Pengu i Rexhep Qosjes: Nuk fola kur u dënuan studentët e mi

April 27, 2014 15:04

Pengu i Rexhep Qosjes: Nuk fola kur u dënuan studentët e mi

Akademiku Rexhep Qosje ka botuar një përmbajtje të ditarëve të tij për periudhën 1966-2014. Ndër momentet për të cilat rrëfehet në libër është edhe pendesa për faktin se nuk ka folur kur dënoheshin studentët e tij.

“Kanë qenë situata e masa të ndryshme politike, ku unë duhet të kisha ngritur zërin. Për shembull, kur janë dënuar djemtë tanë, disa studentët e mi, e janë nxjerrë në gjyq. Unë tani mundem të them se është dashur të dal publikisht dhe të dënoj atë gjykim dhe dënim të tyre. Unë i kam dënuar këto akte në ditar me shkrim, por publikisht nuk kam pasur mundësi të dal, ose nuk më është dhënë hapësirë. Por, mbase atë hapësirë mundej dhe duhej ta kisha gjetur në Kroaci a në Slloveni, por ja nuk e kam pasur në një moment të caktuar atë guxim që të dënoj gjykimin e një grupi të caktuar në një moment të caktuar nga shteti i kohës. Të tilla janë rastet e mëkateve dhe pendesave të mia”, shprehet Qosja për GSH.

“Kisha një drojë prej masave politike, drojë prej së cilës nuk qeshë i lirë në çdo situatë. Tani, mendoj se do të ishte më mirë që të kisha rrezikuar më shumë, megjithëse në ditar shihet që kam rrezikuar jo pak, kam rrezikuar mjaft. Prej rreziqeve që më janë kanosur, jo vetëm për dënim politik, por edhe për pushim nga puna, edhe për burgosje, më ka shpëtuar një njeri që është figura më e shquar politike e Kosovës dhe quhet Fadil Hoxha”, thotë ai më tej.

 

April 27, 2014 15:04
Komento

19 Komente

  1. redi sheheri April 27, 15:30

    Ju keni folur shume,te pakten ne qe te kemi lexuar e dime .Eshte e natyrshme,;Ai qe ndeshet me bishen e gjalle te kete edhe plage te renda.Sali berisha eshte kapardisur mbi bishen e vdekur,ndaj xhindoset, qe te behet i besueshem!

    Reply to this comment
  2. Mark uk April 27, 16:17

    Kujt ja shet kto dengla.Ju nuk keni lene gje pa bere qe ata te denohen sa ma rend.Ju ne ate kohe ishit ne sherbim te UDB,disa here ta kam vene dukje,nuk keni marr guximin ta mohoni.

    Reply to this comment
    • pelivan April 27, 16:58

      Kush ta tha ty Uk Berlloqesh, qe shqiptari,me i madhi yne(Jo yti),paska qene ne sherbim te UDB.se?! Apo,aty pari,rrotull UDB.se… je ndodhur dhe ti, si rastesishte… Apo,ta ka shti ne vesh baca kur u conte naften, per te shyp kosovaret?!… De u zent syte buka e popullit,o mjeraner, qe mbetet pas saliut, qe tashme s’i duhet me, as shtepis se tij !…. Sa here me duhet te te lexoj ty,ze hundet me gishta!….Turp!

      Reply to this comment
  3. Aliu April 27, 16:24

    I nderuar akademik. Mos u dekorajo,nje jete te tere Ju keni punuar per iluminimin e kombit. Mos harro ,populli thote murit me koke nuk i bihet. Si tja bejme sot ne liri qe nuk terheq askush perse mbari.

    Reply to this comment
  4. vjosa April 27, 17:37

    Ky eshte akademiku qe turpin shqiptar te 97-s e quajti ”revolucioni i vonuare”….Nese nuk eshte ne sherbim te dikujt, sic thote z. Mark Uk, eshte kokeketrashe . Edhe nje nxenes i kl. se peste nuk e gjykon si revolucion katraullen e e renies se shtetit,pragun e nje lufte civile….si ajo e 97-tes.
    Cuditem pse quhet akademik ky?!

    Reply to this comment
    • Sh3fqet Cela April 27, 19:30

      Vjose moj dose (mund te jesh edhe derr)!
      Eshte normale qe çuditesh pse quhet akademik i madhi Qosja.
      Per ty akademiket duhet te jene te nivelit: Xhuveli, Mziu apo gjykatesit tremujore te pergatitur ne “universitetin e PLazhit te Durresit”.
      Quan mekat shprehjen e te madhit Qosja qe “97 ishte REVOLUCION i vonuar”.
      Po çfare ishte sipas teje?
      A NUK U PERMBYS ME DHUNE QEVERIJA ANTISHQIPTARE E SALIUT?
      Pati, per fat te keq, anarshiste, qe bene krime monstrruoze mbi te pafajshem.
      Kjo ndodhi sepse shteti i SAliut tend u shperbe me turp.
      Pati edhe zagare qe hipnin edhe mbi tanke per gjullurdi. Keta Saliu yt i ka xhan, bile i beri deri mender minister te mbrojtjes.
      Me vjen keq (jo per ty por per veten time) qe u detyrova te perdor ofendim qe ne krye.
      Po mbyll me Cajupin, pararendes te Qosjes:
      TE ME SHAç BABA TOMORRE
      E TME LEVDOç S’ME VJEN MIRE
      SE MALI QE KA DEBORE,
      NUK FELLIQET ME KELLIRE.:…….
      NUK ME DO SE JAM NGA BALTE,
      PO DO NJE QE ESHTE BAJGE.
      PER JETE ZOTI TA FALTE!….

      Reply to this comment
      • vjosa April 27, 20:32

        Z. Shefqet,
        Per fat te keq ,jam prej 22 vjetesh jashte atdheut. Nuk me ka interesuare kurre Saliu, as Nano, as Meta e kompani. Vulgu i politikes shqiptare , sic i ka quajtur i madhi Kadare, nuk jane ne simpatine time. Me vjen keq qe Shqiperia e populli i saj jane katandisur ne ate derexhe.
        Une nuk mund te mbush dot mendjen ty per 97-en , por di qe gjithe opinioni boteror e denoi. Na dergoi edhe ushtri per te vendosur rendin. Shqiptaret , ne shumizen e tyre e quajten nje turp historik.
        Pasojat e 97 po i jetojme cdo dite. Njererz me kallash e pistoleta ne duar qe mbyten cdo dite.
        Te quash normale 97-ten do te thote se paku nuk je normal.
        Nje akademiku nuk i falen gabime te tilla, te trasha….
        Po tjetra: ”Shqiperia nuk eshte as lindje as perendim, eshte edhe lindje edhe perendim”… si e kupton ti?

        Reply to this comment
    • ruxheli April 27, 19:39

      Cudi!!!!.. Si e merr guximin e thua “koketrashe “per kete kolos te mendimit kombetar shqiptar.Sigurisht,asnje nuk eshte i pagabueshem.prandaj dhe ndodh qe i mencuri panon edhe gabimet e bera nga vete ai per heshtjen e bere ne nje moment te caktuar.Si merrni guximin e thoni per Qosen se paska qene ne sherbim te UDB-se,apo te cuditeni pse quhet akademik.E tmerrshme, keta kokegedhe,marrin guximin te leshojne fjale fyese per Rexhep Qosen,per kete te gjalle qe guxon te flase kunder se keqes se ketyre 23 viteve te Shqiperise,kunder Sali Berishes.Mos u ndani politikisht ne gjykimin e mendjeve te ndritura te kombit.

      Reply to this comment
  5. P.A.B April 27, 20:15

    z. Qose, eh…eh. Na zhgenjeve. ne te quajme “baba-i-kombit” ti s’na paske mbrojtur.

    Ndoshta “baba” pati pak frike. Po? Cfare? Penduar? S’ka problem. E the, u lirove. Thuaje i nderuar, te kesh Frike eshte Njerezore. Jo me gjysme-zeri, jo ne Ditare…por nga Catite e Pallateve. Une Kam Frike. Ti pate Frike. Te gjithe kishim/ Kemi Frike! Pa sqarime dhe pa kualifikime se c’mund te kishe bere [hipotetikja sot si intereson askujt] dhe…te gjithe te kuptojme.

    Keshtu te vleresojme per sinqeritetin, dobesine e mangesite; veti qe zbulojne limitet tona e Humanizmin e kujtdo. Jo per pathosin fals e heroizmin e atribuar me zor. Te metat e mungesat bejne Historine e Njerezimit. “Shperthimet brutale dhe qendresa e pa-epur” jane momentare . Nese do vleresojme “baballaret” me standarte ideale, te jene absolute ne te gjitha, mjere ne e mjere “baba”

    Reply to this comment
  6. Agimi April 27, 20:19

    Mark Uk dhe Vjosa nuk eshte se marrin guximin te shajne e te mundohen te ulin figuren e Rexhep Qoses,ato ose paguhen ose jane vete sherbimet antishqipatre (Serbe e Greke), qe perfaqesohen nga antishqipatri me I madh I koherave SALI bISHA E cO,.Natyrisht qe nje njeri I urte e I mencur ,patriot e I guximshem nje shqiptar me nje mendje te nditur si z.Qose do te kete shume kundershtare e armiq qe jane dashakeqesit e Shqiperise dhe fatkeqesisht ketyre u bashkohen edhe xhelozet, smirezinjte e injorantet qe nuk jane te pakte ne trevat shqipatre,madje do te thoja se keto I gjeme me shumice edhe ne institucionet me te larta ne Akamedite e Shkencave te shqiperise e Kosoves.Servilet e pushteteve kriminale dhe antishqiptare natyrisht qe nuk mund te duan nje njeri mendje ndritur si Qosja.Krenar qe kemi nxjerre nje njeri te mencur si Qosja.I uroj jete te gjate ne dobi te kombit shqiptar.

    Reply to this comment
    • albert April 27, 21:19

      Po z. Agim, Qosjen nuk duhet share as atehere kur i thurte elozhe shokut Tito,
      Qosen nuk duhet share as atehere kur i “rehatojke” grate e shokeve te burgosur.
      Qosen nuk duhet share as atehere kur e lavderon shokun Fadil dhe e quan mbrojtes te tij.
      Qosen nuk duhet share as atehere kur ne Institutin e Albanologjise pret dhe e cmon lart kontributin e islamistit, percaresit dhe antishqiptarit me te madh kosovar, hoxhe Shefqet Krasniqi.
      Qosja duhet vetem te lavderohet, sepse ate nuk e lavderojne vetem ata “qe paguhen ose jane vete sherbimet antishqiptare (serbe e greke)… Mendim gjenial.

      Reply to this comment
  7. P.A.B April 27, 20:55

    “… disa here ta kam vene dukje, nuk keni marr guximin ta mohoni.” [mark-uk]

    *****
    [5 Yje]
    3 flamure.
    2 birra.

    :):):):):)
    —-

    Tani e lexova kete.

    I nderuar Mark, kerkoj ndjese per ekon ne ripostim. Vec nje pershendetje te shpejte respekti: “e mohon, se mohon Ai…ti e ke bere t’tenden.”

    Je Gjigant 🙂

    Reply to this comment
  8. Mark uk April 27, 21:06

    pelivan:Si akademik Qoses i heq kapelen.Pyet kosovart per te tjerat.As 2% nuk ashte votuar kurr nga ata.Juve nese ju pelqen shko rri me te.

    Reply to this comment
    • pelivan April 27, 21:45

      Ej Uk… Me pelqen shume te rrij me Qosen,por se kam ate fat,ate fat e ke ti,por s’di t’a mbash zotri,me vjen keq…Ti vet po thua, qe i heq kapelen qoses si akademik. pra kujt po i plas se fitoj apo jo ne politiken e mashtrimit te votes?! Uk,ndergjesou,asnje here s’eshte von per te dashur ate qe quhet e mire.

      Reply to this comment
  9. Mark uk April 27, 21:16

    Agim:Me sa duket edhe kur shef enderra me Berishen i shef.Po ku ka lidhje me cfar kam shkruar me ate qe thuani ju.Ju ndoshta keni deshir ti falnj edhe nga jeta jote,nuk te thot njeri gja.Po ju themi edhe nje qe ky burre sipas tejet eshte nje islamik i thekur.

    Reply to this comment
  10. Pëllumb zaimi April 27, 21:38

    Ndaj mendime té njëjta me z. Shefqet cela,pelivan,ruxheli, P. A. B,. Aliu, Agimi… Rexhep Qosja nuk është njeri i përsosur por njeri që më shumë se kushdo,se te gjithë politikanët e marrë sebashku ka iluminuar mendjet e kombit shqiptar. Trima pa asnjë cen,pa asnjë frikë nuk ka!? Por nuk është trim ai që nuk ka friké. Trim eshtë ai që e mposht frikën! Rexhep Qosja ka guximin e intelektualit te madh që t’i mposhtë, t’i pranojë dhe t’i vetëpastrojë frikërat e tij. Siç po bën dhe në këte libër. Kush nga krijuesit dhe intelektualët e mëdhenj e ka bërë deri tani këtë? Unë nuk e di ose di që “asnjë”! Nderime “një për një” të gjithë komentuesve që përmenda në këtë koment të thjeshtë ! Nderime të veçanta Prof. Rexhep Qosjes! Ku mund ta gjej librin e tij të promovuar sot?

    Reply to this comment
  11. studenti. April 27, 23:54

    S’eshte nevoja te fltet per akademik Qosen kur ia ke lexuar vepren, e nevojshme eshte kur nje “ber-uk” bie ne Vjose qe t’i laje mjekren.Ai pasazhi i ndjeses per studentet nuk u pelqen disave nga “desidentet”,sepse e verteta e perze si me fshese qenien e genjeshtert.

    Reply to this comment
  12. Mark uk April 28, 07:13

    pelivan:Une nuk kam dijeni se akademiku te jet votuar si politikane.Eshte bere dy here sontash per te vlersuar si njeri,vetem 2% kan vlersuar ne te gjitha drejtimet.Kjo ka ndodhur vetem per te kaluaren e tij teper te dyshuar jo vetem per kosovart po ne tan Jugosllavine.Vertet tash qe eshte ne prak te vdekjes i vjen keq per te gjitha te kqijat qe ka bere.Ju ndoshta e cmoni vetem se kerkon te mbroj Enver Hoxhen dhe komunizmin.SI nderhyrja e tij qe politikanet shqiptare te heqin dore nga prendimi e te lidhen me vendet islamike.ju flm

    Reply to this comment
  13. DRENICA E KUQE April 29, 14:52

    Rexhep Qosja nuk eshte pa mekate te medha e te renda. Eshte si te gjithe komunistet jugosllave te Titos, qe ishin ne nje pushtet antishqiptar dhe gezonin privilegje te medha e pozita ne kurriz t’popllit shqiptar… Me keto “kujtime” ai nuk ja mbushe mendjen askujt, sidomos kur thote se “…, më ka shpëtuar një njeri që është figura më e shquar politike e Kosovës dhe quhet Fadil Hoxha”. Kjo qe thote Qosiqi “shqiptar”, akademyku i njohur, qe po le stoqe berlloku pas vehtjes, eshte me shume se antihistori. Akademyku “shqiptar” po e ripushkaton per se vdekuri Shaban Polluzhen me shoke, te cilin, per interesa te shkieve, te Serbise e Jugosllavise, e vrau Fadil Hoxha me shoke. Sa mire do t’i shkonte nje akademiku te vertete, kur do thonte se Fadil Hoaxha eshte kryefigura tradhtare e shqiptareve te trojeve te pushtuara shqiptare nga Serbia e Jugosllavia. Kjo qe ka thene “akademiku kosovar”, eshte nje anti shqiptarizem me brire dhe ata brire jane te kohes se Pashiqit, Çubrilloviqit, Qosiqit, Garashaninit…
    Qosja eshte me i zi se te gjithe politikanet “shqiptare” ne ish Jugosllavi!…
    Marri te qofte “akademiku i jone”!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*