SHËNIM: Gropa më e madhe e skemës së pensioneve

Nga Sokrat Habilaj February 8, 2014 14:08

SHËNIM: Gropa më e madhe e skemës së pensioneve

Dështimi i sistemit të pensioneve, sot nuk përbën asnjë sekret, por ajo që duhet theksuar është fakti se arsyet e këtij dështimi janë të shumta dhe ne po ndalemi vetëm tek një prej tyre. Nisur nga demografia thellësisht rurale e vendit tonë, demografi e cila edhe pas 23 viteve vazhdon të jetë dominuese, skema që duhet t’i përshtatej popullsisë së fshatit, duhet të kishte qenë shumë më e studiuar, por përkundrazi ajo rezultoi më tepër si një politik e sipërfaqshme sociale. Nisur nga shuma e madhe financiare që do të kërkonte përballimi i pensioneve të vetpunësuarve në bujqësi, raporti i masës së kontributit me masën e përfitimit duhet të kishte qenë shumë më ndryshe, por ky raport rezultoi thuajse pa asnjë argument logjik. Nisur nga vështirësitë e grumbullimit të të ardhurave nga banorët e fshatit dhe nga mentaliteti i kësaj popullsie, ndërsa kërkohej të ishte bërë shumë më tepër për mbështetjen ligjore dhe përcaktimin e saktë të statusit të këtij grupi të madh të popullsisë që luhaten mes të vet punësuarve dhe të (pa)punësuarve, kjo skemë ju ofrua popullsisë fshatare si një “dhuratë” propagandistike nga pushtetet që venin e vinin. Si rrjedhojë, ne gjendemi para një situate alarmante, ku pensionet e fshatit, jo vetëm që nuk u harmonizuar me sistemin pensioneve në tërësi, siç i tha me bujë, përkundrazi ato ndikuan negativisht në groposjen financiare të gjithë sistemin të pensioneve. Për të argumentuar më mirë këto që sapo thamë, le t’i trajtojmë një nga një.

 

Aspekti demografik

Duam apo nuk duam, imazhi rural është imazhi sundues i vendit tonë dhe në këtë kuadër edhe reforma e pensioneve të fshatit, duhet të ishte në themel të transformimit të sigurimeve shoqërore në përputhje me sistemin e ri që filluam të ndërtojmë në fillim të viteve nëntëdhjetë. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por përkundrazi, popullsia që banon në fshat, u pa si një kontingjent i fuqishëm thjesht në aspektin elektoral. Nismat ligjore, siç rezultuan më pas, tingëllonin më shumë si nisma populiste, të cilat kishin synim të fshehur, mbajtjen e kësaj pjese të popullsisë, në klimën e një politike pensionesh “shumë sociale” dhe “shumë favorizuese” për ta, politikë kjo që rezultoi që në fillim e pa suksesshme. Ata që hartuan skemën që është në fuqi, natyrisht të udhëzuar nga politika, duke parë se numri i atyre që duhet të hynin në skemën e sigurimeve shoqërore në fshat ishte më shumë se totali i gjithë pensionistëve, kanë pasur më shumë kujdes që skema e pensioneve të tingëllonte si një joshje, e cila do të bënte mrekullinë, thuajse pa paguar fare, ose me një pagesë modeste. Një politikë e tillë solli si rrjedhojë të saj, lënien në mëshirë të fatit të mbi pesëdhjetë përqind të popullsisë, me një të ardhme të zymtë në moshën e tretë të tyre.

 

Aspekti financiar

Është vendi të kujtojmë se masa mujore e kontributit ishte një shifër qesharake që vërtitej rreth 1 dollar në muaj. Një banor në moshë pune që banonte në fshat, për të siguruar një vit vjetërsi pune për efekt pensioni, duhet të paguante jo më shumë se 1620 lekë në vit. Kjo logjikë, vazhdon edhe sot e kësaj dite, edhe pse masa e kontributit është rritur. Praktika e ndjekur me masën e kontributit në fshat, ka qenë thellësisht e gabuar dhe pa asnjë argument ekonomik. Masa e kontributit ka ecur në drejtim të kundërt me kërkesat për fondin që duhej për pensionet. Nëse fillimisht, efekti i pagesës së kësaj mase modeste kontributi nuk ndihej shumë në drejtim të çballanncimit kontribute-fond pensionesh, pak nga pak po rritej numri i atyre që dilnin në pension nga të vet punësuarit në bujqësi, që do të thotë prej atyre që paguanin për të dalë në pension vetëm 1 dollar e pak në muaj. Në kushtet kur një person paguante kaq pak dhe kur dilte në pension do të merrte të paktën, le të themi pesëdhjetë herë më shumë se masa e kontributit, tej synimeve populiste, por edhe duke e marrë në konsideratë këtë aspekt, kjo politikë tingëllon tërësisht qesharake dh si një aventurë financiare, efektet e së cilës janë sot kaq të lexueshme. Kjo është një politikë e zbatuar nga e djathta dhe nga e majta, por deri tani është parë e pamundur për t’u ndryshuar, si nga e majta dhe e djathta, ndoshta edhe me frikën se kjo do të shkaktonte qejf mbetjen e kësaj kategorie shumë të madhe njerëzish (kupto votues).

 

Aspekti i statusit ligjor

Që në fillim, banorët e fshatit në moshë pune u përcaktuan ligjërisht si të vetëpunësuar, kupto të punësuar që do të thotë se ata do t’i nënshtroheshin të gjitha aspekteve ligjore si të gjithë të punësuarit e sektorëve të tjerë. Me kaq u duk se ishte i sqaruar edhe statusi i tyre, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Ky status, ishte një status thjesht teorik dhe kishte pengesa të mëdha, të cilat u neglizhuan. U harrua se kishim të bënim me një popullsi, e cila ishte jo vetëm në skaje në kuptimin fizik, por edhe në skaje në ndërgjegjësimin për zbatimin e ligjit. U harrua se për zbatimin e një ligji duhen marrë të tjera masa, jo thjesht për mbështetjen e ligjit, por duhen marrë edhe sanksione kur ligj nuk zbatohen. Asgjë nuk u bë në këtë drejtim, por me keq akoma, dukej se u la të kuptohej se ata banorë ishin dhe nuk ishin të vetëpunësuar, ata ishin dhe nuk ishin të detyruar që të pagunin kontribute. Asgjë nuk u tha se çfarë do bëhej me ata që nuk do të paguanin, madje me keq akoma edhe kamatë vonesat e përcaktuara me ligj, faleshin në fund të çdo viti. Në këto kushte skema e pensioneve për pjesën e popullsisë që banonte në fshat, që në fillimet e saj dukej se ishte një skemë e dështuar.

 

Disa sugjerime

Nisur nga sa më sipër dhe jo vetëm, strategjia e skemës së pensioneve, konkretisht po flasim për fshatin, duke qenë se do të jetë një strategji afatgjatë, duhet të eliminojë ato të meta që janë konstatuar deri tani.

Së pari, kjo strategji, duhet të eliminojë edhe në koncept, dallimin e “pension fshati” dhe “pension qyteti”. Ky ka qenë një dallim që ka bërë që skema e pensioneve të eci në dy shina, jo vetëm me shpejtësi të ndryshme, por në njërën shinë duket se ecej mbrapa, duke e çuar gjithë ecjen e skemës në një “”rrëshqitje nga shinat”.

Së dyti, në kushtet kur përfitimi është i njëjtë, edhe masa e kontributit absolutisht nuk duhet të ketë asnjë dallim mes të ashtuquajturave pension fshati dhe pension qyteti, mes të punësuarve në qytet, apo në fshat. Kjo do të bëjë të mundur që buxheti i shtetit të çlirohet nga një barrë e përballueshme e fondit të pensioneve të fshatit.

Së treti, nëse themi se pagesa e kontributit nga të vet punësuarit në bujqësi është një detyrim ligjor, duhet të gjendet edhe format që ky detyrim ligjor të bëhet i tillë. Duhet të përcaktohen sanksione dhe mjete, të cilat do të mundësojnë grumbullimin e kontributit për pensione nga banorët e fshatit si një detyrim jo vullnetare, siç ka qenë deri tani.

Së treti, duke qenë se pensionet e fshatit, ende bazohen në një masë të madhe tek puna në ish kooperativat bujqësore, pra janë pensione minimale, skema e pensioneve duhet lehtësuar edhe nga një numër i konsiderueshëm pensionistësh që janë në pension dhe pensioni i tyre është në kufijtë e ndihmës ekonomike. Largimi prej skemës së pensioneve i këtij kontingjenti, do ta bënte këtë skemë më efikase, më reale.

Ne vijmë nga një periudhë e gjatë dështimi me skemën e pensioneve dhe natyrisht strategjia e re do të kërkojë shumë punë që të arrijë suksesin e duhur. Por duke pasur në fokus dështimin e kësaj skeme gjë që tani është fakt, duke pasur parasysh se jemi para një realiteti të hidhur, ku brezat në vijim, nëse do vazhdohet kështu do të mbeten të pa mbrojtur, transformimi i skemës së pensioneve dhe puna për zbatimin e saj, është e vetmja zgjidhje.

 

Nga Sokrat Habilaj February 8, 2014 14:08
Komento

9 Komente

  1. zadrimori February 8, 14:24

    Fshati nuk eshte grope e zeze, por eshte me i fituari, moren tokat e pronareve me reforme agrare te bere nga PS e PD, i shiten ato dhe jane bere miliardera tani kerkojne edhe pensione si ne qytet, cfare m…in duan kete hysmeqare hajdut pronash, le te paguajne sigurime tek privati si ne gjithe boten dhe te sigurojne pension, pse ne do paguajme akoma edhe per keta brek m…t qe lahen 1 here ne vit e vijne era perç dhe qe jane njerez shpirt zinj.

    Reply to this comment
  2. Billy February 8, 18:55

    Ore zadrimor! Po tiprej ka je he burr? E ne dasht me dit dhe ti dhe Sokrati sot fshatari pagun afer 400 mije leke ne vit per sigurime shoqerore. Dhe ne cdo vit vjen tu u rrit. Dhe nese dikush nga fshati derdh per 35 vjet nga 400 mije leke ne vit, bahet nje shume prej 14 milon lekesh. Me pensionin 140 mije leke qe fshatari mer sot, i duhen 10 vjet pension qe ti mare. Pra tamam sa mosha mesatare e shqiptareve. Pra cdoni prej fshatit? E shikoni se nga ata nuk ka asnje humbje skema. Ate qe financojne ate marin. Apo doni me i largu fare nga skema.

    Reply to this comment
    • DREAM February 8, 21:47

      Sigurisht eshte shpellar ,qe kishin nga nje shpell dhe 2 dhi ne vucidol
      u bene pronar te toka e xanun ,ku sollen vec injorance dhe incest .
      Mesuan vec snajperin mbi njezit me duar ne xhepa dhe tavolinat e ciftelise .

      Sidoqofte ,reforma mbi pensionet e iniciuar nga Veliaj eshte dicka nga me te suksesshmet ,eshte si ato enderrat qe nqs i prek ke frike se nuk do realizohen .
      Meriton vertet urimin e te gjitheve .Shpresoj te realizohet ,sepse keshtu si eshte ,ky shtet do falimentoje ne nje te ardhme jo shume te larget .

      Reply to this comment
  3. As February 8, 19:42

    Pse rrihni uje ne havan. Zgjidhja eshte eshte e thjeshte. Secili duhet te siguroje vehten e vet dhe pike. Dhe kjo kerkese jo vetem per kohen e pensionit por dhe per kohen e punes. Keni per te pare se si do te ulet numri i pa aftesise se perkoheshme ne pune, numri i invalideve e te tjere forma spekullimi. Nuk mund te zhvillohet vendi me nje parazitizem ne ritje.

    Reply to this comment
  4. b.kanani February 8, 19:51

    O billy di te lexosh apo jo,fshatari per tu siguruar paguan pak me shume se nje dollar ne muaj,ndersa ti bene llogarine me ate qe pguan nje qytetar jo i dashur ke gabimnje fshatare paguan ne vite gati 15 dollar dhe kerkon te barazohet pensioni i qytetit me ate te fshatitpor keto i bene vetem berisha qe tu merrte votat por ketu lindin probleme te medha.

    Reply to this comment
  5. ILIRET February 9, 08:16

    B. Kanani. Billy ka te drejte. Z. Sokrat qellimisht nuk e ka sqaruar, per te ngaterruar ty.
    1620 leke ne vit, dm.th nje dollar ne vit, fshati paguante ne vitin 1993. Kjo shume ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit. Parvjet 320 mije. Vjet 350 mije. Sivjet rreth 400 mije leke ne vit.
    Dhe sa per dijeni pervec 370 mije te punesuarve ne shtet dhe privat, jane dhe rreth 450 mije fshatare qe kontribuojne per skemen dhe shumica e qytetareve nuk paguan fare, duke rrezikuar qe kur te shkojne ne moshe pensioni te mos e perfitojne ate.
    Ja kete duhet te dish ti dhe Sokrati. Pa fshataret jane te zgjuar. Me kete skeme, pas 20 vjetesh, 70 % e pensionisteve do te jene nga fshati.

    Reply to this comment
  6. lisi February 9, 12:54

    Shkrim shumë i mirë, i saktë, me mend.Të lumtë!

    Reply to this comment
  7. beni February 9, 13:22

    Kopjoni Turqine,ku shum emigrante paguan shuma te medha,per te mare nje pensjon nga shteti turk per ata qe nuk plotsonin vitet,dhe ju premtuan nje shume maramendse si gati 2 pensione mujore,per standartin e Turqise!!!
    Me uljen e vleres se monedhes Turke Lira,pensioni gati ju pergjysmua bile bile gati ne 35% te asaj qe u premtoj Erdogani!!!???
    Shteti dhe politika e ka ne dore vete,se si mundet ti beje shqiptaret atraktive ne kontributet per nje pension te pleqerise ku nje gjenerate ja hedh gjenerates tjetr e pa pergatitur e analfabete???

    Reply to this comment
  8. sadiku February 10, 08:07

    Artikullshkruesi nuk e di se sa ekspert eshte ne lidhje me te drejten sociale, dmth te drejten e pensionit, por do desha ti them qe ai qe beri skemen e pensioneve ne 1993 eshte nje nga personalitetet me te nderuar ne fushen e te drejtes sociale nderkonbetare, dhe nuk eshte faji i tij qe politika shqiptare skemen origjinale (te bazuar ne modelin Bismark ose contribution defined) e basarduan me amendamente sipas mendesise se vjeter socialiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*