Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apelin e Tiranës

February 14, 2020 14:42

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apelin e Tiranës

Pesë  të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt.

Ndërkohë mësohet se javën e ardhshme, gjykata do të caktojë ndaj tyre një tjetër masë sigurie, pasi tashmë ata po hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin “Golden” në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i Bajram Hajrit, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz ku u dërgua pengu Jan Prenga.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 14:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*