Servet Pëllumbi: Shumica e dosjeve ose janë zhdukur, ose janë tjetërsuar

November 26, 2014 09:48

Servet Pëllumbi: Shumica e dosjeve ose janë zhdukur, ose janë tjetërsuar

Ish-kryeparlamentari Servet Pëllumbi është dakord me iniciativën e mazhorancën për hapjen e mazhorancës.

Por, sipas tij, nuk është se do të zbulohen shumë gjëra.

Kjo, pasi sipas Pëllumbit, përgjatë gjithë këtyre viteve pjesën më të madhe të dosjeve e kanë zhdukur.

Jo vetëm kaq, por shumë prej tyre janë tjetërsuar dhe në shumë raste edhe ndryshuar.

“Të hapësh dosjet, është njësoj si të hapësh varr pa skelet brenda”, ka thënë ish-kreu i Kuvendit.

Ai ndërkohë e ka cilësuar si një zhurmë të kotë, polemikat që ka shkaktuar hapja e bunkerit antibërthamor të Enver Hoxhës.

Sipas tij, kjo është një parktikë që ndiqet në shumë vende të botës.

Pellumbi hodhi ne publik rreth nje vit me pare çështjen e Katovicës, aq shumë të përfolur.

Sipas një dokumenti të publikuar prej tij, ndryshimi i pushtetit ne vitet 90 u be sipas nje skenari te kontrolluar nga ish-PPSH.

Berisha e Nano, dy dominuesit e skenës politike të “viteve të tranzicionit” janë dy udhëheqës të klonuar sipas platformës së Katovicës – tha prof.Pellumbi, duke shtuar se historia nuk bëhet me ato që keta te dy thonë për veten

 

dok

November 26, 2014 09:48
Komento

18 Komente

  1. Natasha xhagolli October 17, 08:33

    Nese kjo ka ndodhur, pra zhdukja apo tjetersimi… Shqiptareve nuk ju duhet nje zhurmues apo zallamahi peshqish te vegjel, si karremi me i lehte…apo dhe nje stisje per larje hesapesh kur ende drejtesia nuk funksionon. A pak pune te tjera ka ky vend? Viktimat e komunizmit e morren shperblimin moral me permbysjen e komunizmit, tani them se ju hyn ne pune me shume nje kompesim material, te cilen e sjell vetem nje demokraci e konsoliduar…

    Reply to this comment
  2. horri bulevardit2 October 17, 08:57

    Nuk jane zhdukur dosjet jo.
    Ka kush kujdeset per to.
    Ata qe vune Saliun i kane dosjet

    Reply to this comment
    • nick October 17, 12:14

      une mbaj draperin,ti mbaj çekanin,ata dy hallexhinjte poshte e kane hallall nga nje byrek me gjize.

      Reply to this comment
  3. AP October 17, 14:27

    Boll me llafe qafe- me- qafe e dege- me- dege! Po Katovica??
    Na shpjegoni c’eshte Katovica dhe pastaj flisni per pasojat e saj?!

    Reply to this comment
  4. BALLIU I KOMBIT October 17, 16:53

    SHQIPERIJA KA 22 VJET QE DIGJET ‘GAZETARET’ FEVZINJ NGA E DJATHTA NE TE MAJTE KRIFEN.Kush nuk jep informacion per krimin korrupsionin,drogen prostitucioni,pasurite e tundeshme e te patundeshme te vjedhura e tere kapitalet financiare trasferuar jashte jo vetem nuk kane te bejne me gazetarine por u bejne ysmet agjenturave qe financojne.JANE PO KETA LAPANGJOZE QE 22 VJET ME PARE I BENE REKLAME TEORISE ANTISHQIPETARE ‘TERAPI E SHOKUT’ E QE I PUTHEN RROTAT E MAKINES NJE AMERIKANI ME EMRIN BEJKER.ALABAKERI E JO GAZETARI

    Reply to this comment
  5. Mimoza October 17, 17:51

    Katovica eshte, me sa di une, nje qytet ne Poloni ku Gorbacovi u dha direktiva udheheqesve komuniste te LIndjes qe te mbajne me genjeshtra e me letra ne dore shtresat e shpronesuara nga komunizmi dhe pushtetin politik ta mbajne vete, dhe ata ashtu bene, me pak ndryshime. Sa per juristet me kurse, ata shkuan atje mbasi kishin mbaruar nje shkolle te larte dhe kete e vendosi BE. Kush shkoi atje me dokumente te rregullta; si kane shkuar nja 2 djem qe kam pasur une ne shkolle jane !00 here me te mire se juristet e ENVER HOXHES qe studionin gjysmen e kohes marksizem -leninizmin; apo hetuesit e Shkolles se Sigurimit qe kishin ne mesim edhe historine e Sorges; sepse edhe atyre iu dha e drejta per te qene avoketer.

    Reply to this comment
  6. Dhori October 17, 17:58

    Si lexues ndihem i fyer kur me shitet si dokument origjinal nga nje profesor i filozofise nje cope leter qe kushdo qe ka hartuar nje shkrese ne jeten e tij e kupton ne sekond qe eshte nje mashtrim. Nuk i ka hije Servetit te na shes sapunin per djathe.

    Reply to this comment
    • tiranalbuls October 17, 18:00

      Dashamir Shehi per gazetarin Roland Qafoku sapo ka pohuar qe dokumenti eshte origjinal dhe shume njerez ne politiken shqiptare e kane ditur por kurre nuk kane folur publikisht

      Reply to this comment
  7. BESIANA GUSHI October 17, 18:12

    SERVETIT, FATOSIT E TE BIRIT TE SHIQERES

    E kam thene edhe nje here tjeter dhe po e perseris: Ramiz Alia proçken e “Katovices” e ka sevirur vetem per te ruajtur edhe ate pike dinjiteti qe i kishte mbetur, duke ja adresuar “hapjen” drejt perendimit kesaj gjetjeje propagandistike.
    Cili e di mire tere historine eshte i qelburi Sali Ram Shiqere Berisha, sepse u zgjodh nga Cia-UDB-ja per te shkaterruar Shqiperine.
    Mos harroni edhe Nikoll Lesin qe se fundmi e zgjuan nga letargjia padronet edhe kesaj radhe, duke e urdheruar te rimarre ne dore gazeten e financuar nga amerikanet “Koha e Jone”.
    Edhe Lesi eshte protagonist, ne te keq te kesaj drame 23 vjeçare qe kemi qene te detyruar te mbajme mbi supe.
    Koka shqip-folese ishte dhe mbetet Elez Qenef Biberaj – antishqiptar deri ne DNA-ne e tij
    Lidhjet mes CIA-UDB-se dhe Biberajt nga njera ane e Sali qelbesires e Nikoll Lesit nga ana tjeter i ka mbajtur nje kriminel, kushuri i Berishes me origjine kosovare. Ismet Berisha (eshte ne dy tre fotot e festimit te 100 vjetorit te pavaresise nga VATRA ne New York i veshur me kostum blu, kemishe blu dhe kravate te erret i ulur ne rradhet e para).
    Ja dhe dy nga emrat e amerikaneve:
    – njera quhet Sofia Dziadura – kolonele ne pension e ushtrise amerikane.
    – Tjetri quhet Benedeto qe per tifozet e futbollit eshte njeri nga pronaret amerikane te skuadres se futbollit te Romes.
    Te tjere emra do i kerkoj e do t’jua bej te njohur shume shpejt, keshtu i jepni fund njehere e mire proçkave te Nanos, Shehut e Servet Pellumbit.

    Reply to this comment
  8. tol francezi it October 17, 18:25

    besoj keto qe thote servet pellumbi,rjedha e ngjarjeve gjate ketyre 23vjeteve shkerdhatokraci i jep plotesisht te drejte.treshja braziljane,alija,nano,berishovici e shkateroi shqiperine nga themelet,dhe popullin e coroditi,keta te tre kane bere loje me shqiptaret shkrete.

    Reply to this comment
  9. Aranit Pojani October 17, 18:31

    Ky dokument eshte botuar ne buletinin e K.Q te P.P.Sh.0se dhe ju eshte lexuar organizatave te partise te niveleve te larta,ne ushtri divizion e larte dhe ne terren vetem byrove te partive ne kooperativa te bashkuara,gjykatave,prokurorive,komiteteve ekzekutive,disa institucioneve shkencore,degve te puneve te brendshme.E mbaj mend shume mire se ne organizaten tone ne shtabin e Divizionit Voja Kushi pati komuniste qe thane se u dorzua amiz alia te kapitalizmi.
    Me sa me ka thene nje kuader i afert ,bashkpuntor me Ramiz aline ,kur eshte diskutuar per krijimin e Partve te reja ne nje rreth te ngushte prej 5 vetash midis ramizit e Xhelil Gjonit ka pas debat se Ramizi kerkonte qe te Partia opozitare qe do krijohej te ishte Fatos Nano,por Xhelili kembenguli qe te vendosej Sali Berisha duke thene se eshte malsor me bese dhe komunist besnik e nuk na tradheton,se Nano eshte liberal e na e dredh.

    Reply to this comment
  10. Marin October 17, 18:46

    Zbatimi i Katovices nga Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano eshte deshmi e paaftesise se tyre per te reformuar sistemin socialist te prodhimit e shperndarjes ne sistem demokratik. Duke qene te paafte ata menduan vetem per koken e tyre dhe u thane te tjereve hidhuni hani edhe ju, se socializmi deshtoi. Po te ishte burre shteti, Ramiz Alia do te ndiqte bashkepunimin me Gjermanine Perendimore promotor i te cilit u paraqit Shtrausi i Bavarise. Per mendimin tim hipotetik, Ramiz Alia duhet te kete qene politikani me i fshehte i rekrutuar nga agjentura sovjetike qe u fsheh nga shpata e Enver Hoxhes nen fustanin e Nexhmije Hoxhes. Kur e kuptoi Nexhmija se ke kishte fshehur ne mbathje qe teper vone. Sidoqofte, si ajo edhe tere familja e Enver Hoxhes, pavaresisht nga gjyqet farse, u ruajten te paprekur nga uzurpuesit e pushtetit politk ne Shqiperi, pasardhesit e Katovices shqiptare: Fatos Nano e Sali Berisha.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi October 18, 01:21

      Marin! Jo nuk éshtë “dëshmi e paaftësisë së tyre për të reformuar sistemin socialist”por me e thellë. Ata nuk donin reformim por shkaterrim dhe degradim te atij sistemi… Nuk kam mundesi teknike por dhe politike t’ju them më tepër këtu. Në një bisedë private po? Me përfundimet e tjera te komentit tuaj i afroheni shume realitetit. Nderime qytetar!

      Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi October 17, 20:08

    Xhotë! Ke bêrë mirë që i ke shkruar këto gjéra të cilat uné i di nga ju. Mi ke treguar me raste. Por nisur nga historia e ndeshkimit tim personal dhe nga studimi qé u detyrova te bej për të kuptuar ndeshkimin tim arrita dhe qendroj në bindjen e palekundur se historia post 90 është me shume se histori katovice. Eshte histori spiunazhi! Madje kam arritur qysh në dhjetor 1986 të mësoj nje histori sesi vepronte qysh në kohën e luftes spiuni ramiz alia. Me vonë ne nje takim ne presidencë me te arrita te bindem plotesisht…! Po nejse ! Ajo qe dua te them eshte se ke bërë nje shkrim qe zgjon shume interes tek ata qe e njohin pak periudhen ramiz alia. Në fund të fundit edhe katovica n.q.s eshte e vërteté,pérseri nje histori spiunazhi ështe ngado qe ta kthesh. Kini këtu parasysh ndarjen politiko -ideologjike dhe shtetërore qe ekzistonte me ish- BS! Ramiz alia u bashkua me “socialimperializmin sovjetik” dhe kjo nuk mund të bëhej pa nje rol spiunazhi që ai mori përsiper të realizonte!? Ka histori te thella nê këtë punë? Po kthehem dhe nje here tek shkrimi juaj i sotëm! Pashë qe mungonte historia qe me ke treguar “për sinjalet që të erdhen(e kupton vetë se nga kush) për te qënë prezent né arrestimin e fatos nanos”. Apo nuk hynte në objektin e shkrimit të sotëm ? Të përshéndes! Po pi nje dolli qe më në fund doli një burrë trim nga mallakastra sepse me atë kaç xhaketën e kini djallosur. Sa për kuriozitet/ore meru njehere me ate bardhyl faskon se ka qënë lezeti i mallakastres ai. E kujtoj me shume simpati ate njeri shumé interesant !!! Te kafja jam eja! Te pershéndes!

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi October 17, 20:12

    VR!!! Xhotë! Ke bêrë mirë që i ke shkruar këto gjéra të cilat uné i di nga ju. Mi ke treguar me raste. Por nisur nga historia e ndeshkimit tim personal dhe nga studimi qé u detyrova te bej për të kuptuar ndeshkimin tim arrita dhe qendroj në bindjen e palekundur se historia post 90 është me shume se histori katovice. Eshte histori spiunazhi! Madje kam arritur qysh në dhjetor 1986 të mësoj nje histori sesi vepronte qysh në kohën e luftes spiuni ramiz alia. Me vonë ne nje takim ne presidencë me te arrita te bindem plotesisht…! Po nejse ! Ajo qe dua te them eshte se ke bërë nje shkrim qe zgjon shume interes tek ata qe e njohin pak periudhen ramiz alia. Në fund të fundit edhe katovica n.q.s eshte e vërteté,pérseri nje histori spiunazhi ështe ngado qe ta kthesh. Kini këtu parasysh ndarjen politiko -ideologjike dhe shtetërore qe ekzistonte me ish- BS! Ramiz alia u bashkua me “socialimperializmin sovjetik” dhe kjo nuk mund të bëhej pa nje rol spiunazhi që ai mori përsiper të realizonte!? Ka histori te thella nê këtë punë? Po kthehem dhe nje here tek shkrimi juaj i sotëm! Pashë qe mungonte historia qe me ke treguar “për sinjalet që të erdhen(e kupton vetë se nga kush) për te qënë prezent né arrestimin e fatos nanos”. Apo nuk hynte në objektin e shkrimit të sotëm ? Të përshéndes! Po pi nje dolli qe më në fund doli një burrë trim nga mallakastra sepse me atë kaç xhaketën e kini djallosur. Sa për kuriozitet/ore meru njehere me ate bardhyl faskon se ka qënë lezeti i mallakastres ai. E kujtoj me shume simpati ate njeri shumé interesant !!! Te kafja jam eja! Te pershéndes!

    Reply to this comment
  13. Ura e Bunës October 17, 22:00

    Ju të gjithë,komentues, pothuaj se pranoni qe Alia ishte agjent i fshehtë i Moskës! Mehmet Shehu,autokrat i madh i sistemit monist, ka lene në enigmë thenien Jagot,për Enverin; ” që do shkaterrojnë Shqiperinë!” A është ky pseudonimi i Alisë? Dhe nese po,atëherë gjithshka vjen zinxhir hallkë pas hallke! Kam arsye të shumta qe dyshimit tim i vendos aktualitetin politik shqiptar, sepse Ramizi krijoi PD(hoqi me. 20 shkurt naten bulonat e shtatores ne bronx të Enverit! Eshte deklaruar se Berisha me Azemin u gjeten atje,per “Heqjen”(liruar sigurimi naten bulonat,dadot) dhe KLONOI Berishën. Thua agjenti rus,(une kembengul per agjent beogradas qe ne Luften Clirintare) nuk kish porosi agjenturore dhe nga Rusia,të bente cmos te mos shkeputej Kosova?Por do ta bente vetem këtë?Ateherë duket se del qarte kush është Berisha dhe Spartak Braho ka pasur tê drejtê kur ne parlament e emertoi spiun te një shteti të huaj,Beogradit. Nano nga Lisbona tha:”Prishtina ka kryeqytet Beogradin!” Cdo te thonë keto koincidenca?A ka raport midis atdhedashurisë dhe sherbimit,si spiun?Tek Jago tani mungon vetem dokumenti,kurse pasuesit,Klonim,jane vazhdues i tij,ose Katovicës! “Projekti” ka operuar me kujdes,por Kosova u njoh si shtet, por mos harrojme si e ka qujtur Saliu Kombin,(dha det) cberi per pengimin e Rambuje, sa “ecuria” ,apo “UCK,bandë kriminale!” Të gjitha keto se do jetë e padurueshme qe Ramizi te jete aagjent rus( une mendoj beogradas agjent) dhe Saliu gjuthshka, si Nano e ka bërë keq, rastesisht! Mundet Rilindja hap dosjet!

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit October 17, 22:17

    E çfare Katovice u be mor amani?Po ia fusni kot,po mashtrojne edhe nje here spiunet dhe aristokracia qe u pasurua nga kthimi i rrotes.Me gjeni nje vend te Lindjes qe veproi katerciperisht si tjetri?As qe ia varen Gorbaçovit sapo BS dha default,edhe Gorba vete duhej te ishte ne sherbim te nje plani me te madh.Asqe jam marre vesh me spiune dhe te legenosur shqiptaruce qilaresh,palaço qe tani kane ne hipoteka pasuri perrallore,por nuk e besoj se Katovica ishte skenari.Besoj se Katovica ka hyre ne loje si diversion,per te mashtruar logjiken e thjeshte qe populli do ta bluante se s’ben:pse erdhen ne fuqi pikerisht keta njerez?Kush i solli ne fuqi Azemhajdaret?Pse Berisha do fuste Aline ne burg,apo Nanon?S’ka sesi pjesetaret e nje komploti te prishin pazarin hapur dhe prape te mbeten solidare.Jo,se nuk ka logjike minimale ta haje.Keta thjesht ishin lodra ne duart e sherbimeve te huaja,qe ne konkurrence me njera-tjetren u perpoqen ti digjnin “zaret”kundershtarit.Berisha e futi Nanon brenda pa iu dridhur qerpiku,dmth ata andej qe i kane thene gazetarit te mos intervistonte Nanon ia paskerkan prere me kohe fleten e arrestit,me dy apo tre vjet me pare se te ndodhte.Aman ore gazetar,kush ishin ata qe te jepnin urdher ke te intervistoje?Le qe ti mbushes topi ishe.Pse s’thua qe i paskemi andej kryeministrat,te pakten t’u dime emrat.Logjikisht Nano i dale nga burgu njeçik do hakmerrej ndaj Berishes dhe i erdhi rasti ne’97,por nuk e beri dot sepse ka pasur ultimatum patjeter,ultimatum nga ata qe e çuan Shqiperine ne zero absolute.Prandaj lereni kete Katovicen,kete qytetin e bukur turistik polak,se demokratura jone i ka rrenjet ne pisllek me te thelle.

    Reply to this comment
  15. AP October 17, 22:18

    Kjo Katovica me eshte bere si burri i nenes!E kam degjuar si te gjithe por s’jam interesur per te.Tani qe po behet cerek shekulli qe lakohet ky emer, bindem se me ne po tallen. Ne ” fanari ndricues buze Adriatikut” kishim 30 vjet(1960-1990) qe me BRSS s’kishim as lidhje diplomatike e jo me lidhje ideologjike, c’ ne ky langaraqi Gorbacov,na paska imponuar strategjine e tij?!Meqe ra fjala, ky burri legen me emrin Gorbacov, ishte per vete me breke neper kembe: Ai u tha gjermano- lindoreve ikeni beni c’te doni, s’ kini pune me ne; keshtu beri me Polonine, Rumanine e me te gjithe vendet ish socialiste…Ai shperbehu BRSS kur presidenti Bush( Plaku) i kerkonte ta ruanin BRSS( lexo memuaret e Gorbacovit).Bushi i mendonte thelle punet- e dinte se shperberja do nxirte Lukashenkot, Alijeve e lloj lloj sulltanesh.
    Kush do na shpjegoje mitin Katovica?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*