as shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH-së nuk u vunë në dijeni për të nga R. Alia. Pra nuk kish si të dinte as një “banor i godinës 18”për Katovicën! Po kështu është e domosdoshme që të veçohet masa e studentëve dhe roli i Lëvizjes së dhjetorit 1990, që edhe pse jo i vetmi faktor, luajti një rol historik për vendosjen e pluralizmit politik dhe përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri,       nga disa  prej të përzgjedhurve të R.Alisë (në parti të ndryshme)për zbatimin e strategjisë Katovica. Me që “Strategjia Katovica”, e njohur ndryshe si “strategji  e evolucionit gradual” nuk duhet të mbetet edhe më tej konspirative, do të desha të shtroja  për z. Selami dhe të tjerë të interesuar, disa pyetje: Pse disa nga figurat kryesore të PD-së së porsaformuar u pajisën më pardesy të bardha-gri dhe porositeshin nga Sigurimi që t’i vishnin në çdo aktivitet masiv? Pse u rrëzua monumenti i E. Hoxhës me një tërheqje litari, nga kush ishin sharruar natën bullonat e trasha që e mbanin? Pse u ribë brenda ditës mbledhja e kryesisë së PD-së që pat zgjedhur për kryetar A. Meksin dhe ç’marifete u bënë për të zgjedhur doemos “katovicasin” S.Berisha?

Kujtdo që kërkon përgjigje për pyetje të tilla mund  t’i vinë në ndihmë disa nga autorët që po citoj më poshtë. 1. “Presidenti Alia, disa herë ka përmendur shkarazi faktin se ai ka dërguar Berishën tek studentët. Por unë mund t’ju them se në themelimin apo në fillimin e Partisë Demokratike, Ramiz Alia ka aktivizuar një numër të madh spiunësh të Sigurimit të Shtetit…”(Sabit Brokai, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë, që në krye të studentëve të mjekësisë morri pjesë aktive në Lëvizjen e dhjetorit 90 ,Telegraf, 9 dhjetor 2013);  2. “Ato ditë dhjetori 1990 udhëheqësit e Lëvizjes studentore, së bashku me Berishën dalloheshin lehtësisht për shkak të një lloj pardesyje të bardhë që mbanin veshur thuajse të gjithë. Me këto pardesy veshur, pa iu trembur syri e pa u prekur asnjë fije floku, pa provuar asnjë shkop policie, pa le më qelitë e komisiariateve e burgjet, ata e  udhëhoqën me sukses të plotë Partinë Demokratike drejt marrjes së pushtetit”(Xh.Shehu, nga libri “Ambasadori  VOA”); 3. “Të bësh analizë do të thotë që t’i shpjegosh elektoratit tënd pse PD-ja pas 20 vjetësh pluralizëm është më komuniste se ç’ishte 20 vjet më parë, pse humbi lidhjet me elektoratin bazë të saj: ish të përndjekurit politikë dhe të shpronësuarit nga regjimi komunist…(Mark Marku,ish deputet i PD-së,Gazeta Shqip, 8 dhjetor 2013); 4.”Atë që unë di nga 8 dhjetori i 90-s, është fakti se është zbatuar 100 për qind Katovica edhe në Shqipëri. Arkitekti dhe zbatuesi i saj ka qenë Ramiz Alia me kastën e re politike që ai kishte pagëzuar dhe kishte bërë gati duke përfshirë në të studentë, pedagogë e intelektualë të përzgjedhur me kujdes” (Mimoza Ferraj, ish-studente e dhjetorit dhe e grevës së urisë).Komentet janë të tepërta!

 

– Edhe një pyetje të fundit Profesor. Në librin tuaj “Etikokracia”, a e trajtoni problemin e “strategjisë Katovica” dhe në se po, a do na lejoni ta botojmë në faqet e gazettes sonë pas kësaj interviste interesante?

– Po. E kam trajtuar, madje, në një kuadër më të gjerë duke përfshirë edhe praktika të vendeve të tjera ish-socialiste. Tërë kapitulli “Ideologjia apo idetë” (f.93-119) i kushtohet formulës së ndryshimit të sistemit. Për rastin tonë analizën përkatëse mund ta gjeni në faqet 100-106. Nuk kam ndonjë kundërshtim në se do ta botoni për lexuesit e gazetës tuaj të respektuar “DITA”.

 

Xhevdet Shehu January 14, 2014 11:26
Komento

28 Komente

  1. shpresa December 11, 01:56

    a e kuptoni qe ata qe e ndjekin nuk kane zgjidhje sepse jane bere bashkepunetore te UDB
    kjo eshte PD . kush eshte i paster te dale e ti jape popullit opozite ate qe cdo vend ne bote demokracia ka. vetem fakti qe asnje demokrat i pare nuk eshte aty . beni analize e do te kuptoni.
    prandaj duhet te largohen e te denohen e te dalin vertet klase e re politike te rindertojne PD

    Reply to this comment
  2. Marin December 11, 02:28

    Une e kam thene si specialist i shtypit: Sali Berishen po e risjellin ne krye te PD-se dhe Opozites me reaksionare qe ka pare Shqiperia ne gjithe historine e saj te shkurter demokratike, shtypi i cili u ben jehone te gjitha shpifjeve te tij personale ne FaceBook. Ai eshte diktator si napoleoni, do te kthehet peerseri ne skenen politike.

    Reply to this comment
    • shpendi December 11, 10:09

      krahesim i pagoditur.Berisha nuk mund te krahesohet me Napolon B., por me “nderbishtin” e kalit te Napolonit; aty ku rrine mizat qe pastrojne mbetjet e jashteqitjes te kalit.

      Reply to this comment
  3. Ajet Delaj December 11, 03:52

    December 10, 2013

    VRASES DHE HAJDUTE QE DUAN TE MARRIN ME VETE EDHE PARTINE DEMOKRATIKE.

    Qe kjo dite ku do tentohej te bashkohej zeri i Partise Demokratike me klithmat e hajnave do te vinte nuk besoj se e ka vene kush ne dyshim nga ata qe se paku kane pak informacion nga politika shqiptare e kryesisht mbi Partine Demokratike .
    Une personaisht besoj se megjithse ka prova te mjaftueshme per inkriminim te shkalles se larte te kupoles se Partise Demokratike qe e ka marre peng tashme kete parti por te njejten gje nuk do guxoja ta thosha per antarsine idealste te kesaj partie qe nuk jane te paket.
    Te marresh ne humnere nje parti te tere duke tentuar ta besh pis me balten tende idealistet e kesaje partie eshte e papranueshme dhe e patolerueshme.
    Nese deri dje ishte ceshtje dite reformimi dhe demokratizimi i thelle i Partise Demokratike si domosdoshmeri per funksionimin e sistemit demokratik pluralst ne Shqiperi sot me ceshtjen “Imami” e te tjerat qe do vijne past tije del ne plan te pare ndalja e perdorimit te logos se Partise Demokratike si mbrojtese e hajnise ose ne pamundesi per tab bere kete ata qe e ndiejne veten te paster ne te tera nivelet e PD duhet te distancohen qarte nga hajnat e kriminelet qe kane ngjyer duart ne djersen dhe gjakun e shqiptarve.
    Misioni i partis opozitare ne kete rast Partise Demokratike te rene ne opozite mbas nje pushteti tetevjecar eshte distancimi sa me i qarte nga abuzimet dhe abuzuesit me pushtetin duke e shnderruar Partine Demokratike alternative te pushtetit e rikthyer besimin e njerzve.
    Pa hyre ne analize te thelle duhet thene se tentativat e shperdoruesve te besimit te demokrateve dhe abuzuesve me pushtetin e parane publike duke u munduar per te hequr paralele me 97ten eshte nje tentative e kote pasi shume uje ka rrjedhur qe atehere e renja ne opozite e PDse kesaj here eshte krejt tjeter .

    E them kete pasi “gjenerali Grek” Imami se bashku me sojesorollopin e tije jane perseri kontribues te renjes Partine Demokratike ne opozite duke i hequr edhe pakicen bllokuese por kesaj radhe jo me kallash por me hajni. Tentativa te tilla nuk do te kene asnje sukses ne bllokimin e drejtesise por do te zhdukin nga harta politike e Shqiperise , Partine Demokratike si partine e pare opozitare e antikomuniste ne Shqiperine e pas 90tes pamvarsisht se si eshte perdorur e prure ne kete dite halli.
    Cdo tentative per te perdorur logon e Partise Demokratike per te mbuluar hajna dhe abuzuesit me pushtetin gjate qeverisjes se Partise Demokratke duhet ndalur nga demokratet pasi jo vetem nuk do arrijne te ndalin ndeshkimin e pashmangshem te abuzuesve pasi mazhoranca per kete mission eshte mandatuar por do ta dergojne Partine Demokratike ne rrugen e Partise Socialiste Italiane pas Kraxit.
    Hapsirat e lirise qe prodhon sistemi demokratik pluralist nuk do e lene Shqiperine pa opozite por eshte mekat e gjynah bashke per demokratet idealist qe kane sarifikuar aq shume pergjate viteve por pushtetin “lideri” i tyre misionar Berisha e ndau gjithnje me Xhuvele, Mete , Imame por kurre nuk e gezuan demokratet sipas kontributeve sic realisht duhet te funksiononte ne demokraci.
    Koha e misionarve duhet te marre fund e demokratet nuk duhet t’ja lejojne vetes te vazhdojne te perdoren pasi fatekeqesisht edhe e kemi lejuar veten ne mirebesim por besimi jone eshte shperdoruar ne menyren me te paskrupullt e te pafytyre.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    Reply to this comment
  4. Diferenca pa Moralin December 11, 04:49

    Te gjithe individet qe bukuruan kryet e pluhur_alizmit shqiptar, jane pa asnje medyshje
    te pasinqerte me popullin shqiptar. Ketu nuk ben dallim, thuajse askush qe u shfaq ne krye te partive, PS-se derivat i pare dhe PD-se derivat i dyte, te PPSH-se.

    Vazhdues te drejteperdrejte te PPSH-se merret vesh ishin ata qe qofte edhe vec formalisht mbeten ne PS. Ata, as per sy dhe faqe, nuk e mohuan Enver Hoxhen. As per sy e faqe, nuk kerkuan ta “gjykonin” se paku si vrases te ish-shokeve te tij (Grupet “armiqesore” te viteve ’70 deri tek ai i Mehmet Shehut), me te cilet bene bashke diktaturen mbi te gjithe shqiptaret. Nano, Meta, Majko, Pellumbi (permendim vetem keta qe ishin ne krye te PS-se) etj ia paten me hile edhe ish-komunisteve te thjeshte, qe nuk e dinin se “opozita”, PD-ja, ishte misionarja e tyre. Keta njerez te thjesht, te paditur, qe kishin besuar naivisht komunizmin, vazhduan te besonin tek “ideali” i tyre dhe e urryen PD-ne si parti e se Djathtes, gje qe s’ishte aspak e vertete. Nese do ishin rrefyer te hapur, nese nuk do ishin bere pjese e Lojes Pluhur-Aliste-Katoviaciane, Shqiptaret do ta kuptonin e donin me shume njeri tjetrin, sepse, nje pluralizem i vertete, do te sherbente per te gjithe…

    Partia Demokratike do duhej te kishte ne kreun e saj, mbase jo ish te burgosur politike te shume-vuajtur (per ta shmangur teorikisht, a priory, nje revansh te mundshem), por nje grup te pa parti por pa simpati ndaj komunizmit te ushtruar nga koha e qoftelargut. “Katovica” ( pak rendesi ka nese erdhi nga Moska apo ishte pjelle e bizantinizmit te kuq te vete Tiranes) nuk e lejoi kete shans. Berisha dhe Pardesybardhet, mashtruan jo vetem ish-komunistet e thjesht, duke u sjelle gjoja si opozitare te tyre, por me se keqi, mashtruan shtresen e munduar, te persekutuar e te burgosur te kundrave te hershem dhe te mevonshem te komunizmit si diktature ne pushtet afatgjate. Duhet te ndjehen pergjegjes per kete Loje te Pa-principte, te pa-moral, dhe si te tille do fiksohen ne kujtesen e shqiptareve.

    Edhe Partite E Vjetra, tradicionalisht antikomuniste, si Balli Kombetar apo Legaliteti, nuk kishin te benin fare me historine politike qe prodhoi emrat e tyre. Ata u kryesuan nga njerez te hedhur ne fushen e kesaj Loje, per ta bere qesharake edhe nje here historine, permbysur me pare nga historianet zyrtare te komunizmit.

    Ata qe jemi rrekur t’i quajme e t’i mbajme si “intelektuale” te komunizmit, s’mund te ishin dot te tille, gjate diktatures, por turperimin e tyre e nenshkruan edhe “ne kete fare lirie pluraliste false” qe ata e trumbetuan me po aq zell sa komunizmin dje.

    Ashtu si Enver Hoxha (ende “Hero i Popullit”), qe ishte Mecenati, Perkrahesi dhe Mbrojtesi i ketyre “intelektualeve”, deri dje, Te Ngarkuarit per Pluhur-Alizmin vazhduan t’i mbanin ne rresht me po te njejtin mision: titujt e dekoratat e levdimi i tyre vijuan, duke ndryshuar vec emertimin formal, pa ia hequr titujt Komandantit, pa ia kthyer pronen pronareve legjitime, pa bere as edhe “gjyqin moral” diktatures, edhe pse ne sy te Popullit (te konsideruar si Turme) te gjithe bashke e shanin dhe e mallkonin!

    Permbi zerin e gjithe ketij lloji, u degjua asokohe zeri i Edi Rames…

    Po ky ze, ne fushaten e mbrame elektorale, e konsideroi fitoren e tij si “fund te periudhes se tranzicionit”, por ende nuk eshte shprehur se e tera ishte vazhdim i deshtimit te komunizmes, dhe jo e kundershtareve dhe inspiruesve kunder tij.

    Shqiptaret jane mesuar te presin, por kesaj here edhe duke i ditur lojrat.

    Reply to this comment
    • Arbri December 11, 15:58

      Mos harro boshtin Athine-Beograd. Ata kane ndikuar fuqishem ne gjithcka ka ndodhur keto 20 vite. Ata kane diktuar kush duhet vene dhe ku, kane zhdukur pretendete qe mund te lindnin dhe qe do i prishnin pune pasi nuk do ndiqnin udhezimet e tyre. Te pabindurit e PD-se u hoqen qafe nga mjeshtrat serbe, perfshire Olldashin.

      Reply to this comment
  5. redisheheri December 11, 05:01

    Une e mbaj mend si pedagog serioz dhe te qete z.Pellumbi ,qe nuk i ka ne natyre zbulimet show.E verteta eshte e vertete dhe nuk mund t`i fshihesh asaj.Paedesyte e bardha jane pjese e komplotit te sigurimit te shtetit per destabilizimin e Shqiperise dhe pervetesimin e pasurise kombetare,aktoret ishin listuar ne zyren e Ramiz Alise.Pardesy te bardha mbanin Sali Berisha,Eduart Selami,Azem Hajdari,Gramoz Pashko,Alexander Meksi,Arben Imami,Edmond Budina.etj.Nuk me kujtohen me pardesy te bardha Arben Broci,Shinasi Rama,Ilir meta,Pandeli Majko..

    Reply to this comment
  6. lisdushku December 11, 05:05

    Po ku jeton dot Berisha pa protogonizom!

    Reply to this comment
  7. Tomorri December 11, 07:29

    Qe te iki perfundimisht Berisha duhet te shkelqeje Rama.
    Me Katovice apo jo dikush do e merrte PD dhe PS.
    Akoma rrihet uje ne havan dhe vazhdohet me kujtime kur populli pret zhvillim dhe mireqenie.
    Te gjithe brezi juaj jeni produkt i diktatures. Atehere te gjithe jeni Katovice.
    Puna me e mire qe do benit do ishte te pinit nga nje kafe e te na linit ne qetesi.
    Populli e dha verdiktin ne qershor . Sa te merresh me pardesyte e bardha rri e prit cdo bejne
    corapet e kuqe mbas kaq vjetesh kur Ramiz Alia eshte harruar.
    Kane kaluar kaq vjet mbas 90 dhe te fajesosh R Aline pse nuk funksionon eshte si te shkosh
    te shash baane pse te martoj me shkuesi dhe martesa nuk po funksionon.
    Koha ishte e tille e dikush do behej protagonist dhe me mbeshtetjen e organeve.
    Kjo nuk e justifikon paaftesine totale te gjithe brezit tuaj per te na cuar drejt prosperitetit.
    Ora biologjike do zgjidhi ate qe spo e zgjidh as vota popullore.

    Reply to this comment
    • Jashar kuca December 11, 16:56

      …Ky Tomorri pa diskutim duhet te kete qene rrobaqepes i pardesyve te bardha,ose roja i tyre.E shikoni si shkruan qetesi-qetesi se e mira vjen vete.E more Tomorr a te te them shkurt …morr,ikni zhdukuni e lereni shoqerine rehat se na u bete morr pidhi ne cdo epoke…c’qe ajo mendje qe u pregatiti??C’qe ajo bushter qe ju ushqeu??

      Reply to this comment
  8. Ericson December 11, 07:33

    Profesor Pellumbi ka shume te drejte te dyshoje por edhe te provoje logjikisht se “Katovica” ka ekzistuar si nje strategji e udheheqesise se ngushte te ish Bashkimit Sovjetik ,e inicuar nga M.Gorbacov dhe e aplikuar sidomos tek ne,nje pjesez e vogel e universit komunist.

    Kurre nuk do te mund te dokumentohet ndonjehere se kush e shthuri Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike me ne krye Rusine sovjetike e dale nga Revolucioni i Tetorit te Leninit qe tronditi boten dhe pse ekziston akoma e nuk u perfshi ne rrenimin total te Lindjes Komuniste edhe Republika Popullore e Kines,gjigandi aziatik komunist i cili perben nje te gjashten e botes.

    Imagjinoni tani, ne kolapsin e universit kozmik te komunizmit te tronditur nga gravitacioni i forcave okulte antikomuniste te panjohura deri me sot , na del nje fare Salahudin R.Berisha,prej nje pshati te humbur te Tropojes,nga nje vend i vockel e krejt i parendesishem ne bote e thote se une permbysa komunizmin ne Shqiperi,me studentet e ca alabake rrugesh,rrezova Enver Hoxhen e solla demokracine!

    Ky mangup tropojan,edepsez politik e cub ordiner ishte taman i veshur me pardesy te bardhe ,ashtu si edhe Azem Hajdari,Gramoz Pashko,A.Meksi,E.Selami,G.Ruli,A.Imami e dhjetra “dhjetoriste” qe te dalloheshin nga turma demokratike e qe mos i masakronte Sigurimi i Shtetit, kontigjente te te cilit ishin ne te vertete.

    Ne aparence,renia e komunizmit ne Shqiperi deri me sot konsiderohet si pasoje ne kolapsin ekonomik pas ndarjes me Kinen,varferine sidomos ne zonat rurale,izolimi total nga bota e jashtme,shtypja e skajshme e te drejtave te njeriut dhe represioni i Sigurimit famekeq te Shtetit,ndalimi arbitrar i besimeve fetare,cveshja nga cdo e drejte private,ideologjia M-L,propaganda e tipit gebelsian per E.Hoxhen etj.

    Por nuk rezulton te jete plotesisht keshtu!

    Renia e komunizmit filloi per ironi te fatit nga vete Bashkimi Sovjetik,i proklamuar ne gjithe boten si atdheu i punetoreve e fshatareve,pa shrytezues kapitaliste te pashpirt (gje qe eshte e vertete edhe sot e kesaj dite) .

    Po perse?

    Pamundesia per te perballuar garen e armatimit me Shtetet e Bashkuara te Amerikes,”Lufta e yjeve” ,e faktore madhore gerryes ekonomike e strategjike te njohur e te panjohur,permbysen boten komuniste,taman si ne nje reaksion zinxhir te cilat nuk mund t’i ndalte as Gorbacovi e as KGB-ja e tij,por ama gjeten formulen se si te formohen miliarderet e sotem ruse ne atdheun autentik te komunizmit boteror.

    Tani gjykoni vete ,se si nje cope Salihi,nje grimce elementare e pocaqisur e universit komunist na paska “derrmuar” regjimin kriminal komunist,…cvarrosi E.Hoxhen,shkaterroi totalisht industrine ,bujqesine,arsimin,shendetesine,hekurudhat, rrafshoi pyjet, zhduku nga faqja e dheut floten tone ajrore e detare,degradoi ushtrine (shihni paraden qesharake ushtarake me rastin e Pavaresise) ,rrethoi,vodhi e ndoti qytetet nga fshataret sipas parimit te Mao Ce Dunit e te tjera mysybete .

    Sa per E.Selamin,eshte humbje kohe te merresh me nje dhjeraman qe ju shmang punes se ndershme ne Shtetet e Bashkuara te cilat e strehuan me bujari nga kthetrat e Salahudinit e qe ky pasi i hodhi nje kocke Salahudini dhe e beri deputet,prape po e perdor si ndonje pusht politik,per te harruar se perse u veshen me pardesyte e bardha vetem keta yrneke,kurse te tjeret u vrane e u masakruan nga Sigurimi…!

    Sikunder e di mjaft mire edhe z.Servet Pellumbi qe Perendia i shtofte ymrin,keto lloj “konspiracionesh” me pardesyte e bardha e xhupat e zinj, qe te behen te besueshme per publikun e paduruar shqiptar,ben mire t’i shoqeroje me dokumente autentike,megjithse mileti i din ma s’miri se cfare edepsezi ,qafiri e kopuku eshte Salahudini.

    Megjithe parashikimet e profesorit socialist sipas te cilit Salihi porsi “Kashei i pavdekshem” do te uzurpoje prape PD-ne, mua nuk me duket se ky person vjetersire, ekstrafishant e cyryk mendor e me nje gjoks si derrase haleje mund t’i terheqe me per hunde mamurrasit “trima” kur s’ka te tjere!

    Ne vend qe profesori i nderuar te parashikoje nje prognoze te tille ku Salahudini te ngryse netet ne vetmi te “Shtate Penxheret” ,pasi te kendoje tane diten e lume Kuranin a Biblen e te pendohet per mekatet e veta, ai sikur ndjell prape gogolin e PD-se!

    Reply to this comment
  9. KAINI December 11, 08:48

    Servet Pellumbi kritikon Berishen jo per ato qe thote, po sepse burgosi Nexhmijen e te tjere bllokmene shoke te Servetit ne 1995. Te kritikohesh nga nje marksist i deklaruar si Serveti, ja kjo i duhet dhe e ndihmon Berishen.

    Reply to this comment
  10. LORA December 11, 08:52

    Per mua servet pellumbi eshte teresisht i kalcifikuar dhe nuk perben asnje dobi shoqerore.
    Rikthimi ,de jure,i brekedhjerit te historise (sipas pellumbit ) ne krye te asaj nahijes bandite qe i thone PD, dote ishte nje avantazh i perkryer per shperberjen e shpejte te kesaj bande.
    Por ,duke pasur parasysh dashurite bipartizane te nano-kurvave me dr.dhjeramanin,do te ishte edhe nje mundesi (ne endrrat e serveteve )per nxitjen e riciklimit te nano-kurvave,ku padyshim pjese eshte edhe servet-mendjelliu .
    Qofte e shenjteruar vota e 23 qershorit,perballe te ciles shkrumbosen edhe endrrat e serveteve,nanove,brekedhjereve,,,,te cilet kriminalisht dhe antikombetarisht e fundosen ne hi shtetin e shqiptareve,per 23 vjet me rradhe.TUNG.

    Reply to this comment
  11. Mark uk December 11, 09:27

    Se jemi populli ma i pa vendosur ne Europe kjo dihet.Jemi vendi i fundit qe u cliruam nga turqit,biles ata iken vete se flamuri u ngrit ne Vlore pa pasur as nje rezistenc nga pushtuesit 500 vjecar.Turqit na njofen brenda 24 oresh gje qe nuk ka ndodhur ne gjith boten,dihet ishte marrveshje ne mes tyre dhe Ismail Bej qe i sherbeu turqve me besnikri familjarisht.Po ashtu edhe komunizmi ne Shqiperi ra i fundit,pamvarsisht se populli u ngrit nga qe u kishte ardhur shpirti ne maje te gjuhes.Komunistet qe jan ne pushtet se vete emrin kan ndrruar ala nuk e kan denancuar Enverin.Ala kan gazeten zeri i popullit qe nga viti 1942.Berisha edhe i vdekur te ishte kta i tmerron.Dihet se me kta politikan qe kan lidhje gjaku me bllokmenet ma pare u luten atyre se Zotit nuk do ta ken te gjate.

    Reply to this comment
  12. Ilir December 11, 10:22

    SHPRESAT I KEMI TE KY I GJATI, SE VETEM NJE PSIKO SI KY MUND TE BEJE DICKA NE SHQIPERI, PO BERI DOT.
    PO NUK BERI DOT GJE AS KY, PROTESTA, PROTESTA, PROTESTA.

    ALTERNATIVA NDAJ PROTESTAVE ESHTE IK JASHTE SHTETIT NDERTO JETEN TENDE ANDEJ DHE LERJA KETE VEND HAJDUTEVE.

    E PATE BLENDIN TEK KLANI, NUK LA FOTO TE IMAMIT PA PUBLIKUAR, ME KETE, ME ATE, ME ATE TJETRIN.
    E PSE VALLE??!! SEPSE NGA BUXHETI I TIJ DELL RROGA PREJ 5,000 EUROSH QE MERR.

    KESHTU DO VAZHDOJME NE????!!!!!

    Reply to this comment
  13. ali December 11, 11:10

    Nga Janina e perpjete si ka qene donte jete !!!

    Reply to this comment
  14. Ericson December 11, 11:29

    Shume rralle jam marre me komentuesit te cillet pavaresisht nga niveli kulturor,te ditun apo ma pak te ditun,shprehin megjithate,nji informacion tejet interesant per tema madje kozmike si psh. ne nje planet te zbuluar rishtas nga NASA amerikane,i pabanuar ,nji komentues anonim thote se zotni Salih Berisha asht kah e popullon njiket planet te bekuem nga Partia Demokratike.

    Megjithate me beri pershtypje nje koment ku autori ne fund te tij, me shkronja kapitale shkruan emrin Ajet dhe New York.

    Epo ,mire xhanem,po pse duhet te dallohet zotni Ajeti nga komentuesit e tjere se komenton nga New York-u,apo don me i dhane randsi vedit?Apo don me ba pune partiake ne nji fletore te pamvarun si ditorja “Dita” e cilla asht pernjimend nji dritare ku mund te kqyresh pa asnji koment surratin e Salih Berishes sbashkut me do horra ministruer e do kodoshe biznesit e qylaxhinj pushtetit te cillet, sha zoten burr e kan rrjep njiket milet !

    Pa dashur te lendoj z.Ajet, po i drejtohem atij shqip:

    Me duket se eshte e kunderta e titullit ,..Partia Demokratike i ka krijuar keta vrases e hajdute me ne krye Salih Berishen ,nje sajim i cuditshem i mjekut, rreshterit ushtarak,e mangupit tropojan.

    Megjithate,kam nje shprese,sado te mjegullt se me grushtin derrmues te shumices te popullit shqiptar kjo figure fatale e mjaft demprurese,do te zhduket perfundimisht nga skena politike e do te na bien veshet rehat ,kupton apo jo!

    Duhet bere e ditur se persa kohe do te llomotite e te shpife Salih Berisha,sherrin e kini ne dere ,madje edhe PD-ja qe ende mban vulen e tij!

    Reply to this comment
  15. Bocari December 11, 13:41

    O pellumb i shesheve te betejave te se se kaluares na thuaj nje profeci per shqiponjat dhe jo per krimbat e maleve. Si nuk u lodhet o te uruar, e lagu se lagu. Smafton qe ishit te verber 23 vjet e i mbajtet bishtin nje skizofreni, por vazhdoni akoma me diskutime. I vetmi diskutim qe duhet te bejne ata qe e mbajten ne kurriz Saliun eshte, perse gabova ne shpresat dhe mendimet e mija. Si te mos gaboj prape dhe si te ndihmoje popullin dhe atdheun tim ne te ardhmen. Keto diskutime qe behen nuk kane asnje konseguence pozitie, por terheqin thjesht vemendjen e njerezve nga realiteti.

    Reply to this comment
  16. pelivan December 11, 14:24

    Zoti Ericson! Komentin tuaj,(Po te isha une ne redaksin e Dites),do e beja editorjal. Mua me pelqeu shume,vec ket’fjalen (Mangupit),s’e mar vesh… Nejse,je i sakt.

    Reply to this comment
  17. IDJOTI BATHORES December 11, 15:37

    PO SERVET SKLEROTIK KATOVICEN-.—Kush e vuri ne funksionin me te larte te shtetit,kryetar parlamenti?Mbyllini me ndonje azil pleqsh keta shkaterrimtare te shqiperise e te lexojne citatet e shokut Mao deri sa te vdesin e te ngelen pa varre se prape do lene litarin jashte.

    Reply to this comment
  18. MARKO December 11, 16:20

    Berisha ne helet te gomerve. Aty e ka vendin

    Reply to this comment
  19. Ardi December 11, 17:06

    Qe te kete rikthim,me pare duhet te kete ikje.Nqs Berisha do te behet de jure lider i PD,pasi de fakto eshte ka vetem nje arsye :Ai do te siguroje nje fare imuniteti si lider i opozites,per tju shmangur ndonje hetimi te mundeshem,pasi deri tani ai ka te siguruar vetem kohen dhe heret e te folurit ne kuvend.
    Ne te gjitha partite ka idealiste,pragmatiste,te majte,te djathte,katovicare dhe soriste.Keta dy kategorite e fundit ne marreveshje me njeri tjetrin,kane patur kujdesin qe pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv,ta udheheqin gjithnje keta.Zgjedhjet e fundit,duket kane lekundur kete marreveshje prandaj degjojme shprehje “Po cenoni konsensusin”dhe nga ana tjeter “ska dialog me kushte”,dikusht tjeter kercenon me “shkelje te vijes te Kuqe”,”Ai e di qe s’me tremb dot”…etj.Faktet jane qartas te kuptueshme,mazhoranca po ben aq shume gafa,me qellim qe ti jape argumenta opozites te hidhet ne protesta,ne menyre qe edhe njehere rruga per ne BE te mbushet me shkembinj te pakapercyeshem,por kete rralle nga ish-mazhoranca.
    Kjo loje si macja me miun,do te vazhdoje derisa Serbia te fitoje te drejten per tu pyetur dhe dhene dakortesine e saj per futjen e Shqiperise ne BE.Edhe kur Partia Komuniste Shqiptare u fut ne Komintern u fut me propozimin e komunisteve te Beogradit.Ketij qellimi i sherben edhe krijimi i Unionit te Ballkanit Perendimor,pra nqs deri tani politikanet tane prapagandonin qe rruga e Tiranes per ne Bruksel kalon nga Athina,me tutje do te na thone qe kalon nga Beogradi,per kete eshte dakort edhe Athina por me kushtin qe qeveria shqiptare te pranoje direkt pa zgjedhje 10 % te deputeteve nga pakicat etnike greke.Me projektin e Unionit te Ballkanit Perendimor moren vesh qe u bind edhe Franca nga vizita e fundit te kryeparlamentarit tone pak dite me pare.Ne fakt kjo s’perben lajm,por lajm do te perbente sikur Franca sllavofile te mos ishte dakort me kete projekt te vjeter rus,i cili po propagandohet me te madhe nga dyshja ceke-sllovake Fyle-Kukan te dy te dipllomuar ne Moske kur Rusia ishte BRSS.

    Reply to this comment
  20. arben December 11, 17:06

    Uune cuditem me keta si servet pellumbi perse i kushtojne kaq vemendje saliut dhe pd edhe komentusit , , por ketu eshte loja qe luhet se pse nuk ka opozit , kete opozite deshirojne edhe serveti dhe shume si serveti dhe ps e edvinit se ,po te doje edvini e ka ne dore qe me zgjedhjet lokale qe do te vijne mbas disa muajsh , thoni ju si , po , nese vertet edi dhe serveti done qe salite dhe pd te shkrihet dhe te vij vertet plurarizmi dhe konkurenca e ndershme politike ne shqiperi te beje nje kode qe secili indivit apo person juridik te kete mundesi te konkuroj ne zgjedhje si ato vendore dhe parlamentare po pase nevoje per 10 mije firma apo pengesa te tjera juridike sic jane deri tani , dhe figura e atij qe kandidone te mos kete qene pjese e strukturave te vjetra te enverit ramizit e me rradhe ate here do te ike veet salite pd istat llsi istat ps istat udb istat grekofonistat e me rradhe , prandaj jemi ne kete kaose te plote politik dhe ekonomik dhe morale te shoqeris , se jane ne instutucjone te emruar nga partia e listave te dy kryetareve dhe te gjith te tjeret shkojne zinxhir te emruar , prandaj kety flen lepuri te zgjedhjet e kontrolluara nga te dy parti

    Reply to this comment
  21. gege December 11, 19:44

    Zotesi! Na bene budallej per 20 vjet nje popull te tete.

    Reply to this comment
  22. shqiptari January 14, 14:35

    fuqia europiane dhe amerikane done qe kete vende ta mbaje pere pislliqte e saje dhe keshtu po ndodhe keta bosete qe komandojne botene kane gjetaure ca minje haleshe qe jane politikanete tane qe i kane vene litarine ne gryke dhe ua terheqine si ju do qefi dhe kure ju do dhe ata minje qe jane minje te uryere qenkane te betuare qe ta shkqtrojn kete vende dhe ta turturojne kete populle qe ngeli skllave i perjetsheme i amerikes dhe europes qe kane lene vasalete e tyre serbogreke e turkoitaline te komandojne ketu dhe nene mbikqyrjene e repte te marine pjesen e tyre perfundimishte nje tallje qe me keto zgjedje kush kuptone zgjedhje ne leter me burne me video qe u jepe bota qe kushedi ne ca salloneshe e vendose fatine e shqiperis dhe pas skandalite LSI qe vjedh kaq shume deputete skandale tjeter REPUBLIKANTE vjedhine dhe ata e kuptoni qe keta jane agjenture e huaje qe te shkatronjne shqiperin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*