Pëllumbi ngatërron fjalimet në festën e ditëlindjes

Dalip Greca / Manhattan, NY January 16, 2015 21:25

Pëllumbi ngatërron fjalimet në festën e ditëlindjes

Ditëlindja e 75-të e Pëllumb Kullës është konceptuar si një festë më shumë se familjare, me pjesmarrje të artistëve dhe gazetarëve, ku surpriza apo sekreti nuk i kanë rezistuar dot deri fund tundimit të vetë Pëllumbit, por edhe organizatoreve (edhe pse ftesat e miqve janë bërë telefonike, fshehurazi Pëllumbit, duke i “vjedhur” atij numrat e telefonave, duket se ka qenë aktori Zef Mosi,  gjë që vetë Pëllumbi e kundërshtoi seriozisht).

Sipas një personi që nuk deshi të identifikohej, Zef Mosi, kur ka marrë rrugën nga Florida për në Nju Jork, i paska kërkuar Pëllumbit ndihmë për ta bartur nga aeroporti JFK për në San Marino- Soho, ku festohej ditëlindja e një miku të tij, i lindur me 10 Janar 1940. Pëllumbi nuk ia ka prishë, por diçka ka nuhatë se për kë ditëlindje bëhej fjalë.

Në pritje të ardhjes së vonuar të Pëllumbit në San Marino restorant,thashethmnaja lakoi për nxjerrje sekreti edhe emrat e Gazmir Shtinos, Gëzim Gjyrezit, Gavrosh Levonjës, Bujar Verzivollit, Valentin Veizit, por asgjë nuk u vërtetua. Madje, nuk u vërtetua as hipoteza se sekreti doli nga familja,-Xhuli e lau veten duke thënë se ende nuk e dinte se ditëlindja e kujt po festohej, ndërsa për Erën, të bijën e artistëve, doli garant Flladi.Ditbardhi duke qenë se filmonte, nuk u përzi në debate.

Po ç’rëndësi ka se kush e nxori sekretin?! Surprizat nuk munguan. Festa e 75 vjetorit të regjisorit, shkrimtarit, publicistit Pëllumb Kulla, u organizuar me 10 janar 2015 në restorantin San Marino me pronar shqiptarin Sammy Gashi. Restoranti ndodhet në pjesën e poshtme të Manhattanit, zonë shumë e preferuar, veçanërisht nga artistët.

KRONIKË E EKRANIZUAR

Për të ruajt”sekretin” Pëllumbi erdhi i fundit në festën e ditëlindjes së tij të 75-të, por për pak mbeti pa karrige…Era, e bija, organizatorja, që formalisht tentoi ta ruante sekretin edhe pasi festa filloi,gëlltit vërejtejet e pazëshme të të atit. Por shumë shpejt e bija do të fitonte duartrokitje e të pranishmëve, madje edhe buzëqeshjen e Pëllumbit dhe duartrokitjet e Xhulit, tek do të shfaqte një vido-foto montazh, që shpalosi me humor jetën 75 vjeçare të babait të saj. Fotografitë dhe filmimet nisin që nga 10 Janari i vititit të lindjes(1940), kur Pëllumbi erdhi në këtë botë pa dashjen e tij dhe me të qarat e parreshtura trembi Zemblakun.Edhe pse ishte kohë lufte, të qarat e Pëllumbit shurdhuan krismat e luftës. Me tekst dhe pamje plot humor, shfaqen fotografi që nga fëmijëria e Pëllumbit, ku përkrah parakalojnë edhe portrete të njerëzve të famshëm, që kanë lindur po me 10 Janar 1940, më pas fotografitë shpalosin kronikën e Pëllumbit,- fëmijë i praptë, shkollar i devotshëm, punëtor nga halli,-Gjyshi i pushkatuar nuk e lejoi të kalonte pengesën për në Akademinë e Arteve në vitin 1967, por një vit më pas arrinë të kualifikohet, edhe pse gjyshi mbeti prapë i pushkatuar, pas akademisë- regjisor në estradën e Vlorës, por shfaqet sërish hija e gjyshit të pushkatuar,që nga dashuria e madhe që ka për nipin,nuk e lë rehat që nga varri, dhe “braktis” skenën për guroren e Shashicës; pasi u kalit në gjirin e klasës punëtore emrohet në estradën e Fierit, ku shkëlqeu për 18 vite, duke u bërë Kulla i humorit shqiptar.Në vitin 1990 ai do të linte Fierin për të shkuar pedagog në Akademinë e Arteve, ku mezi e patën pranuar, për t’u bërë edhe Dekan, ndërsa dy vite më pas nisi rrugën e diplomatit; më 1992 Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bon, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997)….Rruga e jetës shoqërohet me fotografi, filmime, intervista me humor, batuta, që të shkulin së qeshuri….Duket se grupi që ka punuar për paraqitjen e rrugëtimit të Pëllumbit, ka qenë i impenjuar dhe kanë punuar kolektivisht; ata kanë gjetë mundësi që të intervistojnë edhe amerikanë, që flasin për shkrimtarin e publicistin Kulla, madje edhe pakistanezo-amerikanët, paskëshin dëgjuar për madhështinë e penës së Pëllumbit…Jo vetëm kaq, por për ditëlindjen e tij kanë dëgjuar edhe Kryeministri rus Putin, edhe presidenti amerikan Obama(që këndoi për Pëllumbin “Happy Birthday To You”, edhe udhëheqësi i Koresë së veriut Kim Jong Un, ky i fundit dërgoi mesazh special.

HUMOR MJESHTROR NGA AKTORË E AMATORË

Festimi i ditëlindjes të regjisorit dhe shkrimtarit më kulmor të humorit dhe satirës nuk mund të konceptohet pa humor. San Marino kthehet kështu në një skenë të improvizuar ku aktorë dhe jo aktorë, ish profesionistë dhe amatorë, kanë krijuar një situatë të ngarkuar me humor. Krahas Xhuli Kullës, Zef Mosit, Pranvera Veizi, konkurojnë Alba Bungo, Vili , Era e Flladi Kulla. Eksperimenti është i sukseshëm. Të qeshurat shoqërojnë çdo batutë. Alba Bungo duket se ka marrë përsipër të zëvendësojë mungesën e të atit, Lekës, (që ka shkuar në Shqipëri të këshillojë Kryeministrat dhe Pëllumbi betohet se të gjithë ata që marrin këshilla nga Leka kanë fund të palavdishëm). Leka u ka dhënë nerv e të qeshura përvjetorëve të tjerë të Pëllumbit, veçanërisht atij të 70-vjetorit, edhe pse Pëllumbi në shtyp e paditi për shpifje Lekën… Humori nga jeta e përditshme interpretohet bukur dhe të qeshurat nuk kanë të pushuar. Zef Mosi me Pranvera Veizin duartrokiten gjatë. Vili duket se i ka shkuar kot talenti, Flladi është i lirshëm dhe i sigurtë, Alba, po ashtu. Tekstet plot humor duket se aktorët i kanë zgjedhur pa ndihmën e autorit të njohur të cilit po i festojnë ditlindjen, si për t’I thënë “estradat e Shqipërisë ta kanë nevojën, por jo ne!”

Thumbat dhe satira kanë mbetë për në fund. Era ka menduar një lloj “hakmarrje” ndaj të atit që nuk ia ruajti sekretin e kësaj feste. Ajo e sulmon Pëllumbin me komentet nga gazetat e Tiranës, që nuk i lënë gjë pa i thënë,për shkrimet që boton, duke gjuajtë herë me të majtën e herë me të djathtën. Kur gjuan të djathtën, shahet se shpërdoroi shpërblimin si ambasador, kur shan të majtën, i kujtojnë se ka ngrënë edhe në kohë të Enverit dhe e ka bërë për të qeshur atë….Nuk ka nevojë që të sajojë, Era i ka marrë batutat të gatshme nga gazetat online, komente te lexuesve militantë. Pëllumbi vetëm qesh…

PËLLUMBI NGATËRRON FJALIMET, LEXON ATË TË 90 VJETORIT

Qershia mbi tortën e ditëlindjes së 75-të ishte vetë fjalimi i Pëllumbit. Duke qenë se ai nuk ishte dakord me këtë darkë festive,tha se nuk ishte parapërgatitë. Ai jep sqarime për të ftuarit se kur ishin mbledhë si familje e kishin lënë se festa nuk do të bëhej.Ky ishte vendim i formës së prerë. Por fëmijët dhe zonja kishin marrë përsipër të aplikonin stilin surprizë. Ai betohet se e ka marrë vesh lajmin vetëm një ditë më parë.Të gjithë e besuan.

Pëllumbi rrëfehet: Nga një anë u bë mirë që e mora vesh (edhe pse me vonesë), nga ana tjetër jam lodhur duke bërë prova se si të befasohem. Se unë jam aktor i keq dhe m’u desh të hap sytë, të bëj sikur hutohem, sikur emocionohem që të mos ua prishja qejfin fëmijëve. Kam fëmijë të mirë! Gjynah! Po, siç e patë, e luajta keq. Unë prandaj u bëra regjisor se jam aktor i dobët. (Në fakt këtë e ka thënë Leka Bungo). Të gjithë aktorët që nuk bëjnë hajër, bëhen regjisora dhe çuditërisht, sa më aktor i keq të jesh, aq regjisor më i mirë bëhesh. Nga ne, hiqjani rolin e Sali Protopapës, aktori më i keq ka qënë Piro Mani. Ju e keni parë se çfarë regjisori ka dalë ai! Zeusi i regjisorëve!…

… Belaja më e madhe pas dështimit në provat për habinë e surprizës është se nuk pata kohë të bëja një fjalim për falenderim, për ata që më kanë ardhur, një fjalim përmbledhës për jetën time. Se nuk kisha një për 75 vjetorin, nuk e mendoja se do t’i lodh duke i mbledhur miqtë njëherë në pesë vjet. Ama si sistematik që jam kisha përgatitur fjalimet për 80 vjetorin deri 100 vjetorin.… Mos habitet njeri se tërë jetën më kanë uruar u bëfsh 100 dhe unë nuk ua prish miqve. Aq më tepër që “u bëfsh 100” më kanë uruar njëherë kur ishim tonët edhe dy Presidentë republike! Dhe urimi i komandantëve nuk është urim, por urdhërim. Kështu kërkova fjalimet, po i kemi bërë rrëmujë se përgatitemi për Florida dhe nuk e di ku m’i ka vënë Xhuli. Gjeta vetëm njërin nga ata dhe atë do t’u lexoj. Atë të 80 vjetorit! Jo, qënka i 90 vjetorit! Nuk ndryshon gjë, se edhe atëherë të ftuar po ju, do të jeni. Sinqerisht nuk pata kohë për një fjalim sonte!

Ai nis të lexojë fjalimin që ka përgatitë për vitin 2030:

Të dashur miq!

Viti 2030 na ka hapur udhën dhe ja ju prapë u lodhët …(Ëh?! Duhet të jetë “u mblodhët”) të festojmë ditlindjen time. Ju faleminderit! Ja vitet kalojnë sa hap e mbyll sytë. Unë vërtet jam rënduar pak, por do pajtohem me gjendjen. Nuk do të jem më ai llastari i hollë, elegant siç isha kur isha 75 vjeç. Aha, ai trup më del në ëndërr por nuk e arrij ta kem më! Por në këtë moshë kam plot me se të gëzohem. .. … Fjalimi më pas bëhet konkret në emra. Pëllumbi parashikon të ardhmen e familjarëve dhe miqëve të vet që ka sonte në festë se si do të jenë ata në 90 vjetorin e Pëllumbit. Prashikon suksesin e nipit dhe të mbeskave, por humori i shkon së shoqes, Xhulit….” Ime shoqe edhe në këtë moshë të avancuar 84 vjeçare,dha provat e mori më në fund patentën e automobilit. (Pëllumbi nuk do të jetë më i punësuar si shofer i saj). Pas një trainingu 40 vjeçar. Po e mori patentën atë ditë që na mbaroi leesa dhe dorëzuam makinën. Edhe nuk e rinovojmë dot se … se ashtu e kemi punën! Xhuli thotë “ta kishim edhe ca ditë vetëm ta parkonja njëherë, se ëndërr e kisha dhe në kurs isha më e mira në parkim paralel….”

Më pas, Pëllumbi, i drejtohet një miku të vet ish të përndjekur: Zija Lepenica dje (në 2030-tën) na gostiti në Arthur Avenue se sapo mori këstin e dytë për vitet e burgut dhe flitet që kryeministri I maxhorances aktuale të 2030 Ilir Meta do të japë brenda këtyre pesë vjetve që vijnë, këstin e tretë”…. Dhe humori vazhdon; ai sheh në 90 vjetor Gavrosh Levonjën, që në 2030-tën kuron gazetën më të madhe shqiptare online dhe vetë sapo mbaroi librin me kujtimet nga turnetë e kombëtares së basketbollit. Ai e pati të lehtë se kujtimet ia plotësonin kolegët e tij basketbollistë të emigruar në Amerikë, Kujtim Kasmi, Lulzim Tela e të tjerë. “Siç e vutë re,” thotë Kulla, “gjatë tranzicionit, kategoria më e suksesëshme e shqiptarëve, ishin basketbollistët shtatlartë. Ata bile arritën që njërin prej tyre për nja dy vjet ta nxjerrin deri kryeministër”…

Në fjalimin e Pëllumbit parakalojnë me nota humori miqtë e shokët… Ai i sheh ata me sytë e 2030-tës: “Gazmir Shtino e ka shtuar humorin. Vazhdon u tregon barzeleta pensionistëve amerikanë dhe ata shkulen së qeshuri. Ia kam zili Gazit e nuk ia kuptoj sekretin: gjen barzeleta shumë të bukura, apo amerikanët gajasen se ai ua tregon në anglisht?”…

Të qeshura…duartrokitje…

pllumb 1pllumb 2pllumb 3pllumb 5

Dalip Greca / Manhattan, NY January 16, 2015 21:25
Komento

10 Komente

  1. Pëllumb zaimi January 16, 21:54

    Urime për 130 vjetorin! E kini paradhënie! Kur të bëni 130 vjetorin do t’jua jap “këstin” tamam o Pëllumb lezeti. Urime Pëllumb Kulla! 130 vjetorin do t’ja u bëjmë dë zëmblak. Do ta tundim o dë p…sëmës. Urime dhe një herë! Një fans i hershëm.

    Reply to this comment
    • gjergji* January 17, 14:11

      o pellumb (e kam fjalen per kolonelin)

      je komentues i nderuar te kjo gazete por le ti themi gjerat sakte.

      u be nje muaj qe po merremi me ditelindjen e ‘diktatarit te humorit shqiptar” dhe ka nje prishje ekulibri midis madheshtise se ditelindjes tij ne shtyp dhe mertita e tij ne pergjithsi si njeri.

      pothuaj 100% e artedashesve te humorit si ju zaimi dhe une jemi mirenjohes per veprat dhe talentin e tij sidomos ne Fier .

      por duhet te shikojme dhe anen tjeter te erret sterre te zeze duke u bere vegel e satrapit berishe qe edhe kur monstra e vicidolit bente masakra dhe tradheti kombetare Pellumbi i humorit jo qe nuk prishte terezine por u be kolaboracjonist i nazi-berishizmit qe ju kolonel e keni luftuar dhe e luftoni si burrat

      ana me erret e tij eshte se duke qene nje ekzemplar me shume te persekutur dhe te vrare nga sistemi i enverit ai perseri u ndihmia personalisht nga kupola me e larte e kohes.

      vetem ky fakt nuk duhet ta lejonete pellumbin e humorit te tregohej ndoshta me kanibalet me figuren e enverit qe dhe per kete u shperblye ne vendin e pellumbave he okb qe ishet nje superskandal ne dipllomacine shqiptare

      edhe ne okb ne rastin e thyerjes se embargos ka mbajtur nje qendrim te ndyre berishist qe kush e njeh mire keto detaje fjala maskara do ishte pak per kete klloun te dipllomacise

      ajo qe megjithmend te krijon humor te zi eshte fakti qe ky pas 1997 kerkoi azil politik se e rrezikonin miqte e tij te shtepise, status te ciline e gezon dhe sot

      per te justifikuar disidencen shume vone kur gjithe bota i ktheu pushken saliserbit ja ktheu dhe humoristi yne

      edhe sot kur ka ndonje ngjarje qe lidhet me diktatorin e tij te dashur ky peelumbi yne merr shpaten (me falni penen) dhe e mund kufomen e enverit…..

      jane dhe shume ane te errta te tij ne fushen jashte humorit por do mjaftohem me nje thenie te nje komentuesi ketu qe Pellumb Kulla eshte bardhe e zi me kuptimin se ne humor eshte i bardhe dhe ne politike eshte i zi..dhe eshte e zeza e tij qe ja ka mbuluar te bardhen..

      peseri nuk e hedh poshte pellumbin se me shume me intereson humori i tij..por nuk duhet ti ngreje permendoren vetes sa eshte gjalle sidomos kur ai vend po shkon me nje shpejtesi te llahtareshme drejt nje shperfyterimi mora dhe psiqik..dhe ngelemi te pyesim ..kur do mbaroje dasma e Malos…me falni e pellumbit s e na bete jo vetem telef por po na e nevertni dhe ate merite qe keni

      * zoti pellumb zaimi
      sot eshte dita e heroit tone kombetar gjergj kastrioti qe nuk po shoh asnje fjale ne shtypin shqiptar prandaj le ta leme nje cast “heroin e kombit pellumbin” te kullat e manhatenit se ka 75 vjet qe vetem ne cerdhe pellumbash ka jetuar…Paci fatin e pellumbit te xhulit

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi January 18, 01:40

        Gjergji i nderuar ? Po flasim vetëm për një ditë të shënuar të një autori dhe regjizori të talentuar ndër vitet,si moniste si pluraliste. Dhe si zakonisht në ditëlindje bëhen vetëm urime ashtu si në vdekje vetëm ngushëllime? Çështjet e karakterit apo të personalitetit nuk është mirë të përmenden në këtë ditë të përcaktuar nga tradita shqiptare vetëm për urime? Kur z. Kulla të ketë raste të tjera atëhere po,-ti themi atë që mendojmë? Sot është vetëm ditë urimi. Jo ditë biografish politike,biologjike,qêndrimesh etj.etj,. Edhe shtetarët kundërshtare e armiq e urojnë njëri-tjetrin për ditëlindje. Pas ditëlindjes jemi të lirë të analizojmë cdo ves e virtyt politik,artistik e personal të tij? Ndersa për atë qê thoni për Skênderbeun kini shumë, shumë të drejtë!? Heroi ynë kombëtar u la në harresë dhe ky është nje turp për shtetin,pushtetin ,politikën,historianët e ku di unë. Më turp akoma është për Skênderbeun “e dytë” që heshti si buf për Skênderbeun e vërtetë!? Nderime Gjergji !

        Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi January 16, 21:57

    @@@ Urime për 130 vjetorin! E kini paradhënie! Kur të bëni 130 vjetorin do t’jua jap “këstin” tamam o Pëllumb lezeti. Urime Pëllumb Kulla! 130 vjetorin do t’ja u bëjmë dë zëmblak. Do ta tundim o dë p…sëmës. Urime dhe një herë! Një fans i hershëm.

    Reply to this comment
  3. Christ January 17, 08:01

    Po boll ma … çdo gje ka nje limit.
    Pellumbi, Pellumbi…
    Dhe sikur Ismail Kadareja te ishte,do behej e merziteshme.

    Reply to this comment
  4. ante January 17, 11:04

    Urime .Por ,sic thuhet me dore ne zemer, ky “gjeni” mua me eshte dukur pa shume karakter.Psh, ne nje intervist ka shkruar:” mua ne shkollen e larte per aktor me coi Enveri dhe shtoi E BERI AI SI NJE MBRET”.Shkurt nje mosmirnjeohes………..

    Reply to this comment
  5. metlaj January 17, 11:08

    MEKAT qe biollogjkishte jeta fizike me te cilen mund te takohesh pish rraki dhe pije jemi perballe njeri tjetrit ka limite por jeta shpirterore dhe mentale(mendimet e zgjuara veprimtaria artistike botimete shume te tjera) trasmentohen dhe ruhen shume kohe UNe zoterin e vlersoj shume dhe urroje jete te gjate dhe dhenien e plote te kapacitetit te tij artistik gjithashtu ilutem zotit i dhente niper dhe mbesa me kapacitetin e tij ne kohen qe do te jetojne kritikues neper artit te aneve negative dhe progresiste ne vazhdimsi lufta ndaj pushtetit te ndeshkon periodikisht por karakteri dhe inteligjenca e mposhte ndeshkimin

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. January 17, 18:06

    Eshte,shum e cuditshme dhe unikale vetem te shqiptaret,qe pas kalimit te lumit e shajne kalin,!Po,ashtu e kemi shitur besen duke thene jemi popull unikal qe kemi besen.Po,ne fakte jemi besthyer dhe besprer ma shum se xhdo popull ne bote!Po,ja qe une e perjetova shypnin edhe ne funde te vitit te smbrapshte,dhe pastaj pra 1990,dhe deri sot.Po,ashtu mu dhe rasti ti njoh,me sali serbi,memet elezi,besnik mustafa,remzi lani prec zogaj,kujtim cashku,reshat arbana,dhe shum e shum intelektual si ky pellumbia,pra te gjithe benen ben,dhe rfeen per ppsh-per te MADHIN ENVER,por tani te gjith antar te ppsh,ishin dhe bilem dhe sekretar dhe antar te komitetet qendrod te pertis,e te rinis,psh,besnik mustafajsekretar i komitett te rinis,per sektorin me mardhanjet me jashte,menji fjal ministri i jashtem i rinis socialiste te shqipris.Tani,kta po na dalin lakuriq,qe vetem tseret i pasken marr,dhe defakto pasken punuar sipas porosive te sherbimeve te huja,kunder ppsh-kunder pushtetit dhe shtetit,kunder rendite dhe ligkit,dhe po del e qarte se,nga mbrenda kan vepruar,por ama spiuni te hujve kan qen.Krejt kta qe ja pane hajrin dhe u shkolluan,u specializuan dhe perfituan nga ai sistem,tani kta po shajn e vrajn ate sistem dhe te vdekurin e ati sistemi ma shumse ata qe kan qen te denuar nga ai sistem,pra po del qe kta pellumbat ,jan ma te rezikshem se jan njerez pa bes,pa moral,pa vler njerzore dhe kta ta bejne gjemen ma te veshtir se enver hixha,pra kta hipokrit dhe kta tradhtare dhe besthyer,kta te vrasin jo naten,por me ju dhan mundsia dhe dite per dite te dyellit.kta jan pjell e pjelles keqe antishqiptare.Prandaj xhdo njeri qe i uron kti pizevengu dite te mir dhe qindvejt te lumtur dhe thon se jan inelektoal,kta per mue jan nji lloi si pellimbi.

    Reply to this comment
  7. Gregor January 17, 18:15

    Ah Pellumb Kulla, u befsh 100 vjec,
    Por Pro Mani eshte i madh edhe si aktor edhe si artist, jo vetem Si Sali Protopape, por edhe ne fillimet e tij si aktor ne teatrin e Korces, madheshtor roli i tij ne PAMJE NGA URA ne teatrin e Korces, megjithese i vogel ne ate kohe per te kptuar teatrin, te paharrushme kam ne memorjen time skenat e lojes se Piro Manit.
    Por ajo qe thoni ju eshte e vertete, por jo postulat.

    Reply to this comment
  8. plaku i mocem January 17, 20:20

    Te nderuar komentues!C’fare kerkojme nga Pullumb Kulla,shenjtorin apo njeriun?U siguroj se nuk eshte shenjtor,por po ashtu ju siguroj se eshte njeri si gjith te tjeret,por me nje krijtari artistike qe e kane zili te gjithe,kjo eshte e verteta.Kjo eshte vepra e tij ne kete jete,per kete vlresohet e do mbahet mend.
    Tani kam nje pyetje dyfishe per ju komentues te respektuar:
    Cili nga ju nuk do ta pranonte propzimin per te perfaqesuar Shqiperine ne OKB?,Dhe cili nga ju do t’i kundervihej qeverise se tij nga podiumi i OKB-se?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*