Pengmarrja e Shqipërisë dhe shteti qesharak i saj

Viktor Malaj April 26, 2016 13:56

Pengmarrja e Shqipërisë dhe shteti qesharak i saj

“Çdo shoqëri ka kriminelët që meriton” – Ema Goldman (Shkrimtare dhe politikane e shekullit XX)

Në kohët moderne, fjala pengmarrje përdoret më tepër për të përcaktuar sjelljet dhe veprimet e dikujt që merr dhe mban, me dredhi dhe forcë, një apo më shumë persona dhe që e përdor këtë veprim kriminal për të arritur disa synime të caktuara. Nëse arrijmë që me arsyen tonë të çajmë perden e madhe të propagandës mashtruese 26 vjeçare mbi “demokracinë”, “lirinë” dhe “të drejtat e njeriut”, do të mund të vëmë re qartazi se shoqëria shqiptare dhe vetë e sotmja dhe e ardhmja e vendit tonë janë marrë peng nga një grusht njerëzish të cilët janë pjesë e jona, por kanë disa ndryshime prej nesh. Ata janë pjesë e jona, por janë shumë më të pasur se ne, më të djallëzuar dhe të ligj se ne, zotërojnë jo vetëm aftësitë mashtruese por, mbi të gjitha, zotërojnë një korporatë të tërë mjetesh të përpunimit mendor dhe trushplarjes kolektive të shqiptarëve. Në saje të këtyre cilësive ata kanë arritur që me ndihmën që iu japim, e që është produkt i mendjelehtësisë sonë, të bëhen edhe sundimtarët tanë.

E keqja më e madhe është se ata janë bërë dhe po bëhen sundimtarë të mendjeve tona dhe kush sundon mendjen, sundon gjithçka tjetër që i nevojitet. Madje, me një kosto më të vogël se ata që u përpoqën të sundojnë nëpërmjet forcës. Kjo elitë bajgash morale e shpallën veten si shpëtimtarë të kombit në prag të ndërrimit “konsensual” të sistemeve politike dhe na numëruan një varg parimesh e rregullash politike dhe sociale që do të hynin në fuqi aty e mbrapa dhe që do të na bënin të lumtur shumë shpejt. Tani, kur ka kaluar më shumë se një çerek shekulli, del se rregullat dhe parimet e propaganduar kanë qenë demagogji. Ato janë marrë peng prej vetë atyre që i propaganduan. Të lumtur janë vetëm ata, pengmarrësit. Ndërsa ne të tjerët, pra mbarë populli, që si për ta ledhatuar herë-herë e quajnë “sovrani”, jemi të përqeshurit e tyre. Lumturia iu prishet vetëm kur iu hiqet mundësia të vazhdojnë pa ndërprerje sundimin e tyre të përjetshëm. Kur ndodh kjo përqeshja bëhet ngërdheshje dhe ledhatimet ua lënë vendin përbuzjeve, hakërrimeve dhe kërcënimeve.

Ata na e shpallën pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira si çelësin magjik të “demokracisë”, domethënë të sundimit tonë por, për hir të sundimit të vet, i shkelmuan këto parime dhe nuk respektuan asnjë palë zgjedhje që s’i sillnin apo mbanin ata në pushtet. Shumica prej nesh e mbajnë mend mirë kaosin e 1990-1992 me rrëzimin e disa qeverive, të ardhura në pushtet me votat e lira të shqiptarëve apo edhe me pëlqimin e vetë pengmarrësve të mëvonshëm.

Pasi morën peng parimin për hir të pushtetit, demagogët tanë u shndërruan në gangsterë dhe nisën pengmarrjen e proceseve politike të pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira. Proceset zgjedhore u shndërruan në fushata të dhunës verbale dhe asaj fizike, ku gangsterët politikë vunë në veprim banditët e rrugës duke terrorizuar popullin shqiptar dhe, veçanërisht, njerëzit e ndershëm. Kështu, e drejta dhe mundësia e zgjedhjes së lirë u mor peng nga brutaliteti dhe paligjshmëria në proceset zgjedhore. Këtë frymë dhe moral e futi fillimisht PD-ja dhe pastaj nisën ta zbatonin edhe forcat e tjera politike, qoftë për shkak të moralit të tyre, qoftë për shkak të nevojës për t’iu përgjigjur “të fortit me të fortë”. Aleancën e saj me botën e krimit PD-ja e ka pranuar vetë nëpërmjet gazetës së saj RD në vitin 1993, por “e përligjte” duke thënë se “Kjo aleancë do të ishte e përkohshme dhe PD-ja do e riedukonte lumpenin”. Në fakt, ndodhi e kundërta. Lumpeni, rruga, bota e nëndheshme e krimit “e riedukuan” PD-në dhe i dhanë tiparet dhe moralin e vet.

Gangsterët e rrugës u përdorën në vitin 1993 për të penguar hyrjen në Shkodër të drejtuesit të opozitës dhe u justifikuan nga Kryegangsteri politiko-ordiner Sali Berisha, duke thënë se “Çfarë do Fatos Nano në Shkodër? Shkodra u përket demokratëve!”. Më vonë, këta lloj njerëzish u përdorën për dhunimin e votimeve në Libofshë të Fierit dhe kur opozita u ankua për dhunën, Kryegangsteri u përgjigj se ato që ndodhën në Libofshë ishin “buqeta me lule për demokracinë”. Pengmarrja e dhunshme e proceseve zgjedhore u zbatua gjerësisht në zgjedhjet e majit 1996, të deklaruara botërisht si të parregullta. Deputetët e PD-së udhëzonin partinë e tyre në bazë, pak para ditës së zgjedhjeve, se “Është porosi e Doktorit që në qendrat e votimit të vihen njerëz që bëjnë gjithçka”. Dhe ashtu u bë. Kush nuk i mban mend inkursionet e turpshme të gangsterit-President që vraponte nga një cep i Shqipërisë në tjetrin i shoqëruar nga banditët ordinerë, të hipur mbi makina me automatikë në dorë, duke ua kaluar kështu edhe talebanëve dhe anëtarëve të fiseve me prapambetje mesjetare që i shoqëronin ata në zonat fshatare të Afganistanit? Kush nuk i kujton betimet e Sali Berishës në opozitë se “Po të dua e marr pushtetin me forcë me demokratët e Bushatit dhe të Mamurrasit”? Dhe, kush nuk e di se këta “demokratët e Bushatit dhe Mamurrasit” ishin më së shumti kriminelët e rrugës dhe të fortët e lagjeve dhe katundeve prej të cilëve druheshin të gjithë banorët?

Këta të fortë kishin si Komandant të tyre të Përgjithshëm njeriun që ka terrorizuar dhe terrorizon një popull të tërë qysh nga 1990, njeriun që shtypi anglez i 1997 ia cilësonte regjimin e tij si “regjim gangsterësh” dhe shtypi gjerman i 1998 e cilësonte vetë atë si “një ordiner të rrezikshëm”. Arsyeja të udhëzon të konkludosh se regjimet e gangsterëve drejtohen nga kryegangsterë dhe ordinerët e rrezikshëm nuk janë tjetër veçse kriminelë që duhen dërguar në burg.

Në këtë mënyrë u morën peng: Mendimi i arsyeshëm, duke u zëvendësuar me dhunën; debati i argumentuar, duke u zëvendësuar me kërcënimin, me fyerjet dhe shpifjet poshtëruese; rregulli dhe ligji për t’ua lënë vendin “kodeve” të sjelljeve të “të fortëve”. Rezultat i kësaj është përbërja aktuale e parlamentit shqiptar, sjellja dhe veprimet e deputetëve të veçantë dhe e “tufës së deputetëve” që vërsulen me britma dhe kërcënime ndaj folësve kundërshtarë në podium. Gara e alternativave është zëvendësuar me arsenalin e fyerjeve, shpifjeve, etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj tjetrit përballë. Detyra për t’i shërbyer më mirë atdheut është zëvendësuar me devotshmërinë për t’i pëlqyer sa më shumë kryetarit të bandës; vota që i është kërkuar dhe marrë popullit me premtimin për t’i shërbyer më mirë përdoret për të shtuar privilegjet vetjake dhe të një rrethi të ngushtë njerëzish.

Instalimi i një “elite” kriminale politike dhe i aleancës së saj me krimin ordiner ka bërë të mundur që në Shqipëri të merret peng jo vetëm mendimi, por edhe e drejta, morali dhe prona. Kjo e fundit u shpall në fillim si “e shenjtë” nga gangsterët politikë, por më vonë, po prej tyre u shenjtërua vjedhja dhe grabitja e pronave të pronarëve të ligjshëm, duke iu mohuar, ende edhe sot, të drejtën e kthimit të pronës.

Në të vërtetë e gjithë shoqëria shqiptare ngjan e marrë peng, e kërcënuar, e terrorizuar. Kemi media vizive dhe të shkruara që përpiqen të na bindin se janë themeluar dhe funksionojnë “për fjalën e lirë”, por përdoren për shantazh ndaj qeverive për të fituar tendera, reklama apo leje ndërtimi, shkurt për të fituar para nëpërmjet shtrëngimit. Kemi partiçka politike të vetëshpallura si luftëtare për demokraci që iu bëjnë shantazh qeverive për të përfituar poste shtetërore apo tendera se, përndryshe, largohen nga koalicionet, gjithnjë “për shkaqe parimore”. Kemi pasur dhe kemi presidentë dhe kryeministra që kërcënojnë kundërshtarë politikë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura, ashtu siç kemi prostituta që kërcënojnë “VIP”-at dhe “VIP”-a që shantazhojnë zyrtarët e shtetit. Dhe nuk janë pakicë ata që mendojnë se shumicën e “VIP”-ave tek ne e përbëjnë individët pa integritet moral.

Ngjarja e fundit, reale apo e sajuar, ku një bandit ordiner kërcënoi garuesit për rektorë universiteti, ishte sa e turpshme, aq domethënëse, por aspak e çuditshme. Ishte dhe mbetet e dënueshme, por jo e çuditshme sepse në jetën tonë të përditshme kemi pasur dhe kemi me qindra shantazhues. Dhe në krye të tyre qëndron, i palëkundur dhe aspak i penduar, një individ me emrin Sali Berisha. Çfarë është kanosja e një kandidati për rektor universiteti krahasuar me kanosjen, fyerjen, nëpërkëmbjen, rrahjen, burgosjen dhe vrasjen e qindra individëve shqiptarë, madje edhe deputetë; me rrahjen e gazetarëve dhe djegien e redaksive të gazetave; me sulmin me armë ndaj institucioneve shtetërore dhe djegien e komisariateve; me sulmin me avionë dhe me artileri ndaj popullit protestues? Të gjitha këto dhe të tjera i ka bërë qytetari shqiptar me emrin Sali Berisha, ligjshkelësi më i madh i vendit dhe predikuesi më i madh i drejtësisë dhe i ligjit. Por, ai ka mbetur pa u ndëshkuar për shkak se është më “i forti” nga gjithë “të fortët” e tjerë. Është më i forti ndër individët ordinerë dhe ata politikë. Është i fortë jo për shkak të aftësive të tij të veçanta, por për shkak të kapacitetit të tij të jashtëzakonshëm kriminal, si dhe për shkak të deficitit tonë skajshmërisht të madh në formimin moral, intelektual dhe papërgjegjshmërisë tonë shoqërore e kombëtare.

Me të drejtë është thënë se po të provojmë dhe t’i zhveshim mbretërit nga kurorat e tyre mbretërore do të shohim se sa njerëz të vegjël janë shumica e tyre. Po kështu, nëse provojmë me imagjinatën tonë të analizojmë të gjithë sjelljen dhe veprimtarinë e Sali Berishës këta 26 vjet, duke ia hequr më parë breroren që e rrethon për shkak të pozitave politike që ka mbajtur e mban, do të na dalë një individ moralisht i mjerë dhe i fëlligësht, shoqërisht i rrezikshëm dhe ligjërisht një kriminel i klasit të parë. Është i tillë, por është i paprekshëm për shkak të pushtetit politik që ka zotëruar dhe që e ka ende të instaluar, për shkak të infrastrukturës dhe logjistikës që iu japin mbështetje morale dhe praktike krimeve dhe sjelljeve të tij. Duke filluar me disa gra politikane të sterilizuara moralisht dhe intelektualisht që, si të metë të vetme i kanë gjetur faktin që “nuk iu dha plumbin ballit protestuesve të marsit 1997”; që vihen në garë se “kush e do më shumë doktorin”, jo për sytë e tij të skuqur nga urrejtja e çartur për gjithë atë shumicë shqiptarësh që nuk i shërben, por si mirënjohje për postet që iu ka dhënë dikur; që kanosjen e tij të drejtpërdrejtë për vrasjen e kryetarit të opozitës e përforconin me paralajmërimin për “varje tek palma” për ata që protestojnë në shesh, e deri tek ndonjë elmaze, pa elmaz që kohëve të fundit ka mprehur gojën e komanduar nga truri i mefshtë. Kësaj koshereje grerëzash helmuese i shtohet një varg deputetësh të tredhur moralisht dhe të dënuar penalisht si ordinerë dhe, gjithashtu, edhe një kope analistësh amnistues të cilët janë aq të pafytyrë e aq të pamoral sa që e quajnë kërcënim nëse i thua Presidentit të sotëm se “e ke shtëpinë në park”, por nuk e konsiderojnë fyerje dhe as shantazh etiketimin nga S.Berisha të Presidentit të djeshëm si “horr bulevardi”; vënë alarmin pse një kryebashkiak në Lushnjë i thotë (në mënyrë të padenjë) një shtetaseje “ta fus portofolin në gojë”, por iu duket normale dhe e pranueshme që ish-Presidenti Sali iu thoshte qindra mijëra kundërshtarëve politikë se “do ua ngrij buzëqeshjen në buzë” dhe që ish-Kryeministri Berishë, pasi vrau katër protestues, i tha kryeopozitarit se “do të ekzekutoj si një bandit”; e shpallin si krim të padëgjuar që një ministër i tha në Greqi një gazetari të mbyllte kamerën, por s’iu bëhet vonë pse një ish-Presidenti me emrin Sali Berisha pati rrahur e burgosur gazetarë dhe djegur një redaksi gazete. Këta njerëz pa kurrfarë morali kanë dy standarde, dy peshore drejtësie, një për mëhallën dhe një për “Babën”. Në karakter, në moral, në formim dhe botëkuptim janë bijtë besnikë dhe trashëgimtarë pa cene të “Atit” të tyre politik.

Rasti i fundit, i quajtur “Shullazi” ngre disa pikëpyetje dhe hamendje, të cilat edhe janë shtjelluar nga disa kolegë, por unë besoj fort se skenaristi i aferës është vetë lajmdhënësi i saj, se segmente kryesore të Prokurorisë po bëjnë lojëra politike në shërbim të atyre që nuk e duan një reformë dobiprurëse në drejtësi dhe se shumë individë që drejtojnë institucione kryesore arsimore janë njerëz tërësisht politikë dhe pa kurrfarë vlerash morale. Na flitet për kurajë të madhe të “lajmësit” se “denoncoi” aferën Shullazi dhe se paska qenë ai që na paska vënë në lëvizje Prokurorin e Përgjithshëm. Na thuhet, po kështu, se paska qenë Prokurori që paska dërguar në minutën e fundit edhe vendimin e arrestit. Mirëpo ne dhe mbarë njerëzit e thjeshtë vëmë re se ky prokuror dhe kolegët e tij nuk bëjnë asnjë hap për të hetuar dhjetëra kallëzime (në kuptimin që i jep kësaj fjale ligji penal) të bëra në shtyp për krime monstruoze që vetë “lajmësi” i paska kryer dikur. Atëherë, mor lum miku, këtu kemi dy kategori qytetarësh: Të zakonshmit që arrestohen edhe për një fyerje dhe të jashtëzakonshmit, të fortët, të paprekshmit që as nuk hetohen edhe kur akuzohen për vrasje, terror dhe krime të tjera të rënda. Madje, kemi edhe dy kategori “të fortësh”: të fortët e rrugës që kur e mbushin thesin përfundojnë në burg dhe të fortët e politikës që edhe kur kanë mbushur thasët jo vetëm s’i prek ligji dhe nuk i strehon burgu, por na japin leksione për moralin dhe na flasin për drejtësi, drejtpërdrejt ose nëpërmjet “qytetarit dixhital” që është qytetari pa moral. Të dy kategoritë kryejnë krime, por njëra, ajo e rrugës përfaqësojnë botën e nëndheshme të krimit, siç quhet shpesh, ndërsa kjo e politikës përfaqëson botën e mbidheshme të krimit dhe qëndron në parlament. Nuk është e vështirë për të kuptuar se si e ndikon njëra botë botën tjetër dhe cila nga këto dyja është më e rrezikshme për shoqërinë.

Përballë kësaj situate shteti duhet të tregohet dinjitoz. Popullit shqiptar i duhej bërë e qartë pse u arrestua shtetasi Shullazi, sepse u kap në flagrancë duke kryer një krim; sepse policia i kishte urdhrat e arrestit në sirtar dhe i zbatoi vetëm atë natë; sepse dy qytetarët e kërcënuar erdhën dhe denoncuan apo për çfarë? Nëse ka drejtues policie të lidhur me elementë kriminalë duhet të qërohen sa më parë nga policia. Nëse jo, kryeshpifësi dhe gojëqenefi i Shqipërisë duhet paditur në gjykatë. Mospaditja kinse si tolerancë është një akt i papranueshëm, ashtu siç janë të papranueshme, të paligjshme dhe të dënueshme qëndrimet e drejtuesve të Parlamentit që shkelin rregullat e funksionimit parlamentar duke bërë dallime midis deputetëve të tjerë dhe atij që jo vetëm nuk është në burg, atje ku duhet të ishte me kohë, por sot i lejohet dy-e trefish kohë shtesë në foltore për të zbrazur nga goja gjithë gropat e fekaleve morale të shoqërisë shqiptare. Nëse dikush ndien detyrime ndaj tij për ndere të bërë dikur, ky dikush nuk mund dhe nuk duhet të përdorë funksionet shtetërore për shpërblime private.

Me qëndrime dhe sjellje të tilla populli shqiptar është lodhur dhe lëshimet ndaj banditëve nuk janë “tolerancë”, por shkelje e besimit popullor, fyerje e elektoratit dhe gurë nën rrotat e progresit shoqëror. Ata që ndihen moralisht dhe politikisht më afër kriminelëve politikë, ata që tolerojnë zjarrvënësit e Shqipërisë dhe borizanët e luftërave civile duhet të vetëtërhiqen dhe t’ua lëshojnë karriget atyre që janë më të përshtatshëm për atë punë. Bandat e shullazëve duhen dërguar në burg. Bandat e “lajmësve dixhitalë” duhen diskredituar dhe detyruar të përballen me ligjet. Përndryshe, sundimet tuaja bandokratike mos na i shisni për demokraci.

Viktor Malaj April 26, 2016 13:56
Komento

37 Komente

  1. arben April 26, 14:13

    Fajin e ka Saliu! Nuk vlen asnje koment tjeter! Rrofte partia Socialiste! Rrofte Edi Rama!

    Reply to this comment
    • SHKELZENI April 26, 17:13

      IKE ORE SHTAZE PYLLI , RRI ME M. UKUN . BISHAT E KANE VENDIN NE PYLL ME BISHAT .

      Reply to this comment
      • bill right April 27, 06:48

        Na lodhet me sharje…U kenaqet?? Tani gjeni fakte dhe denonconi Berishen e nese gjykata e shpall te fajshem, ne burg te kalbet..Po keta njerez qe lehin perdite na merziten..Nje artikull I tille nuk ka sens me..Mendoj se edhe ai qe e ka shkruar ka mendim shume provincial..

        Reply to this comment
    • xhonson April 26, 18:31

      Fajin e ka Edi Rama,por KRIMET i kane bere e po i bejne Sali Berisha me Ilir Meten!

      Reply to this comment
  2. Pëllumb Kulla April 26, 15:03

    Shkrim dinjitoz. Një klithmë dhimbje! Eshtë një diagnostikim i nivelit më të lartë. Mjerisht dhe terapia është në vullnetin e tumorit të përcaktuar qartë. Një shkrim i tillë është ndërkohë edhe një injeksion optimizmi aq i nevojshëm në një shoqëri njerëzore që lëngon. Përgëzime autorit!

    Reply to this comment
    • tonia April 26, 16:33

      Ky eshte mendimi i sintetizuar i te gjithe shqiptareve .Ju falenderoj qe pasqyruat edhe mendimet e mija ne shnkrimin tuaj gte lavderushem.

      Reply to this comment
    • boll me klithma materniteti ... April 26, 16:34

      i nderuar Pellumb !

      Mbaj lotet e dhimbjes he burre !

      E lexova dhe une kete artikull dhe i jap noten ZERO….O.

      Sepse asnje “milimeter” gje e re

      Sepse asnje “miligram” zgjidhje qe duhet te jape ..

      pra ke te drejte vetem dhimbje ..klidhma..ngasherime dhe jemi bere si ato prostitutat qe i kapin me zor ne rruge…..

      Te kuptohemi:

      Per Viktorin,,Bedriun..Thanon kam respekt si njerez dhe erudite…por jo si atdhetare…sepse ka ikur koha e ketyre pamfleteve dhe carcaveve tip dacibao..

      Per shembull ne 300 rrjeshtat me siper asnje fjale per rolin negativ te ambasdorit rajerson qe hapur fare tha para ca ditesh:

      Une prisha qeverine e “komunistave” te stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 qe do te thote se gisht ne 2 prillin e 1991 ne “dekorimin ” e kanibalit berishe..qe dihet si shkoi puna..

      Besoj qe nga ky 2 prill 1991 ka filluar shkaterrimi perfekt i shtetit dhe kombit shqiptar…

      Shume analiste amerikane (fred abrahams etj etj) e thone troc qe Amerika zyrtare ka faj kryesor ne fenomenin e “berisha-gate”….por e keqja eshte se ne Amerike nuk kemi diaspore..

      Kemi ca Pellumba te ngordhur..ca vatrane te pjerdhur ca elezbibere qe me shume jane serbofile se shqiptare.

      me sakte:

      cfare ka thene Izet Haxhia me poshte jane shume tronditese se ka argumenta qe berisha eshte kllonim i UDB & DEGA E CIAS PER BALLKANIN..dhe kaq mjafton te themi se Viktori dhe Pellumbi i Marikes…po tregojne histori roze

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare

      pra zoti pellumb

      ju duhet ti beni oponence qeverise amerikane qe e ka dhi punen me shqiptaret duke toleruar nje nga njerzit me te ndyre qe ka nxjerre rruzulli toksor..sali qenefin

      boll me klithma materniteti !!

      Reply to this comment
      • Pellumb Kulla April 26, 18:56

        Alo, Prapaferra? Hiqe masken e ver emrin, frikacak i mjere! Ndryshe nuk ke pse zgjatesh me analizat e tua e sidomos me vleresimin tim te nje shkrimi brilant

        Reply to this comment
        • boll me klithma materniteti ... April 26, 20:28

          dear Pellumb

          Mos u sill si diktator forumi…

          eshte e pranueshme te komentosh anonim pa fyerje ne forume on line..biles bota e qyteteruar ka fillur ti shfytezoje qofte mediumet qofte sherbimet inteligjente

          As ty as te nderuarin Viktor jo vetem qe nuk ju kam ofenduar por dhe ju vleresoj ne shume drejtime POR…..me P te madhe nuk ju falet qe te mos kuptoni ose keni frike ta thoni qe shkaku NR 1 i kolapsit sot eshte qe jemi kthyer ne

          REPUBLIKE AMBASDORIALE..ME GOVERNOR NENPUNSIN E RRUGES ELBASANIT

          kjo eshte gje mire por e keqja eshte se ai po e kryen PAMBARIMISHT KEQ kete mision

          nqs se ka shkeles me te madh ligji ne shqiperi ai eshte
          RAJERSONI
          ARVIZU
          dhe shkelsi akoam me i madh eshte Donald Lu.

          Nuk ka vend ne bote as ne kozmosqe nje ambasdor e dale 1230 here ne mediat shqiptare..deri sa ty tu sos durimi dhe i the:

          TE DHJEFSHA NE DEKRIMINALIZIM O LULUSH..

          KUSH ESHTE KY LU-JA

          Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
          Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
          Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

          “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
          Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
          “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

          Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
          Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
          Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
          Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

          Reply to this comment
        • Gjin April 27, 08:12

          O Pellumb qe kakarise si nje Buf, vazhdon te vjelleshp vrere qe nga koha e shkarkimit nga Ambasador, je vetem nje pleher qe kundermon vetem ere dhe korrupsion, besoji e kujton pasi nihemi mire . Une jam me emer dhe mbiemer.

          Reply to this comment
    • gimi April 26, 20:37

      Nuk eshte vetem Saliu armik i shqiptareve, eshte edhe Ilir Meta e Edi Rama sa dhe Saliu. Ketu i nderuari Viktor gabon, ose i ka premtuar Rama dicka me shume se Saliu. Edi dhe Saliu jane vellezer siameze. Dicka na u duk ky Viktor Malaj, na u duk AS por na doli edhe ky PRAS.

      Reply to this comment
  3. Prudentino April 26, 15:41

    Klodeta Dibra modeli i PS per shtet.
    Rrofte liria seksuale !

    Reply to this comment
  4. shum gjat........ April 26, 15:49

    viktori shum gjat sot. 1 shullazi shok i sajme qorrit dhe ket e di gjith shqipria jo vetem berisha. 2 rama piktor qe nuk merr vesh nga shteti. 3 berisha sikur do ishte ne burg sot kurse ne shofim qe rama zgerdhiet me te ne parlament. 4 rama tha shendesi falas sot e ka dhen me koncension. 5 reform ne drejtsi ska pa garanci per salen&familjen e vet dhe meten&moniken. tung.

    Reply to this comment
  5. MeteH April 26, 16:30

    Z.VIKTOR,ju lumt per analizen.Nuk eshte e para here qe shkruani.Por,keto shkrime-analiza u bejne mire atyre qe kan sy e lexojne e mendje te kthiellt per te pare e analizuar te shkuaren 26 vjeçare te errt te krijuar prej tyre dhe per çudi paraqiten si ENGJEJ dhe fain ua hedhin te tjereve duke shpifur 24 ore ne 24, e cila e ka emrin HIPOKRIZI.Ju permendeni me emer-SB,por aftesia e tij djallzore ka bere qe gjithe çeta e tij te ket emrin e tij-BERISHIZEM dhe,ky emer po tmerron dhe femijen e porsalindur,ku etrit e tyre tashme 26 vjeçar do u mesojne atyre historin e bemave e gjemave te tij ne kete vend, qe e vodhi,e shiti,e shkaterroi..e vrau sa deshi pa i hyre gjemb ne kembe dhe arsyet pse…dhe prap do shkruhet”..Shqiperia ç’ka qene,ç’eshte dhe si duhet te jete..”Dhe do thuhet si kan qeverisur A.Zogu,E.Hoxha,S.Berisha…ku ky i fundit do krahasohet me Hitlerin…!

    Reply to this comment
  6. Sulejmani April 26, 17:06

    Leji mor kto dengla. Pengmarrja e Shqipnis sot asht Anakonda qeveri tuj shtrengu perdit e ma shum ket popull der ne mbytje prej varfnis e rrenimit ekonomik. Jo Shullazi, jo Berisha, jo 21 janari na cat trapin. Hapni syt o popull se Anakonda Rama po ju merr frymen me fukaralluk e mos u rreni nga ata sharlatan qe shkrujn jo per hallin tuj po per hallin e Rames.

    Reply to this comment
  7. N.Gajtani April 26, 17:08

    Analize e sakte. Por as mos ta mendoni se ajo qe ka filluar te quhet “reforme ne drejtesi” do te miratohet ndonjehere.
    Kurre nuk do kete nje drejtesi reale ne ate vend.
    Koorporata e Krimit ne Drejtesi, tashme eshte poltesisht e konsoliduar ne doren e grupeve te organizuara kriminale.
    Ne se ka ndonje grupim qe e kerkon me sinqeritet te beje kete reforme, ata jane te pafuqishem per ta bere.

    E gjith kjo tymnaje rreth gjoja “reformes”, qellimisht eshte kthyer si nje bicim “kend lojrash” ku shqiptaret e varfer, me nje buke e nje domate shtyjne ditet duke pare debate te pafund, ne nje kohe qe fundi i filmit dihet…

    Shqiptare te mire, me shume dhembje e them:i perjetshem qofte kujtimi i juaj…

    Reply to this comment
  8. komunisti April 26, 18:37

    Po per edi ramen asnje fjale. Ka 3 vjet ne krye te qeverise.

    Reply to this comment
  9. I.Troplini April 26, 18:48

    Cdo shoqeri, ka kriminelet qe meriton,,,,ose ata qe ia kane zgjedhur sherbimet sekrete te vendeve “fqinje”.
    Meqe nen termin KRIMINEL, nuk pershkruhen vetem ata qe kane vrare dhe vjedhur shqiptaret ne keto 25 vjet rrumpallokraci por edhe ata qe iu sigurojne atyre lirine dhe amnisti te perjetshme, megjithese kerkuan vote per te bere te kunderten, atehere vijme tek konkluzioni se ky vendi yne ka perfunduar si ajo historia e kaposhit nje thele.
    Nje kete vend, mbreterojne amabasadoret. Ata vendosin “se cfare eshte oportune per ne shqiptaret”. Ata zgjedhin koalicionet e ardhshme dhe shperndajne tituj nderi si BURRE SHTETI apo KOQE KANARI.
    Ata na i mbajne kriminelet shqiptare ne skenen politike sepse iu duhen per planet e tyre strategjike. Tek e fundit, bejne detyren qe iu ka dhene vendi qe i perkasin.
    Vetem ne shqiptaret, nuk kemi me interesa strategjike, nuk kemi shtet dhe nuk kemi asgje. Ajo qe kemi, jane kriminelet me imunitet ambasadorial.
    Ne nje vend xhuxhash, si ky i shqiptareve, ambasadoret kane nje loje te lehte. Persa kohe shoqeria shqiptare flen dhe nuk artikulon zerin e protestes, ambasadori do vazhdoje te na tregoje se kush eshte kriminel e kush burre shteti.
    Keni degjuar per boten e trete. Kjo jona eshte e katerta.

    Reply to this comment
  10. Arber Iliri April 26, 18:48

    Urime Malaj, sinteze e sakte.

    Reply to this comment
  11. Lpl April 26, 18:57

    Analize per PD po per parlamentin e Rames qe flet gjithe bota justifikim prej Shqiptar anadollak fajin e padka Berisha se ne 90 mori kriminel pas vetes por ata kush do i perfaqsonte qe kishin 45 vjete qe diskriminoheshin per njerezit e zyrave e servileve perfitues nuk kishte ndryshuar sistemi kurre , dhe kjo nuk e justifikon Ramen qe sot mbushi parlamentin e administraten me kriminel me i dhene legjitimitet barazimit nuk eshte e drejte per kete votuam PS ne pse a kujton ti se PS kishte fituar me militantet e vete ? asnjehere per te ndryshuar dicka ne favor te jetes morale e votoj populli , kjo qe ka bere dhe vazhdon te mbroje Rama eshte me i rrezikshem se Berisha sepse nuk e pranon se cfare ka bere po ju jep mbrojtje personalisht .Socjalistet per tu justifikuar thojne Berisha i ka pasur para nesh dhe jane te kenaqur qe jetojne me krimin sot ka arrit kulmin dha Rama ne kete drejtim i theu Shqiptaret dhe spane rruge tjeter kush mundi iku sepse nuk munde te shohin kriminelin deputet drejtor pronare qe merr pronen e tije nepermjrt taksave .Nuk kane vlere shkrimet e njeanshme sepse klasifikohen si propagande e qeverise here tjeter cilesije per ke shkruan thuaj shkruaj per militantet e PSse qe mos te braktisin partine .Njerez si ti anadollak e lene Shqiperine prapa nuk e lene me ece para spse jsne shkrime moraliste dhe moralistet e nihilistet nuk jane ne mode ne Evrope ky njeri pothuajse eshte zhdukur sundon qiltersia prakticizmi edhe thjeshtesia .Ju akoma vazhdoni me mentalitet komunist e orjental fajeson te tjeret fillo nga vetja prano fajin tende kete duhet ta bejne gjithe Shqiptaret .

    Reply to this comment
    • maloku April 26, 19:51

      O Lpl, mbaje veten mor çun katundi. Hajde ketej nga Elbasoni se kemi hape nje shkolle te re fillore per te gjithe te moshuarit qe s’dine shqip dhe qe jane analfabete funksionale. Pasi te japim ne diplomen do te mundsh me i kuptu nji çike me mire keto shkrimet e Dites.

      Reply to this comment
  12. Jevi April 26, 19:43

    Per aq kohe sa politika eshte populiste kjo gjendje do te jete.Pagesa e “Ish te perndjekurve(te atyre qe kishin shkelur ligjin)”,legalizimet (ata qe shkelen ligjin) ,vjedhiet dhe shkaterimet qe jane bere tregojne se ku eshte mbeshtetur politika e 26-viteve Ky eshte shteti DEMO TA KERCITA.

    Reply to this comment
  13. populli i thjeshte April 26, 20:01

    Si gjithmone Viktori ka nje tjeter pikveshtrimi, te ndryshem nga analistet-qoftexhinje qe shohim cdo dite ne TV. Keta analiste-qoftexhinje qe dalin cdo dite dhe thone te njejtat qe kane thene nje dite me pare i terheq per hunde Saliu sa here u hedh ndonje shashke dhe keta nuk merren me thelbin po me lekuren e gjese. Shkrimi i Viktorit ngre shume pyetje qe duhen sqaruar si nga prokuroria ashtu edhe nga ministria e brendeshme. Jam i sigurte qe asnjeres nuk do i pergjigjet kush. Ketu do vazhdoj e njejta muzike, Saliu do hedhi shashken e rradhes dhe te gjithe do turren mbas “lajmit”, Edi do vazhdoje “reformat” e tij te thella per te rilindur kete vend. Vetem Edi mund te bej sikur eshte kryeminister kur fjalen e pare dhe te fundit ne kete vend e ka Saliu, ky plak me nje barre krime mbi kurriz te cilit socialistet dikur dhe rilindasit sot i hengren mune nje lloj.

    Reply to this comment
  14. FANE April 26, 20:10

    o shoku viktor pse nuk i zhtukni te qidha partit dhe lini vetem partin social -komuniste

    Reply to this comment
  15. Lennard April 26, 20:25

    Analize brilante.Dyshoj se arrestimi i Shullazit eshte kurth per Mazhorancen.Xeni i Sales paralajmeroi se Shullazi do te dale per mungese provash.Cdo gje mund te ndodhe me kete Drejtesi qe e ben dhe Priftin me barre.

    Reply to this comment
  16. Emigranti Gjerman April 26, 21:08

    I nderuar zoti Malaj, ju lumte pena dhe shume flm per sqarimin per ish-kryeministrin me te urryer si ne Shqiperi dhe jashte saj qe punon si gjithmon kundra interesave te Shqiptarve. Jemi te sigurte qe populli shqiptar do ta kuptoje nje dite sa pak e ka dashur veten gjate ketyre 26 vjeteve papjekuri politike.

    Me rrespekt, emigranti

    Reply to this comment
  17. LLL April 26, 22:09

    Shqipëtarët janë popull bandit , të krimbur në vese !
    Shqipëria , përherë , ka qenë parajsë për banditët dhe ferr për të ndershmit !

    Reply to this comment
  18. Frank April 26, 22:45

    Une mendoj qe fain e ka populli qe si jep edi rames mazhorancen qe ta drejtoje vendin pa ndikimin e ilir metes , te gjith e dime qe iliri dhe sala jane bashkepunetore ne kerim. Cfare ben populli injorat voton per ilir meten, votni pere Edi Ramen. Ta provojme, po qe se sben. Ta heqim edhe ate, une Kam qene demokrat. Tani jam socialist. Neser do behem dicka tjeter nese edi sben, por duhet ti Japin nje shani. Votni per Edi Ramen ,

    Reply to this comment
  19. Fadil April 27, 02:00

    BASHKËFAJTORËT E DEMONKRACISË FEUDAL-KAPITALISTE!
    Moj znj, e rëndë, Theresa May, ti moj ministreshë e Anglisë!
    http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ministrja-britanike-shqiperia-s-mund-te-jete-pjese-e-be-vend-i-varfer-me-krim-e-korrupsion-192691/
    -Ju, shtetet kapitaliste me politikat tuaja imperialiste ishit dhe jeni ata që e keni bërë Shqipërinë Jone të varfër, me krime me hajni,-që tash po i thoni korrupsion!
    Ju, jeni ato shtete feudaliste, tash kinse “demokratike”, që na keni copëtuar dikur, tash po na pengoni dhe nuk po lejoni të ribashkohemi, sipas parimit të së drejtës së kombeve për VETËVENDOSJE;-madje, edhe tash, po provoni të na ricopëtoni; bile, përkrah jush janë dhe servilë-katilët shqipfolës, miqtë tuaj dhe të Serbisë, Malit të Zi e të tjerëve shtete…, që kjo nismë juaja goxha mirë të pranohet pa e pyetur kombin shqiptar,-por ju nuk jeni duke e ditur që kjo për rajonin tonë dhe më gjerë, mund sjellë rreziqe të mëdha. Ju, jeni fajtorë, që i keni lejuar dhe po i lejoni, keni bashkëpunuar dhe po bashkëpunoni me mafiozët politikë në pushtet, apo edhe në opozitë fiktive, në Shqipëri; me ide reaksionare djathtas e majtas,-por edhe me ata që qendrës e të thembrës, demon-kratike, -duke përfituar prej tyre; ndërsa, populli ynë po përjeton katrahura të tmerrshme ekonomike, politike, ushtarake, kulturore,. shkencore e të tjera…
    Ne, nuk harrojmë!…
    -Por, as ju mos harroni se; për gati 50 vite këto turre tuajat të pista, i madhi, Enver Shqipoja me PPSH-së, juve ua pat treguar, “vendin tek thana”, -ua pat ndaluar maskarallëqet, plaçkitjet me babëzitë dhe tradhtitë tuaja…
    Ju, atëbotë nga RPSSH, nuk keni mundur të shfrytëzoni pasurinë e saj, jo me miliona e miliardat, por asnjë kacidhe… Ju, asaj ia keni vjedhur vetëm, kur nuk pranuar me ia kthyer arin e luftës, kur një i pabesë i atmëmëdheut tonë, i ashtuquajturi, Ahmet Zogu e solli në bankat tuaja, për të mbrojtur lëkurën e tij dhe të soj sorollopit të vet!
    -Shqipëria, mundi të jetoj pa ndihmat tuaja, mundi të jetoj me krenari pa tutelat tuaja politike cinike, euro-atlantike; për më tepër që ju duhet ta dini se: mundet përsëri me ia dalë pe¨r mrekulli, që ç´ke me të.
    -Edhe sot, kjo jetesë mund të arrihet lehtë, bile edhe më lehtë se atëbotë, vetëm për vetëm sikur ne shqiptarët dhe shqiptaret t´u përvishemi punëve tona;- ta zotërojmë ekonominë tonë, begatitë e fushave, të maleve dhe të deteve tona, të shfrytëzojmë pasuritë e mëdha tokësore dhe nëntokësore që, bota na e ka lakmi dhe për klimën që e kemi.
    Jo! Me asnjë çmim, të mos lejojmë të na trajtojnë askush: perëndimi as lindja.., vetëm si komb që kërkon mëshirë, për shtegdalje.., të na trajtojnë si shtet i mbushur lypsarë e lypsare…
    Jo! Të mos lejojmë që, askush të na bëheni zot shtëpie në shtëpinë tonë, të quajtur, Shqipëri Etnike.
    -Ribashkimi ynë kombëtar, do t´i vinte njëherë e mirë dhe përgjithmonë kapak kësaj kurore turpesh që ju po na ofroni qe 25 vite mashtrimesh, turpesh, krimesh të demon-kracisë “sonë”, të imponuar cinike, anemike e cila nuk doli aspak e dobishme për kombit dhe shtetit tonë.
    -Dhe, krejt në fund të këtij reagimi, ty znj, ministreshë dhe lexuesve, ua preferoj të lexoni librin e gjeniut, Enver Hoxha: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”! -Aty, me një mal faktesh, pasqyrohet qartë se, kush ishit ju, -tash po e dimë dhe ne kush jeni; poashtu edhe breznitë tona, do t´ju njohin me dhëmbë e dhëmballë, prej “ujqërish e dhelprash”!…
    26. Prill. 2016

    Reply to this comment
  20. Aliaj April 27, 05:47

    Shkrim i mrekullueshem analitik, por i rrezikshem per koketharet qe jane lidhur me njeqind fije me kryegansterin. Pershtypje me beri debati i Pellumbit me nje trap qe kujton se duke lehur me gjate se vete shkrimi, kujton se e fsheh fytyren e tij te qelbur. Fatkeqesisht ka edhe te tille mjerane qe i sherbejne krimit..

    Reply to this comment
  21. beni April 27, 09:32

    Shqiperia duhet te shkrihet kur ska zhvillim !
    Austro hungaria mallkuar qofte per nje shtet te tille qe nuk ka dit te lidh breket dhe vazhdon te jet e tille!
    E gjith politika behet se si ti genjejme e ti mbajm me shpresa skllevrit shqiptare qe nga nje ane jan teresisht te shitur e markate e shteteve te industrializuara dhe kte e kan krijuar artificjalisht per te shfuqizuar inflyencen russe ne ballkan duke i bere armiq mes vetes shqiptaret ku njeri kerkon nenen russin e tjetri kerkon babe turqin e tjetri njerken amerike e dikush fantazmen vatikan?

    Reply to this comment
    • Gjergj Arbana April 27, 18:03

      Kete te tha Janulla, mo Beni.
      Te shkrihet Shqiperia dhe te mallkohet Austro-Hungaria.
      I thuaj Janulles,,, ti rruaje allatet shqiptareve dhe Austrise e Hungarise. Le tu hipe, gojoreve si Beni sa here ti teket mjekerrcjapit. Sa per Shqiperine,,,,e zgjidhin shqiptaret vete kete pune. Ata nuk kane nevoje per goijoret e kurverise tymosese te Gerrqise.

      Reply to this comment
  22. Shtiza April 27, 10:53

    Si gjithmone, analiza perfekte! Faleminderit z. Malaj! Keqardhje per shume komentues, qe vazhdojne te jene rob, qe njekoheshem te jene mbrojtes te nje kryekrimineli dhe nje antishqiptari te betuar. Fatkeqesi e tmershme!
    Sa te jete akoma kjo bishe, ky vend nuk do te kete qetesi!

    Reply to this comment
  23. Darius April 27, 15:18

    Nje Shkrim qe ska ndonje vlere apo Analize qe po cuditet shumica sa po u dalin kokerdhoket e syve nga habia!!!!

    Asnje Analist BRILANT nuk perserit vetveten dhe per gjera qe i di dhe Bufi dhe Kukumjacka!
    Asnje Analist Brilant qe po cudit webet shqiptare nuk ka force dhe kurajo te thote te verteten KETYRE HABITATEVE qe po Cuditen neper Webe.
    Vetem ne webet Shqiptare Cuditesh dhe Rilexon gjera qe kane ndodhur para 20-40 vjetesh.
    Vetem ne webet dhe gaxetat e Albanistanit e shikon,lexon historine e Skenderbeut ne 27 versione.
    Keta Analiste cudi beres,nuk u tregon WEBI-stave qe shqyen syte duke lexuar e tu thote,qe LIRINE,DINJITETIN,KURAJON,MORALIN, ja kane lene ne dore MAFIES/KUBESE/PARISE ish- komuniste dhe Ushtareve te tyre.

    Dhe lind Pyetja,keta Analiste,Gazetare,a mos valle per ca qindarka bejne nje Tru-shpelarje kolektive,duke sterr sterr sterr ….thene gjera qe nuk kane asnje lloj lidhje me realitetin,pervec Habitateve qe Habiten neper Webe..!!!!!

    Reply to this comment
  24. Aleanca e 1prillit, 2013. April 27, 18:51

    Edi kristaq rama, i paafte per te cuar drejtesine ne vend. ose pjese e katovices, se jago alise, edvini, shpise se gjetheve, i bunkartit, i dekorates qe i dha visho” kajtazit ” mikut te sali shpellar , udbashit , e te asfalise.edvini qe deklaroi ne kukes, per zgjedhjet lokale se sali-helli ka bere dhe te mira per Shqiperine, dhe kosoven. edvini qe udhezoi deputet, socialiste, te abstenonin, Kur zgjodhi salushi dhalle, shelliren kryeprokuror . Ky eshte piktori rilindjes mavri.

    Reply to this comment
  25. kris 1 April 28, 04:03

    pas tre vjetesh ne pushtet te rilindjes se horrave krimet e Saliut jane amnistuar.Edi nuk eshte i paafte apo i penguar nga nderkombetaret por eshte po aq i lidhur me krimin e Berishen sa dhe Meta.
    Mos i shiko gunen po shikoji punen.Ne kete kendveshtrim dhe Qeveria e vizatimorit here i leh dhe here i lepihet Sulltan Saliut por ne fakt po e rrjep buxhetin dhe pasurine kombetare njesoj si saliu.
    Presim Saliun per reformen qe do te mbroje Saliun dhe Edvinin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*