Pendesa e nënës së vogëlushit të vrarë barbarisht nga dy 10-vjeçarë

January 7, 2018 17:11

Pendesa e nënës së vogëlushit të vrarë barbarisht nga dy 10-vjeçarë

 

Nëna e vogëlushit të vrarë James Bulger ka folur për dhimbjen dhe pendesën e saj, gati 25 vjet më vonë nga vdekja që tronditi një komb.

Jon Venables dhe Robert Thompson torturuan dhe vranë James dyvjeçar në Liverpul në vitin 1993, pasi e rrëmbyen atë nga qendra tregtare Bootle Strand, në Angli.

 

 

Denise Fergus, nëna e James, tha se orët e fundit që ajo kaloi me djalin e saj do të “jenë të ngulitura në mendjen time derisa të vdes”.

Ajo shtoi se ende fajëson veten që i hoqi sytë nga i biri dhe e lëshoi atë nga dora kur shkoi për të paguar bërxollat e derrit.

Venables dhe Thompson, të cilët ishin vetëm 10 vjeç në kohën kur ndodhi vrasja, u dënuan me burgim të përjetshëm, po u liruan dhe morën identitete të reja në vitin 2001.

Duke folur për The Telegraph, Denise Fergus tha: “ Njerëzit shpesh më pyesin nëse fajësoj veten për atë që ndodhi atë ditë, që e largova vëmendjen nga djali dhe lëshova dorën e tij. Dhe për faktin që nuk pashë atë që ndodhi dhe që më pas kamerat e sigurisë treguan, Jon Venables dhe Robert Thompson rrëmbyen djalin nga unë”.

 

 “Nëse do të isha kthyer djathtas dhe jo majtas, do të kisha shpëtuar jetën e tij, megjithatë unë pyetjes së njerëzve u jap këtë përgjigje: sigurisht që e fajësoj veten. Nuk ka fjalë për të përshkruar atë çfarë unë ndjej tani, çdo ditë. Unë e lëshova dorën e tij, ndërkohë që isha aty për ta mbrojtur fëmijën tim”.

 

Ajo shtoi se keqardhja e saj më e madhe është fakti që nuk u kthye menjëherë nga ana e djathtë, për të kërkuar djalin e saj pasi do të kishte qenë në gjendje të shihte fëmijën e saj tek po rrëmbehej.

 

“Po të kisha marrë kthesën e duhur dhë të shkoja nëpër qoshe, do ta kisha parë James, vetëm katër minuta pasi ai u nda nga unë”, tha e ëma.

“12 Shkurt 1993, ishte dita kur unë humba gjumin dhe që atëherë nuk kam gjetur kurrë qetësi me veten time”.

January 7, 2018 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*