Peniani po planifikon një sulm bërthamor në territorin e SHBA

August 9, 2017 10:15

Peniani po planifikon një sulm bërthamor në territorin e SHBA

Koreja e Veriut po konsideron kryerjen e sulmeve nukleare në Guam, territori i Shteteve të Bashkuara në Paqësor.

Raportimi në median shtetërore koreano-veriore KCNA, që citon një deklaratë ushtarake, vjen disa orë pasi presidenti Donald Trump kërcënoi Penianin se do të sulmojë me “zjarr dhe furi”.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Veriut raportoi se vendi po planifikon hedhjen e raketave me rreze të mesme e të gjatë në Guam, ku janë të vendosur bombarduesit strategjikë amerikanë.

Në një mesazh për publikun, guvernatori i ishullit, Eddie Baza Calvo tha se aktualisht nuk paraqitet asnjë kërcënim, por sidoqoftë, ata janë të përgatitur “për çdo skenar të mundshëm”.

Deklarata e Koresë së Veriut është lëvizja më e fundit në një retorikë gjithnjë e më të tensionuar mes Penianit dhe Uashingtonit. Veriu, që deri më tani ka kryer pesë testime të pajisjeve bërthamore, lëshoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik, të cilat mendohet se mund të arrijnë deri në territoret e Shteteve të Bashkuara. Ka gjithashtu raportime se Veriu ka arritur me sukses të krijojë koka aq të vogla saqë mund të vendosen në raketa.

Së fundmi, Kombet e Bashkuara aprovuan sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, që Peniani i konsideroi si një “shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit”, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të paguanin një çmim të kripur.

August 9, 2017 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*