Pensionet e policëve, përfitojnë ata që kanë mbushur 55 vjeç, por…

July 31, 2019 18:08

Pensionet e policëve, përfitojnë ata që kanë mbushur 55 vjeç, por…

Më shumë se 30 për qind e strukturës së Policisë së Shtetit, tashmë mund të përfitojë pension shërbimi, nëse me dëshirë, çdo efektiv që ka mbushur moshën 55 vjeç largohet.

Por nëse kryeministri deklaroi këtë, sipas kreut të sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta diçka e tillë prek më shumë se 30 për qind të së gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit, një pjesë e tyre oficerë karriere. Nëse kjo do aplikohej 360 efektivë mund të ikin nga radhët e uniformave blu me dëshirë sipas projektit.

“Informacionet që ka Drejtoria e Përgjithshme janë të tilla që mund të ketë më shumë se 30 për qind punonjës policie mbi moshën 55 vjeç. Por edhe nëse do jetë mbi 30 për qind gjithësesi do të fillojë dalja në pension e këtyre efektivëve mbi bazën e kërkesës individuale apo edhe nga ndryshimet që do bëhen për shkak edhe të vettingut”, deklaroi kreu i sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta.

Sipas projekligjit të depozituar në Kuvend, në nenin 6 të tij thuhet se përfiton pension shërbimi kur plotëson 25 vite pune me gradë, por edhe ka mbushur moshën 55-vjeçare.

Nga ana tjetër masa e pensionit të shërbimit është sa 65 për qind e pagës mesatare neto. Një lëvizje e tillë bëhet për të ulur moshën e policëve aktivë në terren ndërsa shumë shpejt pjesë e policisë do të jenë dhe ushtarakë të cilët do të përbëjnë strukturën “Enfast” për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

e.t./dita

July 31, 2019 18:08
Komento

4 Komente

  1. Kurrizot e Romes July 31, 18:41

    Mire o mire, por gjithe keto fytyra te panjohura qe u tregojne fotografeve te shokut Qylo vetem kurrizin ngjajne me teper si ato buqetat shumengjyreshe te diktatures.

    Perse i etiketoni gabimisht “uniforma” blu?

    Vete fjala uni-forme do te thote e veshje e njejte ne forme dhe ne ngjyra.

    Reply to this comment
  2. Aaiu nga Selenic July 31, 19:33

    Do te jet shume mire qe te pastrohet njeher e mire policia e shtetit.
    Moshet e vjetar ne polici ne te shumten e rasteve jen gjendur ne faje e me problematika .
    Moshet e reja jan me te afta dhe me te prodispozuera per ti sherbyer vendit pasi ato jen me te interesuar per karjern e tyre.!

    Reply to this comment
  3. Xhemal Qamili July 31, 20:18

    Neni 6 e paska te specifikuar ” me grade ” po ne qe kemi ne pune qe para viteve 91 kur nuk kishte grada, a i perfitojme ato vite si vjetersi ushtaraku per kete pension te parakoshem.
    Ka kush te me jape nje pergjigje te specializes ?.

    Reply to this comment
  4. Vasili July 31, 20:25

    Duket qe keni bere nje lapsus:
    Nqse 30% e efektivit perben 360 efektiv,ahere del qe gjithe efektivi i policise eshte 360 x 100/30= 1200 vete gjithe efektivi i policise shqiptare !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim