Pension i posaçëm për aktorët Bujar Lako, Hajrie Rondo dhe për sportistin Astrit Greva

May 7, 2014 21:01

Pension i posaçëm për aktorët Bujar Lako, Hajrie Rondo dhe për sportistin Astrit Greva

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimet për caktimin pensioneve të posaçme për aktoren Hajrie Rondo, aktorin Bujar Lako si dhe sportistin Astrit Greva.

“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Hajrie Rondo, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.”- thuhet në vendimin e KM.

Aktorja Hajrie Rondo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe pak kohë më parë u hap edhe një fushatë në rrjetet sociale për ta ndihmuar financiarisht. Ajo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos në filmin “Përrallë nga e Kaluara”.

Po kështu qeveria ka marrë vendimin për caktimin një pensioni të posaçëm edhe për aktorin Bujar Lako. Aktori numëron më tepër se 30 rolë në film dhe mbi 70 role në teatër. Një nga rolet më të njohura të tij është ai i Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni”.

Pension i posaçëm i është caktuar edhe sportistit Astrit Greva një nga figurat më të njohura të basketbollit shqiptar.

May 7, 2014 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*