Pensionet/ Reforma “Veliaj” merr 88 vota në Kuvend

July 31, 2014 21:48

Pensionet/ Reforma “Veliaj” merr 88 vota në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 88 vota pro projektligjin për reformën e pensioneve, duke marrë kështu vota edhe nga jashtë mazhorancës qeverisëse.

Pas miratimit në Kuvend, projektligji i njohur edhe si reforma “Veliaj” e pensioneve, do të pasurohet edhe me miratimin e disa akteve të tjera ligjore, për t’u aplikuar më pas nga 1 janari 2015.

Reforma e pensioneve u hartua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ka në thelb të saj pensione më dinjitoze për të moshuarit shqiptarë.

Ministri Veliaj e ka cilësuar këtë reformë si fytyrën njerëzore të qeverisë, duke qenë se ajo së pari, sjell siguri për të moshuarit e nesërm, duke funksionuar sipas formulës: Kush kontribuon shumë, përfiton shumë! Skema e re nxit deklarimin e plotë të pagave, ul punën në të zezë dhe sjell përfitim më të madh në pleqëri.

Nga ana tjetër, për herë të parë reforma “Veliaj” fut konceptin e pensionit social, të cilin nga janari 2015 do ta përfitojnë rreth 5000 të moshuar, mbi 70 vjeç, që sot nuk kanë asnjë të ardhur për arsye të ndryshme.

Një nga objektivat kryesore të reformës është edhe reduktimi i defiçitit të lartë, garantimi i përfitimeve të larta e të pranueshëm për qytetarët, bërja e skemës më tërheqëse në mënyrë që qytetarët të jenë të interesuar për të kontribuar e për të deklaruar pagën e tyre reale, si edhe rritja e shkallës së mbulimit të skemës aktuale.

Kjo reformë ka një rëndësi vendimtare për përmirësimin e financave të shtetit, duke qenë se skema aktuale, që financohet me 430 mln USD çdo vit nga buxheti i shtetit, ishte drejt falimentimit dhe nuk garantonte pensione të denja për qytetarët shqiptarë.

July 31, 2014 21:48
Komento

2 Komente

  1. Kris July 31, 22:09

    o shoke rilindem ,vendosi Partia

    Reply to this comment
  2. Gjini August 1, 07:49

    Ky Veliaj vetse reklame din me bo. Nese ka minister qe po punon me mish dhe me shpirt eshte vetem Tahiri,megjithese edhe ai nuk po i ben te gjitha si duhet. Sidoqofte po del ne pah cdo dite aftesia si administrator e Saimir Tahirit ne menaxhimin e cdo sektori sado i vogel qofte ai. Respekt per ata qe punojne,kushdo qofshin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*