Pensionet suplementare/ Lista me 205 përfituesit e rinj që kanë gati pagesat

October 17, 2020 09:59

Pensionet suplementare/ Lista me 205 përfituesit e rinj që kanë gati pagesat

Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpall listën e re të personave që përfitojnë pagesat suplementare për punët e kryera në miniera nëntokë, industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në metalurgji.

Pas verifikimeve të kryera përgjatë javës së fundit mbi kushtet përfituese, ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë detajuar listën me 205 personat e radhës që do të marrin pensionet si rrjedhojë e zbatimit të ligjit 29\2019.

Ndërkohë që po vijon puna nga grupet e ekspertëve për verifikimin e kushteve të përfitimit edhe për mijëra kërkesa të tjera të depozituara pranë strukturave përgjegjëse. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar listën me 205 përfituesit e rinj, të cilët duhet të paraqiten pranë qendrave përkatëse të përcaktuara për të marrë shtesën dhe pensionin që ju takon.

“Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, pasi e ka paraqitur atë  pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së.

Sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj, shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, mund të përfitojnë: ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në ligjin për trajtimet suplementare, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shtesën mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; Gjithashtu shtesën mbi pension e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

Ndërsa pension për shkak të profesionit kanë të drejtë që ta përfitojnë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Të drejtën e marrjes së këtij lloj përfitimi e gëzojnë edhe të gjithë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”.

Po ashtu kanë të drejtë që të marrin pension për shkak të profesionit edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kategoria tjetër që trajtohet me pensione të kësaj kategorie janë edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

 

Llojet e përfitimeve suplementare:

  • Pension për shkak të profesionit (llojit të punës).
  • Shtesë mbi pensionin e pleqërisë.
  • Shtesë mbi pensionin e invaliditetit.

EMRAT: Lista e re 

 

October 17, 2020 09:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim