Pengjet italiane të Selenicës, historia e vërtetë

Dilaver Goxhaj March 15, 2016 09:25

Pengjet italiane të Selenicës, historia e vërtetë

Vijon nga numri i kaluar

 

Ky dëshmitar okular (Staravecka), edhe pse dezertoi nga Br1S dhe u hodh më pas, në vjeshtën e vitit 1943 me Ballin Kombëtar, megjithatë i përgënjeshtron aleatët e tij ballistë. Madje tregimi i Staraveckës e konfirmon edhe atë çka tregon veterani Murat Agarai, siç do ta shohim, edhe me gazetën “Zëri i Popullit”. Por Staravecka përputhet edhe me z.Uran edhe me Faik Qukun kur flet për mënyrën e ekzekutimit nga M. Shehu të karabinierëve robër, pavarësisht se nuk qëndron ashtu. Tregimi i Staraveckës është më se interesant.

 

Dhe ja se si e përshkruan ai Luftën e Selenicës: “Do të flas për Mehmet Shehun dhe çetën e tij që luajti një rol të madh në Luftën Nacional Çlirimtare… Nga fillimi i vitit 1943 Mehmeti sulmoi dhe shkatërroi instalacionet e shfrytëzimit të bitumit në Selenicën e Vlorës…

I zhveshur nga shkaku i rrethanave që determinuan vendimin e italianëve për reprezalie kundër Selenicës, këtu do të diskutoj ndeshjen që u bë mes Mehmetit dhe kolonel Feliçes, komandant i legjionit të karabinierisë së Vlorës, i cili me pesëqind oficerë, nënoficerë dhe karabinierë të Vlorës marshoi duke bërë operacion në katunde rrugës e deri në Selenicë për të terrorizuar gjthëkushin që të mos mendohej më përsëritja e një fenomeni të tillë që përshkova më lart.

Në një brinjë ku bashkohet Cakrani me Kreshpanin, me dylbi pashë një grup njerëzish në buzë të Vjosës që për një çast m’u zhduk dhe pa shkuar as dhjetë minuta pashë një barkë plot me njerëz që lundronte drejt Selenicës. Nuk e mbaj mend nëse barka u përdor vetëm një herë për të hedhur gjithë njerëzit, apo dy e më shumë herë. Mbas gati dyzetë minutave përtej në Llakatund dhe në Armen, filluan të çohej tym e më pas degjova krisma pushkësh dhe mitralozash dhe u binda se ai ishte një operacion i nisur nga italianët, pse italianët marrshonin me zjarr në dorë duke u rënë me pushkë e me mitraloza katundarëve dhe barinjve që punonin në tokat dhe kullosnin bagëtitë, porse nuk munda ta kuptoj se ç’ishte ai grup njerëzish që nga Gjonça apo afër Gjonçës u hodh në Selenicë.

Të them të vërtetën për atë grup që kaloi Vjosën, kur konstatova kollonën që ishte nisur nga Vlora e marshonte me zjarr drejt Selenicës dhe kurrë nuk më shkoi dyshimi se mund të ishte Mehmet Shehu me çetën e tij, se për mua ishte një çmëndi e madhe një veprim i tillë. Nga ana tjetër, pa u vënë në lëvizje çmëndia dhe unë atë veprim në fakt e quaj trimëri, as mrekullia dhe as heroizma nuk mund të realizohen në fushën e epopeve.

Këtu po e shpjegoj pse m’u duk çmëndësi.

Të nisesh nga Mallakastra me më pak se 100 partizanë, të kalosh Vjosën, duke e lënë prapa atë lumë dhe të hidhesh në Selenicë për t’u përleshur me armikun që është pesë herë më shumë në numër dhe i armatosur deri në dhëmbë me mjetet më modern të kohës, një luftë e tillë sigurisht është e fituar nga armiku. Mehmeti e la kolonën derisa hyri në Selenicë e kur arriti në distancën e duhur me shokët e tij trima, u hodh mbi italianët si luan i plagosur e në një kohë jo më shumë se tetëdhjetë minuta luftë grykë për grykë e shpartalloi atë fuqi nga e cila gati gjysma u mbyt në lumë duke kërkuar shpëtim me ikje, pjesa tjetër, përveç të vrarëve, e kapi rob çeta trime e Mehmetit.

Duke bërë sehir atë luftë, që po e admiroja pa masë, më ra ndër mend ndërmarrja e arabëve kundër Spanjës. Treqind arabë kur zbritën në buzëdetin e Spanjës i dogjën anijet e tyre. Ata kishin vendosur ose të fitonin ose të linin lëkurën e tyre në atë ndërmarrje, pa pasur mundësinë të ktheheshin të gjallë në vendin e nisjes. Episodi që më ra ndër mend nga vepra e Mehmetit, që ishte luftë çlirimi nga i huaji, më ka prekur më shumë nga ana e vendosmërisë dhe e guximit dhe jo nga ana politike. Mehmeti kishte vendosur ta shkallmonte armikun, ose të përfundonte ai vetë dhe çeta e tij pa mbetur asnjë i gjallë, mbasi prapa krahëve nuk kishte kthim, pse Vjosa do t’i bënte atë dasmë që u bëri italianëve që u munduan të shpëtonin nga vdekja dhe vdekjen e gjetën në lumë.

Në atë episod trimëria e bijve të popullit shqiptar qëndron krahas tradhëtisë, paburrërisë, servilizmës, meskinitetit dhe gjithë gamës negative të poshtërsive pse, porsa u nis lufta, çetat e Ballit prisnin në afërsi të ndeshjes derisa u përfundua çështja, pra, derisa Mehmeti e shkatërroi armikun. Atëherë ballistët dolën dhe i kërkuan Mehmetit disa nga karabinierët të cilët ai i kishte zënë rob, natyrisht me pretekst të tregonin se gjoja kishin marrë pjesë në luftë. Dhe Mehmeti u dha dhjetë karabinierë, pa dyshuar aspak se ballistët do t’i çonin në Vlorë, ashtu si ia çuan padronit Italian, si shenjë besnikërie se “vetëm ata karabinierë kishin mundur të shpëtonin nga dora e kriminelit Mehmet Shehu”. Karabinierët, nënoficerët dhe oficerët e kolonel Feliçes, bashkë me këtë të fundit që i zuri të gjallë, Mehmeti i çoi në Mallakastër dhe u propozoi italianëve shkëmbimin e tyre me disa shqiptarë të Nacional Çlirimtares që italianët i mbanin si peng. Mirëpo nuk ranë në ujdi. Atëherë Mehmeti mbas një muaj e ca që priti të përfundoheshin negociatat, me disa shokë të çetës së tij mori italianët e në një gropë të Kremenarit, mbasi u ngulnin nga një thikë në trup i hidhnin në atë sterrë që duhej të ishte nja njëqind metra e thellë. Këto hollësira të ekzekutimit të italianëve m’i ka thënë edhe Qazim Çakërri që qe një nga autorët e asaj vrasjeje me shumë vend.

Ekzekutimin e atyre italianëve Ali Këlcyra dhe Bektash Cakrani e shfrytëzuan si një kartë me të cilën nxitnin ashtu si në fakt e nxitën okupatorin të bënte një operacion në Mallakastër gjoja për ta penguar këtë të fundit të mos rrëshqiste në truallin e Nacional Çlirimtares. Ata besuan se një operacion në Mallakastër nga ana e okupatorit do të kishte armiqësuar popullin me Nacional Çlirimtaren apo me komunizmin. Të rrejtur nga ajo shpresë makabre e shtynë të huajin të digjte Mallakastrën, duke qenë të bindur se italianët do të bënin diferencime, do me thënë të digjnin vetëm katundet që ishin lidhur me Nacional Çlirimtaren. Mirëpo dy divizionet që erdhën nga Mali i Zi nuk e vunë aspak në zjarr ujin e diferencimit që të dallonin katundet balliste nga ato që ishin të lidhur me Nacional Çlirimtaren, por i ranë dhe rënuan krejtësish jo vetëm Mallakastrën, por edhe shumë katunde të Nahijes së Beratit dhe të nënprefekturës së Tepelenës.

Nga ai operacion i shëmtuar ku gati 100 katunde armiku i bëri gur e hi, ballistët jo vetëm e paguan me djegien e shtëpive të tyre dhe shkatërrimin e plotë të mallit e të gjësë së tyre, por një pjesë e shëndoshë e popullit të vogël që ishte ballist, pse hala nuk e kishte kuptuar të vërtetën mbi tradhëtinë e Ballit, jo vetëm hyri në Nacional Çlirimtaren, por u bë komunist i tërbuar dhe më i vendosur se kushdo tjetër…. Domethënë se populli sa më fukara të jetë aq më tepër i bëhet besnik komunizmit. Dhe sa më tepër t’i hyjë tradhëtisë borgjezia, aq më tepër populli bëhet idealist për atdheun e vet.” (Xhelal Staravecka “Përpara gjyqit të historisë, kujtime historike 1912-1966”, “Naimi”, Tiranë, 2012, f.239-242)

 

 

Shumë më afër të vërtetës së kësaj lufte është komunikata e gazetës “Zëri i Popullit”, nr.18, e muajit maj 1943, në të cilën thuhet:

“Komunikatë e jashtëzakonshme. ……Ditën e 1 prillit, në orën 12 e 30 të mesditës, forcat sulmuese të armikut u pritën me pushkë, u kundërsulmuan dhe u rrethuan në fushë të Selenicës prej çetave partizane të Vlorës dhe Mallakastrës… Lufta vazhdoi për katër orë e gjysëm dhe përfundoi me shpartallimin e plotë të forcave të armikut. Ranë në duart e çetave partizane 64 robër nga të cilët 9 ushtarë italianë, të cilëve mbasi i u mbajt në gjuhën e tyre një fjalim dhe pasi shprehën se lufta që ata bëjnë është një luftë e imponuar nga forca brutale e fashizmit dhe krejt kundër vullnetit të tyre, u lanë të lirë. U lanë gjithashtu të lirë katër karabinierë italianë të plagosur rëndë pasi u mjekuan nga çetat tona.

Çetat partizane të Vlorës e të Mallakastrës kanë në duart e tyre si rob lufte: një nënkolonel italian të karabinierisë, një kapiten Italian të karabinierisë, një toger shqiptar të karabinierisë dhe 48 karabinierë italianë. U zu shumë material lufte, pushkë, mitraloza të lehtë e të rëndë, bomb adore, municion i ndryshëm, veshmbathje dhe ushqime. Vazhdon numërimi i tyre.

[Pati] më shumë se 41 karabinierë të vrarë, një pjesë e të cilëve, duke dashur të shpëtojnë, në ikje e sipër u mbyt në lumin Vjosë. Vetëm një luftëtar nga të çetës partizane të Vlorës mbeti i rënë në fushën e betejës. Asnjë humbje ose plagosje tjetër. Populli u tregua mjaft i inkurajuar. Ai shfaqi besimin e vet të sigurtë ndaj fitores që po i sjell lufta e çetave të tij. Çetat kanë marrë gjithë masat kundër çdo lloj reaksioni eventual që mund të tentoi armiku. I kanë dërguar gjithashtu ultimatum armikut se në rast se ky do të kryejë reprezalie në popullatën civile, ata do të kundërveprojnë duke pushatuar 20 prej ushtarëve italianë robër në duart e tyre, për çdo shqiptar të masakruar. Vdekje Fashizmit, Liri Popullit”. (Marrë prej: “Zëri i Popullit dhe buletinet e tij”, Tiranë, 1986, v.1, f.415-416)

 

Nuk thonë më kot se të vërtetën e zbulon koha. Para disa muajve m’u desh të punoja për një studim timin në Arkivin Qëndror të Shetit. Gjatë kohës që po punoja me dokumentat e policisë e karabinierisë së vitit 1942, rastësishtë gjeta në Dosjen nr.2 të kataloguar të nënzërit: “Neki Hoxha Ymeri – bandat e armatosura”, dy dokumenta që bëjnë fjalë për Luftën e Selenicës të 1 prillit 1943, dy telegrame, të cilët mund të jenë vendosur gabimisht në fondin e vitit 1942. Ata telegrame janë raporte të Kuestorit të Vlorës drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Fashiste, Tiranë, në gjuhën italiane, të nënshkruar nga Kuestori Çela.

 

“TELEGRAM N. 02954

2/4/1943 XXI0

N0362 Dje pasdite grupi i parë i kompanisë karabiniere i është drejtuar Selenicës për të rrethuar atë lokalitet. Pak para se të mbrinte u sulmua dhe u shpërbë nga banditët rebelë. Disa të plagosur që mbritën në Vlorë tregojnë për humbje të mëdha në radhët e ushtarakëve të Armës. Me sa duket është zënë rob Nënkolonel Rici, Komandanti i Grupit të Vlorës si dhe një kapiten e një toger, rreth të cilëve nuk kemi as edhe një lloj lajmi préçiz. Na është sinjalizuar që banditët kanë pasur mbështetjen e popullatës së Selenicës. Sot kemi dërguar trupa në vendngjarje. Do t’iu vëmë në dijeni porsa të marrim njoftime të reja më preçize.

Kuestori Çela”

 

 

 

“RAJONI KUESTURA E VLORËS

4 prill 1943

Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë Tiranë

N.0362 Telegrami që po dërgojmë është në vijim të telegramit të mëparshëm me nr.362, me të cilin informojmë se reparti i karabinierëve që shkoi në Selenicë, ndeshjen e parë e pati në Pankovë, ku mbetën të vrarë 5 banorë dhe një komunist nga Armeni. Akoma i paidentifikuar. Bandat komuniste të kryesuara nga Neki Ymeri nga Gjormi, Qazim Çakërri nga Tragjasi, Hysni Kapo nga Tërbaçi dhe Mehmet Shehu nga Çorushi i Mallakastrës, që ndodheshin në Selenicë për t’u hakmarrë për të vrarët në Penkovë lejuan që karabinierët të hynin në Selenicë rreth orës 17.00 dhe i sulmuan me pushkë, mitraloza, mortaja dhe me bomba dore. Mbetën të zënë robër Nënkolonel Rici, një kapiten Italian i karabinierisë si dhe një toger i karabinierëve shqiptarë. Rezulton që 12 karabinierë që tentuan të kalonin lumin e Vjosës, për të kaluar në zonën e Mallakastrës, u mbytën në lumin Vjosë. 44 karabinierë me në krye një toger u kthyen në bazë. Karabinierët e zënë rob janë drejtuar drejt zonës së Sevasterit, ndërsa Nënkoloneli dhe kapiteni janë çuar në drejtim të fshatit Drizar të Mallakastrës. Të vdekurit gjatë konfliktit nuk është përcaktuar akoma. Për të liruar robërit kemi nisur trupa dhe shpresojmë që t’i rimarim si dhe që trupat të mos kryejnë aksione reprezaliesh kundër popullsisë civile, gjë kjo që na është këshilluar nga Komisariati Civil Lokal.

Kuestori Çela

(AQSH, Drejtoria e Policisë, F.153, 1942, D.245, Fl.3)

 

Bazuar në këto çka trajtuam deri tashti, besojmë se z.Uran Butka do të kthjellohet e do t’i kërkojë lexuesit ndjesë.

Njëkohësishtë del e nevojshme të bëhet edhe një sqarim, bazuar në materialet që flasin për këtë luftë, zhvilluar në 1 prill 1943, në Selenicë të Vlorës. Në këtë luftë del se sasia e forcave armike nuk ka qenë as 500-600 vetë sa thotë Faik Quku e Xhelal Staravecka, as 215 sa thuhet në Historinë e LANÇ-it, as 242 sa thotë Uran Butka, as 2500 sa na thotë Hasan Dosti, as 133 sa na thotë Isuf Luzi, por ishin vetëm161 oficerë, nënoficerë, karabinierë dhe ushtarë, prej të cilëve: 44 mundën të shkëpëtonin nga luftimi dhe u kthyen në Vlorë, 41 u vranë gjatë betejës, 12 u mbytën në lumë, 13 prej robërve u liruar (9 ushtarë dhe 4 karabinierë të plagosur) dhe 51 u pushkatuan (ku bëjnë pjesë edhe tre oficerat).

 

***

Sikundër është cekur edhe më lart, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu me karabinierët robër u përpoqën të bënin shkëmbim robërish. Nga ana tjetër, edhe italianët bënë presion që të liroheshin të gjithë robërit karabinierë pa kushte. Këto na i vërtetojnë letrat që shkëmbehen midis Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut. Ja çfarë i shkruan Hysni Mehmetit pesë ditë pas asaj lufte:

“I dashur Vjosa,

Puna këtej shkon shumë mirë. Deri dje, më datën 4/4/43 populli ka qenë i mobilizuar. Italianët, 400 ushtarë ardhën në Selnicë e Roms, dogjën shtëpi e dje u kthyen në Vlorë. Qeveria e filloi prap punën me komisione.

Shkova në Sevaster, mbasi u dhashë një dajak të mirë u kthyen në Vlorë pa bërë gjë dhe dërguam lajm se nëse do qeveria të merremi vesh, pasi të largoi ushtrinë pastaj merremi vesh për oficerat. Koloneli është njeri me rëndësi të madhe sa që u ka ngelë goja gjithë italianëve: “Duam kolonelin, pa kërkoni ç’të doni.” Në Vlorë, për këtë arsye kanë bërë disa arrestime por nuk kanë bërë dëme të tjera. E bëjnë vetëm për frikësime. Gjëndia paraqitet e mirë. Parashikohet të mos ketë reaksion tash për dash. Po të jesh i lirë hajde këtej ca ditë se mund të jetë e nevojshme të konsultohemi. Të plagosuit i shpura vetë me maqinë në Terbaç., natën, dhe atje u takova me Man Filipin dhe puna me të shkon mirë…..

6.4.43, V.F.L.P.

Besniku”

(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.22)

 

Italianët, pasi nuk i frikësuan dot forcat partizane me inkursionet, të cilat tregohen te letra e mësipërme e Hysni Kapos, kanë pranuar që të hyjnë në bisedime. Dhe këtë na e vërteton letra tjetër e Hysniut dërguar M. Shehut, në dy letrat e mëposhtme:

“I dashur Vjosa

Kërkesat u bënë siç e parashikoje tinë në letrën e mëparshme. Kështu që nuk ka si të ndryshohen kërkesat. Do kish qenë me të vërtetë madhështore një kërkesë siç më lajmëroje tinë, por tashti më duket jo e logjikshme që ta ndryshojmë, mbasi tregohemi se nuk kemi menduar siç duhet. Sidoqoftë të na pranohen këto është një fitore, por më duket si zor.

Tash që jam duke shkruar, marr vesh se në Vlorë janë pushkatuar 6 veta: Brahim Shyto me djalë (2), Brahim Bino me të vëllanë, Kristaq Gjili. Gjendia në qytet dita ditës vete duke u keqësuar. Ky lajm për pushkatim nuk është nga burimet tona… Përgjigjen nga fashizmi e presim më datë 15, ora 3 mbasdite, prandaj besoj se operacioni do fillohet më vonë. Bëj sit a mendosh sipas gjendjes. Unë nuk mund të largohem nga zonat ku mund të rezistojmë. Municioni më mungon. Gjirokastra u lajmërua. Kemi për shërbim të shpejtë një motoçikletë që e kanë kap partizanët. E punon Gjon Vranishti. Shokët e plagosur janë mirë.

V.F.L.P., 11.4.43

Besniku”

(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.24)

 

“I dashur Vjosa

Nuk di nëse u kthye përgjigje nga qeveria për kërkesat që bëmë. Njoftona mundësishtë sa më parë përgjigjen e qeverisë simbas kërkesës së dytë.

V.F.L.P., 20.4.43

Besniku”

(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.29)

 

“I dashur Vjosa

Puna është siç të shkrova në letrën që të dërgova me anën e Mavrovës. Nga qeveria italiane për oficerat muarmë përgjigje ku më thanë se pranojnë të lirojnë 16 veta, duke u paraqitur neve listën prej 30 shokësh dhe ata të zgjedhin 16. Këtë neve nuk e hamë. Po u dërgojë prapë që duhet të pranojnë që 16 personat të zgjidhen prej nesh ose s’bëhet ndryshe. Sot po u kthehet përgjigja.

V.F.L.P.

Besniku, 4/5/43”

(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.46)

 

 

Sikundër na tregon edhe Xhelal Staravecka, italianët i mbanin varur përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares derisa të përgatisnin operacionin kundër Mallakastrës. Dhe kjo periudhë ka zgjatur mbi një muaj, gjë që i hedh poshtë pretendimet e “historianëve” të Ballit se gjoja karabinierët robër dhe tre oficerat e tyre janë pushkatuar të nesërmen e asaj lufte. Njëkohësisht hidhet poshtë edhe shpifja tjetër se gjoja një nga oficerat karabinierë italianë kish qenë shok klase me Mehmet Shehun dhe se është ky që e ka vrarë me dorën e tij. Në këtë sajesë bie viktimë edhe djali i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu, i cili në librin e tij “Vjeshta e ankthit”,(albin, 1994), ne faqet 112-118, bashkohet me atë çfarë shkruajnë Drejtuesit e Ballit Kombëtar, se gjoja, Mehmet Shehu e vrau shokun e klasës ngaqë “qe betuar për yllin e kuq”, e paska pushkatuar vetë kapitenin e karbinierisë italiane, të cilin e ka pasur shok shkolle në Napoli! Mirëpo, gjithçka që tregon Bashkim Shehu në këtë esse të tij, lidhur me trajtimin e tre oficerave robër të karabinierisë italiane nuk përkon aspak me realitetin. Së pari, nuk kërkohej shkëmbimi i 11 partizanëve robër me tre oficerat italianë, por, sikundër dëshmojnë arkivat, kërkohej lirimi i 16 aktivistëve të LANÇ-it të burgosur me tre oficerat robër. Së dyti, ata oficerë nuk ishin dezertorë, ndryshe nuk do kërkohej shkëmbimi, por ishin robër; nuk ishin oficerë robër të ushtrisë italiane, por oficera të karabinierisë, formacionet më kriminele e më gjakatare që kish Italia Fashiste. Së treti, Mehmet Shehu nuk ka qenë në shkollën e Karabinierisë Italiane, por në atë të Ushtrisë, gjë që s’kish se si të kish shok klase një oficer italian karabinier. Së katërti, oficerat italianë robër nuk mbaheshin në Mallakastër, por në Skrapar, në fshatin Omzezë, nën ruajtjen e çetës me komisar Ramiz Aranitasin. Së pesti, pushkatimi i këtyre oficerave nuk është bërë pas dy ditësh, sikundër shkruajnë komandantët ballistë dhe avukati i tyre Uran Butka, por pas një muaji e gjysëm e më shumë, pasi kishin pritur që italianët të pranonin shkëmbimin e propozuar nga Mehmet Shehu e Hysni Kapo. Së gjashti, pse Mehmetit i është dashur të qëndrojë gjashtë muaj në shtëpinë e kapitenit Italian në Napoli, kur ai “më 1935 shkoi me bursë në Itali për studime në Kolegjin e Napolit.”? (Kalendari ushtarak”, 1950, f.12), dhe nuk ishte student i jashtëm. Së shtati, pse Mehmet Shehu duhej ta trajtonte si shok klase kapitenin e karabinierisë italiane që kish vrarë me qindra shqiptarë e djegur po me qindra fshatra, ndërsa italiani nuk duhej ta kish parasysh këtë fakt?! Kjo do të thotë që ne shqiptarët meqenëse një të huaji i kemi qenë dikur mysafir në shtëpi, duhet ta lejojmë atë mikpritës të dikurshëm të vijë e të na vrasë nënën, babanë, vëllanë, motrën, djalin e vajzën dhe të na djegë edhe fshatin e qytetin ku banojmë?! Ç’është kjo logjikë mjerane?! Dhe së fundi, sikundër e tregon gazeta “Zëri i Popullit” e asaj periudhe, karabinierët robër nuk u pushkatuan të nesërmen e asaj lufte, por qenë mbajtur peng për një periudhë mbi një muaj për shkëmbim robërish: “I kanë dërguar gjithashtu ultimatum armikut se në rast se ky do të kryejë reprezalie në popullatën civile, ata do të kundërveprojnë duke pushatuar 20 prej ushtarëve italianë robër në duart e tyre, për çdo shqiptar të masakruar”.

 

Por e vërteta e pushkatimit të atyre oficerave është krejt ndryshe. Këtë është mirë ta mësoi edhe i biri i Mehmet Shehut. Ata oficerë karabinierë nuk i ka pushkatuar babi i tij, por çeta e Skraparit me komisar Ramiz Aranitasin. Dhe këtë na e sqaron letra e vetë Ramiz Aranitasit dërguar Mehmet Shehut dhe Qazim Çakërrit:

“Të dashur shokë Vjosa dhe Difi

…. Sot u mbush afati i kolonelit. Simbas vendimit që kemi marrë, këta shokë, në qoftë se nuk u ka ardhur përgjigja, shkruani një letër që t’i pushkatojmë.

Spiuni i kapur deklaroi se ka qenë i futur nga Ali Këlcyra me ndërmjetësinë e Dervish Merkos dhe Kiço Brezhdanit që të merrte vesh ku kishte komunistë që donin luftë kundra fashizmit, dhe ku kish fashistë, domethënë nga ata që donin paqe me Italinë, pse, me fjalë të tjera, i kunguar se fashizmi është shumë i fortë dhe se pa atë nuk rrojmë dotë. Këta bandillë, së bashku me kriminelin e Fratarit dhe italianin që kemi në çetë do t’i pushkatojmë…..Populli do luftë këtej. Edhe ana e përtejme është penduar pse s’i pritën me luftë fashistat.

V.F.L.P., 21.4.43

Ramiz Aranitasi

Omzezë, Skrapar.”

(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.30)

Fallsifikimi i historisë është fatkeqësi kombëtare. Jo më kot shkrimtari spanjoll Servantes ka thënë se historianët e rremë duhen ndëshkuar njësoj si fallsifikatorët e monedhave.

 

Tiranë, 10 mars 2016

Dilaver Goxhaj March 15, 2016 09:25
Komento

15 Komente

  1. intelektuali March 15, 14:41

    TELENOVELA KOMUNISTE ME TRA-LA-LA SHUME ME TE SHEMTUARA SE FILMAT ME GJERMANE DHE PARTIZANE TE BEN IMAMIT DHE MONDA BULKUT.

    Po aman se na plaset shpirtin o sigurimsa te pacipe DUDUME te Enverit dhe te Partise se Punes me LANC-in tuaj kriminal qe keni 70 e kusur vjet qe po i kendoni elegji si kukumjacka pylli, nderkohe qe ju dhe bashibozuket tuaj ishit vetem xhelate kokepreres te popullates civile se nga gjermoni benit shurren ne breke dhe sapo shkrepej ndonje pushke futeshit ne brimat e miut per te pritur kohe me te mira.

    Po aman o gazeta DITA me keto telenovela tra-la-la te sigurimsave debile dhe dallkauke te Partise se Punes qe akoma nuk po e kuptojne se Shqypnia eshte ne NATO dhe se po kerkon te antarsohet ne BE-ne Antikomuniste dhe Humane pa xhelate vrastare dhe pa gjakatare.

    PO AMAN O MEDIA JONE KOMBETARE SE PO EDUKONI BREZIN E RI KEQ E MOS ME KEQ ME KETA KILLERA VRASTARE TE ENVERIT QE U KA MBETUR ORA TE KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES!

    Reply to this comment
  2. demo March 15, 15:43

    Me mire se ja ka thene i ati te birit,nuk ja ka thene “Zerit te popullit”.Te vertetat tregohen,kur Mehmeti ne fund te 81,ra ne gjendjen e atyre italianeve qe e kishin strehuar dikur ne shtepi dhe ky i paska therur si berra.Fati i mercenareve eshte i shkruar te pesojne ate qe bene,.Mehmet Shehu nuk i sherbeu kombit shqiptar,por i sherbeu juntes gjakatare te Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit,te cileve logoteti i tyre Enver Hoxha,u qendroi besnik deri sa u kalb.Jane nja dy ngjarje te patreguara nga “Zeri i Popullit” dhe Mehmetit nuk ja zinte dot goja,se nga ujk u kthye ne skile.Kur brigada e pare kaloi neper Polis ne 1944,u leshua ne shtepite e fshatareve duke grabitur mallin dhe drithin e duke djegur shtepite.Kur ceta e Polisit me Komandant Nezir Muzhaqin,rrethoi brigaden e pare,Mehmet Shehu u be skile,Kerkoi falje,pagoi demin
    fshatareve dhe kaloi Miraken nen grykat e pushkeve te katundareve polisare,qe nje vit me pare kishin shpartalluar brigaden e dyte te Beqir Ballukut.Pse nuk ja ka treguar Zerit te popullit Mehmet Shehu si e priten brigaden e pare nen plumbat e katundareve te Qarrishtes ne dimrin e 44,kur shkoi te shpetoje Enver trimin,Pse nuk i beri ato trimerite spektakolare,por iku me bisht nder shale?Po burri trim lufton me burra te armatosur,jo me gra e femije te Qarrishtes e te Polisit me te cilet mbushi kampet e cfarosjes te Tepelenes,Savres,Kosoves,,,,..Me siguri keto ju kane kujtuar kur Biroja e Enver Hoxhes shterngusen ne buze dhe i mbathi patkojte.

    Reply to this comment
  3. @ March 15, 16:08

    Ik me vrap merr ilacet legen Se po cmend gjith forumin

    Reply to this comment
  4. LERENI TE VDEKURIT NEKROFAGE... March 15, 17:19

    Nuk e kuptoj pse kjo furtune kunder Mehmet Shehut ?

    Pse po nxihet lufta e lavdishme NCL e cila pas epokes Gjergj Kastriotit mbetet faqja me e lavdishme e historise kombetare..
    Pse po shikohen dhe molekulat e asaj qe ka ndodhur ne Vlore ?
    Ne kohe lufte edhe vende demokratike kane bere krime qe keto te Mehmetit duken romanca..
    Merrni dy bombat atomike ne 45’qe u vrane per 1 ore mbi 200 mije femije nga mosha 1-10 vjec..ku dhe anketat sot ne amerike e denojne kete akt..(le te hidheshin bombat ne objekte ushtarake ,,jo te bebet dhe foshnjet)
    Merrni bombardimin e Dresdenit nga anglo amerikanet ne 15 shkurt 1945 ku u vrane per 3 ore mbi 100 mije njerez shumica refugjate & te burgosur qe ishte krim kunder njerzimit..
    Merrni deshmine e John Kerry-it ne shtepine Bardhe ne 1971 per masakrat e pabesueshme te ushtrise amerikane ne Vietnam.
    Shikoni o ju placin syte miliona te vrare nga afganistani..siria deri ne tunizi 2-3 vitet e fundit qe duket si lufta e trete boterore me miljona te vrare..
    Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
    Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

    Urdhrat sekretë të marsit ’97!
    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)

    Reply to this comment
  5. Ervini March 15, 17:48

    Boooo, cfare eshte kjo injorance totale ndaj LANC. Ju bijte e … qe kerkoni te hidhni balte mbi luften me komente injorante neper gazeta pse nuk keni ndermarre ndonje lloj studimi historik mbi luften ne keto 26 vjet demokraci kur i keni te gjitha mundesite te kerkoni dhe te gjeni materiale per ta hedhur poshte historine e shkruar nga Enveri. Ja pse ishit balliste dhe ngeleni ballisite si gjithmone skutha dhe spiuna te ndyre dhe me keto komente vetem vertetoni pse Enveri kishte te drejte qe ju leroi nenen. Minj kanalesh ngeleni. Ptuu!!!

    Reply to this comment
    • LORA March 16, 09:03

      Ervin,une jam mese e bindur se nuk ka bir kurve,bir spiuni apo kolaboracionisti qe te baltose historine shqiptare me te ndritur te 100 vjeteve te fundit;ate te te Luftes Nacional-Clirimtare,te asaj lufte legjendare Komb e Shtet shpetimtare per shqiptaret e shekullit te njezete.
      Shkarrashkrimet e uran butka-ve jane diarre gojore gjakprishurish, te mirenjohur nga shumica e njerezise.
      Saper MEHMET SHEHUN,ketyre spurdhjakeve u duket se sulmet ndaj tij mund t’ju pastrojne identitetin e tyre te dokumentuar mjaftueshem te antishqiptarizmes.Komandantin legjendar te Brigades se Pare Sulmuese vecse e lartesojne sulmet e uraneve dhe shurraneve.
      Tung.

      Reply to this comment
    • ELIOT September 30, 19:21

      Or ervin bolja keto jane enderrat e nje cobani ;;qe me sy hapur shikonte enderra ;;; dhe per 300 arabet qe shkuan te luftonin ne spanje ;;;;; NENA E VET JA TREGOI … NE SPANJE BOLSHEVIKET E HONGREN NE BYTHE NGA GENERAL FRANKO ..MEGJTESE STALINI COI OFICERA .DHE MEHMETI KURRE SKA QEN EN SPANJE …I KA PARE LUFTERAT NGA FRANCA …. RRENA ..AKOmA ME ZERIN E POPULLIT ……QE SHKRUHEJ NGA DORA E NEXHMIJES ..NJE ARMIKE E POPULLIT ..NJE BORGJEZE E QELBET ..IK MORE KATUNARE SE LATE NAM ME RRENA T E L N C LUFTEN E FITOI AMERIKA MORE IDIOTA ….SE PA AMERIKEN AKOMA EDHE SOT DO TE FOLNIM GJERMANISHT …MJAFT GENJYET .. ANALFABETA ….

      Reply to this comment
  6. Guri March 15, 17:50

    Pa dashur te hyj ne hollesite, me te cilat merret shkrimi pasi nuk i di, dua te saktesoj sa me poshte: Kam degjuar personalisht partizanet e Çetes Plake kur u kthyen nga aksioni i Selenices, ne Tragjas, se : “Luftar Bolena i vendoste karabinieret rober ne rresht, njeri pas tjetrit, dhe provonte sa trupa prej tyre do te shponte plumbi i “Belxhikut” te tij. Perveçkesaj edhe dy te verteta te tjera: E para Brahim Shyti me djalin, siç permendet me siper, nuk jane pushkatuar nga italianet, por jane burgosur, dhe e dyta, B. Shehu, djali i M. Shehut, nuk thote se oficeri italian kishte qene shok klase me te atin, po qe e kishte strehuar ate gjashte muaj ne shtepine e tij , pas kthimit te Mehmetit nga Spanja. Sa per pushkatimin, i biri shkruan se i thane Mehmetit po me ate oficerin (qe e kishte strehuar) çfare te bejme dhe ai u tha “pushkatojeni edhe ate”. Pra, jo se e ka pushkatuar vete.
    Sa per Uran Butken si falsifikator, as qe e vlen te flitet, sepse ai ka marre persiper nje barre qe e ndyn edhe me keq kauzen te cilen orvatet te perfaqesoje.

    Reply to this comment
  7. ODISEJA March 15, 18:10

    DAJOT E E MEHMET SHEHUT NE FSHATIN SHKOZE KANE STREHUAR 6 ITALIANE DERI NE CLIRIM TE SHQIPERISE

    Reply to this comment
    • Tartari March 16, 03:55

      Odise ! Jo dajot e mehmet shehut por ata qe e kishin shtepine 10-20 metra larg nga gani alikua qe ishte dajua i mehmetit .
      Por kjo nuk ka rendesi se shumica e fshatrave te Vlores kane mbajtur italane qe ngelen ne mes te 4 rrugeve kur erdhen gjermanet dhe u strehuan ne per fshatra qe ishin ne periferi te luftimeve ,sa per ti mbrojtur po aq dhe per ti ushqyer se mbeten pa ngrene dhe nuk ua kishte ngene njeri .Italanet u larguan nga keto fshatra dhe u atdhesuan aty nga vjeshtrat e 1945 deri ne mars te 1946 ,pasi kishte perfunduar lufta e II Boterore .

      Reply to this comment
      • ODISEJA March 18, 18:54

        vete Gani Alikua ZYKA(daja i vogel i te ndjerit Mehmet)mbajti 6 italianet dhe ngjitur me xha GANIUN jane Zykajt sot eshte LAVDOSHI DHE LADI DHE PAK ME TUTJE ESHTE ZYK ZYKA :::::::::::

        Reply to this comment
  8. LLL March 15, 18:43

    Në këto forume janë ca llafazonë të pështirë që vetëm lehin si zagarë . E heqin veten pro amerikanë , pro perëndimorë , anti Lindjes së poshtër , pro perëndimit të ndritur . Për trurin e tyre kretin , idetë e poshtëra komuniste i polli Lindja , jo Perëndimi .
    Këta janë pinjollët bastardë të kalbësirave feudale që partizanët e lavdishëm i çkulën me rrënjë më 29 Nëntor 1944 !
    1.Kanë 25 vjet që përsërisin si papagalli Dushani- Miladini , Miladini- Dushani ! Kujtojnë se na diskretitojnë !
    Këta ishin antifashistë , nuk ishin shërbëtorë të fashizmit si ju . I kishim këshillëtarë , sapo fituam Luftën e Lavdishme , s’ patëm më nevojë për ta .
    2 . Ku kalonte Brigada e parë , populli qante nga gëzimi kurse shërbëtorët e fashizmit mbushnin brekët ….Gjermanët I ruheshin Br 1 .
    3.Luftën tonë partizane e respektojnë Jo vetëm miqtë por , edhe armiqtë e Shqipërisë .Vetëm ballistët tanë ( pinjollët e tyre ) edhe sot mburrin Hitlerin . Ka të bëjë rraca, siç duket !

    Reply to this comment
  9. pse nuk flitet per zogun e kurves March 15, 18:48

    Perse ky kanibalizem ekstrem ndaj Enver Hoxhes& Mehmet Shehut & luftes nacional clirimtare ?

    =Kur dhe amerika zyrtare me ikonen negative komuniste Fidel Kastro ka zgjatur dore e pajtimit…biles ne te nejten kohe qe dipllomate amerikane ne Usa njoftonin fillimin e lidhjeve dipllomatike me Kuben…dipllomati Arvizu duke ikur tha per EH qe ishte monster dhe pastaj kerkoi takimpublik me nje femer se i kishte ngelur pishman te Arian Cani

    =Kur dhe amerika zyrtare ka marredhenie vellazerore me Kinen Komuniste te MCD qe vraau 60 miljon njerez dhe i thone akoma Kryetari Mao….eshte ky shtet qe shkeli me tanke mijra studente me Tien An Men.

    PSE KY QENDRIM ME DY STANDARTE ?

    aq me keq kur tradhetari,bashibozoku Ahmet Zogu nderohet me permendore ??

    AI I TAKON PERMENDORJA ZOGUT KURVES ME KETO MASAKRA MESJETARE ??

    Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
    – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

    Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
    1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
    2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
    3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

    4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
    STOP KANIBALIZMIT NAZI-BERISHIST PER ENVER HOXHEN DHE MEHMET SHEHUT..DERISA ZOGU I KURVES KA LAPIDAR NE MES TE TIRANES
    DHE LULISERBISE ESHTE MIK NE USA

    Reply to this comment
  10. petraq March 15, 21:19

    e drejte bile shume e drejte historianet e rreme si puna e uran butkes duhet te denohen si falsifukatoret e monedhave ashtu sikunder ka shkruar shkrimtari spanjoll sevantes.te denohet jo vetem uran butka por dhe blendi vevziu e te tjere qe nuk kane lene gje pa cpifur e mashtruar.ne qofte se kane armiqesi personale me enver hoxhen apo me te tjere le te vene ta gjejne se atje e kane vendin por jo te shajne veprat madheshtore qe ka ndertuar populli shqiptar dhe prishen gjithe ekonomine e tije.

    Reply to this comment
  11. Thanasi qe ta plasi March 19, 22:38

    Dikur ky vend nxirrte burra e Mehmeti eshte nje prej tyre. Sot ky vend nxjerr b…q..re ca nga te cilet na qeverisin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim