Pengu në Londër, 3 minuta në telefon me vëllanë në Fier

Evelina Hoxha September 28, 2013 08:36

Pengu në Londër, 3 minuta në telefon me vëllanë në Fier

Historia që po mban në kureshtje opinionin në Fier dhe kryesisht fshatarët e Peshtanit, sa vjen dhe bëhet me intrigante. Pengu 300 mijë USD ka biseduar në celular me vëllanë e tij në fshat për afro 3 minuta. Ilir Hazizaj, që sipas informacioneve në media mbahet peng në Londër, duket se I ka dhënë disa porosi vëllait tjetër këtu në Peshtan, por ky I fundit, afron informacion të rezervuar. “Jam mirë, por jam I shqetësuar për ju atje”, i ka thënë ai Dino Hazizajt. Në këto kushte ky I fundit këmbëngul që policia të zbardh çështje, pasi nga frika ai ka larguar edhe fëmijët nga shkolla. Publikimi i disa fotove në media, bëri që 30-vjeçari të tmerrohet dhe ti largojë menjëherë fëmijët, duke i mbajtur ata mbyllur në shtëpi. Biseda midis dy vëllezërve ka ndodhur në të njëjtën kohë që në media po ngrihen dyshime rreth një pengmarrje të sajuar. Por Hazizaj nuk beson në asnjë mënyrë që vëllai i tyre ti ketë vendosur në kushte të tilla ankthi e frike. Jo vetëm pse ata nuk kanë para, por edhe se ai e njeh të vëllanë, që sipas tij, nuk është njëri I lojërave të tilla. Ndërkohë në hyrje të rrugës së Peshtanit në Fier, pranë shtëpisë së Dino Hazizaj, një makinë e policisë vazhdojnë të vëzhgojë zonën. Çdo person aty kontrollohet nga agjent civilë. Edhe pse policia e Fierit është informuar për bisedën midis dy vëllezërve, agjentët nuk janë larguar. Kjo familje konsiderohet sërish në rrezik.

 

Pengu

Pengmarrja për 300 mijë USD në Londër u publikua nga Policia e Shtetit javën e kaluar. Ishte i vëllai ai që bëri denoncimin në polici pas telefonatave kërcënuese nga një numër celulari shqiptar. Policia arrestoi 27-vjeçarin Aleks Lala pas gjurmimit të thirrjeve telefonike  që bëheshin vazhdimisht në adresë të Diko Hazizaj Lala u la ne burg edhe nga Gjykata e Tiranes. Gjithashtu policia tha se ka identifikuar në bashkëpunim me policinë e Londrës dy shqiptarë si autorë të pengmarrjes. E gjithë pasuria e familjes Hazizaj në Peshtan të Fierit, përfshi këtu tre vëllezërit dhe dy motrat, është sipërfaqja prej 14 dylym e fituar me ligjin 7501.

 

Telefonata ime me vëllanë dhe pengmarrësin

Si kontaktove me Ilirin?

E mora unë në telefon dhe folëm për 2 minuta e gjysmë.

 Çfarë të tha , a ishte mirë ?
 Po me tha se është mirë për momentin, kaq më tha. Kishte merak për ne këtej.

Kur e bëre denoncimin në polici, menjëherë pas kërcënimeve apo prite disa ditë?

Jo unë nuk kisha fare pse të prisja disa ditë se ajo ishte çështje jetë a vdekje. Shkova direkt në polici dhe tregova për telefonatat.

Çfarë të thoshin në telefon ?
 Më thoshin që më kanë marrë peng vëllanë dhe donin nga unë 300 milion lekë. Më kërcënonin se do me vrisnin familjen nëse nuk ua jepja.

 Shqiptarë ishin ata që të telefononin?
 Po ishin shqiptarë , ishin disa vetë që folën me mua , merrnin me celular shqiptar .

A mund ta ketë sajuar  vetë vëllai yt këtë pengmarrje ?

Jo, pse do ta bënte?

Për të marrë para nga ty ndoshta?

Në asnjë mënyrë, nuk e bën ai këtë, pastaj çfarë parash do marrë nga unë, unë s,kam para ,as pasuri.

Cila është pasuria juaj këtu në fshat?

Ça pasurie, ne kemi vetëm tokën që kemi marre nga shteti, nga 2 dynymë e ca për frymë, jemi 3 vëllezër dhe 2 motra.

 Po tani që flasim je i shqetësuar për Ilirin, për familjen?
 Jam shumë i shqetësuar. Deri sa të zgjidhet gjithçka nuk qetësohem. Policia është këtu dhe po më mbron, fëmijët nuk po i çoj në kopsht. Ilirin mund ta marr në telefon në  çdo moment, fola mbrëmë mund të flas edhe sot, por derisa të zgjidhet çështja, policia të kapë ata që e bënë këtë gjë nuk flemë të qetë.

Kur ti e di që Iliri është peng, me çfarë numri e more?

Më mori vetë, me një numër tjetër, jo atë që kishte në fillim, më tha ta telefonoja te ai numër dhe unë e mora.

Si mendon ti për gjithë këtë, Iliri ishte peng apo jo?

Patjetër që ishte, unë e dëgjova vetë, më morën dhe më kërcënuan jo një herë por disa herë. Unë nuk e di si shpëtoi Iliri po mund ta kenë liruar nga frika ose ai u ka ikur atyre .

Çfarë prisni tani nga policia?

Presim të zbardhet sa më parë kjo gjë dhe ne të jetojmë të qetë. Që ishte pengmarrje ishte dhe kjo nuk diskutohet. Iliri nuk e bënë kurrë që të sajoje grabitjen. Nuk është nga ata djem ai dhe ne nuk jemi familje e tillë.

 

Evelina Hoxha September 28, 2013 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim