Peniani kërcënon të sulmojë bazën amerikane ishull të Guamit

August 9, 2017 21:13

Peniani kërcënon të sulmojë bazën amerikane ishull të Guamit

Retorika mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara bëhet gjithnjë e më e ndezur. Peniani tha se po konsideron realizimin e sulmeve raketore kundër territorit amerikan të Guamit në Paqësor.

Njoftimi i dhënë në median shtetërore, që citonte një deklaratë të mëhershme të ushtrisë, erdhi disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi shtetin komunist me “zjarr dhe tërbim”.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, “KCNA” tha se po shqyrtonte me kujdes një plan operacional për të lëshuar raketa me rreze të mesme e të gjatë veprimi në Guam, ku janë të pozicionuara bombarduesit strategjikë të Shteteve të Bashkuara.

Në një mesazh për publikun, guvernatori i Guamit, Eddie Baza Calvo tha se për momentin nuk ekzistonin kërcënime për ishullin, por shtoi se Guami ishte i përgatitur për çdo ndodhi.

OKB-ja miratoi së fundmi sanksione të mëtejshme ekonomike për shtetin e izoluar komunist, të cilat u konsideruan nga Peniani një shkelje e rëndë e sovranitetit të vendit. Ai kërcënoi me fjalët se SHBA-të do ta paguanin shtrenjtë.

Koreja e Veriut, e cila testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në muajin korrik, pretendon se tani është e aftë të godasë kontinentin amerikan. Raporte mediatike të publikuara të martën pohuan se Veriu ka arritur të përmbushë qëllimin e tij, për krijimin e mbushjeve të vogla bërthamore, të mjaftueshme për t’u përfshirë brenda raketave.

Kjo konsiderohej si një prej pengesave të fundit të Penianit për të qenë plotësisht një shtet me armë bërthamore. Zhvillimet e fundit shtynë presidentin Trump të kërcënojë Veriun se do të përballej me “zjarr e tërbim, siç bota nuk e ka parë kurrë më parë”.

August 9, 2017 21:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*