Pendimi i Sabit Brokajt: Pse gabova me Berishën

April 11, 2016 11:43

Pendimi i Sabit Brokajt: Pse gabova me Berishën

Kjo intervistë ekskluzive me doktor Sabit Brokajn për DITA u zhvillua në studion e klinikës së tij kardiologjike në zonën e bllokut, ku ai vazhdon të ushtrojë me përkushtim profesionin e tij. Herë pas here, intervista ndërpritet nga telefonatat që atij nuk i rreshtin, nga pacientë, miq dhe shokë të shumtë.

Në këto kushte, duket tejet normale që biseda të përqendrohet në aspekte më humane se ato të politikës, por kjo është e pashmangshme. Për shembull, një ditë më parë ai na tregoi dallimet e mëdha që ekzistonin midis dy mjekëve tropojanë të Hysni Kapos, pra të Dine Abazit dhe Sali Berishës.

Për sot, m’u duk më e natyrshme që biseda të vijonte në dallimet midis Dr. Brokajt dhe Berishës. Në të vërtetë kemi të bëjmë me dy pole të kundërt, saqë është e pamundur t’i vësh krah njëri-tjetrit për të bërë krahasimin.

Sepse ata janë ballë për ballë, krejtësisht të pangjashëm me njëri-tjetrin. Për Saliun politikan, që arriti të dalë edhe në krye të shtetit shqiptar, Dr. Brokaj bën edhe krahasimet e sjelljes së tij me ato të Enver Hoxhës dhe të Ahmet Zogut…

– Doktor Brokaj, në këtë pjesë finale të intervistës me ju do të përqendrohemi te figura e Dr. Sali Berishës, emri i të cilit është lakuar fort dhe ka ngjallur shumë dyshime gjatë trajtimit që i kemi bërë historisë së vdekjes së Hysni Kapos…

– Dakord. Unë i kam thënë hapur dhe pa asnjë paragjykim ato që di për Saliun, qoftë si mjek, qoftë si politikan dhe u qëndroj atyre.

 

– Ju dhe Berisha kini qenë të dy mjekë të Hysniut. Kam vënë re se ju bëni një dallim midis mjekut Sali Berisha dhe politikanit Berisha. Pse e bëni këtë? Mos kemi të bëjmë me dy Salinj në këtë rast?

– Po. Sepse është i qartë ky dallim. Por dua të theksoj se sjellja e Berishës si politikan pas vitit 1990 ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime edhe për Saliun mjek. Unë mbështetem në ato argumente dhe në ato prova që unë kam patur në raport me ato realitete që i kam përjetuar vetë intensivisht edhe si mjek, edhe si njeri, edhe si politikan. Saliun e njoh mirë, ndaj dhe flas me bindje. Në këtë kontekst unë nuk i jap të drejtë vetes të ngre dyshime përtej provave dhe jashtë realiteteve.

 

– Sidoqoftë, ju më kini thënë se e keni rekomanduar Berishën të  futej në Partinë e Punës në vitin 1968 dhe se jeni penduar për këtë…

– Po, është e vërtetë se unë e kam rekomanduar Saliun të bëhej komunist. Unë e kam propozuar Saliun për pedagog dhe po unë e kam propozuar më pas të futej në radhët e PPSH. Kur unë isha në vitin e 5-të ai kishte 3 vjet pedagog dhe donte të hynte në parti e për këtë kërkonte mbështetjen time. Mendoja se ai do të ishte biri besnik i Partisë. Unë e bëra rekomandimin sepse kisha bindjen se Sali Berisha ishte besnik i devotshëm i PPSH. Pasazhi më interesant që kam shkruar në atë rekomandim është ky: “Kam bindjen se Sali Berisha do të jetë komunist i devotshëm dhe besnik i partisë dhe i popullit”. Mirëpo Saliu në gjithë veprimtarinë e tij provoi të kundërtën, ndaj dhe jam penduar që i dhashë dorën atëherë…

 

Sabit Brokaj

Sabit Brokaj

– Dhe për këtë jeni zhgënjyer?

– Po, jam zhgënjyer dhe penduar thellë. Për gjithë sjelljen e tij në politikë pas vitit 1990. Bëmat dhe gjëmat e Saliut janë thënë e stërthënë gjatë këtyre viteve dhe duket se unë nuk do të shtoj asgjë të re në ato që do të them.

 

– Mos ka edhe ca mllef në këto që po thoni pasi dihet se Saliu dhe regjimi i tij ju kanë futur në burg për pak kohë dhe ju ka përndjekur politikisht më pas?

– Që Berisha më futi në burg, kjo dihet. E kam thënë edhe tjetër herë. Po nuk është kjo arsyeja kryesore për të cilën unë e kontestoj rreptë Berishën…

 

– Para se të kalojmë tek arsyet e kontestimit të Berishës politikan, mund të na tregoni se si dhe në ç’rrethana jeni arrestuar?

Po. Ka ndodhur në 28 shkurt 1997. Një ditë më parë kisha dhënë një intervistë të rreptë në një kafe afër PS. E prisja të them të drejtën. Isha me Namik Doklen dhe Arta Daden duke shkuar në Vlorë, kur në Lushnje më doli një makinë policie dhe më arrestuan. Namiku dhe Arta kundërshtuan ashpër, por kjo nuk kishte vlerë për policët. Ata më futën në një makinë dhe më sollën në Tiranë. Gjatë rrugës njëri nga policët ankohej se kishte lënë kamionin me mall dhe ishte veshur polic. Ata kishin problemet e tyre. Kur erdha në Tiranë as akuzën nuk ma thanë. Në qeli isha me katër persona të tjerë. Secili kishte hallet e veta. Ditën e tretë më thirri hetuesi. Por mua më kishin porositur të mos flisja pa avokat, sepse mund të kapeshin në ndonjë fjalë. Avokat kisha Spartak Brahon. Në Gjykatën e Tiranës mora vesh akuzat. Isha organizatori i Kryengritjes së Jugut dhe organizator i bandave të 26 majit. Ata nxorën një regjistrim. Unë kam një motër në Vlorë të cilës i vdiq burri herët e i la fëmijët jetimë. Më mori motra një ditë më tha i kishte ikur djali në demonstratë dhe telefonova vëllain të bënte kujdes dhe thashë se pas demonstratave policët ushtronin dhunë dhe të bënin kujdes në demonstrata. Avokati im u kap tek data e përgjimit që ishte përpara ligjit për përgjimet. Pasi më nxorën, erdhën të më arrestonin sërish me shumë zhurmë në orën 1 të natës por unë nuk ua hapa derën. Madje i kisha vendosur një shul të rëndë dhe policët nuk mundeshin ta hapnin edhe me forcë. Për dy orë pranë shtëpisë sime dhe pallatit u krijua një situatë e nderë. Polici gjithandej dhe unë në shtëpi që nuk dilja. Një polic tha: Mirë ne jemi budallenj por ti qenke gomar që nuk na hap derën. Rreth orës 4 të mëngjesit e hapa derën. Ata më arrestuan dhe më çuan prapë në rajon dhe pas disa orësh më kthyen në shtëpi.

 

– Gjithsesi ju jeni një kontestues i rreptë i Sali Berishës për gjithë aktivitetin e tij politik të pas vitit 1990, kur ai doli në krye të opozitës politike, e cila mori edhe pushtetin në vitin 1992. Si e argumentoni këtë qëndrim tuajin?

– Shiko, Xhevdet. Ne kemi qenë të dy mjekë të Hysni Kapos dhe e njohim mirë njëri tjetrin. Ateherë ishim edhe komunistë dhe besonim se ishim në krah të njëri-tjetrit, luftonim për një ideal. Por me kapërcimin e madh që Saliu bëri nga komunist në antikomunist, tregoi veten e tij. Ua kam thënë edhe njëherë tjetër se mua më është propozuar nga Ramizi para Saliut të vihesha në krye të PD-së dhe të opozitës, por unë nuk pranova. Saliu pranoi dhe tregoi se çfarë është në të vërtetë në thelbin e tij.

 

Tesera e PPSH-së e Sali Berishës

Tesera e PPSH-së e Sali Berishës

– Ju nuk kini ngritur dyshim për sjelljen e Saliut mjek?

– Sepse në atë kohë sjellja e tij në atë kohë si mjek kur shërbeu si mjek i Hysniut ishte jo dyshuese. Ndërsa argumentet dhe provat që e vënë thellësisht në dyshim sjelljen dhe veprimtarinë e tij erdhën pas ’90-s, duke parë se ç’i bëri kësaj Shqipërie.

 

– Për shembull? Çfarë bëri ai mbrapsht pas vitit 1990?

– Absolutisht gjithçka. Gjithçka, gjithçka. Po të shprehemi me një fjalë të popullit, ai erdhi me pishë në dorë dhe i vuri flakën Shqipërisë. Është ai arkitekti i shkatërrimit të gjithçkaje materiale në këtë vend, por edhe të vlerave shpirtërore. Ai krijoi shtetin e bandave. Mbetën gjallë rastësisht vetëm digat e hidrocentraleve, pasi mund të mbytej edhe vetë po të shpartalloheshin ato, pasi shtyllave të tensionit të lartë u vuri tritolin. Merre me mend se çfarë ka bërë ai njeri kundër këtij vendi. U fut, nuk e di me ç’të drejtë një mjek, të diktojë edhe historinë. Kur dihet se historia është shkencë që u takon historianëve, madje të mirinformuar dhe jo të disa ballistofilëve dhe disa të tjerëve që dihet pozicioni i tyre në raport me luftën antifashiste dhe me fatet e Shqipërisë. Nuk dua të zgjatem me shembuj të tjerë të keqqeverisjes së tij, pasi ato janë thënë e thuhen përditë në shtyp, si 97-a, grushti i shtetit në 98-n, Gërdecin, 21 janarin e morinë e pafundme të shembujve të tij flagrantë të veprimtarisë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

 

– Mendoni se Sali Berisha ka një vend në historinë e Shqipërisë dhe ç’vend do t’i jepnit atij në raport me emra të tjerë që kanë spikatur në historinë një shekullore të shtetit shqiptar?

– Unë them më mirë të mos shtrohet kjo pyetje. Këtë e them sepse ai bëri të kundërtën e asaj që pati mundësi të bëjë. Ai mori një Shqipëri absolutisht me gjithçka në kuptimin material dhe një popull shumë solidar dhe e bëri atdheun e tij dhe tonin copa-copa. Shikoni se çfarë po ndodh me Shqipërinë. Përfshi edhe Ahmet Zogun që u shërbeu devotshmërisht serbëve. Dihet se ç’bëri Zogu në raport me Serbinë. Ai u shiti Shën Naumin dhe Vermoshin, likuidoi Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës, gjithë inteligjencën përparimtare, i dha territore Serbisë, erdhi me ndihmën e ushtrisë serbe etj., etj. Me Enver Hoxhën nuk ka asnjë pikë krahasimi. Ky, pra Saliu, gjeti një Shqipëri të shtetformuar dhe të kompletuar dhe dihet se si e katandisi. Kështu që nuk e vlen të krahasohet. Me Enverin jo se jo, por edhe as me Ahmet Zogun. Sepse ku u shiti grekëve më shumë se 300 km katror hapësirë detare të pasur me naftë. Këto janë akte të pastërta antikombëtare.

 

– Megjithatë Berisha sot flet më shumë nga të gjithë për dekomunistizim dhe dekriminalizim të politikës shqiptare. Sa seriozisht duhen marrë thirrjet e tij?

– Saliu këtë e ka tipar të karakterit të tij. Ai bën thirrje për dekriminalizim, në një kohë që është vetë kriminel dhe ndoshta kryekriminel i këtij vendi. I pangjashëm në llojin e vet dhe në keqbërjet e tij. Si mund të merret seriozisht ai? Kjo është një tallje që ai bën me realitetin shqiptar dhe me shqiptarët. Mjerë kush nuk e kupton këtë! Por kur ka një kundërshtar politik, si këtë mazhorancë që në vend ta marrë këtë nismë dhe ta fillojë dekriminalizimin me Saliun, paradoksi qëndron në faktin se këtë e merr Saliu. Kjo është tallja më e madhe që ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë mendoj gjithnjë sa herë dalin Saliu dhe Lul Basha kur flasin për dekriminalizimin. Nuk ka fyerje më të madhe për këtë popull.

 

– Ju duket se jeni skeptik për dekriminalizimin. Po në se bëhet reforma në drejtësi, si i bëhet, nga duhet të fillojë ajo?

– Nuk jam unë skeptik, por ky është realiteti. Ata do të përpiqen që reformën në drejtësi ta shtyjnë e ta shtyjnë pambarimisht me pretekste të ndryshme, mundësisht për pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku ata shohin ëndrra se mund të vijnë sërish në pushtet. Ky është synimi i Berishës. Unë mendoj se në këtë rast, socialistët, duke e ditur fare mirë që Saliu nuk e do reformën në drejtësi, le t’i drejtohen popullit për referendum, siç bënë me Kushtetutën dhe ta zgjidhin njëherë e mirë këtë çështje.

 

– Faleminderit, Doktor dhe mirutakofshim së shpejti!

– Kënaqësia ishte e imja që komunikova me lexuesit e respektuar të gazetës DITA. Faleminderit juve!

Fund

Intervistoi Xhevdet Shehu

*******

PJESA I mund të lexohet KETU

PJESA II mund të lexohet KETU

PJESA III mund të lexohet KETU

April 11, 2016 11:43
Komento

20 Komente

  1. ilir April 11, 13:18

    Respekt

    Reply to this comment
  2. Lili April 11, 13:28

    I keshilloj pacientet te nderojme mjekun se ky me kardiologjine e stshme eshte nje mije vjet dépassé !

    Reply to this comment
  3. Lili April 11, 13:33

    Per beri sheh mjek ,une ju tregon urdherin e suffit te tij: n’appliquez jamais ses prescriptions sans notre avis,c’est un danger public’ mos zbatoni kur prescription et e tij pa vjetin tone se eshte rezik publik’ pra ne qofte se Dr brokaj e ka vlerezuar si shume te afte beri sheh,kjo tregon se sa jo i afte eshte vete Dr brokaj!

    Reply to this comment
  4. Emigranti April 11, 14:28

    Z Brokaj je e do te jesh njeri i nderuar ! Intervista juaj tregon nje te vertete te madhe, shkaterimin me te madh qe i eshte berre vendit tone ne jete te jeteve, eshte berre nga armiku i kombit dhe popullit Sali Berisha .Pa dale para gjyqit ky njeri, nuk mund te pretendohet per demokraci .Sa per z lili ma merr mendja se ka perfituar ndonje cope te majme.Emigranti

    Reply to this comment
    • Lili April 11, 18:19

      Nuk jam ne zorr per copat e juaj,po jam nje ander shqiptaret qe ka pa circusin e tyre ne Broussais e ku te gjithe Jane habitué me ta!

      Reply to this comment
  5. MH April 11, 15:22

    Nji falenderim te jashtzakonshem per intervisten e sakt e te perpiket ne te gjitha kohrat Mbreteni,Monizem,Kapitalizem me shume velere per ti dhane me kuptue popullit zyrtarisht se kush ishte dhe kush asht Berisha.
    Vec kaq.
    Kjo interviste vlene edhe per te dalluar humanizmin si njeri por dhe si mjek ndermjet dy mjekve te te ngartes zemer qe batisi Berisha deri ne pervelim e nuk la gje prej gjeje pa e shpartalluar.
    Falnderim te dyte z.Brokaj per keshillen qe duhet e majta nji minut e ma pare te beje referendumin popullor per rreformen ne drejtesi.

    Reply to this comment
  6. petraq April 11, 16:12

    shkaterrimin e shqiperise sali berisha e ka bere me urdheri n e arshi pipes e kolaboracionisteve te tjere ballisto zogiste te ciletr e kane injektuar saliun ne tru dhe u sherbeu me devotshmeri si agjent i tyre.kjo provohet plotesisht se para se arshi pipa te vinte per vizite ne shqiperi saliu deklaroi se shqiperine do ta vizitonte nje person i rendesishem.kur arshiu zbriti nga avioni ne rinas fjala e pare qe tha ishte qe te gjitha koadrot qe kishin sherbyer ne koen e diktatures te pushoheshin nga puna qe nga posti i brigadierit e larte.po te kontrollohet materiali asaj kohe e mbaj mend shume mire se keshtu ka thebe,

    Reply to this comment
  7. Alban_2016 April 11, 16:36

    Ky Sabit Brokaj eshte nje funderrine Serbe dhe sebashku me Sali Berishen kane masakruar Shqiperine. Duket qarte qe ky i ben mbulim Sali Berishes ashtu sic i ka bere edhe ne diktature. Ka prova te pa kontestuesjme qe te dy keta kane punuar per UDB dhe vazhdojne te punojne per Serbet.
    Nuk e kuptoj cfar e shtyn gazeten Dita ti beje nje sherbim te tille Sali Berishes pas fakteve te sjella nga Beqiraj qe Berisha e ka lare Shqiperine ne Gjak per llogari te Serbeve..

    Reply to this comment
  8. POLITIKAN APO MONSTRA SALIBISHA ?? April 11, 16:37

    Zoti Brokaj te falenderojme per kete artikull por nuk dua te ofendoj se keto artikuj jane vetem blegerima….

    Nuk e kuptoj pse merreni me keto “kinkalerina” kur TRADHETIA & KRIMET E berishajve nuk kane shembull ne bote per egersine e tyre qe vetem nga ndonje MONSTER NGA KOZMOSI mund ti bente.
    Nje pyetje per ju zoti Sabit ?

    A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhedikush te Dita i atribuon si “nentoka serbe”
    A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre saleh berishaj.

    A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
    Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.

    Por le te kalojme ne VITIN 93′
    Cfare ndodhte ne ate kohe prapa teatrit me Nexhmijen?
    Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.
    Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
    Cuditerisht kolege tuaj si Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.

    Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.

    Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″

    Pra i nderuar BROKAJ
    MOS E ULNI NIVELIN TUAJ KAQ POSHTE:
    objekivi juaj duhet te jete kusha jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:

    PRA KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj si u be berisha komunisist ne 1968..pra para gjysem shekuli por ti drejtoheni
    SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
    PSE PAK TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

    Reply to this comment
  9. tomsojeri April 11, 16:48

    Mjer shqiptaret dhe kush i drejtoi e i drejton ata !Filloi me tradhtin ,ju dha ne dor kryekriminelit te mbeshtetur nga tradhtarohajdutet dhe po vazhdobn me mashtrus hajdut te shitur te dhier e te shitur per pushtet ! Sabit je i nderuar sepse ne kte intervist ke then te verteten pa cka ato thuhen kur perbindshi ska dhemb me te kafshoj ! Fatkeqesisht ky popull esht i pushtuar nga falangat qe u mbollen ne folen e tij dhe jan shtrir ne ter trupin e ktij vendi qe quhet Shqiperi ! Shiko lilin dhe kupto sa thell ka depertuar helmi i ksaj kobre se ciles po nuk ju pre koka ,Shqiperia akoma te gjat e ka rugen e kryqit nen kamxhiket e ksaj elite te degjeneruar e te pabes ! Jan kta lilet inkuizitor qe mbajn akoma me shpres rikthimin e nje vepre makaber qe nuk shkoi deri ne fund ! Fatkeqesisht nuk mjaftuan 1 milion vota e as dy e as tre sepse nuk do mjaftojn sepse nje pakic e dal nga vezet e tradhtis dhe hajnis ka pushtuar Shqiperin,ka mberthyer shtetin dhe udheheqjen e saj ,po tallet me shqiptaret dhe fuqia qe ju jep pushteti ne emer te shqiptareve ,si “shqiptar” ju siguron ambicien e Parajses mbi Ferin ku kan zhytur kombin ! As 1 as 2 dhe as 3 milion vota nuk do e ndryshojn dot kte rug qe kan futur kjo band Atdheun sepse nuk gjejm dot rugdaljen ,sepse nuk e duam Shqiperin sepse ky vend esh plot lili qe shiten e blihen me nje thes miell !

    Reply to this comment
  10. Lili April 11, 18:23

    Ua kam thënë edhe njëherë tjetër se mua më është propozuar nga Ramizi para Saliut të vihesha në krye të PD-së dhe të opozitës, por unë nuk pranova. Saliu pranoi dhe tregoi se çfarë është në të vërtetë në thelbin e tij.
    Pra ketu shqiptaret duhet te kuptojne se PDja eshte vetem part bije e PPSHse!
    Nuk ka demokraci me komunist e ishkomunista!

    Reply to this comment
  11. Mark uk April 11, 18:35

    Si Sabiti dhe ca sabita qe nuk i pjerdh njeri qe duan te tregojn se kan qen sekretar partie fshati me kater klas keni marakun se ju kan hedhur ne koshin e mbeturinave.

    Reply to this comment
  12. Lili April 11, 18:37

    Atij qe shkruan per bemat e Berishes:
    Mos akuzo elezbiberaj,se vete ky brokaj po te thot se ai brokaj e ka promovuar Berishen déri n’a te vend,edhe po tregon,en passant sic thone Francezet e tyre,se Berishen Ramiz alia e ka vu ne krye te PDse,si komunist besnik i Partise mbasi brokaj ka refuzuar te ‘marre’ kete detyres te Partise!
    Pra per Ramizin -dmth edhe nexhmijen- berisha duhet te kete dhane prouva te forts besnikeri qe t’i be shet kryetarlleku i parties opozitare!

    Reply to this comment
  13. tezi April 11, 19:36

    O Liliiiii

    MOS NGATERRO SALI ENVERISTIN ME SALI ELEZBIBERISTIN !!

    qofte ti por dhe zoti brokaj por dhe shqiptaret beni nje gafe idiote…le ta spjegojme thjeshte fare:
    ””’1968-1991 pra 24 vjet enverist deri ne lepirje bythe
    1992-2016 pra 24 vjet elezbiberist kanibal me nje te vdekur
    pra 48 vjet ky monster ka bere karriere nje here me enverin astaj me elezmatherfuckerin prandaj qe ky SHIT STORM me GJYSHIN E PERVERSIT ANDI BULSHATI DHE BYTHFSHIRESIT E TIJ) per te mbuluar krimet pambarim te kelyseve te Serbise BERISHA DHE BASHA.
    Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
    Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
    Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
    Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

    Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
    Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
    Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperise nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

    Reply to this comment
  14. MeteH April 11, 21:04

    Z.Brokaj,ka shume te drejte,biles nuk zgjatet me bemat e gjemat e mostres me te rreziksheme qe ka njohur ky vend ne 103 vjetet e ekzistences se tij.SB nuk ka gjak shqiptari,por Serbi.Ai do e çoi deri ne fund misionin e tij te marr nga UDB,etj,per shkaterrimin e ketij vendi dhe prandaj nuk duan ta heqin,sepse kerkojne ta bjen prap ne pushtet per ti nxjerr fundin shqiperise…!

    Reply to this comment
  15. Arber April 12, 02:00

    Bravo: “socialistët, duke e ditur fare mirë që Saliu nuk e do reformën në drejtësi, le t’i drejtohen popullit për referendum, siç bënë me Kushtetutën dhe ta zgjidhin njëherë e mirë këtë çështje”

    Reply to this comment
  16. Lili April 12, 13:05

    Tezi,
    Po CIA e ka imponuar Berishen,edhe i imponen sot rames me ia lagje immunitetit Berishes!

    Reply to this comment
  17. zulo April 12, 17:26

    Marrirat e nje plaku matuf Dr.Brokaj qe gjoja qenka penduar se propozoi Berishen ne Parti…
    Thuajse vertee ishte ky qe vendoste per anetaresimin e ti ne parti.Berisha kishte “meritat” eveta per anetaresim, ishin tjeret mbi Brojkan qe vendosnin jo vetem per anetaresim por edhe per ekzekutime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*