Pension suplementar për punonjësit civilë të shërbimit sekret të ushtrisë

September 13, 2016 13:50

Pension suplementar për punonjësit civilë të shërbimit sekret të ushtrisë

Punonjës civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes(AISM) do të përfshihen në skemën e skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Një projektligj i propozuar nga qeveria dhe i depozituar së fundi në parlament, parashikon që punonjësi i shërbimit sekret të ushtrisë, përveç përfitimeve që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore, të gëzojë të drejtën edhe të përfitimeve të tjera shtesë, mes tyre trajtimin me sigurime shoqërore suplementare. Punonjësit ushtarakë të AISM-së janë përfitues, sipas ligjit, ku trajtohen me statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura.

Në ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, parashikohet që “për efekt të përfitimit të sigurimeve shoqërore suplementare, si vjetërsi shërbimi njihet periudha nga momenti i emërimit deri në momentin e lirimit ose shkarkimit nga AISM.

Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e hartuesit të këtij propozimi vlerëson faktin që punonjësit ushtarakë dhe ata civilë të AISM-së kryejnë të njëjtat funksione dhe detyra, ndaj edhe trajtimi i tyre duhet të jetë i njëjtë.

Për trajtimin sipas sigurimeve shoqërore suplementare, propozohet përfshirja e këtyre punonjësve civilë të AISM-së në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Nga kjo skemë sigurimi suplementar pritet të përfitojnë rreth 100 punonjës të AISM-s

September 13, 2016 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*