Pengmarrja e Tritan Shehut dhe vizita klandestine e Eduart Selamit

January 12, 2017 10:58

Pengmarrja e Tritan Shehut dhe vizita klandestine e Eduart Selamit

 

Ish-badigardi i Sali Berishës rrëfen momentet më dramatike të vitit 1997.

Marrjen peng të kryetarit të PD-së në Lushnje, kur përveç dhunës, edhe e poshtëruan në mes të stadiumit të qytetit.

Izet Haxhia flet dhe për një vizitë të beftë të Eduart Selamit në shkurt ’97 dhe rizgjedhjen e Sali Berishës për herë të dytë president, ndërsa vendi ishte në kaos.

Si u njoftua Berisha për hapjen e depove të armëve dhe plani anti-shqiptar për të ndarë vendin në dy pjesë. ..

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Si e kujtoni marrjen peng të Tritan Shehut? Cilat ishin reagimet e Sali Berishës pasi u njoftua për këtë dhe çfarë masash morët ju si shoqëruesi i tij?

Duhet thënë se revolta e fajdeve shpërtheu aty ku nuk pritej, pikërisht në qytetin e Lushnjes. Shteti autoritar që kishte krijuar Berisha ra për herë të parë në muajin janar të 1997 në Lushnje, për t’u shembur plotësisht tre muaj më vonë në mars të ’97-s… Dërgimi i Tritan Shehut në stadiumin e Lushnjes dhe hedhja e tij si preh gjahu përpara turmave të egërsuara ka qenë një kurth i Agim Shehut e Gazidedes me urdhër direkt të Berishës. Pasi është marrë lajmi për këtë pengmarrje të Shehut, Berisha ka kaluar nga Presidenca në vilën katër nga ku aty ka ndjekur zhvillimin e situatës në Lushnje… Ka pritur disa herë atë ditë Gazideden që e informonte për rrjedhën e ngjarjeve. Komunikonte herë pas here me Agim protesta-e-lushjnes-24-janarShehun që drejtonte nga Tirana operacionin e shpëtimit të Tritan Shehut. Në fakt Tritani edhe pse u keqtrajtua e u poshtërua nga lushnjarët, shpëtimin ia bënë po vetë djemtë lushnjarë duke e fshehur atë për disa orë në dhomat e zhveshjes së Stadiumit të Lushnjes pas një dollapi, ku Tritani me të drejtë i frikësuar, shante Berishën për kurthin që i kishte bërë. Të mos harrojmë se Berishës i janë dashur gjithmonë heronj në rrugën e tij të krimit, dhe Tritanin donte ta bënte një nga këta heronj.

 

Pasi protestat po rriteshin dita ditës në të gjithë vendin më 19 shkurt Sali Berisha mendoi për një antimiting. Si e kujtoni atë dhe çfarë ndodhi aty?

Ngaqë kemi bërë shumë mitingje, këtë miting e kisha harruar po ma kujtuat juve. Në mos gaboj, ky miting është bërë në sheshin para universitetit. Situata ishte e dëshpëruar. Pas dështimit me turp të militantëve të PD të dërguar nga Tirana të veshur si policë, me skafandër e nga një shkop gome që të shtypnin protestën e 9 shkurtit, por që morën me vrap kodrat e ullishteve kur u gjendën përballë zemërimit të qytetarëve vlonjatë, Berishës i duhej një përkrahje për të ngritur moralin e rënë përtokë të tijin dhe të bashkëpunëtorëve të tij, por në të njëjtën kohë ai donte të bënte edhe një demonstrim force, tipike për diktatorët që gjenden në vështirësi. Ishte një pjesëmarrje e vakët dhe jo entuziaste, çka tregonte se Berisha i kishte ditët e numëruara në pushtet.

 

Si e kujtoni vizitën e Eduard Selamit nga SHBA dhe si e priti Berisha?

Mesa më kujtohet ka qenë muaji shkurt i 1997. Protestat kishin përfshirë shumicën e vendit, ishte krijuar organizimi opozitar. ‘Forumi për Demokraci’ ku rolin kryesor në këtë forum e kishin ish PD-istat e larguar që krijuan Aleancën Demokratike. Ky organizim kishte mbështetjen e të huajve, sidomos Ambasadës Amerikane e Fondacionit “Soros”. Edhe ardhja e papritur e gjysmë klandestine e Selamit nga jeta prej emigranti që bënte në USA, pasi u përzu nga PD, ka qenë që të krijojë kontakte me këtë forum dhe elementë opozitarë përkrahës të tij brenda PD. Është folur që kishte sjellë mesazh nga miqtë e përbashkët që kishte me Berishën në Uashington, që i kërkonin Berishës të dorëhiqej, por kjo nuk më duket e besueshme. Selami erdhi në një situatë të dobësimit e rënies së Berishës dhe PD, me qëllim që të merrte një rol në këtë situatë, por u largua menjëherë i kërcënuar nga SHIK-u i Gazidedes, kuptohet me urdhër të Berishës.

 

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Izet, një nga pikat më kulmore të pranverës  ‘97 është momenti i rizgjedhjes së Berishës President për një mandat të dytë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Çfarë kujton nga kjo ngjarje?

Siç e thamë dhe më lartë situata dihet në ato ditë. Tym e flakë gjithandej Shqipëria. Shtetrrethim. Shteti kishte rënë në pothuajse gjithë jugun e Shqipërisë, por të ekzaltuar nga fjalët e Berishës se “Do t’i shtyp me zjarr e hekur rebelët komunistë në jug, do ta ndaj shapin nga sheqeri, do t’i shtyp të kuqtë njëherë e mirë” etj., erdhi dita e 2 marsit. Në Tiranë kishte filluar shpërndarja e armëve për militantët e PD-së dhe në drejtim të jugut nga dy krahët ishin nisur forca të shumta të ushtrisë, rekrutëve të PD-së dhe ato të SHIK-ut që po përgatisnin goditjen e fundit, sipas Berishës. Pasi përcollëm Berishën në parlament, ku pritej zgjedhja e tij për herë të dytë si president, kjo ishte një gjë thjeshtë formale, pasi rizgjedhja e tij ishte e sigurt në bazë të aritmetikës së parlamentit, ku opozita socialiste kishte vetëm pak vende në këtë parlament të manipuluar pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Por edhe ata pak deputetë të PD-së që kundërshtonin këtë zgjedhje të dytë të Berishës, nuk mund të dilnin hapur kundër, sepse ndiheshin të trembur e terrorizuar nga Berisha dhe ne që i qëndronim pranë atij. Këtë e tregoi edhe mbledhja e një dite më parë në Pallatin e Kongreseve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u caktua Berisha si kandidat për President. Dhe një nga ata që kundërshtoi këtë vendim, Dylber Vrioni, u rrah në tualetet e Pallatit të Kongreseve. Genc Ruli u etiketua si një spiun i Sigurimit etj.

 

Pra, në këtë atmosferë u zgjodh Berisha president në mars të 97-s?

Po, kjo ishte situata. Parlamenti ishte i rrethuar me tanke. Në momentet kur po bëhej votimi i Berishës në parlament, përpara ndërtesës së parlamentit ishin mbledhur shumë gazetarë të huaj që ndiqnin situatën në Shqipëri. Më kujtohet që një moment pas përfundimit të votimit dhe rizgjedhjes së Berishës si president me rreth 104 vota pro, shpërthyem në entuziazëm dhe filluam të rrihnim gazetarët e huaj që po ndiqnin këtë veprimtari para parlamentit, duke u thyer e rrëmbyer edhe kamerat. Një nga ata që ka ngrënë dru ishte edhe vëllai i Kryeministrit të tanishëm, Rama, që u mundua të shpëtonte nga dhuna jonë një grup gazetarësh të huaj që shoqëronte.

 

vlore3Dhe ju festuat në këtë atmosferë?

Është e vërtetë. Kemi festuar. Filluan festimet me shkrepje armësh e demonstrim force nga ana jonë në rrugët e Tiranës. Ne, duke festuar këtë zgjedhje të Berishës, po festonim pa ditur shembjen dhe falimentimin e atij palo shteti, apo më mirë antishteti, që kishte ndërtuar Berisha dhe PD në qeverisjen e tyre dhe hapnim rrugën një kaosi që do të merrte jetën dhe pronën e mijëra shqiptarëve, pasoja të cilit ndihen edhe sot e kësaj dite.

 

Kush e njoftoi Berishën se janë hapur depot e armëve dhe cili ishte reagimi i tij?

Situata në Vlorë pas protestave të 9 shkurtit ishte jashtë kontrollit të qeverisë. Policia ishte tërhequr brenda në komisariatin e Vlorës ku sulmohej herë pas here nga protestuesit. Gjatë kësaj kohe në terren kishte vetëm njerëz të SHIK-ut kryesisht nga veriu që nuk kishin asnjë informacion për situatën shpërthyese në Vlorë. Kulmi i këtij shpërthimit arriti në natën e 28 shkurtit ku u sulmua në mënyrë të organizuar ndërtesa e SHIK-ut. Sapo ka ndodhur sulmi Berisha është informuar nga Gazidede për këtë sulm. Punonjësit e SHIK-ut që duhet të mblidhnin informacione për çdo aktivitet të paligjshëm kundër sigurisë së shtetit e antikushtetues u gjendën të papërgatitur për këtë sulm. U kërkua ndihmë nga ushtria dhe reparti i Gardës që ndodhej në Vlorë për ruajtjen e vilave qeveritare po ata nuk qenë në gjendje të mbronin objektet e tyre e jo më t’i çonin ndihmë punonjësve të SHIK-ut të mbetur në rrethim e pa municione e armatim. Situata që evoluonte orë pas ore ishte dramatike. Kur u mor vesh që janë hapur depot e armëve tek marina dhe pastaj që po sulmohej baza ushtarake e Pashalimanit, u kuptua qartë që kishim të bënim me një plan të organizuar mjaft mirë. Në vilën katër erdhën Gazidede e Zhulali, por i cili qëndronte më tepër në paradhomë, ndërsa Berisha qëndronte brenda më tepër me Gazideden. Kur u mor vesh se depot e armëve po hapeshin njëra pas tjetrës bëmë një bisedë me Zhulalin e tronditur ku ai tha se ka rreth një muaj që kam kërkuar evakuimin e depove të armatimit nga Vlora dhe zonat e jugut pasi kishim informacione të klasifikuara që do sulmoheshin, por nuk ka pranuar Berisha. Sa për reagimin e Berishës nuk kishte ndonjë reagim të jashtëzakonshëm nga ana e tij për këtë tragjedi të shtetit që po ndodhte në Vlorë, përkundrazi ishte i qetë.

 

Ju kini këmbëngulur se Sali Berisha është autori kryesor i trazirave të përgjakshme të vitit 1997. Pse mendoni kështu?

09 Mar 1997 --- GRAVE TENSION IN ALBANIA --- Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

09 Mar 1997 — GRAVE TENSION IN ALBANIA — Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

Të më kishit pyetur në atë kohë të ’97-s se kush është fajtori për katrahurën e atij viti, përgjigja ime do ishte tjetër, por i nisur nga përjetimet e zhveshura nga ana emocionale apo ideologjike, me gjakftohtësi e parë nga një pikë këndvështrimi tjetër e reflektimi, përgjigja ime shkon me përgjigjen e shumicës së shqiptarëve se kryefajtori i tragjedisë së ’97-s është Berisha dhe vetëm Berisha. Arsyet janë disa, por më madhorja për mendimin tim është ajo se Berisha ishte pjesë dhe zbatues i një skenari ogurzi për shembjen e shtetit shqiptar dhe copëtimin e tij. Kjo e nisur nga deliret e tij për kolltuk e pushtet absolut apo ngaqë ai ishte një marionetë e qarqeve antishqiptare apo të të dyjave së bashku. Faktet janë kokëforta. Pavarësisht se ne si popull shquhemi për një memorie të dobët, vetë ecuria e sundimit të Berishës ishte në funksion të kësaj që citova më sipër. Me ardhjen në pushtet u shkatërrua nën parullën e antikomunizmit çdo qelizë e shtetit, u larguan profesionistët, u mbush administrata me lopçarë e njerëz të pashkolluar e me spiunë e bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar. U shkatërrua prona shtetërore e private. Policia sekrete u kthye në polici politike të Berishës që ndiqte e survejonte kundërshtarët politikë, ekonomia u ndërtua në bazë të konceptit të kioskave e piramidave financiare, u prenë pyje e u shkatërruan uzina e fabrika të tëra. Dhe nuk do të mjaftonin këto, por u manipuluan e u vodhën zgjedhjet e majit 1996. Të gjitha këto u bënë nën bekimin dhe direktivën e Berishës dhe në funksion të pushtetit të tij personal dhe klanit të tij. E gjithë kjo tablo antishtet solli në mënyrë të pashmangshme përplasjen e ’97-s. A mund të evitohej kjo përplasje? I vetmi që mund ta bënte këtë ishte shkaktari i kësaj, Berisha. Por ai i shkoi deri në fund rrugës së konfliktit dhe përplasjes civile. Zgjidhja ju dha nga të huajt që të përsëriste votimet e vjedhura në 45 zona, por u refuzua prej tij. Ai në rrugën e tij të marrëzisë e tradhtisë përdori firmat piramidale për të rrëmbyer e vjedhur kursimet e shqiptarëve. Kur shpërtheu revolta popullore ai tha se do ta shtyp me zjarr e hekur duke armatosur militantët partiakë e krahinorë. Urdhëroi ushtrinë e SHIK-un të bombardonin ura e të hidhnin bomba e lëndë helmuese mbi popullsinë civile, ndërseu veriun kundër jugut, por pasi nuk arriti as të shtypte revoltën e të ndizte konfliktin civil veri-jug, si një frikacak pragmatist që është, thirri eunukët e opozitës dhe bëri marrëveshjen famëkeqe të 9 marsit duke ndarë copa të tortës së pushtetit edhe për ata që i quante deri dje gjeneralët e rebelimit të kuq, dhe pasi arriti të shkatërronte çdo qelizë të shtetit, pasi armatosi gjithë popullin e çoroditur si një ‘trim’ dhe ”burrë shteti” e ”atdhetar” që është, u bë gati t’ia mbathte në natën e 13 marsit 1997… Unë nuk e di se kush mund të jetë fajtori tjetër për këtë tragjedi, pasojat e së cilës i ndjejmë edhe sot.

 

Kur mendoni se u ideua dhe u vu në zbatim projekti antishqiptar i 97-s?

Unë e kam thënë edhe disa herë të tjera që skenari i ’97-s ka patur si qëllim final të tij copëtimin e Shqipërisë. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Berisha në natën e 13 marsit ku po bëhej gati të arratisej tek padronët e tij francezë e serbë. Por duke u nisur edhe nga rrethanat historike dhe synimet e fqinjëve tanë grabitqarë, por edhe konjukturat e fuqive të mëdha për Ballkanin në atëkohë, ky skenar bëhet i prekshëm dhe i besueshëm. Vetë ecuria e ngjarjeve të atij viti tregon për një skenar të tillë. Rënia e shtetit u bë me ndihmën e të gjitha palëve në konflikt se me thënë të drejtën deri më sot, politikanët tanë janë bashkuar gjithmonë në vjedhjet dhe shkatërrimin që i kanë bërë shtetit shqiptar,me qëllim apo pa qëllim, koha do ta tregojë, por tragjedia e ’97-s tregoi që kishim një klasë politike antishqiptare që ishin në shërbim të klaneve antishqiptare që synimi i tyre i vetëm ishte pushteti dhe jo interesat e vendit. Vetë përzierja e shërbimeve sekrete të huaja në këtë katrahurë, që nga ato fqinje e deri tek ato amerikane, tregon për një skenar të tillë dhe në krye të vendit duke qenë një marionetë antishqiptare si Berisha apo në krye të opozitës një i tillë si Nano, e bënte të lehtë zbatimin e këtij skenari kobzi për vendin tonë… Arratisja e Berishës natën e 13 marsit ishte guri i fundit i këtij skenari për copëtimin e Shqipërisë dhe mund të them se duke ndaluar arratisjen e tij, kam penguar realizimin e këtij skenari. Po të shohim kronikat e gjithë TV botërore që hapnin lajmet për Shqipërinë, lajmi kryesor ishte: Berisha iku, Shqipëria u copëtua, jugun nga Shkumbini e poshtë e mori nën kontroll Greqia, pjesën tjetër e mori Serbia. Duke zhdukur nga harta e botës Shqipërinë, këto që po them nuk janë lajthitje të miat, por lajmet e TV më të mëdha të botës atë natë marsi. Pas këtyre lajmeve, unë me shokët e mi kemi nxjerrë tanket dhe autoblindat në orën dy të natës në një parakalim force në bulevard dhe para 15 katëshit në tarracën e të cilit ishin të stacionuar gazetarët e huaj, dhe pas kësaj, lajmet kanë ndryshuar ku thuhej se kryeqyteti nuk ka rënë, por kontrollohet nga forcat paramilitare të Berishës.

 

Izet t’i kthehemi dhe njëherë hapjes së dosjes së vitit 97. Përpara vdekjes ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali deklaroi se viti 1997 është një “dosje e zezë” që nuk do të hapet kurrë. Si do ta komentonit deklaratën e tij?

Safet Zhulali ka qenë tipiku i atyre personave injorantë që u ngjit në PD falë lidhjeve që kishte me klanin e SHIK-ut të Gazidedes. Pavarësisht se ai ishte nga Gjirokastra me origjinë, jetonte për një kohë të gjatë në Dibër duke kryer profesionin e mësuesit të matematikës dhe kohën pas punës si mësues e kalonte duke shitur djathë në dyqanin ku punonte gruaja e tij. Pasi u ngrit në mënyrë të rrufeshme e papritur në postin e lartë të Ministrit të Mbrojtjes, ai mori përsipër shkatërrimin e ushtrisë shqiptare, kuptohet me urdhër të Berishës, duke e mbushur atë në postet drejtuese me njerëz të afërt të klanit të Dibrës, kushërinj të paaftë, mediokër e servilë. Ai u bë bashkëpunëtor i Berishës në shumë afera të pista, në kontrabandën e armëve në drejtim të serbëve të Bosnjes dhe vendeve afrikane me konflikte, deri në Afganistan. Në konfliktin e vitit ’97, kur erdhi tek vila 4, ka qenë koha pas hapjes së depove në Vlorë e Sarandë, e pyeta kur po priste të takonte Berishën se si është e mundur që të mos mbroheshin depot e armëve. Ai më tha tekstualisht kështu: “Unë kam propozuar që të evakuohen të gjitha armatimet nga depot e ushtrisë në jug, por nuk më ka dëgjuar njeri, sepse kisha të dhëna që do sulmoheshin ato depo…” Kur po ma tregonte këtë detaj të paditur, e ndjeva se ai ishte i frikësuar për veten, gjë që koha e tregoi me arratisjen e tij për në Itali. Ishte i pari nga ata të qeverisë së Berishës që u arratis në atë mars të ’97-s. Edhe kur është kthyer, ai nuk ka pranuar të flasë për këto ngjarje, duke u mjaftuar vetëm me fjalën që “dosja e marsit të 97-s është një dosje e zezë që nuk do të hapet kurrë…

 

Intervistoi Erion Habilaj – DITA

January 12, 2017 10:58
Komento

16 Komente

  1. Arber I January 12, 11:03

    Bravo DITA! Historia e Piramidave dhe e shkaterrimit te Shtetit Shqiptar nga Sali Berishovici eshte nga me te dhimbshmet e njerezimit. Ajo duhet perkujtohet ne cdo detaj qe te mos perseriret kurre me.

    Reply to this comment
  2. kosta January 12, 11:38

    Akoma i referoheni ketij injoranti dhe genjeshtari te pa cipe ju te gazetes Dita….e habiteshme per gazete qe mbahet e drejte dhe e sakte persa boton ne faqet e saja….ky Izeti nuk ka qene badigarde i Berishes qyshse Berisha u be presidente, as qe i eshte afruar ndonjehere dhe jo ta pyeste apo ta keshillontne dhe per me teper ta pengonte ne ato qe ai donte te bente……aaaa ne qofte se e perdorni dhe per kete e paguani, eshe gje tjeter se me thene te drejten Izeti vetem kete pune, te perdoret, e ben mjafte mire….kete puna e ka bere gjithe jeten e tije…….ky Izeti qe nuk di te shkruaj dhe te lexoi mire, e quan injorante nje pedagog matematike….sa keq me vjen per ju DITA….

    Reply to this comment
    • spata January 12, 14:13

      Cfare moshe ke z.Kosta te kuptoje komentin tende qe keto ,palacolleqe te Saliut , te duken te pabesushme.Ku ke jetur ne 97 .Ndoshta ke mbushur breket e je strehuar ne ndonje Manastir. Kosta dil nje xhiro nga Lushnja e Vlora e u thuaj qytetarve qe Saliu si ka bere keto marrezira.Do mbetesh shume i kenaqur .

      Reply to this comment
      • kosta January 12, 17:29

        Ti spata duket qe je spat e ndryshkur…..ku e lexove ti, ne shenimin time te kem shkruar ne mbrojtje te Berishes….une them qe Izeti eshte nje genjeshtar dhe i pa shkolluar por qe nuk ka qene asnjedite badigard i presidentit etj gjithmon ne lidhje me Izetin gjithashtu thems e Safeti nuk munde te quhet injorante sepse ishte pedagog matematike ndersa Izeti i pa shkolluar…….une shkruaj me emrin time te vertet dhe jo me pseudonime keshtu qe breket e tua duket qe edhe tani i gjen te mbushura nga frika…….ta dish mire ti dhe te tjeret qe jane mare me mendimet e mia ketu, meruni me genjeshtrat e Izetit, se sa i njoh une ato ngjarje te turpeshme qe na vune njollen e turpit si popull dhe si vende, i kam pare, prekur dhe deklaruar ne Tv dhe neper mediat e shkruara ne ato dite te zeza te ketij mileti……por mendoi se juve nuk ju flt llogjika por ju flet bindja politike dhe urrejtja per kundershtarin politike…..ne pushtet i prute politikanet dhe shume nga kriminelet e asaj kohe jo pak por tete vjet ishin por edhe tani jane dhe dini te jete denuar ndonje nga ata qe ju i akuzoni sote bashke me Izet mavrine……e gjithe vlora e di qe Katerin e Rades me 153 njerez ne barkun e vogel te ije, e nisi Arben Malaj dhe jo Zani Caushi….Zani ishte arketari dhe ju Benin e bete minister. deputet dhe e mbani akoma si te virgjer…..Zani ne burgim te perjtshem…a munde te me thote dikush qe Zani Caushi ka vrare me doren e tije ndonje njeri?….ja u them une JO dhe JO…por ai eshte ne Burrel dhe politikanet qe ju derguan ne kaosin me te madhe ne historine boterore qe munde te bej nje popull, ju i duartrokisni dhe ju thoni ” marshi nga ditet tona.” e kuptoni sa poshte vazhdojme te jemi si popull…..me keto mendesit tuaja qe fajtorin e gjeni tek ai qe mendon ndryshe nga ju, ne do te ngelemi akoma tek mercenarizmi, tek urrejtja per njeri tjetrin, tek kenget per hajdutin, tek skllaveria dhe gjetja e lumturise tek fatkeqesia e tjetrit, tek servilizmi dhe frika ndaj edhe atij qe vete e votojme…….Spata, e sikur te kishim mundesi te bisedonim duke pire nje kafe…..por ti je me pseudonim…..ne punen time kam pare shume nga keto pseudonime…..lutem qe ky yti mos te jete aq i keq dhe i ndyre si ato te parat….

        Reply to this comment
    • Alban January 12, 14:37

      Te vite keq per veten o kastaqe.
      Zhulali ishte e vdiq si nje idiot I lindur.
      Edhe e shoqi a nga kasape mishi she si burre eshte sot avokate si Pune e gruas se azem ….hajdarit.
      A e mbani mend intervisten e zhulalit e sa doli I ra te fiket e u dhje nje ….
      Salic berici keshtu e ka bere.ju tridhte burrat idiote e ju ngrinte nje pozite grate injorante.
      Bravo gazeta dita.bravo Izet

      Reply to this comment
  3. pelivan January 12, 12:34

    Dhe nje mik imi nga Vlora, ne ate kohë shkruante ne gazeten KOMBI me humor,ne faqen,”Portrete dhe syfete”

    Ty të lumtë,zoti Zhulali
    S’di qysh te mori deftetri…
    Se per artin ushtarak
    i vjen anes nje kapteri…
    ………………………………

    Dhe krahas shkaterrimit te ushtrise,shtroheshi,cuditrisht darkera e drekra vazhdimisht!…

    “… Kur shtron bankete paria
    çoç me vin’ zorrete te goja,
    Sepse me kujton merhumet,
    xha-xha palet tek Byroja.

    Shtrojne darke e darke krajli,
    (Tundej vendi ate natë)
    Aq sa kish qesen shqiptari,
    Thon’ kushton vetem nje pjate!…

    Harxh’e madhe ne dit’ halli,
    Kush i dalka zot kuletes?
    ” Hani,thot zoti Zhulali,
    Se jan’ dreket e gavetes”

    Reply to this comment
  4. MH January 12, 14:14

    Sa për reagimin e Berishës nuk kishte ndonjë reagim të jashtëzakonshëm nga ana e tij për këtë tragjedi të shtetit që po ndodhte në Vlorë, përkundrazi ishte i qetë.

    Kjo,perkundrazi ishte i qete. Te bind qe Berisha i sherbente percarjes dhe komshinjeve per ta shpartalluar mbrojtjen qe Milloshevici ta pushtonte me shoqate gjuetaresh.

    Ore Kosta!

    Ato qe i deklaron Izeti jane ma se te verteta mbasi dhe ne i kemi perjetuar.Por Izeti duke qene ne ate pozicion ka matriale edhe ma te sofistikume qe kur ne i lexojme i pranojme ekstra te verteta.

    Reply to this comment
  5. Orli January 12, 14:53

    Kosta!ti qenke nje genjeshtar i paskrupullt qe ke vetem nje shoke si puna jote sali UDB-en,Izeti ka qene deri kur tregon ai ne presidence e dine te gjithe pervec sala(ti)qe paskeni harruar por ngaqe genjeni kaq paciperisht po ju “shumohen” votat sa do barazoheni me partine e nik spahiut.

    Reply to this comment
  6. kreshniku i maleve. January 12, 17:44

    E kam njohur Safet Zhulalin shumë vite përpara kur ishte mësues që mezi tërhiqte këmbët bulevardit në Dibër,

    dhe jam befasuar kur ky u muar dhe u ngrit në pejdestal një inorant se kështu i duheshin Berishës e PD -së të SALI SHPELLARIT arriti u bë ministër mbrojtje !?

    Është e vërtet se Safet Zhulali ka qenë tipiku i atyre personave injorantë që u ngjit në PD falë lidhjeve që kishte me klanin e SHIK-ut të Gazidedes.

    kohën pas punës si mësues e kalonte duke shitur djathë në dyqanin ku punonte gruaja . Pasi u ngrit në mënyrë të rrufeshme e papritur në postin e lartë të Ministrit të Mbrojtjes, ai mori përsipër shkatërrimin e ushtrisë shqiptare, kuptohet me urdhër të Berishës, duke e mbushur atë në postet drejtuese me njerëz të afërt të klanit të Dibrës, kushërinj të paaftë, mediokër e servilë.

    Është e vërtet se ZHulali shkatrroi ushtrin shqiptare duke mbushur me gjeneralë besnik në rrugën e shkatrrimit të ushtrisë duke emruar në postet e larta disa gjeneral pa shkollime e grada dhe eksperiencë pune ,njerëz imoral,pionec ,sharlatan ,të pa aftë nga dibra si tipikun pionecin gjeneral GJERGJ V.dhe ALI K.Që jo vetëm nuk reaguan kur u hapën depot e ushtrisë por morën edhe flamurin e sulmit me forca të ushtrisë kundër jugut shqiprisë.

    i nderuar Izet ! na thuaj pak për këto gjeneral mercenar që shkatrruan ushtrinë shqiptare me urdhër të sali shpellarit.

    Reply to this comment
  7. Beqo January 12, 18:02

    Dibranet thoshin se kete Zhulin e rrifte gruaja

    Manushaqa.

    Mirpo ardhja e Zhulit ne Tirane

    beri me Fat dhe Aldo Bumcin,

    Dhenderrin me te dashur te Manushaqes.

    Reply to this comment
  8. kreshniku i maleve. January 12, 19:08

    E kam njohur Safet Zhulalin shumë vite përpara kur ishte mësues që mezi tërhiqte këmbët bulevardit në Dibër,

    dhe jam befasuar kur ky u muar dhe u ngrit në pejdestal një inorant se kështu i duheshin Berishës e PD -së të SALI SHPELLARIT arriti u bë ministër mbrojtje !?

    Është e vërtet se Safet Zhulali ka qenë tipiku i atyre personave injorantë që u ngjit në PD falë lidhjeve që kishte me klanin e SHIK-ut të Gazidedes.

    kohën pas punës si mësues e kalonte duke shitur djathë në dyqanin ku punonte gruaja . Pasi u ngrit në mënyrë të rrufeshme e papritur në postin e lartë të Ministrit të Mbrojtjes, ai mori përsipër shkatërrimin e ushtrisë shqiptare, kuptohet me urdhër të Berishës, duke e mbushur atë në postet drejtuese me njerëz të afërt të klanit të Dibrës, kushërinj të paaftë, mediokër e servilë.

    Është e vërtet se ZHulali shkatrroi ushtrin shqiptare duke mbushur me gjeneralë besnik në rrugën e shkatrrimit të ushtrisë duke emruar në postet e larta disa gjeneral pa shkollime e grada dhe eksperiencë pune ,njerëz imoral,pionec ,sharlatan ,të pa aftë nga dibra si tipikun pionecin gjeneral GJERGJ V.dhe ALI K.Që jo vetëm nuk reaguan kur u hapën depot e ushtrisë por morën edhe flamurin e sulmit me forca të ushtrisë kundër jugut shqiprisë.
    shpellarit
    i nderuar Izet ! na thuaj pak për këto gjeneral mercenar që shkatrruan ushtrinë shqiptare me urdhër të sali .

    Reply to this comment
  9. alphade January 12, 20:44

    Djallezia e Sali Berishovicit nuk ka patur dhe as do te kete limit. I mesuar dhe udhezuar nga UDB-ja e Milllo-
    shevicit,ky demon i Vicidolit per te shtypur revolten po-
    pullore ane e mbane vendi per shkak te piramidave ho-
    dhi ne tregun nderkombetar alibine e luftes kunder te
    ” kuqve” , kunder ” komuniszmit” , alibi kjo qe funksionoi
    perkohesisht,por kur nderkombetaret ,sidomos masmedia
    europiane u bind se kjo tentative i .Berishovicit serb ishte
    thjeshte nje mashtrim i madh,filloi ta braktise Saliqenin dhe te fillonte te mbante anen e kryengritesve ,atehere
    ndihme te kesaj monstre vijne podestet amerikane dhe
    dhane urdher socialisteve “Te mos preket Berisha” ,kete
    nuk po e them une por Majko ne deklaraten e tij te fundit.
    Pra, roli Amerikes u be vendimtar qe qenroja e Serbise
    shpetoi lekuren. Ky demon e mashtroi pikerisht Ameriken
    me alibine e luftes kunder ” komunizmit” duke e ditur se
    Amerika ndryshe nga Europa, eshte t.eper e ndjeshme
    ndaj komunizmit, e trasheguar kjo lufte qe nga koha e
    ” Makarthizmit” , ku cdo te ” kuq” e shihte nen kervat sapo zgjohej ne mengjez amerikani i thjeshte . Pra, kete
    propagande Berisha e ndjek edhe sot e kesaj dite me
    shprese se do te ngjisi ne Perendim,duke e quajtur Ramen dhe socialistet ne pergjithesi ” bijt e eterve” ,por
    harron Berisha se sot nuk eshte me koha e 25 vjeteve me pare dhe se bota e ka studjuar me dhembe e dhembalke Edi Ramen si antikomunist i thekur jo me
    fjale por me vepra. Saliu nuk e mashtron dot me Europen
    dhe Ameriken prandaj propaganda e tij limitohet vetem ne kanabisin dhe here pas here per konsum te brende-
    shem permend frazen tashme te vjeteruar ” bijt e eterve”
    Berisha dhe Basha e kane humbur tashme kredibilitetin e
    nderkombetareve . Tash i mbajne shpresat vetem te ndonje ” deu ex maquina” , e presidentit Trump ,mbase Ai
    do t’i hedhe ” litarin e shpetimit” , por sic thote populli yne
    ” Berishovici sebashku me ceten e tij jenicere ka rrezik
    te bjeri nga shiu ne bresher”. ! Ligjit te Vettingut nuk i
    shpeton dot as Berisha,as Meta,as Basha dhe as Rama ,
    te gjithe do te kalojne ne siten e Vettingut…! Prandaj zoterinj me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa
    fund …..!!!!!!

    Reply to this comment
  10. alphade January 12, 20:57

    Shenim: per zotin ” kreshiku i maleve” ,mos u cudit fare
    dhe mos e mundo veten kot te gjesh psene e ardhjes se
    Zhukit ne krye te Ministrise se Mbrojtjes….. ,!!!!!
    Ne komente e mia te herepashereshme kam thene dhe i
    qendroj besnikerisht kesaj leme : ” Ne Shqiperi nuk mund
    te behesh kurre politikan dhe te ngjitesh ato maja hierar-
    kie qe arriten njerez te tipit Berisha,Zhulali,Pashko ,etj. ne
    se nuk ke henger nje tas me corbe te prishur te Serbi,
    Greku ,etj. ” ?! Keta qe permenda me lart dhe shume te
    tjere si keta e kane henger ” corben” dhe ende nuk e kane vjellur por jam i sigurte, ne mos sot ,neser me siguri
    do te vije dita qe ta vjellin . Populli yne nuk harron ! Sapo
    shkase kemba nga ” zengjia” Ai e di vete cfare te ben !
    Nderime e respekte per zotin Kreshnik !

    Reply to this comment
  11. alphade January 12, 21:15

    Komentet e mia ,please ! FLM ……!!

    Reply to this comment
  12. mireli n January 12, 21:23

    Per KOSTEN ;
    Izet Haxhia nuk eshte injorant dhe i pashkolluar. Ka qene student ne fakultetin e mjekesise. Nga shkrimet e tij te vazhdueshme shihet qarte qe IZETIN e kane zili jo vetem njerez te zakonshem por pa medyshje edhe profesore.
    Ka kryer detyren e shoqeruesit te SB.
    Respekte IZET HAXHIA …………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*